Ditë nga jeta ime, kujtime nga burgu i Naserit


Ditë nga jeta ime është tregimi i nje gruaje dhe i vuajtjeve që ajo përjetoi nga burgjet dhe dhomat e nëndheshme të regjimit të Xhemal Abdu Naserit. Ky është një libër që tregon ngjarje dhe ndodhi që kurrë nuk kanë qenë të njohura për publikun.

artikuj
Titulli: Ditë nga jeta ime, kujtime nga burgu i Naserit 
Autorë: Zejneb El-Gazali 
Përktheu: Hanife Alija-Dauti 
Redaktor profesional: Rejhane Hashani-Fazliu 
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi 
Botues: SIRA 

Ditë nga jeta ime është tregimi i nje gruaje dhe i vuajtjeve që ajo përjetoi nga burgjet dhe dhomat e nëndheshme të regjimit të Xhemal Abdu Naserit. Ky është një libër që tregon ngjarje dhe ndodhi që kurrë nuk kanë qenë të njohura për publikun. 

Ky libër paraqet vuajtjet dhe mundimet e burrave dhe grave të cilët deshën ta bënin dhe ta kthenin edhe njëherë islamin sistem jete. Atyre burrave dhe grave që ftonin. Allahu është zoti ynë, islami është feja jonë dhe Muhammedi lideri dhe imami ynë. 

Ky libër hedh dritë mbi vuajtjet dhe torturat që kanë kaluar anëtarët dhe udhëheqësit e një prej lëvizjeve islame më të mëdha në Egjipt. 
Ditë nga jeta ime është një libër që tregon edhe kontradiktat ideologjike që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë në botën islame. Konflikti ndërmjet idesë se islami është sistem jete dhe duhet ta rikthejmë atë dhe atyre që janë shkëputur nga origjina.
Librin mund te gjeni në librarinë Sira në Prishtinë si dhe në libraritë islame në trojet shqiptare. 

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)