2012-09-23

Letër e hapur, Deputetëve të BDI-së, z. Xhemail Jashari, z. Tahir Hani dhe z. Xhevat Ademi


Të nderuar deputetë të Parlamentit të Maqedonisë, ju ish të burgosur politik,

Skenat e përditshme të bastisjeve të familjeve shqiptare nga pjesëtarët e pafytyrë, desha të them me maska, të aparatit represiv të shtetit maqedonas, maltretimet e mijëra familjeve shqiptare në Komunat e Likovës, Kumanovës, Harçinës, Hasanbegut, Çairit dhe vendbanimeve tjera shqiptare, arrestimet e shumta, dhuna shtazarake për të detyruar të burgosurit që të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë dhe komoditeti i përfaqësuesve të partisë suaj që përsërit në mënyrë monotone se koalicioni qeveritar VMRO-BDI funksionon në mënyrë të përkryer më shtyn t’ju drejtohem më këtë letër të hapur edhe për publikun.
Foto: Nashec, kujtim me shoket e luftes-=1999

Nashec, kujtim me shoket e luftes-=1999 — 

A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që keni përjetuar së bashku me familjet e juaja të njëjtën dhunë nga i njëjti aparat represiv, do të ndodheni në situatë të bëheni pjesë relevante e institucioneve shtetërore që aplikojnë të njëjtat masa dhe të njëjtat metoda kundër bashkëkombësve tuaj?



















Me familjaret e deshmorit Tahir Sinani Tirane

A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që neveriteshi nga amini që i bënin politikës antishqiptare komunistët shqipfolës, pjesë e institucioneve të Republikës Socialiste të Maqedonisë, që do të vijë dita kur ju do të jeni pjesë e një koalicioni qeveritar që i bën amin terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Diktaturën “multietnike” të Maqedonisë?

A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që irritoheshit nga servilizmi i komunistëve shqipfolës që për një rrogë që merrnin në Sobranjen e Republikës Socialiste të Maqedonisë, që do të vijë dita kur për një rrogë në Parlamentin e Diktaturës “multietnike” të Maqedonisë do të heshtni dhe me atë heshtje do të aprovoni atë që ndodh?

Ne Akademine Diplomatike Tirane- Diten e marrjes se Diplomes-2006
























Ne Akademine Diplomatike Tirane- Diten e marrjes se Diplomes-2006 

A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që revoltoheshi edhe në burg për çdo dhunë që ushtrohej ndaj shokëve tuaj, do të vijë dita kur do të jeni pjesë e koalicioneve qeveritar që do të arrestojnë shokët dhe bashkëluftëtarët tuaj?

A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që revoltoheshi nga poltronizmi i komunistëve shqipfolës që thurnin lavdi për bashkëjetesën e përkryer në Maqedoninë socialiste në kohën kur burgjet ishin plot e përplot shqiptarë, do të vijë dita kur do të jeni pjesë e koalicioneve qeveritar që do të arrestojë shokët dhe bashkëluftëtarët tuaj në Diktaturën “multietnike” të Maqedonisë?

Dhe në fund.

Si e ndieni veten kur lideri juaj Ali Ahmeti deklaron se “nuk ka kurrfarë faktesh dhe argumentesh konkrete për dhunën kundër shqiptarëve”?!



kline 2009


Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së parë LSDM-BDI shumë ish ushtarë të ish-UÇK-së u vranë, u maltretuan, u arrestuan dhe u dënuan në proceset e montuar nën akuzën e “terrorizmit”;
Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së dytë VMRO-BDI shumë ish ushtarë të ish-UÇK-së maltretohen, arrestohen dhe presin të dënohen në proceset e montuar nën akuzën e “terrorizmit”;

Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së parë, ndodhën, ndër të tjera, SOPOTI 1, arrestimi dhe dënimi i publicistes nga Shqipëria, zonjës Rajmonda Maleçka dhe i babait të saj në një proces të montuar politik, dëbimi i publicistëve Ylber Lili dhe bashkëshortes së tij, etj.


Krume -2009 Me familjaret e Deshmoreve te familjes Lleshi

















Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së dytë filloi episodi SOPOTI 2, filloi ndjekja e ish-ushtarëve të ish-UÇK-së që kishin mbetur pa u arrestuar në qeverisjen tuaj të parë, filloi përgatitja e procesit kundër publicistit nga Shqipëria, z. Arben Llalla, dhe nuk dihet se çfarë fati e pret publicistin Lili.

Unë besoj se ju të nderuar deputetë të Parlamentit të Maqedonisë, ju ish të burgosur politik, i dini këto fakte dhe heshtja huaj vetëm inkurajon sistemin represiv që të vazhdojë me atë të cilën ata dinë ta bëjnë më mirë, diskriminimin, bastisjen, maltretimin dhe burgosjen e shqiptarëve.

Foto pa koment
















Mbes me shpresë se dhuna dhe terrori shtetëror që përjetojnë shqiptarët do të trokas në thellësi të ndërgjegjes tuaj që të mos jeni pjesë e politikës që dikur rrëndonte edhe mbi kurrizin tuaj dhe të familjeve tuaja.

Bardhyl Mahmuti
22 dhjetor 2008





P.S.
Letra u adresohet në cilësinë e ish të burgosurit politik, që ndau fatin e njëjtë me ju në burgjet jugosllave.

http://lajme.dervina.com/archive/1954-2545:869/Leter-e-hapur-Deputeteve-te-BDI-se-z-Xhemail-Jashari-z-Tahir-Hani-dhe-z-Xhevat-Ademi.htm

Fotografite nga Agjencioni Floripress.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...