2012-09-25

TRIUMFI SHQIPTAR




Blogu virtual, tashmë i njohur për mijëra lexues të tij, Floart Press, iformuar dhe i drejtuar tash e sa vite nga poeti dhe shkrimtari, autori i shumëromaneve e veprave poetike, Flori Bruqi, po luan rolin e tij, e të një rëndësietë veçantë, në shumë fusha të krijimtarisë dhe ato infomimi, por jo vetëm kaq. Në këtë ëebfaqe mund të lexohen shumë e më shumë tema, shkrime e prezen-time fushash dhe autorësh të ndryshëm, por që në këtë drejtim kanë një interes, jo vetëm për lexuesin e kategorisë më të thjeshtë, që aty “hyn” për “vizitë”informative. Pikërisht në këtë blog, janë botuar mjaft shkrime, jo vetëm letrare e poetike, por edhe mjaft shkrime me tematikë nga historiografia shqiptare, me tematikë nga gjuhësia shqiptare, me tematikë nga letërsia shqiptaredhe ajo botërore, janë prezentuar mjaft personalitete të jetës sonë publicistike eletrare, janë botuar shumë poetë të zgjedhur nga hapësira gjithëshqiptare, prejnga vijnë akëcilët prej autorëve që veprojnë e krijojnë në ato hapësira jetësoregjithëkombëtare. Por, në këtë Blog virtual, ka pasur edhe mjaft tema me natyrëdebati, reagime, shumëherë polemika të natyrave të ndryshme e për çështje tëndryshme etj, që pikërisht me këtë polarizim dhe me këtë natyrë paraqitjeje,këtë blog virtual, e ka bërë më të vizitueshëm dhe më të lexueshëm nga mi- jëra lexues në ditë. Nisur nga ky diversitet temash e preokupimesh krijuese të paraqitjeve, në të shumtën është paraqitur mendimi, sipas drejtuesit të saj, qëtë akumulohet një lëndë, kuptohet e zgjedhur dhe e sistemuar, që të botohet silibër, duke pasur kështu një rëndësi tjetër për një lexues tjetër, duke i dhënëkështu kënaqësinë estetike dhe mundësinë edhe një tjetër kategorie lexuesish,që të kenë mundësi t’iu qasen këtyre shkrimeve dhe temave, interesante dhe tënevojshme për lexim edhe për lexuesin e librit. Nga kjo doli libri i parë i këtijlloji, i shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur, Flori Bruqit, vepra me titull:“Guxim shqiptar”, që zgjoi interesimin e duhur tek lexuesi ynë, jo vetëm në Ko-sovë, ku u botua dhe u promovua kjo vepër e autorit, por edhe më gjerë. Poashtu pas një pune të kujdesshme dhe sistematike të Bruqit, vjen edhe vepra e dytë,me titull:”Olimpi shqiptar”, gjithashtu një vepër me interes, për lëndën e saj të pasur, jo vetëm poetike e letrare, por edhe publicistike dhe për shumë tema dheshkrime të një tematike fushash të ndryshme. Kështu pason edhe libri i tretë,e që tashmë e kemi në dorë, me titull”Triumf shqiptar”. Mbase kjo sintagmë eemrit shqiptar, është një simbiozë, që i lidhë të tri këto vepra, por duke i krijuar jo vetëm si një ndërlidhje të brendshme përkah tematika dhe gama e natyrës së shkrimeve në mes vete, por edhe si një trilogji, do të thoshim, të një tërësie tënivelit shkrimor, sipas shijes, vrojtimit dhe sistemimit të autorit Bruqi. Libri mëi ri, “Triumf shqiptar”, i autorit Bruqi, sjell gjithashtu një konglomerat temash eshkrimesh, sikur janë edhe të ndara në disa kapituj programatik, do të thoshim,që nga temat me përmbajtje historike, e ku zënë vend ato me temë nga historiografia shqiptare, e që ndër këto shquhen edhe ato për autoktoninë tonë, sikur janë p.sh “Shqiptarët dhe Ballkani”, apo “Ardhacakët sllavë, armiq të përbetuar të kombit tonë”apo “Përpjekjet sllave për shfarosjen e shqiptarëve”, pastaj ato për prejadhjen e shqiptarëve në këto hapësira, si “Etnogjeneza e shqiptarëve ngailirët”, pra me përmbajtje shkencore, dhe të autorëve të mirënjohur botëror,apoedhe mjaft tema të tjera të kësaj natyre, si p.sh “Pashallaku i Beogradit gjatë sundimit osman”,që sjell mjaft të dhëna dhe fakte historiograke për krijimin e shtetit serb që në viti 1800 e tutje, duke argumentuar se serbët kanë ndjekur një politikë tejet agresive dhe ekspancioniste ndaj racave tjera në Ballkan, për t’iasimiluar, sidomos ndaj shqiptarëve, e që janë në hapësirat e veta autoktone prejshekujsh. Ky shkrim të kthen të historia jonë e hershme, sa tragjike por edhesa e dhimbshme, duke mbetur në kujtesë për atë hapësirë të etnisë shqiptare, pra Sanxhaku i Nishit, vetëm toponimet e vendbanimeve shqiptare. Sidomosky shkrim me karakter studimor sjell mjaft të dhëna për krimet dhe tmerretserbe ndaj shqiptarëve autoktonë që nga Sanxhaku i Nishit, deri ku shtriheshinshqiptarët në trojet e tyre etnike. Disa shkrime në këtë kapitull shkojnë edhe mëlarg, që në lashtësinë ilire, duke sjellë fakte të tjera nga shtrirja dhe jeta e ilirëvenë hapësirat ballkanike, siç është shkrimi me titull, ”Emrat ilirë të vendeve etë lumenjve në Serbi”. Janë edhe mjaft shkrime të tjera, që përbëjnë lëndën e pasur të kësaj vepre publicistike të Bruqit, siç është ta zëmë,”Helena e Trojës, legjendat dhe të vërteta 2’500 vjeçare”, që et për lashtësinë e miteve greke,apo “Ataturku dhe rilindja e një kombi”, që et për një pjesë të historisë sëTurqisë dhe për reformatorin e saj Kemal Ataturkun, e që ky, siç e vërtetojnëedhe faktet historike ishte me prejardhje shqiptare. Lënda e kësaj vepre sjelledhe mjaft shkrime të fushës letrare, siç janë ato nga letërsia botërore, me thekstë veçantë tek disa autorë tashmë klasikë të kësaj letërsie dhe nga ajo shqiptare,duke veçuar kështu autorë dhe nivele të mirëllta shkrimore të letërsisë sonëmë të re, kësaj të modernes dhe post modernes. Kur jemi tek letërsia shqiptare,në kapitullin me titull:”Letrare”, zënë vend shkrimet si: “Albanologët austriakëzbulojnë një libër shqip, para Buzukut, nisin verifikimet”, pastaj shkrimi: “Jeta e emigrantëve shqiptarë në Sh.B.A në shek.XX”, apo shkrimi tjetër: “Ç’shkruanteAgolli, Çabej, Shuteriqi, Çaçi, Spasse, Buda, Paço, Gjata, kur vdiç Fan S.Noli”,apo: “Grekët,Viliam Mayer, Ali Pasha dhe Bajroni”, e që kështu përbëjnë gjerësinë dhe thellësinë e veprës përkah tematika e shtjelluar në këto shkrime eartikuj të natyrave historike, letrare, gjuhësore, poetike etj. Në një kapitull tjetër zgjojnë interesin shkrimet tjera të natyrës psikologjike, ku në to shtjellohenmjaft tema edhe nga seksologjia, etj, të elaboruara dhe të shtjelluara me pro-fesionalizëm. Shkrime të kësaj natyre veçojmë, sikur janë:” A është stimulimiseksual i njëjtë si për mëshkujt ashtu edhe për femrat”, “Puthja për femrat,më erëndësishme se seksi”, “Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?!...”, e ndonjë tjetër.Edhe te kapitulli me titull: “Tematike”, mjaft shkrime zgjojnë interes për shkak të natyrës së tyre dhe për tematikën që rrahin. Do të veçonim këtu shkrimet, si-kur janë ato: “Bota ka 15 milionë shqiptarë”, “CIA për republikën e Kosovës”,“Carla Del Ponde dhe shqiptarët”, “Kur’ani në letërsinë shqiptare”,”Kuvendi iIsniqit,i një shekulli më parë, solli besëlidhjen shqiptare”,” Vizioni nacional idr.Ibrahim Rugovës”,“Lideri historik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova”.Edhe në kapitullin “Poetike”, prezentohen në këtë pjesë të librit, disa nga poetët tanë dhe krijimet e tyre, sikur janë disa emra të shquar, gjithandej gjeografisë sonë etnike, ku veprojnë e krijojnë, si: Ramiz Kelmendi, Xhevahir Spahiu, Ra-madan Musliu, Naim Kelmendi, Luljeta Lleshanaku, Mimoza Ahmeti, BasriÇapriqi, Kozeta Zavalani, Julia Gjika, Aleksandër Gera, Prend Buzhala, AdemZaplluzha, Lekë Gjoka, Nexhat Çoçaj, Ilir Borova, etj. Në fund libri “Triumf shqiptar” jep gjithashtu një pasqyrë të disa nga veprat e botuara nga autorëttanë, apo disa zhvillime letrare te ne, promovime veprash, botime etj, nën titul-lin “Ciceroni letrar”. Kështu, libri “Triumf shqiptar” i shkrimtarit, publicistit,dhe poetit, Flori Bruqi, përbën, me një fjalë, tërë atë gamë temash e shkrimeshqë veprës i japin peshën e veçantë, jo vetëm përkah gjerësia e karakterit shtjel-lues tematik, por edhe përkah cilësia strukturore, përmbajtësore, si dhe përkahkuptimi metaforik....

Naim Klemendi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...