2012-09-28

At Nikolla Marku :Janullatosin, Përendia do ta çojë në botën e ferrit

 

Janullatosin, Përendia do ta çojë në botën e ferrit
Në gjunjë para popullit tim shtroj pyetjen retorike që buron nga thellësia historike...
Përse ne shqiptarët ortodoksë londinez dhe shqiptarët në tërësi, pa dallim feje, krahine dhe ideje të kudondodhur, duhet të kërkojmë me vendosmëri e këmbëngulje të palëkundur, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë derisa të ndodhë largimi një herë e përgjithmonë i tutorit, uzurpatorit, pushtuesit, shkombtarizuesit, dhëndrit të dhunshëm, imponuar dhe të pa celebruar në krye të fronit të Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare, Anastas Janullatosit?
Të nderuar bashkatdhetar shqiptarë të kudondodhur, në Shqipërine londineze, në Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare, dhe gjithë shqiptarëve të cilët janë në mërgim, në artikujt tonë të botuar në mediat tona shqiptare, ne kemi treguar arsyet, argumentet dhe fakte të pamohueshme dhe të pakundërshtueshme për largimin e Anastas Janullatosit, bashkë me gjithë misionin e tij të deshtuar, nga froni i Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare.
Misioni i kishës greko-shoviniste në Shqipëri me marionetën e tyre të quajtur Anastasjuss Janullatos është, të fusë përçarjen dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve, synimi i kishës greko-shoviniste është të shkatërrojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve, e cila është e kultivuar dhe trashëguar brez pas brezi tek ne si komb, bashkëjetesë dhe tolerancë fetare, e cila kishës greke, Janullatosit, Asfalisë dhe shtetit grek dhe atij serb i vret sytë. Këta shovinistë serbo-grekë, s’po pajtohen kurrsesi me këtë realitet dhe bashkëjetesë tolerancë, harmoni, respekt e dashuri brenda kombit shqiptar.
Ne shohim se bota e qytetëruar si ajo perëndimore, por deridiku dhe ajo lindore, na simpatizojnë dhe na lakmojnë për këtë harmoni dhe bashkëjetesë shumllojshmëri fetare që kemi si komb shqiptar. Kisha greke, kishte dhe vazhdon të ketë ndikim dhe fuqi, që ti bënin presion kombit shqiptar, që ne të pranonim në krye të fronit të kishes jo një kryepeshkop shqiptar, siç e përmban statuti i saj, por me këto presione, shantazhe duke paguar, korruptuar, shantazhuar priftërinjtë ortodoksë, gjak-prishur-shqiptarë, por dhe politikanë shqiptarë, që këta të mos ta kundërshtonin, por të pranonin këtë kryepeshkop grek në kundërshtim me statutin e KOASH. Defakto me këto presione dhe shantazhe nga shteti dhe kisha greke, kanë pushtuar, shkombëtarizuar, ndërruar-konvertuar statutin themeltar të kishës shqiptare duke vendosur me dhunë Anastas Janullatosin, që për hir të vërtetës, na është bërë si burri i nënës, i cili për mungesën e besimit përgjatë 50 viteve në Shqiperi, përdori gjithë dinakërinë dhe mjeshtrinë tipike greke për të qenë padroni i kishës ortodokse. Padyshim që Përendia do ta çojë në botën e ferrit, ku patjetër pa asnjë dyshim e dilemë, ai do të jetë i lumtur në fronin e përjetësisë, për veprën e zezë në dëm të kishës ortodokse shqiptare. Ai e meriton ferrin, sepse ndërroi statutin, pasuesit dhe trashëgimtarët në krye të fronit të ortodoksisë shqiptare. Ata do të vazhdojnë të jenë grekë të ardhur nga nëna shoviniste Greqi dhe të instaluar në kishat manastiret ortodokse shqiptare me emërimet e vetë shovinistit Janullatos.
Priftërinjë dhe kryepeshkopë, të cilët si i pati graduar e emëruar kryepeshkopë si në Berat, Gjirokastër, Himarë, Ersekë, Korçë etj, etj. Kështu pasuesit e tij do të vazhdojnë rrugën, ambiciet dhe amanetin e tij monstruoz për shkombëtarizimin e ortodoksisë shqiptare, konvertimin e saj në grekë dhe helenizimin e Shqipërisë jugore.
Ky pseudo prift i Krishtit, në jug të vendit tonë me kohë ka ngritur infrastrukturë arsimore-shkollore heleniste, në fshatra qytete shqiptare, që fëmijët shqiptarë që janë kthyer në vendlindjen e tyre me familjet e tyre, për shkak të situatës ekonomike në Greqi, ata duhet të vazhdojnë në shkollat greke që u ka ngritur qeveria greke në jug të vendit me ndihmën dhe poshtërsitë, intrigat e Janullatosit, të Dules e Bollanos me aprovimin e baballarëve shqip-folës të vet shpallur baballarët e kombit. Këtë baballarë me vulat, dekretet dhe votat e tyre në parlamentin kinse të shqiptarëve, i kanë legalizuar institucionet shkollore, memorialet, kolegjet greke të ndërtuara në jug të vendit.
Të nderuar bashkëkombas shqiptarë, deri më tani, këto që kemi prekur më lartë, janë vetëm maja e ajzbergut e punëve, veprave të pista e batërdive që ka bërë qeveria dhe Asfalia greke në jug të vendit, të atdheut tonë të shenjtë me marionetat e tyre siç janë Janullatos, PBDNJ-ja e Vangjel Dules, Omonia e Bollanos dhe Spiro Kseras, Nikola Geixhit dhe shërbëtorëve gjak prishur shqiptarë, të veshur si priftërinjë, të kthyer në servilë të kësaj makinerie heleniste të paparë. Dhe në mbyllje, dëshiroj të theksoj se: argumentet që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim në artikujt tonë të mëvonshëm, që nuk janë shpifje dhe trillime si ato të Janullatosit për të ashtuquajturin Vorio-epir Grek. Më vjen keq, por ky është realiteti në Shqipërinë tonë jugore dhe qëllimet prapaskenat dhe imagjinatat e Janullatosit dhe suitës së tij për helenizmin e Shqipërisë jugore. Pra, të nderuar bashkatdhetarë të kudondodhur, misioni kinse shpirtëror kishtar ortodoks i Janullatosit si prift, i veshur me veladonin e priftit, kinse për ringjalljen dhe ripërtëritjen e ortodoksisë shqiptare, ka përfunduar me kohë dhe tani ai po merret me punë dhe vepra kriminale e batërditë të tjera kundra kombit shqiptar, që janë në kundërshtim me frymën e Perendisë dhe të ortodoksisë, me të cilën ai na reklamohet dhe identifikohet në këto 22-vite në Shqipërinë tonë të dashur dhe të shenjtë.
Prandaj, le ti lutemi Zotit, të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ideje që të kërkojmë dorëheqjen e Janullatosit nga froni i kishës ortodokse Shqiptare, fron të cilin e mban të pushtuar qe 22 vjet padrejtësisht dhe poshtërsisht, në dëm të ortodoksisë shqiptare. Nëse ai nuk e bën një dorëheqje dhe largim të tillë, atëherë ne do të protestojmë çdo ditë, çdo ditë, çdo orë dhe minutë, të gjithë si shqiptarë, në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë, si dhe para objektit të fronit të kishës ortodokse Shqiptare, ku ndodhet uzurpatori, pushtuesi Janullatos. Ne do të protestojmë vendosmërisht, pafundësisht, deri në largimin përfundimtar të tij nga froni i ortodoksisë Shqiptare me parollën e vetme dhe brohoritjet kundër Janullatosit do të jetë. Janullatos, largohu, misioni yt nuk është fetar, ju e ndotni kishën ortodokse Shqiptare me shovinizmin tuaj Grek. Nëse ke dëshmi-argument, se je i dërguari i Jezu Krishtit në Shqipëri, na e jep më të voglin sinjal dhe dëshmi, se je dora dhe fryma e Tij që të ka dërguar në Shqipëri. Në qoftë se ke dëshmi të tilla, ne do të respektonim dhe do të mbanim, jo vetëm ne, por dhe mbarë bota. Ti Janullatos, nuk ke asnjë lidhje me zotin tonë Jezu Krisht, po të kishe, nuk do të mendoje për Vorio-epir, por do të dënoje gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Qirje Janullatos, largohu nga Shqipëria sa më parë dhe lëri politikanët e Shqipërisë rehat në punën e tyre, mos ju bëj ferre nëpër këmbë, duke futur në lojë shtetin grek, kundër Shqipërisë. Fiksoje njëherë e mirë se Çamëria shqiptare nuk mund të harrohet dhe se shumë shpejt në Janinë do të meshohet Shqip. Nëse nuk largohesh me dëshirën dhe vullnetin tënd, uragani i papërmbajtshëm i popullit shqiptar me peticione, kërkesa dhe protesta, do të dëbojë nga rezidenca e spiunazhit, ku ti rri bashkë me hienat që presin ushqim nga ty. Qirje Janullatos, largohu, sepse ne kemi kuadro të shkëlqyer tani për kryepeshkop dhe priftërinjë, të cilët do ti shërbejnë Zotit dhe popullit të tyre. Ne do ti shërbejmë paqes dhe fqinjësisë së mirë, si nga ana shpirtërore, ashtu dhe asaj religjonare, pa patur në mendje shovinizëm apo kolonizim modern siç ke bërë ti deri tani.
Prandaj, qirje Janullatos, largohu sepse ne kemi gjigandë në drejtim të kishës që nga Fan Stilian Noli themelues i kishës ortodokse kombëtare Shqiptare, kryepeshkopi i artë Visarjon Xhuvani si dhe muzikantë me fam dhe fuqi të kishës si, Kristofor Kisi dhe Irenë Banushi.
Janullatos, ti nuk e ndalon përparimin e kombit Shqiptarë në një shtet të vetëm kombëtar, Shqipërinë e lirë etnike dhe historike. Perëndia, qoftë në të drejtën e njerëzimit dhe të kombit shqiptar.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...