2012-09-26

Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999



artikuj













Libri ”Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, i autorit Nusret Pllana i cili përmban fotografi dhe legjenda nga gjenocidi serb i ushtruar mbi shqiptarët më shumë se një shekull, pas promovimit në shumë shtete të botës, së fundi është promovuar edhe në Stokholm e Kopenhagë.


Anders Westman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi- Shqipëri ka thënë se ky libër na bindi edhe njëherë se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë.
“Anipse libri ka ardhë shumë me vonesë, këto fotografi i kemi shfrytëzuar shumë herët në protestat këtu në Suedi e që kanë pasuur ndikim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Westman, i cili ka shtuar se të njëjtat fotografi të ofruara nga Pllana janë përdoruur edhe në takimin e NATO-s, në Suedi.
“Shpresoj që libri do të shërbejë si stimulim për të shkruar edhe libra të tjerë për të vërtetën e Kosovës”, ka përfunduar ai.
Ndërkohë, autori i librit “Helmimet mistike në Kosovë”, Joran Vasenius, ka thënë në takimin e Stokholmit se libri i tij dhe ai i Pllanës demantojnë propagandën serbe se gjenocidi serb në Kosovë ndodhi si pasojë e bombardimeve të NATO-s.
“Ngaqë këta dy libra dokumentojnë se krimet serbe ndodhën shumë më herët në Kosovë”, ka thënë mes të tjerash Vasenius. Kurse në promovimin e këtij libri në Kopenhagë është thënë se Pllana me kontributin e tij në çështje kombëtare është bërë institucion në vete.
“Ky projekt, i cili do të përkthehet edhe në gjuhën serbe, ofron mundësinë e informimit të plotë të popullit serb për gjenocidin gati dyshekullor të ushtruar ndaj shqiptarëve, nga ana e regjimeve pushtuese serbe të shtetit të tyre, Serbisë, dhe në këtë mënyrë ndihmohen ato forca të pakta progresive në Serbi, në rrugën e tyre drejt reformave të mirëfillta demokratike, duke ndryshuar kursin e tyre të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, dhe duke ia dorëzuar kriminelët e luftës drejtësisë në Kosovë, në vendin ku ata e kanë bërë krimin, që ata ta marrin dënimin e merituar”, ka thnënë Muhamet Shatri, profesor në Institutin e Historisë.
Në fund, autori Pllana ka bërë të ditur se ky libër së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën serbe, ruse, kineze e arabe, ku edhe këtyre popujve do t’iu mundësohet që të informohen më për së afërmi me terrorin e Serbisë të ushtruar ndaj popullatës civile shqiptare gjatë viteve 1844-1999.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...