Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë “Feniksët e lirisë-14”. Në këtë monografi janë përfshirë biografitë e 70 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të luftës ,të rënë për liri. Me rastin e përurimit që u bë në Bibliotekën Kombëtare Universitare, në Prishtinë, duke folur për librin, kryeredaktori,Nezir Myrtaj ka vënë në spikamë punën e deritanishme të Redaksisë, e cila deri tani ka arritur të nxjerrë në dritë 14 vëllime të këtij edicioni, ndërkohë që do të vazhdojë punën me përkushtim deri në realizimin e plotë të këtij projekti.
Myrtaj tha se çmimi i lirisë së një kombi matet me numrin e dëshmorëve të tij. Prandaj,edhe liria e popullit dhe vendit tonë ka për çmim numrin e pafund të martirëve të flijuar gjatë shekujve në altarin e atdheut,në radhën e të cilëve bëjnë pjesë edhe bijtë tuaj që sot po I kujtojmë .E di se rënia e tyre ka shkaktuar dhembje në zemrat tuaja e në zemrat e të gjithë neve,port a ranë sepse ishin shpëtimtarët e lirisë së Kosovës. Ata ranë që të mos binte e të mos vdiste kurrë Kosova.
Kujtimi për dëshmorët e UÇK-së dhe përurimi i librit Feniksët e Lirisë kanë të njëjtin kuptim. Por sot në veçanti I kujtojmë emrat e 70 dëshmorëve të vëllimit të 14 të Monografisë për dëshmorët e UÇK-së.
Në librin “Feniksët e lirisë-14” janë përfshirë biografitë e 70 dëshmorëve të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Mosha mesatare e dëshmorëve të rënë, të përfshirë në këtë libër është 28 vjet, dëshmori më i ri 18 vjeçar, ndërsa më i moshuari 69 vjeç.
Në këtë monografi janë të përfshira jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve: Agim Ramadani, Ahmet Baçaj, Arben Ahmetaj, Avdyl Jasiqi, Avni Shehu, Bashkim Leku, Bashkim Jasiqi, Behajdin Allaqi, Blerim Zuçaku, Bujar Shala, Burim Mustafa, Driton Zeneli, Enver Bajrami, Faik Mjeku, Ferat Dvorani, Fetah Selca, Gëzim Morina, Haki Krasniqi, Halil Bajraktari, Harun Aliu, Hasan Shala, Hesat Axhami, Hidajet Mazreku, Hysen Sopaj, Hysni Dvorani, Ilir Durmishi, Imer Dvorani, Isuf Pollomi, Luan Nimanaj, Lutfi Bilalli, Maliq Sopaj Mazllum Kastrati, Mehdi Zabeli , Mehmet Mustafa, Miftar Zejnullahu, Muharrem Hoxha, Nagip Cacaj, Nexhadi Kuçi, Nexhat Ramadani, Nikollë Dodaj, Njazi Ferizi, Nuhi Kelmendi, Nuhi Dvorani, Përparim Krasniqi, Ragip Bajrami, Ramiz Memia, Rexhep Kadriaj, Rexhep Mazrekaj, Rrustem Hyseni , Sabri Loku, Sahit Avdulli, Salih Bytyçi, Selmon Dukaj, Sylejman Kuka, Shaban Avdiu, Shaban Zenuni, Shahin Syla, Shani Shala, Shaqë Ferizi, Shaqir Kuka, Shefket Fera, Shemsi Ahmeti, Sherif Januzi, Shkelzim Zllanoga, Shpend Malaj,Tahir Memia, Valdet Xhemajlaj, Valiant Ferizi, Visar Miftari dhe Xhevat Thaçi.
Këta emra të ndritshmja në janë yje që ndriçojnë të ardhmen e lirë të Kosovës .Ata janë roje e përjetshme të kësaj kalaje të pashembshme që quhet Kosovë. Sa herë që mund të kërcënohen portat e kësaj Kalaje ,janë feniksët e lirisë ata që sërish do ët flijohen në themelet e saj. Prandaj,për ët gjithë ne është detyrë mbi detyrat të mos i harrojmë për asnjë çast të gjithë ata shpirtra të shenjtë të kësaj toke që ngritën lart flamurin e lirisë,flamurin e Skënderbeut.
Në fund të përurimit Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” u ka shpërndarë librat familjarëve të pranishëm të dëshmorëve.