Romani “Ndërgjegjia”, një kronikë e viteve të autonomisë së Kosovës
KRITIKË LETRARE NË SHTYPIN E KOHËS
FATI I GAZETARËVE NË SISTEMIN MONIST
Nga: Mehmet Kajtazi
Romani “Ndërgjegjia” është një pasqyrim real i lidhshmërisë së prozës artistike me shkencën e mjekësisë. Derisa në prozë artistike shpaloset biografia e vetë autorit, në pjesën e librit shkencor dhe informativ shprehet respekti i tij ndaj tërë asaj që është njerëzore dhe hapërim për ti shëruar njerzëit. Autori në këtë vepër është në cilësinë e gazetarit në sistemin komunsit, kohë kjo kur për një të vërtetë jetike të shkonte edhe koka. Pavarësisht nga kjo mynxyrë, gazetari më shumë e do të vërtetën se edhe vetë jetën, andaj shpesh atij i vihen prangat. Në shërbim të atyre që i kishin prangat dhe çelësat e burgjeve ishin edhe disa gazetarë servilë, të cilët të vërtetën e mbulonin me gënjeshtra dhe vinin xëc para syve të lexuesve. Autori I “Ndërgjegjes” ua di emrat atyre, ua njeh edhe biografitë, por nuk bie në ujëra të tyre të turbullta, nuk është hakmarrës. Mjafton që ata, shkruan autori, do të jenë njerëz që i bren ndërgjegjia, ndërsa po patën punë me shëndetin, do ti shërojë, edhe gangrenën do t’ua heq, thotë autori. Fati I gazetarëve të sistemit titist ishte përherë tragjik: kur u vinte vdekja nuk meritonin tjetër, pos t’u vihet mbi varr një kurorë e bërë jo nga lulet, por nga artikujt gazetaresk që i kanë shkruaar. Gazetarët e tillë e kanë penguar vazhdimisht Flori Bruqin, por ky kishte një besim të patundur, në rradhë të parë, vetveten andaj trokiste edhe në redaksitë e shteteve të largëta, deri në “Le Monde” të Parisit dhe shkruante në këtë gazetë për njerëzit që ishin në burgjë, e ishin të pafajshëm. Këtë mund ta bënte vetëm gazetari militant. Duke lexuar “Ndërgjegjen” e tij, her-herë, ke përshtypejn se po e sheh Markesin që ka hyrë në zonat që i ka prekur murtaja, por forca dhe vullneti për të shkruar bënë që me përbuzje të shikojë murtajën dhe të shpëtojë nga vdekja.
Prishtinë, 28 prill 1995
SHQIPFOLËSIT E BARBARIZUAR
Rushit Ramabaja
Romani “Ndërgjegja” i Flori Bruqit, para së gjithash është një kronikë e sublimuar me gjuhë specifike të viteve të hidhura të së ashtuquajturës kohë e autonomisë, kur shkelësi shtypte Kosovën me ndihmën e shqipfolësve të barbarizuar, të cilët emrin dhe identitetin e vet e bartnin vetëm sa për t’i ndihmuar Beogradit që në sy të botës ta fshihte okupimin e këtij krahu të dhimbshëm të Shqipërisë. Pothuaj, në çdo faqe të tij ndihet pesha e mallit të autorit ( rrëfimtarit ) për t’u kthyer në vendlindje dhe lufta e pandërprerë e të barbarizuarve që me anë të shpifjeve, shantazheve e kërcënimeve t’ia mbyllnin udhën përgjithmonë për në shtëpinë e vetë. Këtë dhimbje, që gjithnjë pikon helm e dashuri njëkohësisht, F.Bruqit ia del mbanë me sukse që ta fisnikërojë me shkrimet mjaft të sukseshme për fytyrat më eminente të mjekësisë botërore, por vet-veten e identifikon më së shumti me arkitektët shqiptarë që krijuan vepra madhështore larg atdheut dhe që jo rrallë bukuria mahnitëse e artit të tyre u bë kob për ta. Ne fejtonet për mjekësinë, për njerëzit e mëdhenj të botës dhe për arkitektët tanë, unë kam parë, veq se tjerash, përpjekjen e tërthortë të autorit që ndjekësve të vet t’ua kthejë urrejtjen në dashuri, mërinë në dhimbje dhe harresën e nëmur në rinjohje. Kjo dëshmon shkallën më të lartë të ndërgjegjes dhe vetëdijen skjshmërisht të sublimuar kombëtare e qytetare për pajtim edhe me të pandërgjegjshmit dhe për bashkim edhe me plangprishësit. Duke pasur parasysh këto që thamë si dhe vlerat e tjera të këtij libri, mendoj se “Ndërgjegja”e Flori Bruqit do të ketë lexues të shumtë të të gjitha shtresave sot dhe nesër, ngaqë në të gjithnjë shquhet zëri që thërret që të mos përsëritet kurrë më e keqja e së kaluarës.
Prishtinë, 4 maj 1995
KUKUDHËT NË KOHËN E MONIZMIT
Nikollë Frangaj
…çdo gjë që krijohet pa dëshirën e një individi apo kolektiviteti është e huaj. Kritika e hapët kundër kukudhëve dhe autorëve të regjimit komunsit ka shtyrë autorin e romanit t’iu kundërvihet dhe t’i zhveshë gjer në palcë. Autori për më tepër shenjon aktet absurde të tyre, del përballë dhe sfidon. Duke u bërë njeri i anatemuar nga ata vetëm nga frika se do t’ua përziejnë duart, e censurojnë, dhe më në fund e dënojnë. Por, ai nuk mposhtet. Heroi i romanit “Gjarpërinjtë e pallatit” ka sfiduar në emër të shkrimtarëve dhe gazetarëve demokratë dhe gati mbetet i vetmuar nga breshëria e fyerjeve dhe diskriminimeve që i bëjnë njerëzit e regjimit dhe prijësit e gazetave që përkrahin një regjim të tillë. Autori pret finalen tragjike të kukudhëve dhe rrëzimin e këtyre gjarpërinjëve, sepse në anën tjetër qëndron forca e pathyeshme e drejtësisë morale.
Shkodër, më 24 korrik 1996
CENSURA SHQIP
Arian Blushi
…Ligji i fortë, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës e të dijes nga regjimi komunist është tema e romanit “Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit. Heori i këtij romani, Uran Dukagjini, del para këtyre autorëve të regjimit dhe bën sfidë, duke shpalosur shpirtin falso dhe metodat çnjerëzore të tyre. Vepra është shkruar me mllef, dhe tërë kjo revoltë e tij është shprehur nëpërmjet unit të shkrimtarit, i cili, pikërisht në këtë rreth ka parë pjesën më të shëmtuar të shoqërisë komuniste…
Tiranë, 27.7.1996
GJURMË QË MBESIN NË FATET E HIDHURA TË SHQIPTARËVE
Rifat Kukaj
…Në këtë prozë të Flori Bruqit mpleksen fatet e hidhura të njerëzve tanë si dje, ashtu edhe sot, duke i rrahur pa mëshirë e me fishkullimë rrëqethëse shtrëngata e kohës, por që nuk ia del t’ua zbehë shpresat dhe t’ua zhdavarisë ëndrrat për një të nesërme më të mirë e më të sinqertë. Oguri i zi ngulmon, por nuk ia arrin tërësisht t’ua fshijë gjurmët e lashta, edhe pse i fërfëllon dhe i rrah si me bisht gjarpri edhe larg truallit të tyre. Mbase mu kjo golgotë ( që, për fat të keq, na përsëritet ), sikur ua shton edhe më shumë dashurinë për vendlindjen e shtrenjtë. Këta njerëz të zakonshëm, me të cilët jeta tallet, përballojnë në mënyrë dinjitoze mynxyrat që u vijnë nga urrejtja e lashtë e të huajve, por dhe nga përmbushja e mjerushëve tanë shpirtshitur e të katandisur, zhveshur nga gjithqka që është njerëzore…
26 qershor 1996 Prishtinë
GJEOGRAFIA E ATDHEUT
Iljaz Prokshi
Pas vëllimit poetik me titull “Zjarri I Diellit” (1995), romanit “Ndërgjegja”(1995), “Vrasësit e Liridonëve (1996), që i botoi në Prishtinë, Flori Bruqi ditë më parë në Tiranë botoi edhe romanin “Ringjallja”. Tema e romanit “Ringjallja”qon në një kohë këtu e shumë vite më parë. Është koha e “kundërrevolucionit”, e shthurjeve të sistemeve, thyerjeve e digresioneve në një ambient të caktuar, të cilat shkaktojnë dramën e individit dhe kolektivitetit, që i përket edhe prozatori. “Ringjalljen” e karakterizon një kompozicion i thjeshtë, ku rëfimi rrjedh i qetë dhe natyrshëm. Përmes ides themelore që transmetohet këtu, dalin në spikamë edhe një varg problemesh etiko-shoqërore të cilat i shkakton një pushtues jo njerëzor. Flori Bruqi, ka përcaktuar fatin e një populli të lnë jashtë kufijve të atdheut, i cili pareshtur i nënshtrohet torturave, ndjekjeve, dënimeve dhe mynxyrave të tjera makabre. Për t’i shpëtuar kësaj dhune me shumë veta detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe të ikën në ekzil, siç ndodh me ikjen e çlirimit për në Shqipëri, familjet e Ligan Shpatullgjanit, Demë Ali Pozharit, Mërgim Bardhit e shumë të tjerëve në shkretëtirën e Anadollit. “Ringjallja” e Flori Bruqit është një ekuivalent i kohës: me braktisje, vetmi, trishtim, që shqetësojnë jetën e njeriut edhe në çastet më të gëzuara të tij. Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-herë me një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundshëm të ambientit nën pushtim. Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni që u jep ngjyrë proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik i situatave që e bëjnë për vete lexuesin.
28 Qershor 1996
POEZI E NËNQIELLIT DHE NJERIUT PA LIRI…
Mehmet Kajtazi
Poezitë e Flori Bruqit ( disa prej të cilave ishin më parë të botuara edhe në revista dhe në gazeta tona ) i lexova me një frymë. Një cilësim i tillë i leximit të poezive bëhet atëherë kur të përvetëson si vargu i parë, ashtu edhe i fundit. Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI. Meqë poetit i mungon kjo e fundit, siç i mungon tërë Kosovës, është plotësisht e natyrshme që në shumë vargje të ketë shqetësime. Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin Viktor Franklin, i cili edhe pse është i rrethuar me tela në një kamp fashist në vitet e dyzeta, ai gjen shpresën që ta tejkalojë mynxyrën. Ajo shpresë është te vetë harmonia në mes Tokës dhe Qiellit, e kur kjo shtrihet edhe te njerëzit, atëherë vetë Zoti është në mes tyre dhe u ndhihmon për t’u çliruar. Flori Bruqit nuk i mungon, shpresa, por nuk i mungon as harmonia. E kur harmonia prek edhe brigjet e Lumit të Bardhë të vendlindjes së tij, atëherë edhe më shumë shpaloset riti i ritmit të ujit. Uji e ka ritmin e vet, që është në përputhshmëri me hapërimin e njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”.
25 janar 1995
POEZI E SHQETËSIMIT DHE GJAKIMIT PËR LIRINË
Zenjullah Halili
Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala. E fton të hyjë nëpër thellësitë e viteve, deri te kjo Kohë, deri te krahërorët masivë, deri te Deti Tekanjoz nganjëherë. Ai sfidon Amësinë Njomëzake të Teutës, fashaton plagët me fjalët figura dhe rend andej nga Përrenjtë e Ëndrrave për të shtypur lehtë e me ndjeshmëri Butonët e Dritës, për të fituar Bardhësitë e për të kërkuar shëmbëllimin me Hermesin, por atje janë qentë, jo larg, e a do ta shqyejnë si Akteonin e Penteun e a do ta martirizojnë si Ismetin, Agimin, Mujën e Salihun. Me tutje jep Figurë për kohën që me nxitje të Eridës, perëndeshës së Grindjes, u bë një luftë e gjatë në muret e Trojës Drapri i Sinagogës ëshstë edhe këtu në baladën e Floriut, që është e yjve, e shkrepave, e bulëzave, e syrit të mprehtë, e zërit të ëmbël, të cilit Hiçi i vjen përballë mu para viteve të liga. Por, poeti në këtë hije të çastit vëren Dritën, një xixëllonjë që lufton me errësirrën, së cilës do t’ia shohë sytë, sepse aty është puthja, aty pasioni i erës, simbol i bukur i një përqafimi jetësor aty pasioni mëtues për Fjalën, që është njëra nga vjershat më të realizuara artistikisht. Në ishullzën më të madhe të detit figurative të Floriut është edhe Nëna si Baladë, si Qëndresë e si Ëndërr Ilire, Lumi i Bardhë e ndonjë poezi tjetër, janë kthim imagjinativ i poetit nga njomësia e Euridikës, pra, Vendlindjes.
25 janar 1995