Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/26

BKUK ekspozitë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Biblioteka Kombëtare në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë nga koleksionet e saj po ekspozon vepra të rëndësishme që kanë të bëjnë me periudhën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. E tillë është edhe vepra “ Zgjimi i shqiptarëve” e vitit 1911 dhe që mbanë autorësinë e Orazio Iranianit. Shefja e sektorit të Albanologjisë Afërdita Sharxhi thotë se kjo vepër ka një rëndësi të veçantë, pasi përmbledh letra dhe fotografi të kohës para pavarësisë.


Biblioteka Kombëtare ekspozitë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Vepra është e shkruar në gjuhën italiane dhe i përket kolonisë së arbëreshëve. Sharxhi thotë se studime rreth saj janë kryer por nuk është përkthyer.
Në javët në vazhdim në bibliotekën kombëtare pritet të ekspozohet edhe fjalori i Kavaliotit.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...