2012-09-28

Angjelina Krasniqi Bardhaj :Më bëhet se valoj, si Flamuri i Vlorës...


Emri i vertet  eshte Angjelina KRASNIQI Bardhaj...(shkaku pse nuk e perdor emrin  e vertete  eshte sepse Angjelina Krasniqi nese e perdore  e ka vajza e tezes qe eshte  gjenerat me te dhe qe edhe ajo jeton ne Peje...nderkaq Angjelina Bardhaj nuk mund ta perdor sepse e ka motra e bashkeshortit qe edhe ajo jeton ne Peje)keshtu qe ajo  ka zgjedhur  emrin Enxhi Krasniqi Bardhaj ...

Eshte  e  lindur ne Pejen me  1968. Kreu Gjimnazin Bedri Pejani drejtimi matematikor ...ku dy vite eshte shpallurr nxensja me e mire . Fakuletitn Teknik ku pas dy vitesh (per shkak te situates se asaj kohe,per shkak te marteses dhe largimit nga vendelindja )behet nderprerja...Sot jeton dhe punon ne gjermani dhe perpiqet te jete nene dhe bashkeshorte e mire...


Angjelina Krasniqi Bardhaj
BJESHKËT MË ZGJOJNË

Kur zbres në Pejë, jam fjollë e borës
Më bëhet se valoj, si Flamuri i Vlorës.

Më ngjallën Fishta, Migjeni e Naimi
Mbretërisht aty rri ulur Lekë Dukagjini.

Zgjatem dhe shikoj Bjeshkët e Rugovës
Lutem që forcën t’i dhurojë tërë Kosovës.

Nga goja e shkëmbit, pi ujë të bekuar
Me penën time, mallin për të grushtuar.

Liqene më bëhen sytë, dhe ngrihen në qiell
Lahem me borë, ngjyrosem me diell.

Duart prarohen si lira ndriçojnë
Nga gjumi i harresës, bjeshkët më zgjojnë.

Edhe në dimër më behet, se vjen vera
Me diellin e Durrësit e krushqit kah dera.

Nga larg shikoj tymin,qe del oxhaku
E tëra ndizem,në dej shpejtë vlon gjaku.

Me zërin kambanë, thërras me furi
Erdha moj nanë, serish në shtëpi.

Shtrohet me madhëri sofra si dielli
Përplotë begati e mirësi, si qilim prilli.

Më bëhet vetja, fluturoja mbi re.
Me flokët e thinjura, aty, ndjehem e re!...

ATJE ËSHTË DUKAGJINI


Atje ku lindën të mëdhenjtë burra,
Ndrec Luca, Haxhi Zeka,Bajram Curri,
Ndue Përlleshi, e të tjerë të fortë si kulla.
Atje ku LIDHJA SHQIPTARE foli pa pra,
Ku digjet dorështrëmbëra mbi tra.

Atje, atëherë në kohë të kometës,
Kur trimat martoheshin me pushkën,
Malin,fushën patën shtratnuse të vetës.

Atje e atëherë,nga syri i zi për t’u mbrojtur,
Vajzat dërgoheshin si murgesha ,
Rrëkeloti i tyre lau pluhurin e kohës,
Iku dhe ajo,bashkë me trimat në shkrepa.

Atje ku britma edhe qiellin shpoi:
„Mos m’i prekni kulla e oxhake,
Ju vërboj me të Shqiponjës thonjë!"

Atje ku plaku thërret me zë si pushkë:
"Kthehuni - Mirë se vini bijtë e mi,
Dymbëdhjet thuprat e bashkuara bëjnë fuqi!"

Ku Mërturi, Kelmendi, Krasniqi e Mirdita,
Thaçi dhe të tjerët të fortët gurë
Lane gjurmët në histori, për të mos vdekur kurrë.

Atje ku sytë ruanim
Nga pluhuri që hidhej prej korbash,
Atje ku varri i shenjtë
Kërkon prehjen prej kohrash.
Atje, ku gozhduan në kryq dhe femijë,
Atje është e jona mbretëri.

Atje ku dasma nuk ndalej nga lufta,
Ku tupani tingëllonte si pushka.

Atje ku luhet vallja e shpatave me krenari,
Ndera,Besa dhe Bujaria kanë folën aty.

Atje, ku për hise fene e Krishtit kam prej fisi,
Atje, ku Bajraku mbi çati si plumb krisi.
Atje është Dukagjini. Atje kam lisat e mi!...
Atje eshte Aroma e Tokës -Lindjefëmijë!...


MAGJE E KOSOVËS


Kosovë!...
Të ka zënë magjja,
Shumë ngushtë ke rënë.
Mielli dërmohet prapsht,
Mullirit të blojës
Pritën i kanë zënë.

Eh,magje e Kosovës!..
Mafishtë e gufuar shpejt,
Por që në duar të mafijozëve
Dhe të makutërve ke rënë,
Aty, shitet shpirti i njeriut
Dy fjalë pa i thënë!...

Si ta gjejmë magjatoren,
Një magjareshë plot aftësi,
Që pesë fish pa prituar,
Me majin si shqetësim të ethshëm
Bukën e Kosovës të dlirë e gatuan .

Brumë magmë do ngihen,
Do shpërthejnë si një vullkan
Nga thellësia e ftohtë e varreve,
Të ndezin serish
Zjarrin e oxhakut,dritën e qiriut,
Vetëtimen e mendimeve,
Ata, që kurban u bënë
Për Tokën e Perendive.

Gjëmbaçët muerve të magjes,
Me rrënjë të thara,trungje të djegura,
Do ikin të fjetur…
E magjes t’i kthehet sërish mushti ,
I marrë nga mjalti i gështënjave të pjekura!...

KRIJESË HYJNORE

Mos e shtyni në të errtën ultravjollcën zonë,
Freskinë e një metamorfoze në lulëzimpritje.
Ëmbëslsinë e një pafajsije tek të gjithë zgjon,
Tingëllimën e thirrjes së shpresës në rritje.

Këtë buzëqeshje të larë me qumështin e nënës,
Me rrjedhën zëkëngë nga tastjera lumturije,
Mos e çakordoni ritmin që përcjell si thëllëzë,
Mbi të mos hidhni vrundull dhëmbshurije.

Butësinë e tkurrur e të mardhur tretetni tutje
Nga bota e fluturueshme,e butë,e një fëmije,
Shijoni ëmbëlsinë hujnore të krijesës,ju bëjë lutje,
Trishtmin visheni me ngjyra të ngrohta dashurije.

Vlerësojeni si nocion i dritës,i tingullit,i kënaqësisë,
Thesar që zbukuron dhe jep kuptim jetëmrekullisë.


AROMË E MAGJES



Qëndroj
Pran gurit e drurit
Të oxhakut në ballë.
Tani hiri dhe vatra
Pa ty,
Nuk duken të gjallë!...

Qëndroj
Ku ndriste flaka
Konak e fole.
Të mbledhur rreth sofrës,
Ngrohtë e kishim, edhe ulur në DHE!...

Kapaku të hapej që në rrezen e parë,
Me aromën e bukës
Thërrisje, për ditë të mbarë!..

Mielli në magje
Kurrë nuk u fik!...
Rriti trima,
Të përballen me çdo armik!...

Ti sot m’i kujton stërgjyshërit,
M’i kthen të gjallë,
Trojet dhe hiret
Më shfaqen me mall!...

Sot më qëndron e kohës, e dënuar,
Në ndonjë muze, ose shtëpi të harruar.

Unë nga ty u deha
Si nga ngjyra piktori,
Në varg të shoh, si vjershëtori.

Ti, më je një galeri magjike,
Më flet, më thërret me ngjyra,
I tejkalon imazhet mistike,
Dhe radhet dalin nga vet natyra.

E di se strehën ke
Te Bjeshkët Malësore,
Por, në varg të dua
Të mbetësh jetësore.

Së bashku kohën të shalojmë,
Me vargje mallin ta grushtojmë.

MIRËMBRËMA MIQËSIA IME!...

Ja arrita ta rikthej adresen time!...
Më gëzon fakti se gjendem sërish në mesin tuaj…
Të ju lexoj dhe të më lexoni si përherë!...
Me urimin që të keni një mbrëmje të mrekullueshme ju përshendes me një thënje nga CICERONI-
“Duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësi të realizojmë miqësinë e vërtetë”!...

MBI MIQËSINË

Miqësia flet mbi të gjitha me veprime miqësore,
me fjalë, me sy miqësorë.
Ajo nuk ka sy të lëngët plot me dëshira trupore.
Nuk ka sy hulumtues, dinakë e të lëvizshëm,
për të zbuluar, hapësira përfitimi tek “miku” i radhës.
Unë them se miqësia
është një virtyt dhe kusht në të njëjtën kohë.
Ajo është kusht, që për ta patur si virtyt,
duhet të përzëmë nga brendia e vetes tonë:
hipokrizinë, zilinë, interesat materiale,
karrierizmin, servilizmin.
Po të zëvendësonim gjithë këto vese të urryera që mbart shpirti
dhe mendja njerëzore me miqësinë,
atëherë do kuptonim lehtësisht atë çka thënë Ciceroni!...
Le të sundojë VIRTYTI mbi sofren tonë të MIQËSISË!....

ZGJIM apo MBARIM

Hyra në veten time, atje ku prekëshin shkaqet,
Filluan të përlaheshin mendimet mes vete,
Vura re se diçka në mua kisha braktisur,
Siç braktis gjarpëri lëkurën e tij të vjetër.

Dëshira për të mesuar
Dhe për të venë veshin mësimeve,
U shfaq serish në udhën time.
Ç’është ajo që desha të mësoj?...
E gjeta!...E gjeta!...
UNI ishte ai!...
Prej të cilit unë desha të largohem
Dhe që desha ta mposhtë.
Por si ta mposhtë unin tim?!..
Të marr arratin prej tij,
Të fshihem e të mbyllem serish në vetveti!?...

Asgjë në botë më shumë
Nuk m’i ka vënë në punë mendimet
Sa ky uni im.
Kjo gjëegjëzë me të cilën unë jetoj,
Dhe çdo hap më detyron shumë here ta shikoj.
Dhe për asgjë tjetër në botë
Nuk di më pak se për vetvetën,
Edhe pse kot vras mendjen e tretem.

Çapita gjatë mendimet,
Një mendim ri tingëllojë:
Shkaku pse unë nuk e njoh vetën
Është vetë një:
Unë i trembësha vetvetës,
Çdo ditë e më shumë arratisësha,
Shëndrohesha në një lëng tretës.

Tani jam gati ta copëtoj unin,
T’ia qëroj të gjitha copat,
Pët të gjetur e gjurmuar
Në më të mbrendëshmen e tij ,
Bërthamën e të gjitha cipave,
Jetën!…Të hyjnishmën !...
Dhe të fundmen mbretëri!...
Në pluhur të kthehem
Të varros unin në timim mermer shtëpi,
Me të vetmin mbishkrim:
SHPIRTI PREHET NË QETËSI!....


FLAS ME SHPIRT


Rrotullohen bardhëmendimet,
Ndahen në dhomëza – dhomëza.
Secila dhomë ka nje princip,
Një moral …një histori, një sakrificë,
Një humanizëm,një ndihmë,një virtyt.

Fije e hollë drite zgjatem,
Shpoj terrin e dinakrisë dhe pabesisë,
Do i thërmizoj,pluhuroj,
Do ti bëj që era kur të fryejë,
Larg nga unë t’i bartë pa frejë!...

Mure të forta gurëzuar kam,
Ngjyrat e ylberit që dalin nga mua
Harmonizueshëm horizonteve të ndritshme,
Përhapen dritësueshëm
Janë mendimet që unë dua.
Unë, jetoj agime të trëndafilta pareshtur,
E lumturi që në mua është fshehur....

Flas dhe këndoj melodinë e pavdekshme!
FLAS ME SHPIRT!...Frymë e pashtershme!...


GAZI MË DJEG


Mos më pyesni!,,,
Pse në krahët e dallëndyshës së syrit
Kokërzë vesa ka zënë streh,
Rëshqet lehtazi mbi fytyrë fletën,
Mugëtirën nga mbrenda nxjerr,
Akullin e shpirtit shkrin,
Lahet trupi me ujin e ndjenjës që rrjedh.

Mos shikoni sytë e mi!...
Janë të çakorduar dhe të lodhur,
Duke kërkuar përgjigjen për ëndrën që thur,
Në jam humbase apo triumfatore,
Thërras ndërgjegjën,
Arsyen ta shkruaj në të zemrës mur.

Mos shikoni shthurjen time!....
Edhe pse e shkujdesur,
Mendjen nuk e mbaj në xhep,
Askush të drejtën mbi mua,
Nuk mund të ma marri
E as të ma jep!...

Shikoni dallgët në mua!...
Për të mbrojtur vetën dhe gazi më djeg
Ashtu në të djegur,kërkoj dritat në shteg.
Gazi dhe jeta sërish në mua troket,
Hareja shpirtin tim thërret!...

NEN JEHONEN E NATYRES

Truphollë, lëkurëzbehtë natyra më jep shëndet
Zgjodha një vend ku magjia vjedh dhe prehjet.

Lëkund barin me gishtërinjët eshtarak të dores
Mendoj se lëkunda burimin e hares mes poresh.

Unë!...Unë nuk mund të kuptoj mendjen time të prapt,
Pse i kendoj marrëzisë së fatit dhe botës së zhugavt?!

Pse i kendoj dhimbjes në gjithë këtë natyrë plot begati
Kur gjurmeve të damareve të mi, rrjedh lumturi.

Aroma e manushaqes dhe jehona e barit me vesë
Më dhanë krah të bardhë, të zhduk lodhjen e pashpresë.

Dridhesha në zgripcin e një gjarpërimi të lehtë,të rrallë
Në një pyll të largët, nën brojtjen e një qielli të bardhë.

Nuk ishte vetem jehonë që adhuroja,që pickon e dhemb,
Përkëdhel të ndërlikuarat e zemres të regjura në thelb.

Drita që mbulon e më ngroh mua,ndriçon kujtimin tim besëplot'
Bashkë me paradhimbjen përvëluese,vizion që sot s'kapej dot.

Përkryerjet mbushin zbrazëtin midis së vogles së dhënë
Dhe të madhes së premtuar që fisnikërisht e kam thënë!...

SHPIRTI I PA FAJË

Lërmëni të ndjek një tren me mendime,
Se po më iku, kot ndjek hekurudhat e tij,
Të hyj në strehen e një çmendine,
Dhe kumbanave tu bie me kohë, me furi.

Lëreni, trenin të tërheqë të vrenjëtat mia,
T’i largojë nga unë, t’i hedhi në terr, në ferr.
Vetullëngrysura dhe zhurma monstruoze
Të përfundojnë në gllënken e një gote verë.

Më lini në vetminë e gdhendur nga unë,
Në kotësinë e diçkaje që duhet thënë vetes,
Të shpëtoj shijen dhe taktin e një vullgareje,
Të mos mbetem bokërrimë e vlerë tretës.

Më lini të bashkoj vallen e thellë të rrokjeve,
Penda ime të vijëzojë dhe bashkojë fjalë,
U qëndroj ballëhapur, stuhisë dhe prekjeve,
Më zvarrisni pa mëshirë, shpirti im është i pa faj.


MËNGJESPRITJET E MIA


Embëlsinë, aromën që sjell mirëjeta,

Të mpleksur në një tufë gëzimesh,

E frymëzuar, ngarend e ngrohtë si vera,

Fushëzemra ngazëllehet mes fluturimesh!



Unë thëllëza - zëshëndoshë e gazmore,

Trupvogël, e llastuar si arabeskë e brishtë,

Ngelur përherë qenie e kulluar tingëllore,

E zhytur ëndrrave të pastërta dlirësisht.



Shtrydhem deri në thelb të thelbit,

Ngadalthi ngjitem ylberit të ngjyrshëm.

Më prek ballukeve e zgjatura fije e grurit,

Kënga e pafundësisë jehon magjishëm .



Në mua vezullojnë fijeartat ndriçime

Si shtojzovalle përzgjatem, prek fletët,

Burimeve kaltroshe rrjedh pa tepërime,

Me shpirt të yllëzuar pres mëngjeset.



E ushqyer me ndjenjën e pastër të njerëzisë,

I lumturohem çdo dite si shpërblim të hyjnisë!...


TELAT E SHPIRTIT


Ndriçohen dritëmendimet

Nën lëkurën e mëndafshët,

Dhe shkëlqejnë burimet

Afër mëngjesit gri plot afsh.


Të lehtat qeshje ngazëllyese,

Inde të ndezura të flakërimës,

Kaplojnë ndjenja mbërthyese,

Zhurma i thërret drithërimës.


Lëvrojnë në mua ëndërrat,

Në arat e shpirtit mbijnë,

Duke shkundur në dej flatrat,

Për të kërcyer mbi largësinë.


Dhe afshin që fryn mbi mua,

Vibrimet që më japin tingujhije,

Pëshpëritjet e buzëve të tua,

Kthehen në koncert dashurije.


Dhe telat e shpirtit, tingëllojnë me shije!...


NGROHTËFLAKA E ÇELSIT


Truplarë me dritë hëne dhe e yllëzuar,

Çelësin e zemrës atë natë kam kërkuar.


Qiejyjet zbritën,si qirinjë plot kureshtje,

Dritëndezur pa fikur, ndriçuan në heshtje.


Kur çelesin e mora valërizonte flaka,

Çiflitjet u shpërblyen me nota të arta.


Fytyrënuri, ngjyrmjaltin e mori vjeshje,

Gojëmëritura u ngarkua me buzëqeshje.

Çelësartë të dhuroj dhe kalanë e mbretërisë,

E pastër të flakërojë ndjenjëmbla e dashurisë.


Ngrohtflaka e saj gjithmonë të përshëndrisë!...


PËRPARA PASQYRËS


Përara pasqyrës qëndroj dhe mahnitem,

Thellë ne sytë e mi shikoj tënden fytyrë,

Del nga syri im dhe i tëri behesh portret,

Rrezaton gjithçka,me fjalet e tua më prek.

Pasqyra shndërrohet në diell të praruar,

Zëbuzëqeshja mbush dhomën me jehonë.

Dora jote qëndron mbi supin tim të zbuluar,

Dhe buzët e zgjatura arome puthje të lëshojnë.


Rrezë - dora më prek, më ledhaton mbi sup,

Pastaj vë dorën përmbi timen buzë.

Nga kënaqesitë kthej kokën të të puth.

Por Ti humbet si fluskë sapuni në ujë.

Kudo kap dhe dëgjoj vetëm zërin tënd,

Veshët shtërngoj,nuk di si t'u besoj

Tek cicërijnë lehtë të ëmblën këngë,

"Reja e bardhë,TY, për mua të nusërojë!"

Ti prap me djeg me tënden buzë mbi ballë,

Duart leviz si vetëtimë të të ndjej dhe prek.

E përhumbur luftoj me ndjenjën që më kall,

Por ti më ikën si shkëndijë, vetëtimë e shpejtë.

Kthehem e trullosur mbi pasqyrën në mur,

Rrezen e ngrohte dua ta shoh, dhe me të të flas.

Janë sytë e mi të vërbër,edhe pse s'ishin kurrë,

Si e çmendur rrah këmbët, duart, dhe bërtas:

"O njeri!...Po ...Po!..Ti që timen zemër e burgose,

dil të të shoh,dil, ndjej të rrahurat e mia në plandosje"!



KËRKIM STRUKJE


O terr i mbrëmjes, pse më prek dhe mbështjell,

Pse tika-takun rreth vdekjes e rreh dhe e sjell?

Ku të struket e fshihet trupi i brishtë dhe i mpirë,

Lotsyrin si ta thaj,si ta kthjelloj shikimin e dlirë.

Vazhgën lumenj vuajtjesh,t'a kujtoj ma ka ënda,

Dhe ti marr të kyçura edhe në arkë mbrënda.

Nese kthehem në këtë stine të vjetër, apo stinë tjetër

Trishtimin mbi mua,do e lexoni mbi timen letër!

Drita e flakëruar më merr drejt qiellit,më mbeshtjell,

Trishtimin me shkëdija parajse,shpirtit tim i mbjellë.

Lojën e Diellit dhe Hënës mundësoje të përshëndrisë,

Pas ikjes sime,askush të mos derdhi lotin e mërzisë.

Për fatin tim u dogja vetë, ndaj dua,JU t'i gëzoheni mrekullisë!...



PËRPLASJE E MANUSHAQTË

Nën vijën e hollë melodike të violinës,

Shfaqet,ngrihet në mua një dëshirë e paepur,

Përplasje e manushaqtë e valëve të shpirtit,

Një mbresë e pakapshme, që më lë të etur.


Valë imagjinare që zbuten, por nuk zhduken,

Nga hijet e drites së hënës rishfaqen,

Si kontur dritëhija jote në mua struket,

Dhe sytë përftyrojnë tingujt që kapen.

Një magji luan,vallzon,puhizon në mua,

Si erërat e trendafilit që përhapen në ajrin e lagësht,

Rreth fytyrës synojnë, dhe përhapin aromën – ftua,

Përvijojnë arabeska,ndjesi ëmbëlsie në timin kopësht.

Notat u tretën para se kjo ndjesi të kristalizohej,

Aq sa të mos zbuten nga notat, që lindin në vazhdim,

Mjegull që të mbështjell me lëngshmërinë e saj,

Nuk kapet dot, por zhytet në të thellin tundim.

Një sprovë, si të ndërtosh themele mes valësh,

Që mbesin si motive fluturake mes rërës dhe dallgës.

ALËT E PAVDEKSHME


Valët e rrëmbyera e të pavdekshme
Shpërndajnë aromë, butësi dhe hijeshi,
Buzëqeshje të dlirë e të parrëfyeshme,
Të magjishme dhe përplot mrekulli.
Zhurmëzemra erdhi aq pranë me furi,
Megjithatë na shpinte në pafundësi.
Mëri t’u mërrte, dhe më i çmuari guri,
Dashurinë e patundur nga thelbshpirti.
Kam frikë nga gervishtjet me thonj,
Nga fjalët e pagdhendura e qortuese,
Mos dëmtojnë lulëzimin e orhidesë sonë,
Lulëmendafshin e ndjenjës mikluese.
Të sterholluar, por me një gjuhë të zjarrtë,
Buqetën që nga ndjenja lindi dhe u rrit,
Qëndisëm në perden e tundosur art,
Një fuqi e pakufishme nga ne u prit.
Të goditur, të sharë, të zverdhur u rrekëm,
Mike, Vjollca, na ndriçoi me fjalën e saj.
Dielli dhe Hëna, takohen dhe prekën,
E pamundura arrihet, ndjehet edhe pa vaj.
Llampat dhe dritëhijet nga vazo biluri
Digjen veç e veç në muzgun e errësuar.
Presin lindjen e diellit, jetëgjatë sa guri,
Hapa të trëndafiltë në jetën e ëndërruar.
Por të lutem, i dashur, të kesh kujdes,
Harmonin e vargut mos e gremis dhe prish.
Shton stepjen në mua, zgjon idenë e enigmes,
Ëndrra ime e përjetëshme çdo herë të rrish.
Ç’të duhet edhe një pjesë tjetër më vonë,
Kur ne kemi muzikë e libër, dashurinë to
në?


KRIJESË HYJNORË


Mos u shtyni në të errtën ultravjollcën zonë,
Freskinë e një metamorfoze në lulëzimpritje.
Ëmbëslsinë e një pafajsije tek të gjithë zgjon,
Tingëllimën e thirrjes së shpresës në rritje.
Këtë buzëqeshje të larë me qumështin e nënës,
Me rrjedhën zëkëngë nga tastjera lumturije,
Mos e çakordoni ritmin që përcjell si thëllëzë,
Mbi të mos hidhni vrundull dhëmbshurije.
Butësinë e tkurrur e të mardhur tretetni tutje
Nga bota e fluturueshme,e butë,e një fëmije,
Shijoni ëmbëlsinë hujnore të krijesës,ju bëjë lutje,
Trishtmin visheni me ngjyra të ngrohta dashurije.
Vlerësojeni si nocion i drites,i tingullit,i kënaqësisë,
Thesar që zbukuron dhe jep kuptim jetëmrekullisë.


PËRLARJE ME PASQYREN


Përpara pasqyrës habitem dhe trullosem
Thellë në sytë e mi dalloj tënden fytyrë,
Nga syri im del,me portretin krekosem,
Rrezaton mbi mua,si më e bukura natyrë.
Pasqyra shndërrohet në diell të praruar,
Zëbuzëqeshja mbush dhomën me jehonë.
Dora jote qëndron mbi supin tim të zbuluar,
Dhe buzët e zgjatura arome puthje lëshojnë.
Rrezë – dora më prek, më ledhaton mbi sup,
Pastaj rreshqet lehtazi përmbi timen buzë,
E rrëmyer nga ndjenja kthej kokën të të puth.
Por Ti,më humbesh si e sapunit buzë – fluskë…
E drojtur degjoj kompozimin e zërin tënd,
Veshët shtërngoj,nuk di çfarë të besoj?
Tek cicërinjë lehtë të ëmblën këngë,
“Reja e bardhë,TY, për mua të nusërojë!”
Ti prap me djeg me tënden buzë mbi ballë,
Duart lëviz si vetëtimë të të ndjej dhe prek.
E përhumbur luftoj me ndjenjën që më kall,
Por ti më ikën si shkëndijë drite e shpejtë.
Kthehem e trullosur mbi pasqyrën në mur,
I arkitektuar bukur me shfaqesh, me ty flas.
Janë sytë e mi të vërbër,edhe pse s’ishin kurrë?
Si e çmendur rrah këmbët, duart, dhe bërtas:
“O njeri!…Po …Po!..Ti!…
Ti që rrapëllimat e zemrës pa pyetur i vodhe,
Me vargputhjet e prushta, që mbi mua hodhe”!


GURGULLIMA IME


Rrjedha e lumit tim është e kthjellët,
Nën rrezet e diellit ndriçon si kristal,
Shkronjë – fjala në trup si gjaku përcjellet
Zhurmëfrymarrja,ngrihet në piedestal.
Kur trishtim dhe frika mbi mua bien,
Si shtërngatë e rrymave të mbrendëshme.
Shurdhshmëria dhe moszhurma thyhen,
Pragun e heshtjes e merr vala e furishme.
Fillon shtërngatë e thellë,nuk i njoh shtigjet
Që çon pezull sipërfaqen e Lumbardhit.
Me vrullshmëri grryej e shkaterroj brigjet,
Përlaj çdo gjë që duket sikur birat e gardhit.
Jam lumi Drin,me valë rrebeshi,por dhe me mrekulli,
Gurgullima ime shpërndan dhe zë, të malit e melodi.


KALLINJËT E ARTË


Si iku koha kur njerëzit,
nga mundi e djersa
kishin kënaqësi,
për bukën e grurit
të mbledhur mbi kallinj.
Kishim sy që përshëndrisnin,
që në rrezen e parë
buzëgazi puthte diellin,
me dëlirësi dhe mirësi
derdhej si ushqim i shpirtit
Mikpritja me bujari.
Sot jemi bërë pikë e pes
ujk për bagëtinë e shëndoshë,
jemi gjarpër helmues
për drithërat në kosh.
A nuk është pasuria e njeriut
shpirti si fijegruri i artë,
që mbron dinjitetin e sejcilit
mbi botën që na bart?!…
Shumë pak të duhet, o njeri,
për të arritur gjer te lumturia!…
Pa buzëqeshje në fytyrë,
nuk vlen, dhe as shijohet pasuria!…


MES GJETHESH LULËZUAR


Unë endem me pafajsinë e fytyrës,
Prushi që kam në gji per ty, më djeg.
Kurmin tim vesh mbretëria e natyrës,
Mes gjetheve që dridhen nëpër degë.
Barishtës shtrihem, më freskon një frymë,
Lule mimozat fijeflokun e artë prekën.
Në sheshpushimin mbi një lëndinë,
Nuk humbas ndjenjat,por e marr vetën.
Kapem pas tingullit të mjegullës së lehtë,
Ëndrrat e ëmbla verbojnë dritën e hënës.
Lulëkurora mbulon kokën,nga ty dorëmbret,
Mua nuri më ndriçon si qumështi i nënës.
Sytë e mi hapen me diellin e gjallëruar,
Drejt dashurisë tënde të pambaruar.


TË LUNDROJMË


Fymës tënde nuk ja vendos pritën,
E lëj tej e tej të më theri, rrëmojë,
Nuk lejoj,rrugët tona të humbin dritën,
Hyjmë në anijen që rreptëvala e shpojë.
I mbaj të hapura të ndjenjës lehtëvela,
Zjarrin e shpirtit mbaj në të miat duar,
Mishëruar një me TY,pres të bëj vepra,
Eja në detin tim, krahror praruar.
Zgjas dorën time mes furlanit e stuhisë,
Të mbështjell me shkëndija e forcëdritë,
Përndezim flakën e ngrohtë të mbretërisë
Me ngjyra të safirta, ngjyrojmë jetë të dytë.
Të tanishmen,të ardhmen ta lartësojmë
Në flakën e festave të arratisemi, të lundrojmë!


GDHENDJA E DORËGJYSHES


Perënditë e kryqëzuara rrugëve ku thahet bari,
Të cunguara marrëzisht nga duart e shkreta,
Braktisur në gurorët e lagur ku shuhet zjarri,
Parashputa bënë lutje, më thoni, ku u treta?
Veprat e mbretërimit të kohës vrasin e flasin,
Dyert e arkës mbetën të mbyllura,u gozhduan,
Kohët e kullave të stërgjyshërve më thërrasin,
Buzëqeshja e veshjes bëhet më e lodhur, harruam?..
Kujtimet e zhveshura i mbulova me rrezeditë,
Figura e zbukuruar e vashave shëmbëllente,
Shpalos kujtimin e përjetshëm mbi breznitë
Tek i gëzohem solemnitetit që mbërthente.
Të gjitha rrezet të shkrira mbi vashat këmbëlehta
Tek vallezonim Dasmen e Madhe Shqiptare,
Aty gdhendet e dorëgjyshes mbi vek vepra,
E praruar për veshjen më të vjeter Kombëtare.
Shpirti i paraprirë të radhiste cdo gjë nën dritë
Krahasonte vallëtaret me të ndritshmet hyjnit.


PËRGATITI PËR FLORIPRESS:FLORI BRUQI

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...