DONIKA GËRVALLA: UNË NUK KAM ASNJË DYSHIM QË UDB-ja E POROSITI DHE ORGANIZOI VRASJEN(I)
Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes librit të tij "Atentatet" dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin “Press-ing”, që u transmetua më 18 maj 2011, prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasjen e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e saj për emrat që përmenden, përfshirë Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun. Për Ibrahim Kelmendin thotë se ka një talent të aftë që të vërtetat e vogla t’i ndërlidhë me gënjeshtra të mëdha, ndërsa Riza Salihun e quan dinak dhe tinëzar dhe vjedhës të postës së babait të saj. Donika Gërvalla rrëfeu edhe për jetën e familjes së saj pas vrasjes së babait, shkuarjen në Shqipëri, takimet me Nexhmije Hoxhen dhe Enver Hoxhën, dhe zhgënjimin me shtetin shqiptar, për punën e saj si zëdhënëse e LDK-ës në Gjermani, për punën gjatë viteve ’90-të në diasporë, konfliktet që ekzistonin mes LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye dhe Qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit, ndërsa një vlerësim të veçantë ka dhënë edhe për Kosovën, ashtu si e sheh ajo sot.
Donika Gërvalla përballë Agron Bajramit në Press'ing.
____________________________
Në vijim portali pashtriku.org, boton këtë intervistë të daktilografuar nga videofilmi në YouTube.
* * *
A.BAJRAMI: Shikues të nderuar mirë mbrëma, jeni me emisionin press-ing dhe sonte do të flasim për një histori të gjatë e cila për shumicën e publikut nisi diku më 17 janar 1982 në Gjermani. Një vrasje, një atentat i cili dërmoi shqiptarët në diasporë por edhe ata këtu në Kosovë dhe i cili deri më sot e kësaj dite mbetet deri në një masë enigmë dhe për këtë çështje dhe për shumë çështje tjera të ndërlidhura do të flasim sonte me mysafiren time të nderuar. Kjo është e bija e Jusuf Gërvallës, zonja Donika Gërvalla-Schwarz. Mirë se vini në press-ing.
D.GËRVALLA: Falemnderit për ftesën tuaj.
A.BAJRAMI: E nisa emisionin me ngjarjen tragjike, me ngjarjen e cila tmerroi shqiptarët, me vrasjen e Jusuf Gërvallës, babait tuaj dhe Bardhoshit, vëllaut të Jusufit, axhës suaj dhe Kadri Zekës. Në një shkrim para disa muajsh në përvjetorin e tridhjetë të vrasjes, në Koha Ditore, ju thatë se Duhet thyer heshtja. Me çka e thyen heshtjen dhe cila është ajo heshtje që duhet thyer. Na tregoni pak.
D.GËRVALLA: Heshtja për të cilën kam folur ndoshta nuk ka të bëjë direkt me rrethanat e vrasjes por ka të bëjë me një temë më të gjërë e që lidhet drejtpërdrejt me Jusuf Gërvallën, me babain tim. Mirëpo për sa i përket atentatit të vitit 1982 siç e thatë kanë kaluar tridhjetë vjet prej asaj kohe. Në Gjermani deri vonë nuk ka pasur përparime në çështje të hetimeve, ka pak më shumë se një vit që rrjedha e hetimeve ka ndryshuar. Tash kujdeset për hetimet prokuroria federative e cila ka të tjera instrumente, dhe të tjera mundësi dhe të tjera njohuri rreth agjenturave të huaja dhe UDB-së në Gjermani, prandaj unë asnjëherë më tepër se sot nuk kam besuar që shumë afër jemi zbulimit të autorëve të vrasjes, por në radhë të parë të zbulimit të atyre që e porositën këtë vrasje dhe e vendosën nëpër zyrat dhe nëpër mbledhjet e tyre.
A.BAJRAMI: Që prej ditës së parë, madje edhe vet Jusufi është raportuar ta ketë thënë se vrasjen e kanë kryer Shërbimi i Sigurimit të Jugosllavisë së asaj kohe dhe se ndoshta nuk është me rëndësi autori i caktuar që e ngrehi këmbëzën mirëpo tashmë e dimë se UDB-ja ishte ajo e vrau Jusufin dhe shokët.
D.GËRVALLA: Megjithatë përgjegjësia gjithnjë është personale dhe jo aq kolektive. Unë si vajzë e tij jam shumë e interesuar të di se cilët persona u ulën në Beograd, në cilën zyrë dhe në cilën tavolinë dhe si e vendosën, kë porositën që ta kryejnë këtë atentat. Është e rëndësishme që kapitujt të përmbyllen. Unë nuk kam asnjë dyshim që sigurimi i atëhershëm jugosllav UDB-ja e porositi dhe e organizoi këtë vrasje. Megjithatë drejtësia duhet ta thotë përgjigjen e vet. Drejtësia gjermane duhet të kërkoj përgjegjësi nga pasardhësi i shtetit jugosllav, nga Serbia për këtë vrasje, dhe të dënohen personat të cilët e kanë urdhëruar.
A.BAJRAMI: Kohët e fundit, madje edhe këtu në Prishtinë u rikthye debati për vrasjen e 17 janarit në Gjermani. Dhe ka madje edhe persona që shkruan edhe libra me të cilët pretendojnë se e dinë se kush i vrau dhe akuzuan njerëz me emra. Riza Salihu u akuzua nga Ibrahim Kelmendi se është vrasësi apo pjesëmarrësi në atentatin ndaj babait tuaj, Bardhoshit dhe Kadriut.
D.GËRVALLA: Unë nuk kam shpjegim pse Ibrahim Kelmendi bën biseda të tilla në televizion dhe shkruan libra të tillë. Ka shumë pak gjëra që unë mund t'ia tregoj që ai nuk i dinë. Gjëja që ai e dinë mjaft mirë është se një pjesë e madhe e asaj që ai shkruan në libra e tij nuk është aspak e vërtet. Shikoni, familja jonë vjen nga Dukagjini
A.BAJRAMI: Flisni vetëm për atentatin apo më gjërë për të gjitha proceset që ndodhën para dhe pas vrasjes së Jusufit?
D.GËRVALLA: Jo, flas në radhë të parë për librin që ka botuar dhe për intervistat që janë dhënë kohët e fundit. Unë vij nga zona e Dukagjinit dhe tek ne vlen mikëpritja shumë. Babai ka qenë shumë i interesuar që të bashkoj të gjitha rrymat shqiptare që ekzistonin në atë kohë në emigracion. Një prej këtyre rrymave përfaqësohej edhe nga Ibrahim Kelmendi në atë kohë. Mirëpo Ibrahim Kelmendi është i vetmi person që unë kam përjetuar të jetës sime dhjetëvjeçare me babain tim si i vetmi person që ai e ka përzën nga shtëpia. I ka thënë dil nga shtëpia dhe të të mos shoh më. Nuk ka qenë me siguri akt i lehtë për babain tim, do t'i ketë pas arsyet e tij dhe prezantimi i tij në libra si personi i cili Jusuf Gërvallën i cili si gazetar dhe intelektual erdhi mjaft naiv në Gjermani dhe pati nevojë Ibrahim Kelmendi t'i tregoj se si funksionon emigracioni ajo mua nuk më bindë.
Kelmendi ka një talent të madh që të vërtetat e vogla t'i ndërlidh me gënjeshtra të mëdha. Ai ka shumë kohë që mua përpiqet të më kontaktoj, më dërgon letra herë mbas here, por unë nuk kam asnjë lloj interesi të bisedoj me te krejt pavarësisht nga roli i tij apo nga asnjë lloj roli që mund të ketë pasur në organizimin e kësaj vrasjeje. Qëndrimi im ndaj tij është tërësisht i pavarur nga kjo. Ibrahim Kelmendi nuk e di unë pse tregon përralla të tilla në media dhe në libra. Herëdo kurdo drejtësia do ta thotë fjalën e saj e do të dimë edhe rolin e tij e të tjerëve.

Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla me bashkëshortet e tyre.
_____________________________
A.BAJRAMI: Thuani se edhe pretendimi i tij për Riza Salihun se ishte pjesëmarrës në atentat, është i pavërtetë!?
D.GËRVALLA: Unë nuk e di a është i vërtetë apo është i pavërtetë por unë që e njoh të gjithë përmbajtjen e dosjes hetimore se ka shumë vite që merrem me çdo detaj, nëse unë nuk e di se ka qenë Riza Salihu atëherë nuk mund ta di as Ibrahim Kelmendi se ka qenë Riza Salihu dhe mua më duket paturpësi shumë e madhe që t'i vësh gishtin një personi tjetër për çfarëdo lloj motivesh qofshin ato dhe thua se ky ka qenë. Me këtë unë nuk dua të arsyetoj Riza Salihun sepse Riza Salihu është një burr i keq, Riza Salihu është një burr dinak dhe tinëzar. Riza Salihu është personi i cili ka qenë i dënuar nga organet gjermane për shkak se postën personale të babait tim e ka vjedhur, dmth duke shkelur ligjin. Mirëpo nuk duhen përzier gjërat njëra me tjetrën. Ajo nuk është një çështje që mund ta bisedojmë ne të dy tani apo Baton Haxhiu dhe Ibrahim Kelmendi në një emision televiziv. Ai është një proces i gjatë i cili zgjidhet nga organet gjyqësore. Dhe aty nuk ka asnjë gjë jashtë këtij kuadri e cila mund t'i shërbej.
A.BAJRAMI: Flasim për njerëz të cilët në atë kohë kanë bashkëvepruar apo kanë vepruar me të njejtin qëllim, supozojmë me organizata të ndryshme edhe me babain tuaj. Duket si një, një skenë shumë e rëndë politike brenda lëvizjes ilegale shqiptare në diasporë në ato vite para vrasjes së babait tuaj. Duke marrë parasysh si i cilësoni këta njerëz si ka qenë e mundur të punojnë bashkë ata atëherë?
D.GËRVALLA: Babai ka ardhur në Gjermani pasi u detyrua të lëshonte Kosovën, pasi u detyrua t'i ikte burgimit. Ka ardhë në Gjermani me një qëllim, që gjithë organizimin shqiptar për Kosovën ta ngrej në një nivel tjetër. Ai kishte potencialin, si intelektual ashtu edhe njerëzor që t'i bashkonte njerëzit. Dhe natyrisht që fillimet në raste të tilla nuk janë edhe aq të lehta. Aty kishte mjaft rryma të ndryshme. Kishte Organizatën Marksiste-leniniste të Kosovës, kishte Frontin e Kuq Popullor që e përfaqësonte Kelmendi, kishte organizata të shqiptarëve të emigruar nga Shqipëria. Do të thotë se nuk ka qenë i lehtë ai pozicion dhe babai kishte bindjen që nëse arrin me gjithë mendimet e kundërta që kanë t'i ulësh në një tavolinë dhe të gjithë bashkë me ndihmën e shkrimeve të babit të ngrihet niveli i këtij organizimi dhe të mos mbeten disa fletushka që kur i lexon sot, të vjen zor se kanë ekzistu në atë kohë, atëherë ky do të ishte shërbim për Kosovën, ishte shërbim në radhë të parë për vetëdijësimin e shqiptarëve që jetonin në Gjermani dhe që punonin gjithë ditën e jetonin nëpër baraka në kushte jashtëzakonisht të tmerrshme. Babi nuk ka shkruar vetëm në Gjermani dhe nuk ka biseduar vetëm me udhëheqësit e organizatave të tjera, por ai në radhë të parë është përkujdesur që të afroj sa më shumë qytetar të thjeshtë të Kosovës të cilët jetonin vërtet në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Dhe babi ka pas një aftësi dhe atë e kam përjetuar shpesh si fëmijë. Me gjithkend bisedonte nga pozita e të barabartit me të barabartin. Asnjë njeri që ka biseduar me të nuk ka pasur përshtypjen që ky si shkrimtar, si këngëtar, si intelektual që vjen nga Kosova, mua si punëtor të thjeshtë po më trajton dmth nga pozita e më të zgjuarit. Gjithmonë ka gjetur rrugën të bisedoj me ta dhe të merret vesh me ta.
A.BAJRAMI: Në njëfarë mënyre të çuditshme ndoshta edhe atentati i kontribuoi qëllimit që e patë Jusufi, sepse më duket se Lëvizja deri në një masë u unifikua pas vrasjes në Untergruppenbach.
D.GËRVALLA: Ashtu është. Gjatë kohës që, para atentatit pati përpjekje për bashkimin e mekanizmave të ndryshëm. Ato nuk patën sukses gjatë kohës sa jetoi babi. Natyrisht që një vrasje e tillë e trefisht, emigracionin shqiptar e tronditi jashtë mase. Unë nuk i di, unë në atë kohë nuk kam jetuar në Kosovë dhe nuk i di pasoja këtu, por emigracioni u trondit jashtëzakonisht shumë. Dhe kjo çoi në një mobilizim të gjithëve, në një frymë që të lëmë inatet njëri me tjetrin dhe të bëjmë të paktën një përparim në këtë drejtim. Megjithatë ajo nuk zgjati shumë. Diaspora shqiptare gjatë viteve 80-të, mbas atentatit ishte mjaft e bashkuar por s'kaluan dy tre vjet dhe prapë se prapë kur takoheshin njëri me tjetrin, udhëheqësit e këtyre krahëve, nuk flisnin njëri me tjetrin.

A.BAJRAMI: Organizatat që ekzistonin në atë kohë, shumica prej tyre, mos të them të gjitha, identifikoheshin me një ideologji e cila bazën e kishte në Tiranë. Shumica prej tyre madje edhe në emrin e organizatës përmbanin fjalët "marksiste-leniniste", dhe dikush quhej Fronti i Kuq, dikush ndryshe, mirëpo të gjitha ishin në një vijë ideologjike do të thoja, apo së paku ashtu dukej. Kishte dallime apo nuk kishte dallime ideologjike në mes këtyre njerëzve që vepronin atje, duke përfshi edhe edhe babain tuaj?
D.GËRVALLA: E para kishte dallime ideologjike shumë të forta, siç e the shumë prej tyre kishin në emrërtim, marksizëm-leninizmin, por unë mendoj se çështja e Shqipërisë është pak, është shumë e thjeshtë për t'u shpjeguar. Shqiptarët në Kosovë nuk kishin një shtet i cili përkujdesej për ta. Jugosllavia nuk ishte shteti i cili ju ofronte prosperitet. Shqiptarët nuk e kishin udhëheqës Titon i cili do t'u ofronte fëmijëve të tyre një jetë më të mirë dhe automatikisht që kërkonin, çka është më e naturshme se sa shtetin në të cilin flitet e njejta gjuhë, egziston e njejta kulturë dhe njerëz me të cilët mund të merresh vesh.
Natyrisht shqiptarët në Kosovë nuk e kanë njohur realitetin shqiptar. Ne kemi shkuar në 1982-shin pas atentatit dhe unë kam jetuar në një diktaturë jashtëzakonisht të egër. Por që shqiptarët, duke përfshirë babain tim dhe shumë të tjerë nuk kanë qenë enverista tregon shumë qartë fakti se kur u hap kufiri me Shqipërinë, kur u shemb diktatura, dhe pati mundësi, u hapën rrugët, të gjithë shqiptarët u tmerruan nga realiteti që ekzistonte në Shqipëri. Po të kishte qenë ideologjia komuniste ajo që shqiptarët në Kosovë i bënte ta adhuronin Shqipërinë, atëherë ata do t'i kishin mbetë besnik sepse do t'i kishin parë rezultatet e kësaj ideologjie komuniste.
A.BAJRAMI: Po megjithatë, jo të gjithë mund të kualifikohen si demokratë, do të thotë jo të gjithë kishin ide, mund të flasim për shumicën e popullatës që sigurisht nuk ka pasur njohuri dhe informata se në çfarë realiteti jeton dhe ekziston Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Mirëpo njerëzit që kanë udhëhequr organizma ilegalë dhe që kanë bashkëpunuar me pjesëtar të shërbimit shqiptar do të duhej ta dinin se çfarë lloj sistemi është duke ekzistuar në Shqipëri, nuk mund të mëshefet ajo.
D.GËRVALLA: Prandaj dhe po them se ka pasur shumë prej tyre, të cilët ideologjikisht kanë qenë vërtetë marksist-leninistë dhe enveristë, por pjesa më e madhe shqiptarëve që angazhoheshin për Kosovën duke përfshirë edhe babain tim nuk e bënin për kult të një personi apo të një ideologjie por sepse kur e ke Shqipërinë në krah dhe e ke një synim, një vizion, se kjo është rruga ku unë dua të shkoj është shumë më e lehtë ta përballosh realitetin që ke në vendlindjen tënde.
A.BAJRAMI: Thatë më herët se keni parë dosjen apo të gjithë dokumentacionin që është mbledhur gjatë gjithë këtyre viteve të hetimeve që kanë bërë autoritetet gjermane në lidhje me vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut. Si është e mundur që një shtet i tillë me një aparaturë të tillë efikase të them ashtu policore dhe me një sistem demokratik që nuk lejon të ndodhin vrasje të tilla pa u hetuar deri në fund dhe pa u ndëshkuar, si është e mundur që kaq vite dhe nuk mund të vimë deri te pika ku mund të themi se u mbyll rasti, e zbuluam vrasësin e zbuluam porositësin, tani shkojmë në gjyq.
D.GËRVALLA: Nganjëherë gjërat janë shumë më banale se sa imagjinohet. Në Gjermani kompetencat ligjore janë të ndara. Prokuroritë lokale të qyteteve ku ndodhë krimi janë përgjegjëse për hetimet. Në këtë rast prokuroria lokale e qytetit të Heilbronnit që ka qenë qyteti më i afërt i atij fshatit të vogël ku kemi banuar ne, dmth. ka bërë një lëshim, nuk ia ka përcjellë me kohë lëndën prokurorisë federative e cila merret me vrasje të tilla, do të thotë merret me terrorizëm, dmth heton të gjitha aktet më të rënda që kërcënojnë sigurinë e shtetit. Unë mendoj që në atë kohë, në vitin 1982, dhe unë e kam parë dosjen, nuk kanë munguar hetimet, hetimet i kanë shtrirë sa secila fjalë që ju ka arritur, qoftë me letër qoftë me telefon janë përpjekur ta sqarojnë dhe ta zgjidhin, por nuk i kanë pasur mundësitë, nuk i kanë pasur thjeshtë mekanizmat në dorë. Unë kam lexuar deklaratat e miqve të babait tim, të shqiptarëve tjerë që babai nuk i ka njohur. Në atë kohë ekzistonte një përshtypje sikur po të flasim ne me policinë gjermane, gjithçka që ne themi këtu këta do t'ia përcjellin UDB-së jugosllave dhe atëherë neve ose dikujt tjetër mund do t'i dali probleme në vendlindje.
A.BAJRAMI: Mungesa e bashkëpunimit nga vetë shqiptarët, disa prej tyre natyrisht që kanë pasur një mundësi të kenë informata. Ka penguar apo nuk i ka lejuar hetimet të shkojnë më përpara?
D.GËRVALLA: Unë mendoj që shqiptarët mund të kishin luajtur një rol më aktiv në atë kohë, në zbulimin e ngjarjes, por unë nuk jam e sigurtë se a do të kishte çuar kjo deri në zgjidhje, për shkak se vrasjet e agjenturave janë nganjëherë mjaftë të komplikuara.
A.BAJRAMI: Nuk e besoni një verzion që thotë se ndoshta vetë shteti gjerman për shkak të situatës gjeopolitike të asaj kohe, apo për shkak të raporteve të mundshme që ka pasë me Jugosllavinë nuk u ka dhënë ashtu të them, zjarr hetimeve sa duhet për të nxjerr!
D.GËRVALLA: Jo nuk e besoj, nuk e besoj, sepse e njoh mjaft mirë organizimin e shtetit gjerman. Unë kam studjuar drejtësinë në Gjermani, unë e njoh ndarjen e pushtetit politik, e sigurimit të shtetit dhe të sistemit ligjor. Një qeveritar ose një punonjës i sigurimit BND që i drejtohet një prokurori lokal dhe i thotë të lutem heshtni hetimet, të jeni të sigurt që mbas dy muajsh e gjen veten në gazetë, sepse nuk e lejon një gjë të tillë opinioni.

______________________________________
A.BAJRAMI: Thatë më herët se hetimet kanë qenë të udhëhequra nga prokuroria lokale e Heilbronit, por tani ku janë?
D.GËRVALLA: Tani janë te prokuroria Federative Gjermane. Në tetor 2010 është dënuar për herë të parë në Gjermani një kroat për vrasje të urdhëruar nga UDB-ja ndaj një kroati tjetër. Në kuadër të këtyre hetimeve që ka zhvilluar prokuroria Federative Gjermane është kërkuar që një nga këshilltarët e ish-presidentit Mesiq të sillet në Gjermani sepse ka qenë në kuadër të UDB-së pjesëmarrës në këtë vrasje. Tani në kuadër të këtyre hetimeve është zbërthyer struktura e UDB-së, cilët kanë qenë krahët që janë marrë me emigracionin kroat, cilët kanë qenë krahët që janë marrë me emigracionin shqiptar etj., etj. Për herë të parë është hedhur në letër pasqyra si ka funksionuar UDB-ja. Dhe unë mendoj që në kuadër të kësaj, prokuroria federative dhe natyrisht rrethanat e ndryshuara, sot mund të shkosh në Slloveni dhe të shohësh gjithë dokumentacionin e UDB-së, nuk është ndonjë vështirësi e madhe, nuk ke nevojë të lusësh presidentin serb Tadiq, që të ketë mirësinë të të lejoj. Kështuqë mundësitë janë të tjera, rrethanat janë të tjera. Qeveria Gjermane sot ka interes ndoshta edhe më të fuqishëm për shkak të situatës së tanishme në Kosovë, që një vrasje të tillë të kryer në territorin e saj thjeshtë më në fund t'i vërë kapakun. Të paktën ky është argumenti im kur kërkoj ndihmë prej tyre.
A.BAJRAMI: Besoni se kjo do të ndodhë, do t'i vihet kapaku?
D.GËRVALLA: Unë jam shumë e sigurt. Asnjëherë nuk kam pasur atë ndjenjën që po i afrohemi fundit. Tani kam ndjenjën që nuk do të kalon gjatë dhe ne do ta dimë si ka rrjedhur.
A.BAJRAMI: Mendoni se do t'i vihet kapaku dhe nëse i vihet kapaku do të dalë edhe dikush prej i shqiptarëve i përfshirë, ashtu si përflitet e si dëgjojmë akuzat të ndërsjellta?
D.GËRVALLA: Atë unë as pak nuk e di. Një gjë dihet, shumë e sigurt që ne serb, kroat dhe slloven në shtëpinë tonë nuk kemi pasur. Babi nuk ka pasë kontakt me ta. Ata nuk kanë pasur mundësinë as të dinë si jetojmë ne, as të dinë si është e organizuar jeta brenda familjes, kur kush del nga shtpia, kur kthehet etj. etj. Këto detaje ata nuk kanë mundur t'i dinë dhe ne dimë na ato që kemi lexuar, si ju ashtu edhe unë që UDB-ja në këtë formë ka vepruar: gjithmonë ka pasur një person afër tyre i cili e ka kryer këtë funksion. Unë sot nuk jam në gjendje të ju them se cili ka qenë ai person. Edhe po ta dija, për hir të hetimeve unë nuk do ta rrezikoja, por mendoj se duhet të pajtohemi me faktin që organet ligjore gjermane janë përgjegjëse, është përgjegjësi e shtetit gjerman, që t'i jep fund kësaj procedure dhe ajo duhet dhënë tani gaz me ndihmën e të gjithë atyre që kanë ndonjë informatë ose ndonjë gjë që mund t'i shërbej hetimeve dhe ta përfundojnë këtë çështje pas 30 vjetëve.
A.BAJRAMI: Keni njohuri, po flas gjithmonë duke marrë parasysh se keni parë dosjen. Keni njohuri nëse prokuroria gjermane apo hetuesit e tyre kanë pasur kontakt apo kanë kërkuar informacion prej Beogradit në lidhje me këtë çështje? Supozohet që...!
D.GËRVALLA: Nuk kanë kërkuar informacion prej Beogradit gjatë viteve të fundit asnjëherë. Do të thotë Prokuroria lokale nuk ka kërkuar asnjëherë informacione nga Beogradi. Prokuroria lokale është përpjekur të intervistoj dy ose tre persona që kanë pasur kontakt me babin që ndodheshin në burgjet jugosllave në atë kohë këtu në Kosovë dhe në Serbi, por qeveria e atëhershme jugosllave nuk e ka lejuar një intervistim të tillë dhe kaq kanë qenë kontaktet.
A.BAJRAMI: Ndoshta Prokuroria Federale do ta bëjë këtë, meqenëse supozojmë se informatat do të duhej të ishin në Beograd.
D.GËRVALLA: Ata besoj se do ta bëjnë dhe ata i kanë mundësitë që ta bëjnë sepse ata janë të varur drejtpërdrejtë nga ministria gjermane e drejtësisë dhe natyrisht kanë kompetencat me të cilat kanë mundësi edhe në Beograd edhe në vendet të tjera të kontaktojnë direkt dhe të kërkojnë informacione.
A.BAJRAMI: Jusuf Gërvalla u largua nga Kosova në vitin 1979, në fund të vitit. Ju me gjithë familjen e juaj, me nënën dhe dy vëllezërit shkuat menjëherë me te apo si ndodhi kjo?
D.GËRVALLA: Ne kemi qëndruar edhe afërsisht një muaj në Prishtinë. Babi është larguar fillimisht për në Slloveni dhe pastaj përmes një tuneli hekurudhor ka kaluar kufirin këmbë kufirin në mes Sllovenisë dhe Austrisë ku e ka pritur i vëllai Bardhoshi. Ne kemi qëndruar edhe afërsisht një muaj në Prishtinë në një kohë shumë të tmerrshme për ne si fëmijë, sepse në tre të mëngjesit vinte policia, hapte banesën. Ata e dinin mjaft mirë se posht rrinim.
A.BAJRAMI: Cila ishte arsye e atij momenti vendimtar, që vendosi të thotë, po shkoj se nuk mund të rri këtu? Se ai punonte në Rilindje, ishte i përfshirë në aktivitete artistike, kulturore. Na kujtohet se këndonte dhe shkruante dhe kështu.
D.GËRVALLA: Unë më 14 dhjetor (1979) kthehem nga shkolla dhe ma hap derën mami dhe shoh që ka njerëz të huaj në shtëpi. Aty kishin ardhur polic civil, mes tyre edhe një shqiptar. Edhe bastisnin shtëpin. Në atë moment ishte mjaft e qartë sepse mami e dinte për dallim nga ne se babi ishte pjesë e një organizate e cila përpiqej të vetëdijsonte shqiptarët në Kosovë që liria duket pak më ndryshe, nuk është kjo liri e cënuar të cilën na e ofron Beogradi dhe mbas atij momenti mami ka shkuar në Rilindje menjëherë sa ka dalë policia, e ka njoftuar. Ndërkohë edhe policia kishte arritur në Rilindje. Kërkonin një makinë shkrimi me të cilën ishin shpërndarë disa dokumente nëpër Prishtinë. Fakt është që babi në atë moment konsultohet dhe me disa nga shokët e tij dhe vendos që: nuk dua të qëndroj këtu dhe të burgosem. Babi e ka pasur, gjithmonë na tregonte dhe fëmijë kur kemi qenë se burgjet jugosllave ishin të tmerrshme dhe njeriu nuk e di se për çfarë mund të detyrohesh në burgje të tilla dhe atë situatë nuk donte ta përjetonte.
A.BAJRAMI: Dhe ju shkuat një muaj pas, do të thotë në fillim të vitit 1980. Po vrasja kur ndodhi shumë shpejt kaluat në Shqipëri.
D.GËRVALLA: Në mars të vitit 1982 nëna me ne tre fëmijët jemi nisur për në Shqipëri. Unë kam jetuar deri në vitin 1992, ndërsa nëna deri më 1997.
A.BAJRAMI: Cila është arsya për kalim nga Gjermania, një shtet demokratik perëndimor ku besojmë se një siguri do të ofrohej nga vetë shteti për raste të tilla të kalohet në një shtet të izoluar të asaj kohe në Shqipëri, nën Enver Hoxhën.
D.GËRVALLA: Ju duhet të kini parasysh - Gjermania, babait tim nuk i ofroi sigurinë që i nevoitej edhe pse kishte njoftime nga enti federativ i kriminalistikës Bundeskriminal amt se është person i rrezikuar dhe që duhet mbrojtur. Edhe këto fakte janë pjesë e dosjes natyrisht. Atij nuk iu ofrua siguria edhe pse Bardhoshi, mixha, ka njoftuar policinë që ne kemi nevojë për ndihmë. Por si duket burokracia, askush nuk e ka marrë askush seriozisht kanë thënë këta shqiptarët në mes veti kështu e ashtu, kushedi se çka bëjnë.
A.BAJRAMI: Do të thotë kanë pas paralajmërime për rrezik...
D.GËRVALLA: Nga organe gjermane vetë. Enti federativ për çështje të kriminalistikës njofton policinë lokale që ky person ka nevojë të mbrohet. Dhe nuk ka asnjë reagim.
A.BAJRAMI: Policia lokale nuk ka ofruar mbrojtje?!
D.GËRVALLA: Nuk ka ofruar mbrojtje.
A.BAJRAMI: Mendoni se kjo ka ndodhë vetëm për shkak të burokracisë?
D.GËRVALLA: Unë mendoj se ndodhë për shkak të burokracisë sepse ndërkoh i njoh mekanizmat atje. Ja një paralele t'ua them: Rugova kur ishte në vitin 1999 që e tërhoqi Italia nga Kosova, erdhi në Gjermani dhe policia gjermane mbas dhjetë ditësh që u përkujdesën për të dhe ai erdhi me ftesë të kancelarit, i thanë: Okej, këtu qëndrimi juaj tani në hotel përfundon. Nëse keni nevojë për diçka merrni në telefon në numrin 110. Dhe ajo është policia normale që e merr çdo qytetar për gjithçka. Do të thotë gjermanët për ndryshim nga francezët apo anglezët nuk a kanë atë kulturë të mbrojtjes së disidentëve që vijnë në shtetin e tyre. Fakt është që në këto rrethana nëna ime nuk ishte e gatshme të jetonte në Gjermani.
A.BAJRAMI: Do të thotë për arsyen e thjeshtë se edhe vetë Jusufi kishte bërë paralajmërimin se mund të ndodhë diçka?
D.GËRVALLA: Po. Babi e kishte shumë të qartë se në cilën pozitë ndodhet. Ai madje edhe me ne fëmijët ka biseduar pak kohë para vrasjes për të na qartësuar që cila mund të jetë e ardhmja. Kemi pasur shumë paralajmërime, të vogla ose të mëdha, shumë akte të cilat të kanë lënë të kuptosh që situata nuk është e volitshme.
A.BAJRAMI:...të vendoseni prej Gjermanisë para se të ndodhte ky atentat? A është menduar për këtë?
D.GËRVALLA: Jo nuk është menduar. Është menduar në fillim nga babi kur ka ardhur në Gjermani që të shkoj të vendoset në Shqipëri, por kjo u refuzua nga regjimi i atëherëshëm shqiptar.
A.BAJRAMI: E kërkoi këtë?
D.GËRVALLA: E kërkoi, i dërgoi letër direkt Enver Hoxhës që t'i lejoj të vendoset në Shqipëri dhe prej atje të ketë mundësi të punoj për Kosovën dhe ata i thanë që jo, dmth e refuzuan kërkesën më pas i kërkoi meqenëse mua nuk më pranonin, duhej të jem aktiv dhe jo të rri në Shqipëri, të paktën m'i siguroni fëmijët meqë unë mendoj se unë dhe familja ime jemi në rrezik. Edhe atëherë erdhi refuzim nga qeveria shqiptare.
A.BAJRAMI: Dy letra i ka dërguar në adresën e Enver Hoxhës dhe është refuzuar kërkesa!
D.GËRVALLA: Në të dyja i është refuzuar kjo kërkesë.
A.BAJRAMI: Si ndodhi pastaj e shkuat në Shqipëri?
D.GËRVALLA: Edhe mami kur kërkoi të shkonte në Shqipëri përmes ambasadës së Vjenës e refuzuan dy herë kërkesën. Është në Turqi - ka qenë një ish-ambasador apo këshilltar i ambasadës, nuk e di saktësisht pozicionin e tij, Bujar Hoxha quhej ai. Kishte prejardhje nga Kosova, ai ndërhyri në Tiranë që thanë: okej le të vij familja Gërvalla, dhe nëna ime nuk e dinte aspak se çfarë realiteti e priste në Shqipëri. Atë realitet as që mund ta imagjinonte dikush. Natyrisht që nëna ime e dinte që ne do të jetojmë në mënyrë shumë më modeste, materialisht do të jemi mjaft të kufizuar, por ajo mendonte fëmijët e Jusufit të rriten në një ambient ku flitet shqip, të shkollohen në shqip. Sido që të jetë mos ta humbasin nga sytë vendin e tyre.
A.BAJRAMI: Dhe, na e shpjegoni pak cila ishte ajo Shqipëri? Çka patë atje në ato vitet që i kaluat prej 1982-1992?
D.GËRVALLA: Oh!
A.BAJRAMI: Keni qenë në fund të them ashtu në kohën e fundit të ekzistimit të sistemit të Enver Hoxhës. Si dukej?
D.GËRVALLA: Unë faktikisht jam larguar dy vjet pas rrëzimit të sistemit. Unë e kam përjetuar Shqipërinë në kohën e një diktature jashtëzakonisht të egër, të një diktature e cila për një fjalë goje duhej të llogarisje që bashkë me familjen, farefisin, kushdo që të ishte, për një fjalë banale, si p.sh. një kojshi i yni kishin një fëmi të vogël, një bebe në familje dhe s'kishin tamël. Pret në radhë ai, prej 3 të mëngjesit. I vjen radha në 7 dhe zemërohet e thotë: Çfarë shteti është ky, kam katër orë që pres, gjithë natën, një litër tamël mos me ma siguru. 8 vjetë burg është dënuar personi në fjalë. Dmth me këtë dua të them se liria e mendimit jo vetëm që nuk ekzistonte, por kaq kishte hyrë sistemi brenda familjeve dhe brenda personave vet sa në shkollë tek ne lavdërohej fëmija i cili kishte spiunuar të atin, lavdërohej në televizion bashkëshortja e cila e kishte çuar në burg të shoqin etj. etj. Do të thotë jo vetëm ideologjikisht një diktaturë e tmerrshme por jashtëzakonisht çnjerëzore, të prishë bërthamën, atë bërthamën më të ngushtë familjare. Ku nuk ndërhynte regjimi atje dhe për ne ishte çudi, se ne nuk ishim rritur në atë formë.
A.BAJRAMI: Si mendoni se do ta kishte përjetuar Jusuf Gërvalla atë Shqipëri po ta kishte parë, sepse ai nuk ishte kurrë atje.
D.GËRVALLA: Nganjëherë më vjen keq se ai ka pasur shumë dëshirë të shkoj një herë vetë në Shqipëri. Por në anën tjetër meqenëse ai e ka pasur jetën aq të shkurtër, më mirë që nuk ka pasur rast të shkoj, sepse unë besoj që për babin do të kishte qenë një, ndoshta mund t'i kishte hequr edhe një pjesë të energjisë që kishte ai për t'u përpjekur për Kosovën dhe për ta pa sido që të jetë një rrugë, dmth një pikësynim: okej me ata do të mund të merremi vesh në fund. Unë e di që babi nuk ka pasur iluzione, sepse njeriu sido që të jetë, nga shkrimet, nga bisedat me njerëz me shokët e tij të ngusht unë e di që ai nuk ka pasur iluzione që Shqipëria në kushtet e atëhershme do të ishte e aftë që t'i ndihmonte Kosovës por vetë fakti që ekzistonte Shqipëria në afërsi, ishte e mjaftueshme që njerëzit të mobilizohen që të bëjnë diçka për lirinë e Kosovës.

..........................................
Shikoni këtë pjesë të intervistës në YouTube:

Sot unë Donika Gërvalla nuk mund të shkoj në Gjermani e të bisedoj me askënd për Kosovën. Pse? Sepse Kosova në Gjermani shihet si simbol i krimit të organizuar dhe i korrupsionit. A është i tepruar ky vlerësim a është real unë nuk di ta vlerësoj! Por kështu shihet. Dhe sa herë që vij në Kosovë të njejtën gjë e dëgjoj edhe nga kamarieri edhe nga taksisti, nga aktivisti politik, nga profesori i Universitetit, edhe nga gazetari. Me të gjithë ata që bisedoj të njejtin vlerësim kanë. Në vendin tonë, në Republikën e Kosovës, tash me fusnotë, në vendin për të cilin babai im vërtetë sakrifikoi çka pati, jo vetëm jetën e tij po ai sakrifikoi karrierën e tij si gazetar, si muzikant, si shkrimtar, sakrifikoi mjaft, sakrifikoi vendlindjen e tij dhe u detyrua të shkonte në emigracion. Do të thotë Republika e Kosovës, për të cilën ai sakrifikoi në fund jetën, është një shtet i cili identifikohet kryesisht me korrupsion dhe krim të organizuar.
A.BAJRAMI: Ju megjithatë në Tiranë ishit mysafirë, ishit një familje që u soll nga vetë pushteti për arsye se ishit familje e një veprimtari. Do të kisha besuar se keni pasur një status të them ashtu të privilegjuar në sistemin e Enver Hoxhës, megjithë këto që i thuani.
D.GËRVALLA: Shikoni, ajo ka qenë e dyanshme. Në radhë të parë në Shqipëri ne kemi pasur një respekt të jashtëzakonshëm nga njerëzit e thjeshtë që i takonim në rrugë. Unë jam marrë me flaut dhe në moshë shumë të vogël unë dilja në skenë dhe pjesa më e madhe e njerëzve kur kaloja në rrugë më njifnin dhe flisnin me mua, jo që isha unë diçka ndonjë artiste botërore ku me ditë se çka, po për ata isha vajza e Jusuf Gërvallës, isha vajza e atij kosovarit, me fjalorin e tyre, i cili u vra në Gjermani për Kosovën. Dhe jo rrallë njerëzve ju shpërthente vaji kur më takonin, më përqafonin vërtetë si të më kishin njeri të afërt. Njerëzit e thjeshtë në Shqipëri na kanë respektuar jashtëzakonisht shumë. Kur kemi shkuar fillimisht në Shqipëri pati një përpjekje të të pushtetit që meqenëse ne erdhëm të paktën të ishim të kënaqur që kishim një copë bukë për të ngrënë dhe të na izolonin nga pjesa tjetër e lëvizjeve. Çfarë ndodhi? Filluan të vinin autobusët e parë me turistë shqiptarë nga Gjermania. Natyrisht se refleksi i tyre i parë ishte të shohim se si jetonin familja e Jusuf Gërvallës dhe kur vinin e shifnin si jetonim ishin mjaft të tronditur dhe u shpeshtuan letrat që i shkonin byrosë politike dhe Enver Hoxhës: ne i kuptojmë se i keni rrethanat e vështira po na lejoni t'i ndërtojmë një shtëpi ose një banesë që të jetojnë kushte dinjitoze.

DONIKA GËRVALLA
_______________________________
A.BAJRAMI: Menjëherë pas shkuarjes tuaj atje, në cilin vit?
D.GËRVALLA: Në vitin 1983 filluan të vinë grupet e para dhe natyrisht edhe ato ishin grupe mjaft të shoshituna para se t'ju lejohej të vinin në Shqipëri. Unë njoh mjaft miq të babait që nuk u është lejuar të vinin në ato rrethana në Shqipëri. Atëherë kur e panë këtë këmbëngulje të shqiptarëve që vinin nga jashtë për të qenë prezentë, për të parë si po rritemi për t'u kujdesur për ne, menjëherë ndryshoi taktika. Më vonë na shpërngulën në një banesë krejt tjetër, na dhanë kushte materiale më të mira, por natyrisht që u shtua edhe survejimi edhe përgjimet edhe të gjitha ato. Do të thotë në Shqipëri ka qenë i privilegjuar gjithkush që i mjaftonin të hollat për të pasur buk deri në fund të muajit. Ai ka qenë privilegji kryesor, sepse pjesa më a madhe ishin edhe në atë pikë. Këto probleme ne nuk i kemi pasur. Ne kemi jetuar, për kushte shqiptare, mjaft mirë. Nuk kemi qenë të persekutuar nga pushteti. Ajo nuk ka ndodhur, por nuk është edhe që ka pasur ndonjë përkushtim të madh të tyre për ne.
A.BAJRAMI: Po keni pasur komunikime, kontakte me udhëheqjen e Shqipërisë, me Enver Hoxhen, Nexhmijen?
D.GËRVALLA: Nexhmije Hoxha vinte rregullisht, një herë në vit kur ata kishin ditën e dëshmorëve, vinte në kohën kur llogariste që vinë pjesa më e madhe e njerëzve, rrinte dhjetë minuta, pinte një kafe, sillej mjaft mirë dhe përfundonte vizitën e saj dhe shkonte. Me Enver Hoxhën nuk ka pasur kontakte. Unë jam e vetmja që e kam takuar njëherë kur kam qenë në moshën 11 vjeçare, një vit mbasi patëm shkuar në Shqipëri: Mua më morën nga shkolla dhe më çuan që t'i qoj lule në tribunë për paradën e 1 Majit. Aty kam kaluar 5, 6-7 minuta me të, ndërkohë që parada vazhdonte Përndryshe kontakte të drejtpërdrejta nuk kam pasur.
A.BAJRAMI: Foli diçka me juve, ju tha diçka? A e dinte kush jeni ju?
D.GËRVALLA: Unë jam e sigurt se e dinte, sepse kur fëmjët e tjerë shkuan përpara, se atje ishte zakoni që qojshin lule, pionierët i dërgojnë lule udhëheqjes, dhe u vërsulën fëmijët tjerë dhe i çuan lule dhe mua më nxorën më pas për efekt, të duket pak më e veçantë, dhe Ramiz Alia e prek në krah të djathtë Enver Hoxhën dhe i thotë: Shoku Enver kemi një fëmi të Gërvallajve këtu. Atëherë ai më mori para vetes dhe në ndërkohë që vazhdonte parada unë e ndjeja se ai qante, sepse ndjeja lotët e tij që më binin mbi kokë, dhe ai përkulet e më thotë në vesh se babai ytë është Qemal Stafa i Kosovës. Ka shumë interpretime në Shqipëri pse ai e thotë një gjë të tillë. Por realiteti është se kjo ka qenë biseda që kemi zhvilluar.
A.BAJRAMI: Çfarë ndjenja keni për Enver Hoxhën dhe sistemin e tij sot? Mendoni se...!
D.GËRVALLA: Unë jam pjesë e lëvizjes studentore për shembjen e kësaj diktature jashtëzakonisht të egër. Unë kam parë dhe kam lexuar mjaft edhe për diktatura tjera të Evropës Lindore, por ajo që ka ndodhur në Shqipëri është e paimagjinueshme për dikë që nuk ka jetuar atje. Unë kam qenë pjesë e grupit të studentëve të cilët kanë bërë një grevë urie me qëllim që emri Enver Hoxha t'i hiqet Universitetit të Tiranës dhe të hiqet marksisëm-leninizmi si degë obligative në çdo fakultet. Në fund patëm sukses e ndodhi ashtu edhe siç kërkuam. Do të thotë unë nuk kam asnjë konsideratë për ata, për ndjenja nostalgjike që kanë të bëjnë me biografinë e tyre, por jo me realitetin shqiptar përpiqen edhe mua të më tregojnë, por në kohë të Enverit Shqipëria ka qenë më ndryshe. Edhe në kohë të Hitlerit janë ndërtuar autostrada por kjo nuk do të thotë që Hitleri i ka bërë nder Gjermanisë sepse shkatërroi gjysmën e shtetit të tij me aventura. Prandaj unë për këtë sistem dhe për ata pushtetar nuk kam asnjë konisderatë dhe mendoj që koha edhe më tepër do të tregoj se çfarë ka ndodhur.
A.BAJRAMI: Në kohën sa ishit atje kishte edhe kosovarë që keni pasur komunikim, apo!
D.GËRVALLA: Kishte mjaft kosovarë dhe ata ishin të ndarë në dy grupe. Kishte mjaft kosovarë që kishin ardhur të persektuar nga Kosova dhe jetonin në Shqipëri dhe atje ishin persekutuar dhe jetonin nëpër burgje. Kishte të tjerë që kishin ardhur si student, sidomos pas vitit 1981 si pjestar të demonstratave të 81-shit, por si pjesë e shoqërisë shqiptare që ishin me një të metë që vinin nga një vend i huaj për Shqipërinë, jeta për ta nuk ka qenë aspak e thjesht. Shumë pak prej tyre arritën të integrohen vërtet. Unë vërtetë i shoh në pjesën më të madhe janë kthyer në Kosovë mbas çlirimit. Nuk ka qenë e lehtë ta përballosh atë realitet sidomos kur nuk ke lindur aty dhe kur njeh diçka tjetër, kur dinë që liria e mendimit, liria e lëvizjes, liria personale duket pak më ndryshe.
A.BAJRAMI: Ju vendosët të largoheni nga Shqipëria në vitin 1992 dhe të ktheheni në Gjermani. Pse nuk mbetët në Shqipëri meqenëse u rrëzua sistemi komunist dhe tani besohej se do të hapet rruga për një demokraci dhe pse nuk mbetët me familjen tuaj, sepse familja mbeti?
D.GËRVALLA:... vend ku mund të shkoja jashtë Shqipërisë ose Kosovës më vonë sepse aty më priste varri i babait tim pra kisha lidhje shumë intime edhe pse historia ka qenë mjaft e pakëndshme kështuq unë kam ardhur në vitin 1992 thjeshtë për të ndjekur studimet. Kur erdha këtu pash që ka një realitet krejt tjetër në Gjermani në radhët e organizimit të shqiptarëve nga koha që unë mbaja mend apo nga ato që kisha lexuar nga koha kur vepronte babi. Pash që kishte një mekanizëm të organizuar mjaft mirë. Për mua ishte surprizë, njerëzit flitnin lirshëm njëri me tjetrin. Unë i mbaja mend shqiptarët në Gjermani të frikësuar nga konsullata nga ambasada nga njëri nga tjetri, jo spiun jo më fotografoi. Ato ishin hequr.
A.BAJRAMI: Tani është koha kur lufta shpërtheu në Jugosllavi. Nisi organizimi i shqiptarëve madje edhe në Kosovë e jo vetëm në diasporë. U themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Në ato dhjetë vite sa ishit në Shqipëri kanë ndodhë ndryshime të mëdha të them ashtu në tërë rajonin në Jugosllavi por edhe në diasporë. Po u kyçët ju?
D.GËRVALLA: Unë kur erdha fillimisht jetoja në Hamburg, por mjaft shpesh shkoja në Shtutgart sepse thjeshtë më tërhiqte varri i babait tim doja që për ato kohë që kisha jetuar në Shqipëri kur s'kisha pasur mundësi, doja që të jem sa më afër. Në këto udhëtimet e mia natyrisht që unë takoja miq të afërm të babait tim. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani në atë kohë ishte Hafiz Gagica, të cilin unë e njoh qysh kur ai ka qenë 19-20 vjeçar, sepse i përkiste një rrethi të djemëve të ri që ishin afër babit dhe me te pata shkuar në zyrë e aty pata njohur Sali Çekun i cili punonte gjithashtu në zyrën e LDK-së në qendrën për informim dhe kështu në mënyrë shumë të natyrshme unë hyna në ato rrethana diku përpiqesha të ndihmojë me një shkrim, diku me një aktivitet. Dikur më duket në vitin 1996 të them të drejtën nuk e mbaj mend sakt, por në kuadër të LDK-së më zgjodhën nënkryetare, një funksion që e bëra një vit ose dy vjet, por unë e kisha mjaft të ndarë punën time. Merresha me informimin e opinionint gjerman, me krijimin e kontakteve me gjermanët, me përkujdesjen e rrjetit të miqëve dhe partnerëve që kishim dhe në atë drejtim mendoj që ne, LDK në Gjermani ka shënuar një rritje me kalimin e kohës por edhe një të cilësisë së organizimit.
A.BAJRAMI: Në Gjermani ju thatë nisit të bashkëpunoni si të them me zyrën e LDK-së ku ishte zoti Hafiz Gagica kryetar dhe Sali Çekaj. Po më vonë e morët edhe pozitën e zyrtares për informim, zëdhënëses dhe ishit fytyra e LDK-së por të them edhe e Kosovës në Gjermani. Ishit mjaft aktive. Si nodhi kjo? Pse ndodhi kjo në fakt? Pse e morët atë punë?
D.GËRVALLA: Viti 1998 mua më gjeti zëdhënëse të LDK-së në Gjermani për shkak se nuk kisha më mundësi të isha kryetare, thjeshtë nuk i kisha mundësitë familjare. Unë doja të përfundoja studimet, kisha një djalë të vogël dhe çështje e zëdhënëses për shtyp ose e zëdhënëses së partisë është pak më, në Gjermani mua më përshtatetj më tepër sepse ishte më tepër e lidhur drejt me gjerman dhe ai ishte i lidhur drejt me punët që bënim ne. Punët e tjera bëheshin nga zyra në Shtutgart. Prandaj në vitin 1998 kur filloi Serbia ofenzivën e saj me masakrat që i bëri në Drenicë filloi natyrisht një kapitull krejt i ri edhe për ne në Gjermani do të thotë jo vetëm për ju që keni jetuar këtu. Dhe opinioni gjerman ishte mjaft i gatshëm që të pranon edhe shpjegimet tona edhe verzionin tonë e jo vetëm verzionin e konsullatave dhe ambasadave serbe që ishin në Gjermani.
A.BAJRAMI: Para se të vazhduaj për punën e juaj në LDK në atë kohë më intereson të di pse nuk iu kthyet në Gjermani aktivitetit politik aty ku mbeti babai juaj me ata njerëz që tashmë ishin në LPK. Kishin krijuar atë strukturën të unifikuar të them ashtu. A patët komunikim me dike prej shokëve të babait?
D.GËRVALLA: Pikërisht asaj strukture iu ktheva sepse shokët e afërt të babait tim, miqt e babait tim ndodheshin tani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse jo vetëm Shqipëria dhe Evropa Lindore por edhe Kosova kishte bërë hapa të mëdhenj nga viti 1982 kur unë isha larguar për në Shqipëri, dhe për mu ishte surprizë mjaft e madhe ajo formë e re e komunikimit që ekzistonte mes tyre. Pra unë u ktheva pikërisht aty ku unë mendoja ta gjej babain tim dhe jo në Lëvizjen Popullore të Kosovës e cila kishte mbetur mjaft e kufizuar si numër sepse pjesa më e madhe e veprimtarëve të vjetër për Kosovën kishin shkuar dhe i ishin bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës si lëvizje në Gjermani.
A.BAJRAMI: Gjatë punës tuaj në LDK e takuat Ibrahim Rugovën? Çfarë ishin raportet me te?
D.GËRVALLA: Unë Ibrahim Rugovën me siguri si fëmijë mund ta kem takuar por nuk e mbaj mend. Ndërsa për herë të parë e kam takuar në Shqipëri ditën që kam dalë nga greva e urisë të studentëve, në shkurt të vitit 1991. Atëherë ai së bashku me Ali Aliun, Bujar Bukoshin dhe Hafiz Gagicën kishin ardhur, ishte herë e parë që Rugova vinte në Shqipëri, dhe ndoshta, ai ka ardhur herët në mëngjes tek ne, do të thotë mund të ishte ndër vizitat e para që kanë bërë në Shqipëri. Unë kam parë që Rugova mua më konsideronte si vajzën e shokut dhe mikut të vjetër dhe unë kam folë me shumë gjerman që kanë qenë pjesë e strukturave shtetërore të cilët e njihnin rastin e babit dhe vrasjen dhe secilën herë më thonin se e di e di se presidenti Rugova kur ka qenë në Gjermani ka biseduar.
A.BAJRAMI: A kanë pasur afri Rugova dhe Jusufi?
D.GËRVALLA: Unë nuk e di se sa afri kanë pasur më vonë por unë e di që ata kanë një shokë të përbashkët me të cilin Rugova ka ndarë dhomën si student dhe babi herë pas here, si kanë qenë kushtet atëherë nëpër konvikte ka fjetur në dhomë të tyre do të thotë përmes Isa Zymberit si shok i tyre ata kanë kaluar mjaft kohë bashkë në fillim të studimeve. Se si kanë shkuar më vonë, babi ka shkuar në gazetë, Ibrahim Rugova në Institut Albanologjik. Besoj se nuk kanë pasur kontakt të përhershëm por e kanë njohur mjaft mirë njëri-tjetrin dhe e di që të dyja palët kanë pasur konsideratë për njëri-tjetrin.
A.BAJRAMI: Po si kryetar i LDK-së apo i lëvizjes në Kosovë Ibrahim Rugovën si e vlerësoni ju sot?
D.GËRVALLA: Si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që jam vet unë i lejoj vetes të them gjithmonë të shprehem pak më kritike se sa ata që kanë ndejtur anash dhe vetëm kanë ditur të kritikojnë gjithnjë. Natyrisht që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, si përpjekja e parë e shqiptarëve për të krijuar një pluralizëm politik, dhe një liri mendimi brenda Kosovës, nuk mund të ishte e suksesshme 100 për qind. Natyrisht LDK-ja mbidominonte realitetin politik në Kosovë dhe jo ashtu po të ulemi në letër dhe ta bëjmë që ekzistojnë shumë parti politike të cilat kanë mendime të ndryshme etj. etj. Por Lidhja Demokratike e Kosovës krijoj një realitet të pajtimit kombëtar i cili nuk ishte përpara saj. Unë mendoj që pa rolin e Rugovës të tillë siç ishte, ne nuk do të ishim në gjendje që në vitet 1990-të të bashkoheshim gjithë bashkë. Dikush thoshte; ti ke qenë titistë, ti ke qenë enveristë, ti ke qenë këtu, ti atje dhe nuk do të lindte kjo energji dhe kjo dinamikë që çoi në rrëzimin e diktaturës së Millosheviqit.
A.BAJRAMI: Megjithatë, brenda vetë LDK-së sidomos në diasporë poashtu ndodhi një konflikt i brendshëm, ai unitet humbi ndoshta në momentet kyçe. Dikund në pjesën e dytë të viteve 1990-të na kujtohet se ka pasur një konflikt madje edhe të hapur në mes LDK-së këtu në Prishtinë dhe Ibrahim Rugovës dhe qeverisë në egzil të Bujar Bukoshit atje. Ju ishit në një ndërtesë me Bujar Bukoshin. LDK-ja, si ishin raportet, pse ndodhi ajo?
D.GËRVALLA: Në një pjesë të kohës kemi qenë në një ndërtesë me zyrën e qeverisë në Shtutgart. Ajo nuk është për t'u, nuk mund të heshtet që pati fërkime jashtëzakonisht të mëdha dhe pati qëndrime të cilat unë nuk i kam kuptuar nga asnjëra palë sepse në fund të fundit të dyja palët kishin një qëllim pozitiv dhe të dyja palët punonin përditë për arritjen e atij qëllimi pozitiv dhe me metoda që ishin mjaft të ngjashme, pothuajse identike. Bujar Bukoshi drejtonte fondin e 3%-shit por pa aktivet dhe nëndegët e LDK-së në Gjermani ai fond i 3%-it do të ishte vetëm një teori sepse ishin njerëzit tanë ata që shkonin dhe shëtisnin nga fshati në fshat dhe i motivonin njerëzit të mblidhnin dhe të pasurohet ky fond dhe këtu të mbahet jeta, do të thotë të financohet jeta paralele, e cila zhvillohej këtu. Por konflikti në mes Bukoshit dhe Rugovës natyrisht, mendoj sidomos për shqiptarët në Gjermani, sidomos për atë pjesë që ka qenë e angazhuar në LDK nuk ka qenë e lehtë për t'u përbirë sepse në njërën anë për herë të parë ke një qeveri të cilën dëshiron ta përkrahësh dhe për të cilën punon përditë dhe në anën tjetër e ke Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që ndodhet në Gjermani. Unë e them hapur ashtu siç i mendoj gjërat. Unë them që të dy do të duhej të kishin gjetur mundësinë të ulen dhe të zgjidhin problemet e tyre, se nuk kanë qenë probleme në mes qeverisë dhe LDK-së. Po mendimi im dhe unë po flas tani, se ai ka qenë problem në mes Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit dhe mënyrës jokompatible që ata kanë pasur mes vete për komunikim.

Familja e Jusuf Gërvallës
______________________________________
A.BAJRAMI: Kryetari i sotëm i LDK-së poashtu ishte në atë kohë në qeverinë e Bukoshit, zoti Isa Mustafa. Si e shihni atë në atë mesin, në këtë raport, ishte ai natyrisht ministër i Bukoshit ishte edhe ai në taborrin e atyre kundër Rugovës?
D.GËRVALLA: Unë këtu nuk mund të them asgjë sepse nuk mbaj mend biseda të tilla. Unë e mbaj mend Isa Mustafën si njeri jashtëzakonisht korrekt me faturat e 3%-shit, me ato punët me të cilat merrej. Nganjëherë e kam përjetuar qoftë Mustafën, qoftë Bukoshin si persona që me shumë hezitim i lëshonin të hollat nga dora. ..., kishte disa gjëra që do të duhej të ishin financuar me fondin shtetëror të Kosovës. Do të ishin marrë disa masa për financim të disa strukturave të cilat do të ishin të gatshme kur të vinte koha të kthehej pjesa më e madhe e shqiptarëve. Unë aty e kam parë pak si të stepur dhe të frikësuar nga frika se mos thonë se kemi vjedh mos thonë se kemi marrë.
A.BAJRAMI: Edhe sot e kësaj dite diskutohet 3%-shi dhe madje ka pasur së fundi edhe akuza ndaj, pikërisht Bujar Bukoshit por edhe vet Isa Mustafës se janë keqpërdorur të hollat e asaj kohe. Keni përshtypje se ka pasur keqpërdorime të fondit?
D.GËRVALLA: Nëse kërkon përshtypjen time shumë personale, unë them që jo sepse unë e kam parë se në çfarë forme kanë punuar. Unë nuk e kam përshtypjen se të hollat e fondit të 3%-shit janë shpërdoruar. Unë mendoj megjithatë se do të ishte dashur që me ato të holla të 3%-shit të financoheshin shumë gjëra që janë lënë pikërisht nga kjo frika se dikush mund të vjen dhe mund të thotë se i keni shpërdoruar të hollat.
A.BAJRAMI: Keqpërdorimi mund të konsiderohet pse vetëm nuk janë harxhuar sa duhet shpejt dhe jo se janë harxhuar gabimisht!
D.GËRVALLA: Mund që të jenë lënë anash gjëra që sot po shihet se janë vitale për Kosovën.
A.BAJRAMI: Për çfarë e keni fjalën p.sh.?
D.GËRVALLA: Po e kam fjalën për krijimin e një kuadri të njerëzve të rinj të cilët veç jetonin në Gjermani të përgatitur në, qoftë në çështje të protokollit, qoftë në çështje, mbështjetja e studentëve të rinj.
A.BAJRAMI: Po flisni për ndërtim të administratës, të diplomacisë, jo për luftë për armatim?
D.GËRVALLA: Jo! Jo! Nuk po flas për atë. Unë t'ju them të drejtën gjatë kohës që kam vepruar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, unë jam marrë me palën gjermane, Sali Çeku dhe Hafiz Gagica janë marrë edhe me çështje të stërvitjes së ushtarëve dhe oficerëve, të armatimit etj. etj. Unë aty veç çka flas gjëra që kam dëgjuar sepse unë aty lidhje nuk kam.
A.BAJRAMI: Ju ishit aktive deri në fund të luftës, deri në vitin 1999 por shumë shpejt mandej sikur u larguat, e braktisët LDK-në apo çka ndodhi?
D.GËRVALLA: Jo unë me përfundimin e luftës në Kosovë, dhe këtu unë e kam pasur si qëllim që kur kam hyrë në një lëvizje poltike se unë LDK e konsideroja si lëvizje politike e jo aq si parti e ngurt, kam qenë pak alergjike ndaj partive, ngaqë vija nga një sistem totalitar ku ekzistonte vetëm një parti, Partia e Punës së Shqipërisë. Prandaj LDK për mua ishte një lëvizje por unë e kisha të qartë se nuk do të merrem gjithë jetën time në Gjermani me aktivitete të tilla në këtë formë politike. Unë vij nga sfera e artit dhe e kulturës, unë do të doja që të organizoj aktivitete të tjera kulturore të mbështes njerëz aty ku kam mundësi. Për mua ishte shumë e qartë, që me përfundimin e luftës përfundon edhe detyra ime si zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Them të drejtën nuk kam pasur ndonjë presion ose ndonjë inat por kaq, kështu ishte plani im. Në momentin kur krijohen mundësitë që njerëzit të kthehen të lirë në Kosovë, unë e përfundoj punë time.
A.BAJRAMI: Iu kthyet flautës, iu kthyet studimeve? Çka keni bërë prej vitit 1999 deri sot?
D.GËRVALLA: Jo, unë iu ktheva studimeve sepse i kisha lënë shumë anash. Pastaj nga viti 1999 deri sot përveç studimeve unë punoj vazhdimisht. Në ndërkohë kam tre fëmijë, në atë kohë kisha një djalë të vogël. Kam gjetur një kompromis në mes jetës familjare dhe jetës profesionale, por edhe luftoj çdo ditë me çështjet teknike dhe të tjera që sjellë jeta e përditshme.
A.BAJRAMI: Keni qenë dëshmitare, të themi ashtu e shumë zhvillimeve dhe një ecjeje në Kosovë dhe rreth Kosovës, e cila tani po merr formën e shtetësisë këto vitet e fundit. Do të doja të ma jepni një vlerësim, një këndvështrim tuajin se çka shihni kur e shihni Kosovën sot? Është kjo ajo për çka Jusuf Gërvalla dhe të tjerët luftuan?
D.GËRVALLA: Unë e di që publiku ynë është i ndieshëm ndaj fjalëve të rënda, megjithatë ata që më njohin e din që unë nuk kursehem në fjalë, nuk i bie rrotull. Unë e kam pasur vështirë në vitet 1990-të bashkë me bashkëpunëtorët e mi që krijojmë kontakte në Gjermani, që t'i mbajmë ato dhe thjeshtë të krijojmë një përkrahje e cila u pa që doli jashtëzakonisht e vlefshme. Ne atëherë kur patëm nevojë për ndihmë, qoftë të shteteve evropiane, qoftë NATO-s dhe të tjerëve. Sot unë Donika Gërvalla nuk mund të shkoj në Gjermani e të bisedoj me askënd për Kosovën. Pse? Sepse Kosova në Gjermani shihet si simbol i krimit të organizuar dhe i korrupsionit. A është i tepruar ky vlerësim a është real unë nuk di ta vlerësoj! Por kështu shihet. Dhe sa herë që vij në Kosovë të njejtën gjë e dëgjoj edhe nga kamarieri edhe nga taksisti, nga aktivisti politik, nga profesori i Universitetit, edhe nga gazetari. Me të gjithë ata që bisedoj të njejtin vlerësim kanë. Në vendin tonë, në Republikën e Kosovës, tash me fusnotë, në vendin për të cilin babai im vërtetë sakrifikoi çka pati, jo vetëm jetën e tij po ai sakrifikoi karrierën e tij si gazetar, si muzikant, si shkrimtar, sakrifikoi mjaft, sakrifikoi vendlindjen e tij dhe u detyrua të shkonte në emigracion. Do të thotë Republika e Kosovës, për të cilën ai sakrifikoi në fund jetën, është një shtet i cili identifikohet kryesisht me korrupsion dhe krim të organizuar. Në vitin 2012 për mua nuk ka vlerësim më rrënues, privat, për mua personalisht si vajzë e tij, se sa kjo. Unë e shoh këtu shpesh kur vij, qoftë edhe pushtetarë afrohen, dëshirojnë të bëjnë përmendore, dëshirojnë të bëjnë takime përkujtimore. Unë mendoj që respekti as ndaj Jusuf Gërvallës, dhe Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, as ndaj Jasharajve as ndaj të tjerëve nuk tregohet duke ndërtuar përmendore, respekti tregohet duke ndërtuar një shtet i cili ju kthen dinjitetin shqiptarëve, sepse po t'i shohësh rrugës, në dallim nga viti 1990 kur ne e mundëm Millosheviqin, me ndihmën e të huajve por ne e mundëm Millosheviqin, ne me punën tonë kaq vjeçare e sollëm lirinë e Kosovës dhe sot ndodhemi në një shtet ku njerëzit ecin me kokë poshtë edhe po i pyete pak se si e ndiejnë veten çdo i treti të thotë se po të kisha një mundësi do të kërkoja të shkoj dikund jashtë.
A.BAJRAMI: Po kush mendoni se është përgjegjës pse është kështu si e shpjegoni ju?
D.GËRVALLA: Është shumë e thjeshtë. Jo vetëm që e mendoj unë por realiteti flet. Ne kemi një qeveri e cila nga pjesa më e madhe e popullatës e para; e vërtetë apo e pavërtetë unë nuk jam gjykatës që ta vërtetoj, sepse unë nuk kam qenë e pranishme gjatë zgjedhjeve por një pjesë e madhe thonë që disa vota janë vjedhë, disa vota thjesht janë manipuluar dmth vënë në pikëpyetje legjitimitetin demokratik të kësaj qeverie që ekziston sot; e dyta ne kemi qeveritarë të cilët në vitin 1999 kur janë kthyer në Kosovë, janë kthyer me 100 marka në xhep, sot zyrtarisht deklarojnë pasuri të llahtarshme. Unë i njoh rrogat këtu. Si vjen deri tek shuma të tilla të paimagjinueshme në deklarimet e tyre. Nuk po flas për ato që nuk deklarohen, po flas vetëm për ato që deklarohen legalisht. Me këtë dua të them që është një frymë shumë e pashëndetshme e cila atë shqiptarin në Dubovik, i cili vitet 1980-të ka vuajtur nga policia serbe, në vitet 1990-të ka vuajtur nga papunësia, nga mbyllja e shkollave, nga presioni direkt i policisë serbe, në vitin 2012 prapë e lë kokulur sepse e sheh që nuk ka kurrfarë perspektive as për vete e as për fëmijët e tij.
A.BAJRAMI: Ku është rrugëdalja nëse ju do të ishit në pozitë të bënit diçka? Çka është ajo që do ta kishit ndryshuar? Njerëzit në pushtet apo sistemin?
D.GËRVALLA: Kosova ka nevojë të zgjedhë një qeveri e cila nuk premton përralla por e cila ka mundësi që me më pak korrupcion, unë sot po të më kishit pyetur para dhjetë vjetëve do të kisha thënë nuk është temë për ne, por sot nuk kam iluzion se Kosova do të shlirohet kaq shpejt nga korrupcioni. Por me më pak korrupcion dhe me vizion më të qartë për shtetin dhe të ardhmen do të arrin të ndërton këtë shtet. Unë nuk e shoh këtë qeveri në asnjë aspekt, të aftë të sjellë një të ardhme ku unë do të doja t'u them fëmijëve të mi shko dhe jeto atje. Ka diçka, siç e thatë, unë jam rritur në një ambient i cili ka qenë në njërën anë diktatura shqiptare, me gjuhën e saj me demagogjinë e saj, në anën tjetër ambienti i Lëvizjes Popullore të Kosovës të cilin unë e njoh një pjesë të madhe, unë pak i njoh direkt, por i kam ndjekur shkrimet e tyre, fjalët e tyre. Unë vërej që ka shumë LPK në qeverinë e Kosovës sot. Me këtë nuk dua të them që mua më pengon fakti që ish-anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës sot qeverisin Kosovën, por ka një element i cili më kujton kohën kur kam jetuar në Shqipëri. Unë e njoh këtë gjuhë, këtë demagogji që unë flas e flas e flas e them se unë po e luftoj korrupcionin në ndërkohë kur unë jam vetë pjesë e korrupcionit. Ajo është një gjuhë demagogjike e trashëguar, nuk e di, ose nga struktura të vjetra shqiptare ose nga struktura të reja shqiptare.

Donika Gërvalla
________________________________
A.BAJRAMI: Mendoni se sistemi i Enver Hoxhës është i instaluar sot në Kosovë në vitin 2012?
D.GËRVALLA: Ndoshta jo i Enver Hoxhës po i njerëzve që e pasuan Enver Hoxhën dhe të cilët i përdorën të njetat metoda si Enver Hoxha të paktën në aspektin ideologjik. Unë shoh shumë, t'ju marrë një rast që të mos jem e njëanshme unë me shumë kurreshtje kam dëgjuar biseda të gjata të Albin Kurtit, në televizionin shqiptar. E kam vënë re që ky njeri edhe pse është shumë i guximshëm përdorë të njejtën gjuhë pothuaj se staliniste kur flitet për të drejtat personale, për të drejtat e njeriut, për atë se çfarë mund të shkruaj shtypi, çfarë duhet të fshihet për hir të një ideali më të lartë, etj. etj. Unë, më vjen shumë keq që e gjej këtë gjuhë që unë e kam mësuar në shkollë në Shqipëri, dhe kështu janë rritur atje gjenerata të tëra. Këtë gjuhë demagogjike unë e gjej në Kosovë në deklaratat e qeveritarëve, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Shumë rrallë më befason dikush me fjalë konkrete dhe me propozime të shëndetshme.
A.BAJRAMI: Po kjo qeveri që e përmendni ju nuk është vetëm me njerëz prej LPK. Ka edhe njerëz të LDK-së, madje shumë të afërt të Ibrahim Rugovës që janë brenda.
D.GËRVALLA: Natyrisht që nuk është vetëm e LPK-së. Unë mora këtë segment që unë e kam shumë të afërt, që unë e ndiej, kur dikush fillon dhe dy fjali i thotë unë e shoh se ky ka kaluar shumë kohë gjatë me pasardhësit e Fatos Nanos ose me mësuesët e tij. Fatkeqësia është edhe ajo, unë shoh shumë miq të vjetër të asaj kohe, njerëz të cilët gjatë viteve 90-të kanë lëvizë në Kosovë shumë procese. I shoh sot janë këshilltar, kanë një vend komod pune dhe ndoshta edhe kërcënimi me papunësi, ndoshta kërcënimi me atë që nesër, pasnesër mund të rrish në shtëpi, të dalësh në pension dhe të mos kesh asnjë ndikim në jetën politike i detyron këta njerëz të heshtin. Ka edhe diçka tjetër. Krimi i organizuar nuk është vetëm krim ekonomik në Kosovë. Krimi i organizuar është krim që përfundon me vrasjen e njerëzve në mes të rrugës. Prandaj, frika. Nuk mendoj që mund të kërkohet nga shqiptarët në Kosovë që me dekada të tëra të jetojnë me frikë dhe megjithatë të ngulin këmbë. Unë jam rritur me një baba i cili nuk ka pasur frikë, dhe të kthehem tek ajo se ka ardhur koha të mos heshtet. Babai nuk ka heshtur. Kam atë pretendim që në Kosovë ka ardhur koha të mos heshtet. Të gjithë e dimë realitetin, të gjithë e dimë që për një deklaratë ose për 500 euro që dikush nuk i paguan haraç dikujt që vjen t'ia kërkoj mund të vritesh vet, mund të vriten pjesëtarët e familjes, mund të kidnapohen fëmijët. Prandaj për një realitet që ne e njofim mjaft mirë, kë presim që të vij dhe të na e ndryshoj?
A.BAJRAMI: Siç e shpjegoni ju, del se alternativë brenda kësaj elite politike gati edhe nuk paska!? Meqenëse kemi, Prishtina qeveriset nga LDK-ja! Nuk është se Prishtina është ndryshe prej pjesës tjetër të Kosovës. Qeveria qendrore përfshin në vete një pjesë të madhe të spektrit politik ku nuk është vetëm PDK-ja e njerëz që dikur ishin në LPK. Flisni për opozitën e cila poashtu thoni se ka një gjuhë të rëndë gati enveriste. Kush mbeti këtu që mund ta nxjerr këtë vend në rrugë të drejtë?
D.GËRVALLA: Unë kam njohur gjatë këtyre viteve kaq shumë djem dhe vajza të reja, që janë shkolluar nëpër Universitete të mira, që në fillim të viteve 1999, 2000, 2001 kanë ofruar potencialin e tyre, kanë ofruar mundësitë e tyre dhe gjithmonë janë refuzuar nga frika pak a shumë provinciale, se nëse ai vjen nga jashtë dhe më tregon mua. Ka në Kosovë kaq shumë të rinj që kanë një vizion kaq të qartë, se nuk ka nevojë për ndonjë filozofi të madhe, sendet janë shumë të thjeshta. Mundësitë ekonomike janë në njërën anë, dëshirat janë në anën tjetër dhe vetëm duhet gjetur një zgjidhje e cila është konform ligjit, të mos shkelet ligji, të mos shikoj secili si të pasuroj xhepin e vet, po sesi të mbetet pak edhe për atë që është për t'u bërë. Unë nga Gjermania e shoh që ju këtu psh. nuk keni as përkrahje ndërkombëtare që do t'i nevoitej Kosovës. Keni një EULEX i cili është jashtëzakonisht i ngurt në strukturat dhe joefektiv. Sot duan të burgosin dike, nesër ndërrojnë mendjen, unë shoh këtu ambasador të cilët në vendet e tyre janë nëpunës të thjeshtë ndërsa këtu sillen si mbretër të vegjël, në këtë pashallëkun e tyre në Kosovë. Pra ka mjaft zgjidhje por ka nevojë në radhë të parë për njerëz që qeverisjen e Kosovës nuk e shohin si një mundësi për të shtrirë pushtetin e tyre, por për të përmbushur një detyrë katërvjeçare, tetëvjeçare, kaq sa ta kenë mandatin, të bëjnë një hap të vogël dhe t'i lëshojnë radhën tjetrit që vjen.
A.BAJRAMI: Do të thotë kjo Kosovë kështu si është nuk është ajo të cilën e mendoi dhe për të cilën luftoi Jusuf Gërvalla dhe shokët e tij?
D.GËRVALLA: Jo! Definitivisht jo, se natyrisht kur e shoh, nganjëherë e ngushlloi veten kur e shoh realitetin dhe them: Para 20 vjetësh ende ka qenë ushtria e Milloshqviqit në Kosovë. Policia ka mundësi të kapi të parin që i del përpara, veç pse si ka pëlqye pamja e tij, ta rrah, ta len në vend, ta burgosë dhe gjithçka. Kur e krahasojmë me realitetin tonë para 20 vjetësh, natyrisht që jemi në një kohë krejt tjetër. Por Kosova është e lirë, Kosova është shtet dhe ka disa gjëra disa vogëlsira të cilat. Jusuf Gërvalla luftoi me penë për Republikën e Kosovës. Dhe unë për vete e kam parë si shumë tragjike që diku i vihet një fusnotë, diku kthehet në Republikë Kosovo, pa asnjë nevojë që ne të marrim përshkrimin serb të Republikës tonë. Do të thotë kam përshtypjen se është një lehtësi e madhe me të cilën gjërat e rëndësishme i nënshtrohen interesave të përditshme të pushtetarëve tanë, prandaj unë nuk jam pesimiste. Unë e di që kam parë më shumë se një herë në jetën time që shqiptarët në Kosovë janë mjaft të durueshëm. Gjyshja ime e përdorte një shprehje: gjithçka këputet prej së holli vetëm zullumi prej së trashi. Dhe shqiptarët kanë dëshmuar këtu se nëse teprohet nuk janë ata që mund t'i zbusësh me dy rroga ose me tre rrugë të reja që ndërtohen. Unë mendoj se këta njerëz kanë merituar që t'ju kthehet dinjiteti. Mua t'ju them sinqerisht më vjen zor të bisedoj me dikë në Gjermani, me dikë që më kërkon një mendim para se të vij në Kosovë. Me shumë turp bisedoj me ta, duke e ditur që ka qeveritar që dërgojnë letër Prishtinës që kryeministri të mos marrë pjesë në këtë konferencë se ndryshe kancelarja gjermane ose një kryeministër i një shteti tjetër nuk merr pjesë. Ne kemi një qeveri me të cilën qeveritarët e huaj nuk duan të kenë fotografi, nuk duan t'u japin dorën. Iu shmangen dhe kjo, shikoni një gjë shumë të vogël, çfarë bën tani Jeremiq, ai aspak nuk vjen në Gjermani që të bëjë propagandë për Serbinë. Ai vetëm erdhi dhe tha; unë nuk do t'u them asgjë, shifeni vetë. Unë jam e bindur se po të ekzistonte në Gjermani mundësia dhe Gjermania ka qenë motorri kryesor i cili ka çuar në njohjen e pavarësisë në Evropë, po të kishte mundësi Gjermania ta rikthente atë kohë dhe ta bënte të pabërë njohjen e pavarësisë së Kosovës, nesër do ta kishin bërë.

A.BAJRAMI: Na vjen keq nëse është ashtu. Sidoqoftë diskutimet e tilla do të vazhdojnë. Zonja Donika Gërvalla, ju falemnderit shumë që ishit mysafire në emision. Shikues të nderuar me këtë e përfundojmë emisionin e sontëm. Deri në shikimin e ardhshëm ju përshëndes. Natën e mirë.
- FUND -
........................................
Shikoni edhe këtë pjesë të intervistës në YouTube:

===================================
NË VIJIM MUND TË SHIKONI NJË DEBAT PËR KOSOVËN,
KU KA MARRË PJESË DONIKA GËRVALLA.
.................................................
...................................................