Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatëqëndrimit në New York, mori pjesë në takimin vjetor të Clinton GlobalInitiative: “Designing for Impact”.
Në takimin vjetor të Clinton Global Initiative Presidentja Jahjagaishte e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe ndoqi diskutimet që u zhvilluan rreth krijimit të mundësive dhe kushteve për një të ardhme më të begatë për secilin njeri duke shfrytëzuar kapacitetet globale.
Në diskutimin e takimit vjetor të CGI-së, të cilin e drejtoi ish-presidenti amerikan Bill Clinton, morën pjesë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, mbretëresha e Jordanisë Rania Al Abdullah dhe presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim.
Presidentja Jahjaga gjatë takimit vjetor të Clinton Global Initiative u takua me personalitete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë konferencë përfshirë edhe presidentin Clinton.