2012-09-27

Heroi i lirisë Komandant Adem Jashari

Në ditën kur linde, më 28 Nëntor 1955, edhe në Prekaz ishte Festë e Flamurit. Dhe ty, babë Shabani të mbulojë me flamurin kuqezi.Ti, atëbotë, nuk e dije se Kosova ishte e pushtuar, por nga dritaret u shkrepën armë në shenjë të ditëlindjes. Adem të pagëzuan.

I pari, Ademi, emër i Shenjtë, lindje e Shenjtë, ditë e Shenjtë. Përherë do të shkojmë përpara me këtë emër, larg, duke bërë gjithçka të mirë për atdheun në këtë botë.

Asaj dite të bekuar familjes Jashari iu shtua dhe ky emër, një emër që më vonë u bë emblemë e UÇK-së, e lirisë.

Pikërisht më 13 maj 1981, kur Prekazi u rrethua për ta zënë Tahir Mehën, ai trim luftoi me babanë Nebihun gjer në rënie. Ti, babai Shabani dhe vëllai Hamza shkuat në varrim dhe mbi varrin e tij u betuat se do të luftonit për çlirimin e vendit.

Por, deri në ditën tënde, ndodhen shumë ngjarje, erdhi ’89-ta, me protesta gjithë popullore. Ti përherë në ballë të tyre.

Më 30 janar 1991 policia soldadeske serbe rrethoi Jasharajt, por ti me të tutë qëndrove dhe i përzure nga trualli yt shekullor. Kush priu në atë rezistencë të paepur? Ti Adem me vëllezërit dhe prindërit e tu, me gjithë familjen.

E gjitha ndodhi për të parë sa i madh është nderi i shqiptarit kur shkelet oborri i shtëpisë.
Panë gjithçka ata që ishin përreth, ishin të gatshëm të hidheshin në zjarr, por ti ju the: ka kohë! Vetëm një fjalë jote, ajo fjalë mitologjike i ndali ata.

Por, më 26 nëntor 1997 me çetën tënde ua zure pritën hordhive barbare, në Rezallë të Re, ndërsa më 28 nëntor 1997, në Llaushë me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci, i vrarë nga forcat serbe, UÇK-ja doli haptas para popullit.

Kush qenë ata trima? Shokët e tu të luftës, po kush tjetër.

Dhe erdhi 22 janari i vitit 1998 kur trojet e tua u rrethuan për së dyti.

Ti me gjithë anëtarët e familjes sulmin ua ktheve me breshëri armësh. Përtej shtëpisë njeriu s’ka ku të shkojë.

Se kush mërmëriti se krisi në Qirez e Likoshan, më 28 shkurt 1998. Ti si Tezeu vrapove i pari me çetën tënde dhe more pjesë në atë betejë.

Dhe sulmi i forcave të mëdha ushtarake e policore serbe prapë deshën të hyjnë në Prekaz. Mund të kenë qenë dhjetë, njëqind, një mijë, por ti iu bëre ballë me familjen tënde, me të afërmit e tu dhe me luftëtarë të lirisë.
Dhe shumë vite mund të harrohen, por lufta në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars e vitit 1999 është shënuar me germa të arta në historinë më të re të Kosovës.

Mbi 50 anëtarë të familjes tënde ranë në altarin e lirisë. Tani u pa nga e gjithë bota se ti, familja jote, luftëtarët dhe populli me sakrificën që bënë, janë zotërues të denjë të kësaj toke.

Kjo Familje e sakrificës, siç e pat quajtur Bernar Kushner, ish-administrator i Kosovës, ndër të tjera tha: ,, Dhe, sikur të kishte çmim Nobel për liri, atëherë ai, me siguri, do t’i takonte familjes Jashari”.

Por, megjithatë, vetë populli që iu nderon, është çmimi më i lartë që mund t’i jepet ndokujt.

Dhe, ti re për të gjetur Fitoren. Tani gjithçka është përjetësi...

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...