2012-09-26

Poezi nga Gjon NEÇAJ ...Hena pikon mbi Alpet e mia

Gjon Necaj

Gjon Neçaj u lind me 17.06.1951 ne fshatin Peraj te krahines se Nikaj-Merturit, Tropoje. Ka mbaruar studimet per finance ne Tirane.

Me krijimtari letrare eshte marre qe heret, duke botuar ne shtypin letrar te kohes poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa cmime letrare. Bashkepunon me disa te perditshme ne Tirane, duke botuar here pas here shkrime kulturore.
Foto: Me poeten e vogel,autore e linbrit me poezi ,"Une jam lela",Aurela Trezhnjeva.


Bashkepunon edhe me shtypin kosovar.Eshte perkthyer ne disa gjuhe te huaja dhe krijimtaria e tij poetike eshte e perfshire ne disa antologji.

Gjithashtu eshte fitues i shume cmimeve letrare brenda dhe jashte vendit,si dhe redaktor dhe recensues i shume veprave ne poezi,proze e publicistike.

Foto
Deri me tash ka botuar:

1. Ne hijen e mrizave - poezi, Tirane, 1994
2. Ne foleze te kenges - poezi per femije,Tirane, 2003
3. Hijet e shpirtit - novele, Tirane, 2005
4. Ju qe me shihni cdo dite - poezi, Tirane, 2006
5. Pezull-haiku,shqip-anglisht, Elbasan, 2007
6. Tropoja - vendlindja ime - tekst mesimor, Tirane, 2008
7. Hena pikon mbi Alpet e mia - poezi,Tirane, 2008
8. Haiku i bjeshkeve,shqip-anglisht,Elbasan,2009
9. Sinus,poezi,shqip,anlisht,italisht,greqisht,Tirane,2011.


Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Tropoje dhe i Klubit te Shkrimtareve dhe Artisteve, anetar i Haik-Klubit Shqiptar,anetar dhe sekretar per degen ne Tropoje te “Pegasit” si dhe anetar i Lidhjes se Poeteve Bashkekohore te Globit (W.P.S.).
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Gjon Neçaj, jeton dhe punon ne Bajram Curri, Tropoje.



Foto: Doli ne qarkullim libri me i ri me poezi i poetit Gjon Neçaj,i nenti ne radhe me titull "Sinus" ne gjuhet shqip,anglisht,italisht dhe greqisht,botim i Shtepise Botuese "Marin barleti" Tirane.

1. MEDITIM


Bora shkrinte ortiqet,
e marsi linte lamtumirën;
ndërsa rudinës, buzë përroit,
kishin çelur lulebore.

Me sy zgjodha njërën prej tyre,
Për ta këputur me gishtat e erës…
Përkundruell gruri jeshilonte,
Unë ecja drejt parcelës me lulen në dorë…
Era e mendimeve lulen e mori,
E uli ndanë parcelës me grurë.

Vërtet të bukurën e krijon dashuria e sinqertë,
Leitmotiv i hershëm,
E gishtat i shkova mbi ballin e sertë…


2. PEIZAZH DIMËROR


Fluturzat e borës qendisin tokën,
bujarisht me të bardhat kristale;
Një gushkuq hapërdahet në përroin e mullirit,
E zogu i borës cicërin majë një dardhe…
Bora bie,
qilimi i bardhë shtrihet,
për ta mbrojtur nga të ftohtit grurin,
në netët e gjata të dimrit.

Bora bie…


3. VAJZAT E FSHATIT TIM


Në sytë e shkruar u rrezon rrezja e dielli,
Ne flokët e lëshuar tufalakët e ahave në Kaki.
Kur qeshin,
qukat në faqe kuqlojnë si petalet e shebojës;
Buzët e tyre kokrra bojliash në majë të qershive.

Shpesh djemtë hutohen dhe nuk i hanë bojliat,
Ndonëse gjithë diten mrizojnë bjeshkëve të vendlindjes.


4.I VRARË, MBASE JO I VDEKUR…


Unë, Robinson i vetmuar mbeta,
Në jetën e pasosur të këtij fillimshekulli;
Ndonëse në metastazat kanceroze të njerëzimit,
Kam klithur me gjithë forcën shpirtërore prej njeriu,
Nëpër katakombet e çjerra dhe marramendëse të mjerimit…

Kur linda, isha i varë dhe zemrën e kisha të copëtuar,
( ndonëse e dhimbshme, sapo kish filluar të rrahin),
Doçkat e vogla ngrita përpjetë drej qiellit, drejt Zotit,
Për të qenë i përjetshëm në këtë shekull të vetmuar.

E përpara se të mësoj për të folur,
Recitova pjesët e Ungjillit dhe kujtova Krishtin e kryqëzuar,
“ Në këtë shekull plot me lot”,
Vajtova në thellësitë e shpirtit,
Po zemra, e mjera zemër,
rrihte papushuar në gjoksin e njomë vazhdimisht kot…

Që kur linda, pra i vrarë në zemër isha,
por i vdekur nuk isha kurrësesi;
se doja të jetoja,
e në brendësinë e shpirti fëminor
të jetoja me shpresë, me fjalët përpëlitëse,
posi, posi…


5. TE GURRA E KROIT

( motiv popullor )

Në burimin e akullt bora e janarit,
Lëshonte flokëzat mbi gërshetin e zi.
Delet çobanit të bardha si bora,
I shkonin prapa ujë për të pi.

Çika bucelën mbushte nën gurrë,
Delet pinin në lugjet ujëborë;
Çobanit në fytyrë iu zbardhte një nur,
Kur shihte te burimi një lulemollë.

Dhe lëng i shkonte çobanit nga goja,
Natyra i bëhej gusht a shtator;
Kish droje të kafshonte dy kokrra molla,
Ose të paktën t’i prekte me dorë.


6. NIKAJ MËRTURI

Në lartësitë e bjeshkëve të tua,
kam mat dashurinë për ty…
Tek unë nuk ke fund, as skaj,
zemra ime këngë,
shpirti im mall.


7.QERPIK I PËRLOTUR

( në kujtim të prindërve të mi )
Dielli lëshoi rrezet
mbi kullën time
Në Mserr.

Visari akoma flinte…

Syri i diellit rrezatonte
mespërmes një reje.

Unë sapo isha zgjuar,
e në vegimet e fëmijërisë,
prindërit e mi kërkoja
rreth e rrotull.

Qerpiku im,
i njomë, i përlotur…


8.ZHGËNJIM

Edhe pse lindëm ( siç mendon njerëzia ),
për të qenë të përjetshëm,
vdekja na sillet si fantazmë çdo ditë
pranë vetes.

Kjo poezi ( pa poezi !) për mua
e të gjithë,
Qoftë gënjeshtër !...


9.S’JE MË...

Puthje e ëmbël që vjen natës gënjeshtare,
Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar,
Puthje që të shijoj deri në mëngjes,
Pastaj më tretesh e më len të vetmuar.


10.KAM LEJE…

Kam leje për të shkruar poezi,
Kam leje për t’u mahit me djalin tim,
Kam leje për të dashuruar.

Jeta është për t’u jetuar.

11. ÇBURRËRIM I VONË

Termopile në jetën me standarte absurde,
Miklojmë vitet e sotme moderne;
Ne, bijtë e Jezusit të murosur në kryq
Tash dymijë vjet.

Edhe sa mijëvjeçarë
Na duhen për t’u çburrëruar.

12.ÇASTE...

Mjaullima rinoceronti,
N'prehistori te mijevjecareve;
Oshetin zeri i zanes bjeshkeve te Gashit;
Grumbuj turistesh nga metropolet europiane,
nga ana e anes...

Sylbica,
Doberdoli,
Koshutica.

mrizave dhente gerhasin torishtave,
e deshte kruajne veshet nen driten e henes...

Poligaje,4 gusht 2012.

13.HAIKU I VERËS.

xxx
Qieeli i bruztë,
farë freskie !
Mban hënën mbi supe;
xxx
Dielli vezullonte majave,
Ende agu mëngjesor;
Fresk bjeshkëve rudinave...
xxx
Gjarpërinjtë,
Mureve të staneve;
Roje të sigurta...
xxx
Boronicat,
Madhështore shpateve,
Kuqlojnë faqet e çikave bjeshkatare.
xxx
Duar të shkathëta,
Te degë e boronicës;
Euro n'xhepat e mbledhësve.
xxx
Këngët e zogjve,
Biemn mbi haikutë e verës;
Gushti troket staneve.

Poiigajë ,gusht 2012.


14.LULE TE KEPUTURA NE MES

(Studenteve nga Elbasani qe vdiqen ne aksidentin e Himares pasditen e 21 majit ).

Dy pika loti kete mbremje pranvere,
S'i ndala dot kur u perhap fjala;
Ishit te gjitha si luleshqere,
Ndaj s'ndalet loti neper qepalla.

Engjuj ishit e te tilla mbeteni,
Rinia e juaj u keput ne mes;
Ne token e amshuar tashme preheni,
Qe t'i kujtojme perjete,o njerez!

Kombi per ju derdhi lote hidherimi,
Qe nga Presheva deri ne Tropoje;
Ne zemrat tona perjetesisht mbeteni,
Trendafila te kuq e lulebegonje.

.
Shume dhimbje patem dekadat e fundit,
Por jemi nje race ne mes te Europes,
Qe me lotet e derdhur si ujte e burimit,
Perhapim engjuj ne cdo cep te botes.

Ju mbeteni zana te murosuna n’histori,
E bjeshket per ju qajne cdo pranvere,
Te bukura,shqiptare plot enderra e lumturi,
Ne zemrat tona do kujtoheni perhere.


16.ETYD DASHURIE

Borerat,
Sado te frikshme te jene me bardhesine e tyre,
Me 14 shkurt sjellin ererat e ngrohta te jugut;
Dimrat sado te eger te jene ne bjeshket e mia qeleshebardhe,
Kane ngrohtesine e diteve te majit…

Keto dite te acarta te Veriut shqiptar,
Shen Valentini lutet per dashurine njerezore,
Te banoreve te strukur ne frikshmerine e bores se bardhe…

17.CURRAJ EPER

Nën peshën prehistorike të shekujve,
U ngrit trimërisht për t’u rrënuar një ditë;
E qyqet s’pushuan kukamën asnjëherë,
majave trishtuese lartësuar n’rrokaqiell…

Ikën mëngjeset e agut me zëra fëmijësh,
Ikën netët e gjata të bubulakut dimër me pleqtë mendimtarë
ballë oxhakut…

Ikën nuset dhe çikat e reja në mjegullnajën e kohës;
Tashmë nuk lajnë teshat breglumit,
Kur qysh larg dritësonin në çdo stinë vetëm diell…

Sot…
Sot kullat e shkretuara mbajnë peshën e viteve,
E shembjen trishtuese të mureve rrënuese,
Nën rrfanat e jetës të plakave motit netëve dimërore.
Ajkuna qan përmallshën për ikjen e banorëve,
E bjeshkët veç lotojnë e ngushëllojnë…
Curraj Eper !
Fillimi dhe fundi i një epoke.

Sado të mallohemi,veç shkruajmë fjalë lojcake,
Se zëri ka mbetur varur bjeshkëve të fëmijërisë
Prapa një rudine,prapa një kodre…

Delir i trazuar vargu im,
E ndjej dhimbje mikluese për këto rreshta,
Përzier me britma,imazhe dhe kujtime të rinisë.

18.IKU…

(Bacalokut)

Këtë mëngjes mesnëntori,
Gjakova doli në agun e mjegulluar,
Me lotë dhimbje në konstelacionin e kësaj dite
verbuese,
Ndonëse dielli rrezatonte n’kullën e Mehmet Dinës
Në Gjocaj të Junikut.

Zanat në Bjeshkët e Nemuna veshën rrobat e zeza,
E filluan vajtimin e përmortshëm për Bacalokun…

Din Mehmeti tashmë prehej në tokën e amshuar
Të vendlindjes së tij,
Gjakovë…

Mbi qiellin e shqiptarise filluan rigat e shiut…

Peshë dhimbje mbi ty ,Kosovë!...

Gjakovë,12 nëntor 2010.

19.POTPURI DHE LËMSHI I MACEVE

Dikur motit macet ishin zonjat e shtëpisë,
Plakat tallaziteshin n’prushin e zjarrit vjeshtor;
Duke rikujtuar se prekja me lëmsh e kokës së maceve,
qetësojnë mendjen e tyre të trazuar,
Për t’u larguar nga punët e shumta në kullat çatibrejtur.

Vetën kur ndihej potpuria e minjve në trarët e moçëm,
Macet kërkonin lëmshin e plakave…

Sot ndodh fenomeni i dyzimit.


20.SINUS

Nuk është ndonjë formulë shkencore,
As prirje për të vazhduar studimet im bir;
Me sinuse ka rrjedhur shekujve galaktika e jetës,
Derisa një ditë u zhduk shkrimi hënor…

8 gusht,2010.


21.MORFOLOGJIA E FJALËS…

Ngarendje përditë n’vitrinat ndjesore,
Prej antikitetit deri në palcën e gurit;
Gjymtyrët kockorë të endjeve rrugëtare,
vallëzojnë trishtueshëm në token e nemun…
Ndërsa morfologjia e fjalës mat kutin galaktik,
Në rrugët e fjetura të vendlindjes sime…

Mbaruan fjalët,
e tashmë flasin vetëm egërsirat…


22.ÇBURRËRIM I VONË

Termopile në jetën me standarte absurde,
Miklojmë vitet e sotme moderne;
Ne,bijtë e Jezusit të murosur në kryq
Tash dymijë vjet.

Edhe sa mijëvjeçarë
Na duhen për t’u çburrëruar.

3 shtator ,2010

Përgatiti Flori Bruqi /Agjencioni Floripress ,26 shtattor 20012.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...