Misteri dhe konfuzioni mbretëronin dje në mbrëmje mbi identitetin e autorit të filmit që shkaktoi sulme të dhunshme kundër SHBA-së në Egjipt dhe në Libi si dhe vdekjen e një ambasadori amerikan.
Kineasti, i cili cilësohet si amerikano-izraelit dhe quhet Sam Bacile, kishte vendosur të fshihej, sipas një prej bashkëpunëtorëve, duke u trembur për jetën e tij, pas shpërthimit të dhunës së shkaktuar nga filmi me metrazh të shkurtër "Pafajësia e myslimanëve", që fyen profetin Muhamet.
Dje në mbrëmje, një informacion i publikuar nga media amerikane konfirmonte se një person që jetonte në një lagje të Los Anxhelesit, Nakoula Basseley Nakoula, ishte përgjegjës në shoqërinë e prodhimit të filmit dhe i cili kishte qenë në telashe me drejtësinë.
Dokumentet gjyqësore konfirmojnë se Nakoula Basseley Nakoula ishte dënuar me 21 muaj burg në vitin 2010 për mashtrim bankar dhe jetonte në Cerritos, një lagje në jug të Los Anxhelesit.
Steve Klein, një konsulent për filmin, hodhi poshtë përfshirjen e Izraelit në prodhimin e filmit dhe siguroi se Sam Bacile, një pseudonim, ishte tronditur nga vdekja e ambasadorit amerikan në Libi, Chris Stevens, gjatë sulmit në konsullatën në Benghazi, ku mbetën të vrarë tre amerikanë.
"Ai u trondit nga vrasja e ambasadorit'', theksoi Klein duke nënvizuar se kishte folur në telefon me Sam Bacile, por ai kishte mbajtur të fshehur vendin ku ndodhej.
Në një intervistë për të përditshmen amerikane ''Wall Street Journal'', Sam Bacile kishte folur për Islamin duke e cilësuar atë si ''kancer''.
Por, ekipi i filmit shprehu nervozizëm në një komunikatë të publikuar nga ''Los Angeles Times''.
"Të gjithë aktorët dhe i gjithë ekipi janë tronditur dhe kanë pasur idenë se janë shfrytëzuar nga prodhuesi'', shkruajnë ata.
"Ne jemi 100 për qind kundër këtij filmi dhe jemi mashtruar rëndë për qëllimet dhe objektivat. (...) Ne jemi të tronditur nga rishkrimet radikale të skenarit dhe gënjeshtrat e konfirmuara për të gjithë personat e përfshirë'', vijon komunikata.
"Ne jemi thellësisht të tronditur nga tragjeditë e ndodhura në Libi dhe në Egjipt'', sipas komunikatës.
Aktorja, Cindy Lee Garcia, e cila luan rolin e një gruaje, vajza e së cilës është propozuar për martesë nga Muhameti, konfirmoi se mohonte që filmi ishte një propagandë antimyslimane duke shtuar se dialogjet ishin dubluar pas xhirimit.
Klein i trembet faktit se kineasti do të ketë të njëjtin fat si regjisori holandez, Theo Van Gogh, i cili u vra në vitin 2004 pas protestave për një film antimysliman.
''Nëse ai shfaqet në publik, jam i sigurt se do të vritet lehtë'', shtoi ai.
Michael Thurston* (Ph.D. University of Illinois) has taught at Smith since 2000. Currently the director of the American Studies Program, he teaches courses on twentieth-century poetry in English, modernism, American literature, and American Studies. His primary research interest is modern and contemporary poetry, and he is currently at work on two book projects in the field: Reading Postwar British and Irish Poetry (with Nigel Alderman) and a history of poetry in English after modernism. In addition, he is writing a book about Cape Cod, following Henry David Thoreau's path from Eastham to Provincetown. Essays on blindness and emasculation in T.S. Eliot's The Waste Land and on Robert McAlmon's Contact Editions are also under construction. In 2010, he was awarded the Sherrerd Award for Outstanding Teaching at Smith; it is the professional achievement of which he is most proud.
Michael's short fiction has appeared in Confrontation, Cupboard, Fringe, Knock, Quick Fiction, and Southeast Review. With Andrea Stone, he published a poetry chapbook, The Tibetan for Bada Bing (2011). He edits fiction and nonfiction at the Massachusetts Review and writes regularly for the magazine's blog.
He also plays bass and sings with Merchant Bankers, and rarely speaks of himself in the third-person.
No comments:
Post a Comment