Rami Kamberi-Tetovë
Gazetaria Rajmonda Malecka në burgun maqedonas
Maqedonia mban në burg padrejtësisht gazetaren Rajmonda Malecka
Dhjetë vjet burg për gazetaren shqiptare dhe babain e saj
Maqedonia është vendi që një gazetar mundet të dënohet me pesë vjet burg pse ka bërë një storje për një ngjarje të caktuar. I tillë është rasti i Rajmonda Maleckës e cila së bashku me babain e saj është arrestuar dhe është dënuar nga Gjykata në Shkup. Malecka një gazetare e njohur shqiptare nga Shqipëria e cila ka raportuar nga Maqedonia për zhvillimet atje mbahet në burg për shkak se ka dashur të informojë opinionin lidhur me zhvillimet në Kondovë. Poashtu edhe disa gazetarë kroatë janë arrestuar, por me intervenimin e qeverisë kroate ata janë liruar.
Pse Qeveria në Tiranë nuk interesohet për rastin në fjalë dhe të kërkoj shpjegime lidhur me rastin e gazetares e cila është edhe shtetase e Shqipërisë. Qeveria në Tiranë duhet të kërkojë urgjentisht nga fqiu i saj Maqedonia, që ta lirojë gazetaren Malecka sepse ajo është ë pafajshme. Fundja Rajmonda ka kryer punën e vetë si gazetare.
Por edhepse kolegët e saj kroatë u liruan sepse Qeveria kroate bëri gjithçka për ti mbrojtur qytetarët e saj kjo nuk ndodhi me Rajmonda Maleckën. Gazetarja Malecka vazhdon të vuaj dënimin e shqiptuar nga Gjykatat maqedonase, shtet i cili ka aplikuar për anëtarësim në Bashkësinë Evropiane. Informacionet për rastin e Maleckës thonë se ky është një vendim që ndëshkon fjalën e lirë, por rasti mbetet i heshtur nga mediat në Maqedoni. pse ndodh kështu .
Si raportuan mediat në Maqedoni për rastin e Rajmonda Maleckës
Shkup, 13.05.2005 (Makfaks) - Gjykata Themelore në Shkup u shqiptoi dje gjithsej 10 vjet burgim gazetares së Shqipërisë Rajmonda Maleçka dhe babait të saj Bujar Maleçka.
Rajmonda dhe Bujar Maleçka ishin akuzuar për veprën "përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë", e lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në fshatin Kondovë të Shkupit.
Vendimi i gjykatës për t`i dënuar të akuzuarit, sipas shtypit në gjuhën shqipe në Maqedoni, është marrë lënda me procedurë urgjente, kështu që mbrojtjes nuk i është lejuar t`i konfirmojë dëshmitë materiale lidhur me rastin.
"Sot nuk u dënua vepër penale, sot është dënuar gazetaria. Gjykata në Maqedoni me këtë rast u turpërua, meqë për herë të parë dënohet një gazetar", thotë avokati Numan Limani.
Avokati i dytë i mbrojtjes, Elenko Millankov, vendimin e gjykatës e kualifikoi si "politike".
Sipas Millankovit, nëse punohet sipas kësaj praktike, atëherë "Maqedonia duhet t`i mbushë burgjet me gazetarë dhe fotoreporterë maqedonas që raportonin për ngjarjet në Kondovë". Avokatët paralajmëruan ankesa ndaj aktdënimit.
Rajmonda Maleçka – Shota e Shekullit të ri
Rajmonda Maleçka poetja e re dhe e talentuar edhe një herë dëshmoi prirjen e saj poetike, publicistike-artistike. Kësaj here lexuesve shqiptarë u dhuroi librin më të ri “ Nëpër ditët e dhembjes dhe të lirisë së Kosovës”. Kur zëri i kushtrimit, zëri i komandantit legjendar Adem Jasharit, jehoi trimërisht, shpirti po e qonte peshë këtë shqipe mali, këtë vajzë tiranase, këtë Shotë Galicë. Nuk duroi dallgët vrastare të katilëve të ardhur nga karpatet, nuk mundi të shikonte tek i vranin vëlla Konstandinin, bëri të pamundërën, kapërceu Ylberin, tek kishte zbritur të pinte ujë në liqenjt e Lurës dhe në anën tjetër në Drinin e bardhë, u bë një me ylberin, u bë fluturë, me ngjyrash ylberi, për t’iu çepur maleve të Kosovës martire.Rajmonda Maleçka, erdhi si një rreze dielli në radhët e ushtrisë së UÇK-së, u bashkua me qëndresën shekullore të shqiptarisë. Maleçka dhe Shota kishin shumçka të përbashkët. Malet kishin, armët dhe pendën. Për shok të jetës zgjodhi grykëhollën, ku edhe vunë kurorë, pendën dhe aparatin fotografik i kishte ushqim jete, ushqim shpirti. Kjo shqipe mali, kur shumë penda kishin heshtur, penda e saj, mbushte faqet e gazetave tiranase për heroizmin, për qëndresën, e djemëve të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Penda e Maleçkës, përjetësonte luftën, përjetësonte heroizmin, përjetësonte qëndresën dhe krenarinë e djemëve të saj. Maleçka me guximin e dadës Shotë, dhe me dashurinë e Dorontinës, ka përjetësuar dramën, ka përjetësuar sfidën shqiptare, kundër barbarëve dhe pushtuesve, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, ku përballë të keqes, ishin renditur djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, të cilët përmes luftës, përmes aktit të flijimit, mbronin: madhështinë, dinjitetin kombëtar, mbronin, më të shenjtën, idealin për liri, idealin për atdhe.
Qëllimi final i Maleçkës, në veprën: “Nëpër ditët e dhembjes dhe të krenarisë kombëtare” ka arritjen e përjetësimit të idealit kombëtar. Vepra ka pesë akte-pjesë, ku secila në vete gërthen historinë e bujshme të luftës dhe së bashku si një simbiozë, ngërthejnë bashkimin kombëtar.
Libri, identifikohet me heroizmin e luftëtarëve, me heroizmin e dëshmorëve dhe me heroizmin e popullit shqiptar, të cilët qëndruan vertikalisht, gjatë historisë, drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës, pavarësisë së Shqipërisë.
Në objektivin kryesor në libër qëndron figura e komandatit, tek bashkon djelmërinë. Kjo është edhe ideja e Maleçkës me mesazhet që bart ky libër më vehte.
Për shqiptarët ky është edhe një vetëflijim në rrafshin e etninës shqiptare si trashigimi ideore e poetës tiranase. Akti i parë i vetflijimit, është akti i vetëdijësimit më të madh të popullit shqiptar gjatë historisë, pra vetë akti i formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
PRANVERE ME LULET PA PETALE !
KUR LULET E MAJIT LULEZONIN - POETES - Gazetares,Rajmonda Malecka IU VUNE PRANGAT
Gazetaria Rajmonda Malecka në burgun maqedonas
Maqedonia mban në burg padrejtësisht gazetaren Rajmonda Malecka
Dhjetë vjet burg për gazetaren shqiptare dhe babain e saj
Maqedonia është vendi që një gazetar mundet të dënohet me pesë vjet burg pse ka bërë një storje për një ngjarje të caktuar. I tillë është rasti i Rajmonda Maleckës e cila së bashku me babain e saj është arrestuar dhe është dënuar nga Gjykata në Shkup. Malecka një gazetare e njohur shqiptare nga Shqipëria e cila ka raportuar nga Maqedonia për zhvillimet atje mbahet në burg për shkak se ka dashur të informojë opinionin lidhur me zhvillimet në Kondovë. Poashtu edhe disa gazetarë kroatë janë arrestuar, por me intervenimin e qeverisë kroate ata janë liruar.
Pse Qeveria në Tiranë nuk interesohet për rastin në fjalë dhe të kërkoj shpjegime lidhur me rastin e gazetares e cila është edhe shtetase e Shqipërisë. Qeveria në Tiranë duhet të kërkojë urgjentisht nga fqiu i saj Maqedonia, që ta lirojë gazetaren Malecka sepse ajo është ë pafajshme. Fundja Rajmonda ka kryer punën e vetë si gazetare.
PUBLICISTJA RAJMONDA MALEÇKA
Por edhepse kolegët e saj kroatë u liruan sepse Qeveria kroate bëri gjithçka për ti mbrojtur qytetarët e saj kjo nuk ndodhi me Rajmonda Maleckën. Gazetarja Malecka vazhdon të vuaj dënimin e shqiptuar nga Gjykatat maqedonase, shtet i cili ka aplikuar për anëtarësim në Bashkësinë Evropiane. Informacionet për rastin e Maleckës thonë se ky është një vendim që ndëshkon fjalën e lirë, por rasti mbetet i heshtur nga mediat në Maqedoni. pse ndodh kështu .
Si raportuan mediat në Maqedoni për rastin e Rajmonda Maleckës
Shkup, 13.05.2005 (Makfaks) - Gjykata Themelore në Shkup u shqiptoi dje gjithsej 10 vjet burgim gazetares së Shqipërisë Rajmonda Maleçka dhe babait të saj Bujar Maleçka.
Rajmonda dhe Bujar Maleçka ishin akuzuar për veprën "përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë", e lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në fshatin Kondovë të Shkupit.
Vendimi i gjykatës për t`i dënuar të akuzuarit, sipas shtypit në gjuhën shqipe në Maqedoni, është marrë lënda me procedurë urgjente, kështu që mbrojtjes nuk i është lejuar t`i konfirmojë dëshmitë materiale lidhur me rastin.
"Sot nuk u dënua vepër penale, sot është dënuar gazetaria. Gjykata në Maqedoni me këtë rast u turpërua, meqë për herë të parë dënohet një gazetar", thotë avokati Numan Limani.
Avokati i dytë i mbrojtjes, Elenko Millankov, vendimin e gjykatës e kualifikoi si "politike".
Sipas Millankovit, nëse punohet sipas kësaj praktike, atëherë "Maqedonia duhet t`i mbushë burgjet me gazetarë dhe fotoreporterë maqedonas që raportonin për ngjarjet në Kondovë". Avokatët paralajmëruan ankesa ndaj aktdënimit.
Rajmonda Maleçka – Shota e Shekullit të ri
Rajmonda Maleçka poetja e re dhe e talentuar edhe një herë dëshmoi prirjen e saj poetike, publicistike-artistike. Kësaj here lexuesve shqiptarë u dhuroi librin më të ri “ Nëpër ditët e dhembjes dhe të lirisë së Kosovës”. Kur zëri i kushtrimit, zëri i komandantit legjendar Adem Jasharit, jehoi trimërisht, shpirti po e qonte peshë këtë shqipe mali, këtë vajzë tiranase, këtë Shotë Galicë. Nuk duroi dallgët vrastare të katilëve të ardhur nga karpatet, nuk mundi të shikonte tek i vranin vëlla Konstandinin, bëri të pamundërën, kapërceu Ylberin, tek kishte zbritur të pinte ujë në liqenjt e Lurës dhe në anën tjetër në Drinin e bardhë, u bë një me ylberin, u bë fluturë, me ngjyrash ylberi, për t’iu çepur maleve të Kosovës martire.Rajmonda Maleçka, erdhi si një rreze dielli në radhët e ushtrisë së UÇK-së, u bashkua me qëndresën shekullore të shqiptarisë. Maleçka dhe Shota kishin shumçka të përbashkët. Malet kishin, armët dhe pendën. Për shok të jetës zgjodhi grykëhollën, ku edhe vunë kurorë, pendën dhe aparatin fotografik i kishte ushqim jete, ushqim shpirti. Kjo shqipe mali, kur shumë penda kishin heshtur, penda e saj, mbushte faqet e gazetave tiranase për heroizmin, për qëndresën, e djemëve të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Penda e Maleçkës, përjetësonte luftën, përjetësonte heroizmin, përjetësonte qëndresën dhe krenarinë e djemëve të saj. Maleçka me guximin e dadës Shotë, dhe me dashurinë e Dorontinës, ka përjetësuar dramën, ka përjetësuar sfidën shqiptare, kundër barbarëve dhe pushtuesve, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, ku përballë të keqes, ishin renditur djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, të cilët përmes luftës, përmes aktit të flijimit, mbronin: madhështinë, dinjitetin kombëtar, mbronin, më të shenjtën, idealin për liri, idealin për atdhe.
Qëllimi final i Maleçkës, në veprën: “Nëpër ditët e dhembjes dhe të krenarisë kombëtare” ka arritjen e përjetësimit të idealit kombëtar. Vepra ka pesë akte-pjesë, ku secila në vete gërthen historinë e bujshme të luftës dhe së bashku si një simbiozë, ngërthejnë bashkimin kombëtar.
Libri, identifikohet me heroizmin e luftëtarëve, me heroizmin e dëshmorëve dhe me heroizmin e popullit shqiptar, të cilët qëndruan vertikalisht, gjatë historisë, drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës, pavarësisë së Shqipërisë.
Në objektivin kryesor në libër qëndron figura e komandatit, tek bashkon djelmërinë. Kjo është edhe ideja e Maleçkës me mesazhet që bart ky libër më vehte.
Për shqiptarët ky është edhe një vetëflijim në rrafshin e etninës shqiptare si trashigimi ideore e poetës tiranase. Akti i parë i vetflijimit, është akti i vetëdijësimit më të madh të popullit shqiptar gjatë historisë, pra vetë akti i formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Rajmonda Maleçka, luftëtare e disa njësiteve në çlirimin e Kosovës, Preshevës e Maqedonisë, e dënuar me 5 vjet burg nga drejtësia maqedonase, nën akuzën e “terrorizmit”, vetëm se ka përmbushur detyrën e saj si gazetare, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të saj, në këtë numër të gazetës tregon për lexuesin kalvarin e mundimshëm që nga vënia në pranga, dhuna fizike, muajt në burgun e Shutkës në Maqedoni, si dhe përpjekjet për pafajësi deri në Gjykatën e Strasburgut.
Historia.
Më 2 prill 2005, në afërsi të fshatit Kondrovë, gazetarja shqiptare, Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin e saj, Bujarin, 61 vjeç, vihen në prangat e policisë maqedonase nën akuzën “Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!” Ajo, në përmbushje të detyrës si gazetare, së bashku me të atin po ktheheshin nga një intervistim që kishin bërë me grupimin e armatosur të Agim Krasniqit në Kondrovë, duke fiksuar në kamera e aparat fotografik detaje nga ky takim pune. Të nesërmen, po me këtë akuzë, pa avokatë e pa përkthyes, babë e bijë dënohen me nga 5 vjet burg secili dhe izolohen në burgun e Shutkas në Maqedoni. Edhe rigjykimi në shkalline dytë nuk sjell ndryshim të akuzës (Terrorizëm) dhe ulje të dënimit. Vetëm pas protestave të vazhdueshme të shoqatave të gazetarëve vendës e atyre ndërkombëtare, faktorë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe strukturave të shtetit shqiptar, drejtësia maqedonase detyrohet që pas plot 11 muaj e 10 ditë, të nxjerrë nga qelitë e tmerrit gazetaren shqiptare dhe të atin e saj. Por, sipas vendimit, akuza për terrorizëm nuk ndryshon, e Rajmonda Maleçka dhe i ati janë “Non ngrata” në Maqedoni. Kanë bërë animimin në Gjykatën e Lartë të Shkupit për pafajësi, e në vartësi të vendimit, vazhdojnë përgatitjet për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.
Pas një periudhe gati 8-vjeçare, radhitjes që në maj të vitit 1998 si luftëtare e gazetare në radhët e UÇK-së, aktivizimit si gazetare në luftën e Preshevës dhe së fundi në Maqedoni, gazetarja 36-vjeçare, Rajmonda Maleçka, është rikthyer përkohësisht në Tiranë. Por ky kthim pas një mungese të gjatë për Rajmondën, që ndryshe thirret edhe “gazetarja e luftës”, pason një kalvar të mundimshëm torturash fizike e shpirtërore në burgjet e Maqedonisë fqinje, ku u dënua nën akuzën e “terrorizmit” me 5 vjet burg, aq sa dhe babai i saj. Vitet e saj të luftës dhe ata të burgimit (rreth një vit), gjatë kësaj kohe, kanë gjetur vend në raportet e shumta në median shqiptare, median e huaj, si dhe në tetë librat që ka botuar deri tani. Por krahas kësaj, Rajmonda, e mbështetur nga avokatë e dashamirës, është e impenjuar në sfidën ndaj drejtësisë së vendit fqinj për të marrë pafajësinë, duke qenë e përgatitur ta arrijë këtë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. E bindur plotësisht se ka bërë vetëm detyrën si gazetare.
Ushtare dhe reportere në UÇ K
Deri në përfundim të luftës në Kosovë, tregon për gazetën Rajmonda, pak kush e mori vesh se një nga luftëtarët më aktivë të Brigadës 131 ose “Brigadës së Rekës së Keqe”, nuk ishte djalë, por vajzë, pikërisht Rajmonda Maleçka. Kjo për faktin se e dhëna e tëra pas luftës dhe detyrës së reporterit, ajo edhe në pamje ishte përshtatur si djalë, me flokë të qethura, në veshje, e deri në përballimin e situatave të ndryshme ashtu si djemtë, pa rënë në sy. “Edhe nga katër shokët e njësisë ku unë luftoja që më pas ranë edhe dëshmorë, përkatësisht Bedri Shala, Bekim Berisha. Elton Zherka dhe Pervet Vula, vetëm dy të parët e mësuan se unë isha vajzë”, -thotë mes të tjerave ajo. Me prejardhje nga një familje e njohur e Dibrës së Madhe, Rajmonda, e diplomuar në dy fakultete, që në maj të vitit 1998 shkon si luftëtare për çlirimin e Kosovës si reportere. Tregon se kontaktet e para në maj të këtij viti i ka marrë me shokë të luftës në Tropojë, e më pas është hedhur në Junik në radhët e Brigadës 131. “Kudo që shkoja, në përgatitje apo operacione luftimi, unë krahas detyrës si luftëtare, fiksoja në aparat, shkruaja në bllokun shënimeve fragmente nga kjo luftë heroike, një pjesë të mirë të të cilave i përcillja në median e kohës”, -tregon Rajmonda. Kështu, deri në çlirimin Kosovës.
Përsëri në luftë në Preshevë e Maqedoni
“Unë kam marrë pjesë në tri luftëra që janë bërë, në Kosovë, më pas në Preshevë e së fundi në Maqedoni, ku përgjithësisht në këto dy të fundit, roli im kryesor ishte ndjekja nga afër e situatave, përcjellja e tyre në media, por edhe angazhim konkret në sensibilizimin për nevojën e një lirie sa më të shpejtë e të plotë për shqiptarët në trojet e tyre”, - tregon për gazetën Maleçka.
Ndërsa kalimin sa nga një front lufte në tjetrin (Kosovë-Preshëve-Maqedoni), Maleça e shpjegon thjeshtë me të qenit kryesisht të kuadrove drejtues e një pjesë të mirë dhe në bazë e të njëjtëve persona që luftuan në të tre këto treva etnike shqiptare në luftë. Sipas saj, por dhe sipas analistëve, paradoksi i dënimit me 5 vjet burg të një gazetareje që bënte detyrën nga drejtësia maqedonase, lidhet edhe me emrin e punën e gjatë të luftëtares-reportere gjatë viteve të fundit ku shqiptarët ishin në luftë.
Prangat maqedonase, dhuna dhe dënimi i rëndë
Ishte pasditja e 2 prillit 2005, kohë në të cilën gazetarja Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin, e “armatosur” me dy diktofonë, blloqet e shënimeve, kamera me videokaseta të regjistruara, aparat fotografik e një numër të konsiderueshëm fotosh, sapo janë ndarë me Agim Krasniqin e luftëtarët e tij, e kanë lënë pas Kondrovën, në afërsi të Gostivarit janë vënë në prangat e policisë maqedonase. “Momenti i arrestimit ka qenë brutal e i dhunshëm. Një sjellje barbare për një vajzë, një gazetare që thjesht ka bërë punën e saj, për më tepër në prezencë të babait, ku të dy ishin objekt të dhunës e fyerjes pa shkak”, - tregon për gazetën ato momente të vështira Maleçka. Përfundojnë në qelitë e Shkupit, ku terrori nuk ndërpritet. Nuk zgjat shumë, vetëm pak orë e të nesërmen, më 3 prill 2005, dalin para gjykatës. Vetëm pak minuta përballje, me një akuzë të paraformuluar e pa asnjë bazë (“Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!”), gazetarja dënohet me 5 vjet heqje lirie. Po aq dënohet edhe i ati, Bujari. Ndërsa vëllai i Rajmondës që ka këmbëngulur për përkthyes e avokat, është nxjerrë dhunshëm dhe nuk është lënë të ndjekë gjyqin.
Sensibilizimi dhe gjykimi i radhës
Pas disa ditësh, strehë e gazetares së dënuar bëhet burgu famëkeq i Shutkës në Maqedoni, ku koha e qëndrimit atje, për Rajmondën dhe të atin, ka qenë një ferr i vërtetë. Vazhdojnë procedurat gjyqësore, nga shkalla e parë në Apel e rikthim për gjykim, e me gjithë sensibilizimin e shoqatave të gazetarëve (vendëse e ndërkombëtare), përsëri akuza për “terrorizëm” dhe dënimi nga 5 vjet burgim nuk ndryshojnë. “Pas 45 ditësh të arrestimit, informohet edhe ambasada shqiptare në Maqedoni, ku ndërhyrja e saj, ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, interesimi i tyre, bashkë me opinionin ndërkombëtar, e vënë në pozitë të vështirë drejtësinë maqedonase për këtë akuzë të pabazë dhe dënimin e rëndë për një gazetare që kishte bërë thjesht detyrën e saj për informimin e opinionit.
Plot pas 11 muajsh e 10 ditëve, vazhdon të tregojë Rajmonda, ajo del nga qelitë maqedonase së bashku me babanë, duke u shpallur “Non grata” në këtë vend.
Në kërkim të drejtësisë
Dënimi pa faj, vetëm se bëri detyrën si gazetare, e ka detyruar Rajmondën që të impenjohet seriozisht në zbardhjen e të vërtetës e vënien në vend të dinjitetit si intelektuale, si njeri e si gazetare. “Unë kërkoj pafajësi, pasi zyrtarisht drejtësia maqedonase na quan terroristë, pasi është një e drejtë që na është dhunuar”, -këmbëngul Maleçka. Tregon se me punën e avokatëve të saj, pret vendimin nga Gjykata e Lartë në Shkup ku janë drejtuar. E në vartësi të dënimit(nëse nuk marrin pafajësinë), Rajmonda ka përgatitur gjithë dokumentacionin që pafajësinë ta marrë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut./AGJENCIONI FLORIPRESS/
Vështrim i librit të autorës Rajmonda Maleçka: “Hasi mes luftës dhe lirisë”
Nga Avdi Ibrahimi-Prizren
Autorja shpjegon se për vite ka mbledhur materiale te ndryshme nëpër zonën e Hasit dhe ka biseduar me njerëz që janë gjallë. Ka mbledhur informacione nga më interesantet, qe dëshmojnë për lashtesinë e kesaj treve dhe te banorëve të saj për besën shqiptare që kanë këta njerëz, për qëndresën e heroizmin e tyre nëpër shekuj, e në të njejtën kohë pjesëmarrja dhe organizimi i tyre në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të qenit e tyre autoktonë.
Libri gjithashtu pasqyron ekonominë, zhvillimin e zonës, popullsinë, figurat e shquara, momentet e vështira historike dhe konfliktet me fqinjët agresorë jugosllavo – serbë. Një libër që dëshmon historinë më të re mbarëkombëtare të karaktereve e personazheve të luftës çlirimtare, që bëri një hap përpara të këtij shekulli, në trajtimin më të ri të jetës shqiptare të kësaj kohe që përshkon nga elemente të shumta realiste. Realiteti i përfshirë në rrëfimet e këtij libri historik; “Hasi mes luftës dhe lirisë”, të autores Rajmonda Maleçka, ruajnë shumë elemente që realisht kanë ndodhur gjatë luftës së UÇK-së, nga vitet 1991 – 1999, ngjarje këto të përmbledhura në zonat e Hasit të administruara nga shteti amë Shqipëri dhe zona tjetër e Hasit të ndarë dhunshëm nga marrëveshja e Shën Stefanit dhe kongresi i Berlinit 1878, e të administruar nga njerka e pushtuesja Jugosllavi. Shqiptaret e mbetur nën rregjimin antipopullor serbo-jugosllavë ishin të privuar nga të drejtat më elementare kombëtare e njerëzore, ku një pjesë e këtij populli shpëtoi nga çkombëtarizimi dhe shpërngulja nga trojet e veta. Autorja e këtij libri mes të tjerash shprehet: “ Në gati një shekull shqiptarët patën kaq shumë ditë morti, saqë në çdo ditë të 100 vjetëve të fundit, përmbi njëmilion shqiptarë të vrarë përshkak të luftës etnike, i bie që çdo ditë të ketë mbi 25 shqiptarë të vrarë. E kësaj i thonë ditë morti, ditë gjame, ditë tragjedie dhe vdekje…”. Nga ky sundim i egër e gjakatar serbo-maqedono-malazezo-jugosllavë. Por që në këto kushte të jetës dhe marrëdhënieve të përgjithshme të zhvillimit shoqëror, nuk ka munguar përpjekja e luftës për liri dhe bashkim kombëtar shqiptar.
Kur flasim për luftën çlirimtare, nuk duhet harruar se populli shqiptar ende nuk e ka kurorëzuar suksesin e vet të plotë. Sepse ende nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare si ato në Luginën e Preshevës, ato të Plavës e Gucisë, Ulqini, Sangjaku, Gjysma e trojeve shqiptare të mbetura nën Maqedoni dhe Çamëria e mbetur nën Greqi. Prandaj luftërat e gjertanishme çlirimtare janë suksese dhe dëshmi se në të ardhmën shqiptari do të ecën me hapa të sigurt për të krijuar vepren e madhe më vlerë të përhershme bashkimin kombëtar. Ndër temat që e kanë preokupuar më së shumti autorën Rajmonda është padyshim ajo e luftës së UÇK-së dhe popullit shqiptar në përgjithësi e në veçanti ajo në zonat e ndara të Hasit. Jemi dëshmitarë së madhështia e luftës çlirimtare nga pushtuesi serb, mbetet tema më e preferuar e autorës së këtij libri dokumentar e historik, trajtesa në temën e luftës së UÇK-së, është përfshirja në tërë gjerësinë mbi ngjarjet dukuritë, pasojat e vetë luftës, për ta ndryshuar rrjedhën e historisë më të re.
Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Libri hapet me shkrimin “Për krahinën e Hasit”, nga ish komandanti i UÇK-së Azem Syla, një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të kësaj lufte, kjo figure e pastër kombëtare, kjo figure e gjallë jetësore është kyçi themelor i jetëshkrimit të heroizmave të Jasharëve nga Prekazi i përflakur, të heroizmave të Haradinajve nga Dukagjini i trimave të luftës çlirimtare, nga heroizmi i Zahir Pajazitit me bashkëluftëtarët e tij anekand trojeve shqiptare, nga heroizmi i Mujë Krasniqit,i Fehmi e Xhevë Lladrovcit, nga heroizmi i trimave luftëtarë të lirisë nga Zonat, Drenicë, Dukagjin, Pashtrik, Nerodime, Llapë, Shalë e Bajgorës dhe Karadak.Azemi tregon se në Hasë filloi lufta frontale, në kuadër të operacionit ”SHIGJETA”, që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, planifikoi dhe realizoi fitorën kundër okupatorit serb. Ky material jetësor, që ka marrur autorja nga intervistues të ndryshëm të luftës, siç është ajo e gjeneral Rexhep Selimit, Komandantit të ZOD, Ramush Haradinajt, gjeneral Gjeladin Gashit(Plakut), Oficerëve të Ushtrisë Shqiptare, Sokol Poga, Shaban Braha, gjeneral/Dr. Kudusi Lame, kolonel Hysen Ymeri, një prej ushtarakëve që stërviti legjendarin Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin, komandanti i njohur Fatmir Limaj, komandanti i brigades 128 të UÇK-së nga ZOP, Ruzhdi Saramati, i cili me luftëtarët trima të kësaj brigade theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit dhe vulosi fitoren Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj ata të drejtorisë politike të UÇK-së, Xhavit Hliti e Hashim Thaçi, e shumë figura tjera të këtij libri, mund të vërtetohen edhe nga literatura historike dhe publicistike. Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte, të cilat bukur i përshkruan autorja e librit ”Hasi mes luftës dhe lirisë”, që lane gjurmë të veçanta faktografike të një realiteti jetësor, të figurave të këtij libri vlerash, që para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi,greku, malazezi e maqedoni,deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Ku nëpër këto ngjarje kaloi dhe vetë autorja e këtij libri Rajmonda, e cila më vërtetësi trajtoi epokën e lavdishme të UÇK-së me Hasin dhe hasjanet luftëtarë të lirisë. Mjeshtria e realizimit të këtij libri autrën e radhit edhe vetë në këto ngjarje të rëndësishme të historisë.Vetë titulli i librit që ka zgjedhur autorja është mjaft i goditur, kur kemi parasysh mënyrën e përcjelljës së ngjarjeve të një lufte të pastër çlirimtare si rrëfyese e ngjarjeve të Hasit të administruar nga nëna Shqipëri dhe Hasit të administruar nga njerka Jugosllavi, ku autorja nëpërmjet shkrimit ka përcjellë kronologjikisht ngjarjet besnikërisht dhe i ka kushtuar kujdes të duhur veprimeve të protagonistëve të këtij libri dhe formimit të vetëdijes së tyre gjatë viteve të luftës çlirimtare.
Ky është libri i njëmdhjetë i Rajmondës dhe ka gjithsej 837 faqe, botoi shtëpia Botuese “Weso”Tiranë 2010. I redaktuar nga Dëfrim Cani. Libri lexohet me andje përshkak faktografisë dhe vlerës historike që ka dhe e bënë të veçantë e kuptimplote se të paharruara janë bëmat heroike e të rënëve për liri. Janë po ato ëndrra të bukura që protagonistët e këtij libri thurrën në ditët e vështira të luftës për një të ardhme më të ndritur për mbarë popullin shqiptar.