Shpresoja se këto shkrime do të shërbenin për reformat demokratike në LDK, pasi ishte planifikuar që ky libër të publikohej në fillim të nëntorit 2010, përkatësisht në prag të Kuvendit VII zgjedhor të LDK-së, i cili për shkak të rrethanave politike që u krijuan në Kosovë u mbajt më 7.11.2010.
Siç thamë, ngjarjet rrodhën ashtu si rrodhën, kurse libri mbet të publikohej më vonë. Dhe kjo “më vonë?!”, ishte pas përmbylljes së kapitullit “reformues?!”në LDK, veçmas pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën më 12 dhjetor 2010[1].
Libri “11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, është sajuar nga shkrimet, reagimet, analizat dhe komentet që kanë pasur të bëjnë kryesisht me zhvillimet politike brenda LDK-së, që nga viti 1993 e gjerë në vitin 2010. Këto shkrime paraqesin një pjesë të angazhimit tim publik, përkatësisht janë komente e trajtesa që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe reformat partiake.
Jo rrallë janë shkruar me një ton të ashpër e mjaft kritik, duke shprehur revoltë e mospajtim me kahet e zhvillimit partiak të LDK-së, reforma këto që nuk u bën kurrë, ndonëse rrjedha e keqe brenda LDK-së këtë parti e ka katandisur duke e vënë në buzë të greminës.
Libri deri në një masë qartëson pikëpamjet e mia, ku do të shpreh revoltën qytetare për kursin negativ që ka ndjkur Kryesia Qendrore e LDK-së, sidomos kjo që erdhi në krye të Partisë në një kohë rrëmujë, po veçmas pas instalimit të Fatmir Sejdiut kryetar i saj.
Sh. Dibrani: BOTA SOT, 24 nëntor 1999.
Që nga shkrimi analitik “A DO TA KAPËRCEJË LDK-ja YLBERIN”[2], shkruar më 15 maj 2000, (për një tubim të Nëndegës së LDK-së në Bernë, me porosinë e z. Hajdar Sadrija , i cili për një kohë të gjatë ishte edhe kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër), ku në cilësinë e njohësit të zhvillimeve politike, bëra publike pikëpamjet e mia, duke shprehur papajtueshmërinë me mënyrën e udhëheqjes që bënte Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila që pas mbarimit të luftës kurrë nuk qe në gjendje të reformohet, dhe të marrë fatin e Kosovës nën udhëheqjen e vet, dhe as të bëjë politikë të mirëfilltë karshi zhvillimeve politike që bëheshin në Kosovë, në kohën kur pritej e besohej se vetëm filozofia politike e LDK-së do ta shpjerë Kosovën në një realitet të ri[3].
Shkrimi, përkatësisht analiza në fjalë mbetet aktuale jo vetëm sot e kësaj dite, por deri sa të bëhen reformat e njëmendta, dhe gjerë atëherë kur kjo parti të dalë nga kolapsi dhe amullia politike.
Një syth tjetër i kushtohej Presidencës dhe Kryetarit të Partisë z. Fatmir Sejdiu [4], analiza këto të publikuar vetëm pak muaj para se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të jepte mendimin e saj se Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese[5]. Sepse në kulturën politike shqiptare ekziston një lloj “meritokracie që qëndron në themelet e demokracisë. Meritokracia është një mjet i panjohur tek ne shqiptarët, prandaj ekziston kjo kulturë e përhapur e shkeljes së ligjit, duke u fshehur pas imunitetit”[6]. E fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite Kosova nuk ndërtoi sistemin e një shteti kushtetues.[7]
Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Sejdiun të jepte dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës, kurse më vonë ai do ta humbë edhe postin e kryetarit të LDK-së[8].Edhe këto shkrime rezultuan të sakta, por që kanë determinuar fajtorin me emër e mbiemër, për dëmin që ua shkaktoi proceseve demokratike, veçmas LDK-së s’ka asnjë dyshim.
Kapitull më vete janë reagimet dhe trajtesat për sjelljen kontraverse të dr. Bujar Bukoshit[9]dhe të dr. Isa Mustafës . I pari politikani më pa principe që nga themelimi i LDK-së, njeriu më manipulues dhe më përmbysës i të gjitha vlerave demokratike që kultivonte kjo parti në Kosovë. Jo vetëm kaq Bukoshi mbetet personaliteti më i keq, që i ka shkaktuar dëme kolosale LDK-së. Ai është përgjegjësi nr. 1 për përçarjen e Faktorit Ushtarak edhe në kohë lufte. Ndërsa Isa Mustafa është tipi i intelektualit më dinak, i cili mund të transformohet në pesëdhjetë fytyra e në pesëdhjetë mënyra për të arrit qëllimin e tij. Por në rastin e LDK-së, Isa Mustafa mund të llogaritet fajtori më përgjegjës për rikthimin e strukturave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë brenda kësaj partie.
Sado që mund të supozohet për reforma që do t’i bënte ai, unë për vete jam skeptik, pasi ai tërë jetën e tij, (sidomos për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës ), ka qenë krah i djathtë i Bujar Bukoshit me të cilin kanë investuar para e mund për ta dobësuar e shkatërruar LDK-në. Pra, ai është njeriu që ka mundur t’u përshtatet më së miri të gjitha regjimeve pushtuese dhe përsëri ka dalë i paprekshëm, dhe madje i privilegjuar, për të ardhur po aq i paprekshëm edhe në postin e kryetarit të LDK-së[10].
Në anën tjetër Bujar Bukoshi mbetet edhe zyrtari më i korruptuar dhe shkelësi më i madh i të gjitha ligjeve dhe rregullave shtetërore e kushtetuese të një vendi. Ai është shpërdoruesi më i madh i buxhetit të shtetit. Ai bashkë me Isa Mustafën kanë privatizuar paratë e shtetit në Fonde Private (UFORK)[11], ku flitet për disa qindra miliona marka gjermane të cilat nuk kanë qenë pasuri e tyre, por që i kanë investuar sipas tekeve dhe qejfeve, dhe mbase në dëm të LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi, nuk ka asnjë dyshim.
Tashmë mund të shtrohet pyetja për lulëzimet e bizneseve të pafundme që kontrollojnë këto dy personalitete, ku i kanë rrënjët?! Por, për t’u bërë paradoksi edhe më tragjik e gjithë kjo ka ndodhur para syve të ndërkombëtarëve, para syve të shtetit, dhe para syve të popullit me të cilin tashmë po tallen këta dy zotërinj.
Në anën tjetër dikush nga ky popull u ka duartrokitur, të tjerë u kanë shkuar prapa dhe disa sish janë bërë pjesë e krimeve ekonomike duke i dobësuar hallkat partiake e shtetërore të një vendi që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian.
Sipas kësaj logjike që ka ndjekur binomi Bukoshi &Mustafa , secili kryeministër paska të drejtë buxhetin shtetëror ta shndërroj në Fonde private dhe ato para t’i mbajë për vete dhe të investojë aty ku ua do loçka, aty ku ua merr mendja.
Nëse kjo logjikë do të praktikohej edhe në shtetet më të mëdha, shtetet më të zhvilluara, buxhetet e tyre shtetërore nuk do të ishin kaq të fuqishme, dhe nuk do të trashëgonin gjë, sepse sipas binomit Bukoshi &Mustafa secili kryeministër i Kosovës paska të drejtë tërë buxhetin e shtetit që është grumbulluar gjatë mandatit të tij ta kthejë në fonde private dhe ta administrojnë ashtu siç duan, ashtu siç bënë ata, ashtu siç bëri edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave dr. Isa Mustafa [12] në kohën e Bujar Bukoshit, me paratë e shtetit dhe me djersën e mërgimtarëve.
Një pjesë e këtyre trajtesave kanë të bëjnë me propagandën dhe informimin, hallkë kjo për LDK-në mjaftë e ligsht, anemike dhe jofunksionale. Janë marrë edhe disa shkrime si“Flamuri i Kosovës”, “Futurizmi fetar....”, “QIK-u në...” e tjera që kanë të bëjnë pikërisht me veprime e fenomene ku pjesërisht a tërësisht fajtore është edhe Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila vetëm ka heshtur, është bërë tejet anemike duke lejuar që disa procese të marrin kahe ashtu siç nuk duhej ta merrnin.
Jam shumë i vetëdijshëm se natyra e këtyre kritikave zakonisht nuk dëshirohen të kuptohen drejt, dhe nuk durohen aq lehtë, përkundrazi në shoqërinë kosovare fjala e drejtpërdrejtë të futë në armiqësi edhe brenda partisë. Ndoshta janë këto arsye pse jam detyruar që në një kapitull më vete, të sjellë dëshmi për tagrin që kam paguar për angazhimin tim në LDK[13], dhe gjithë kjo ka ndodhur në kohë krizash, në kohë të pista që kalonte Kosova dhe Kombi ynë në përgjithësi, atëherë kur pjesa dërmuese e këtyre pasanikëve dhe profiterëve të LDK-së bënin punën e djallit, unë kam folur e kam shkruar e kritikuar aq shumë sa nuk mund të përfshihen ato shkrime me një korpus të tërë të “Librave për LDK-në” që do të nisin pikërisht me këtë botim, për të pasqyruar më mirë, së pari zhvillimet e brendshme partiake, e pastaj për të pasqyruar më saktë edhe një varg aktivitetesh e veprimtarish që kanë të bëjnë me LDK-në dhe me zhvillimet politike në Kosovë.
Për mua si veprimtar i LDK-së dhe si autor publik, çmimi ishte tepër i lartë, dhe fal Zotit i kam përballuar me dinjitet. Por dhuna dhe terrori nuk ishin të njëllojta, të njëtrajtshme, ato nisin që nga nënçmimet e deri te dhuna fizike, veçmas torturat psikike që i bënin kundër meje strukturat parapolitike që pretendonin një lloj integralizmi jugosllav, apo ato me koncepte antidemokratike që triumfuan në Kosovën e paslufte, veçmas ato që shtireshin si institucionaliste të komanduara nga eskorta e dr. Bujar Bukoshit dhe ajo e dr. Isa Mustafës që morën kohëve të fundit “Kalanë e LDK-së nga brenda”[14], dhe ky “pushtim” ndodhi falë injorantëve dhe lakenjve të cilët që prej vitesh po i dimërojnë dimrat, e po i mrizojnë verat në Kryesinë Qendrore të LDK-së, duke u pasuruar në mënyrë marramendëse[15]dhe duke iu shmangur konceptit nacional dhe paqësor që e ka udhëhequr dr. Ibrahim Rugova.
Them me përgjegjësi se as dhuna fizike, as humbjet familjare, as shkatërrimet materiale që rënduan për vitet të tëra mbi shpatullat e autorit, nuk ishin të mjaftueshme për këta sehirxhinj, por do të nisin edhe një inkuizicion juridik të llojit të vet dhe madje në një gjykatë ndërkombëtare[16]. Shkas do të bëhet shkrimi “NJË ÇELËSAR QË DO TË BËHET PISAR”[17], kundër palaço gazetarit Enver Robelli [18] i cili duke shkelur mirësinë dhe besën, do të nisë një fushatë të egër diskriminuese, madje duke mos zgjedhur rrugë e as mënyra për të lënduar personalitetin e individit e intelektualit, po më shumë për të cenuar personalitetin e mikut që i ndihmoi në fillimet e tija, vetëm pse ky ishte veprimtar i LDK-së.
Kjo kastë proletarësh duke mos zgjedhur rrugë e mjete, dhe sidomos pse kishin deficite morale, e kapacitete intelektuale për t’u përballur me të vërtetën, do të iniciojnë një proces gjyqësor pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih të Zvicrës, duke shpresuar se edhe drejtësinë dhe demokracinë zvicerane do ta instrumentalizojnë ashtu siç patën bërë me sistemin e kalbur juridik serb e jugosllav. Ata bën përpjekje të më pengonin në misionin tim fisnik, ku përmesLDK-së e bëja në shërbim të Kosovës.
Në atë proces të gjatë e maratonik ka qenë drejtpërdrejtë e implikuar kompania“KOHA”[19] e udhëhequr nga Veton Surroi , (atëherë bashkë me Baton Haxhiun ) ku patën siguruar deklarata me shkrim nga Baton Haxhiu në emër të kompanisë në fjalë, Agim Mala[20], drejtor i gazetës “JAVA SHQIPTARE”, Abdullah Zeneli [21] në emër të Shtëpisë Botuese “BUZUKU ” në Prishtinë dhe me një deklaratë me shkrim u solidarizua me këtë grup edhe poeti e gazetari mjaftë kontradiktor Shaip Beqiri [22] i cili jeton në Zvicër, të cilët në saje të përkthimit joprofesional dhe me tendencë që e pat bërë Hans Joachim Lanksch[23] bën që ky proces kundër meje të zgjas për plotë 5 vite, dhe falë Zotit dhe njerëzve të mirë autori i këtij libri do të shpëtoj me faqe të bardhë. Por pa arritur ta zbulojë alibinë e heshtjes që bën gazetat dhe mediet e tjera elektronike, si dhe pa diskutuar kurrë Kryesia eLDK-së e cila ishte mirë e informuar.
Libri mbyllet me dy krijime poetike, (njëra elegji e tjetra poemë[24]), kushtuar dr.Ibrahim Rugovës dhe me dy punime shkencore për të dëshmuar bindjen dhe njohjen e gjithanshme në të mirë të LDK-së, për të dëshmuar njohjet politike dhe njohjen e kultit të sakrificës që e ka ndjekur Lëvizja Paqësore dhe dr. Ibrahim Rugova , lëvizje kjo që i ka sjellë Kosovës më së shumti rezultate. Kurse në anën tjetër lexuesit për t’i shpjeguar “mllefin?!” i cili nuk bëhet nga urrejtja por nga dëshpërimi i thellë për të gjitha devijimet politike që janë bërë në kurrizin dhe konceptin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sado që jam përpjekur, dhe sado që jam munduar që këto shkrime e komente t’i shoqëroj me një vullnet pozitiv, si një lloj protonizmi[25], nuk jam i sigurt sa ia kam dalë, gjithmonë e kurdoherë, pasi në këtë teori thuhet se: “Protonizëm, në kuptimin më të thjeshtë, do të thotë të shkruash rreth një vepre letrare apo artistike me qëllim pozitiv, i shtyrë nga dashamirësia jo nga vreri”[26]. Në këtë pikë, ndonëse jo si vepër letrare, por diçka edhe më shumë, dhe kjo është tamam një “Vepër Nacionale”, për të cilën kurdoherë jam përpjekur dhe kam pasur një vullnet pozitiv, jo i mbytur nga vreri, por nga vullneti i mirë për t’i shërbyer pozitivisht Kosovës e LDK-së, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pavarësisht nga të metat që mund t’i shoqërojnë këto komente, mendoj se libri paraqet një kurs politik, një koncept të pandryshuar, që kam ndjekur që nga dita e anëtarësimit nëLDK. Ndërsa kritikat përkitazi me zhvillimet e brendshme politike kanë qenë të vazhdueshme, duke ruajtur një vizion të qartë që nga fillimi e gjer më sot.
Pasaktësitë a lëndimet e mundshme kanë të bëjnë më shumë me çastin dhe rastin kur janë shkruar, me mllefin që ka ekzistuar në ato çaste, por jo si një platformë e drejtuar ndaj individit, kushdo që të jetë ai, ndaj shoqërisë sonë që po prosperon drejt së ardhmes së saj demokratike, e ruana Zot të më shoqërojë ndonjë vrer kundër LDK-së në veçanti, dhe Kosovës në përgjithësi. Gjithmonë edhe në politikë jam përpjekur të krijoj një koncept ashtu siç ia kam arritur deri diku edhe në letërsi, tamam siç e ka potencuar për vepren time Flori Bruqi , i cili cilëson se Autori i këtij libri „i prezantohet lexuesit në formë të kompletuar dhe gjithsesi me prirje për një koncept letrar, duke përfshirë mbi 120 vepra letrare, me qindra emra krijuesish e me shum shënime bibliografike”[27].
Megjithatë sipas këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK, sipas këtyre devijimeve, dhe duke u bazuar në humbjet e njëpasnjëshme që ka pësuar LDK-ja në disa palë zgjedhje, struktura udhëheqëse e LDK-së duhej të shkonte komplet, dhe Isa Mustafa të mos vinte në kreun e LDK-së. Sepse Kryesia Qendrore e LDK-së duhej të plotësohej me njerëz të mendjes e dijes, e jo me asistentët e Fatmir Sejdiut , Isa Mustafës dhe të Sabri Hamitit .
Edhe kësaj radhe LDK-ja, nuk qe në gjendje të dëshmojë se e do Kosovën, nuk qe në gjendje të reformohet dhe të largohet nga bagazhi i së kaluarës, të mos lejojë ikjen e emrave që sado kudo kanë bërë shumë për LDK-në[28]. Përkundrazi LDK-ja shpërbleu humbësit, solli në krye një militant të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë siç është treguar Isa Mustafa qysh në qeverinë e Jusuf Zejnullahut [29] dhe ai do ta shkëpus edhe atë fije nervi, atë fije peri, atë pakë shpresë, dhe do ta lëndon, për aq sa do të mundet edhe krenarinë që kishin njerëzit e LDK-së për vijën rugoviane dhe proceset demokratike që po kalonte Kosova.
Isa Mustafa është instaluar si një despot për t’i mbrojtur pikëpamjet komuniste dhe interesat e një grupi që tashmë e kanë rënduar zullumin ekonomik mbi Kosovën. Pa asnjë dyshim Isa Mustafa do t’ia prishë palcën kurrizore[30] veprimit demokratik të LDK-së,dhe kemi droje në të se do të instalon sojin e tij në instituciont e brishta demokratike të Prishtinës, dhe përgjithësisht edhe të Kosovës.
Vetëm “Partitë e shëndosha” do të prodhojnë një udhëheqje të shëndoshë dhe të aftë për t’i drejtuar institucionet shtetërore, dhe për ta zhvilluar Kosovën ashtu si duhet, ashtu si ajo e meriton, jo klanet e grupet e involvuara në krimin ekonomik dhe krimin njerëzor[31].
Por LDK-ja as kësaj radhe nuk u dëshmua se është e zonja që t’i zhvillojë proceset e brendshme partiake, pa le ato të nivelit shtetëror, për çka ka nevojë Kosova, dhe e ardhmja e saj.
E këtë mendim më së mirë e tregoi edhe verdikti i popullit i cili nuk u mashtrua nga reformat e rrejshme që i inskenuan dr. Fatmir Sejdiu me klanin e tij, dhe natyrisht edhe me ndikimin e akademik Sabri Hamiti, të cilët, sikur ia qitën pelikorin e vdekjes “Frymës Rugoviane” në LDK.
Zvicër, 25 tetor 2010.
Më 12 Dhjetor (këtë të dielë) janë mbajtur zgjedhjet e para nacionale pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sipas KQZ-së (Komisionit Qendror Zgjedhor) në votime kanë dalë 47.80 % e kosovarëve me të drejtë vote. Kjo ndoshta është një përqindje jo aq e kënaqshme por mund të thuhet se ka qenë një ngritje në dalje, ndoshta për shkak të aktivizimit të dy partive të reja: Vetëvendosje dhe Fryma e Re. Të gjitha partitë shqiptare, pjesëmarrëse në këto zgjedhje kanë deklaruar, një nga një, se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit . "Vija të kuqe" nuk ka caktuar vetëm partia e Behgjet Pacollit e cila po pret vetëm certifikimin e këtyre zgjedhjeve nga KQZ-ja.
As LDK, as AAK – “Lista Dr. Ibrahim Rugova ” dhe as Vetëvendosje nuk bëjnë koalicion qeverisës me PDK-në.
Komisioni Qendror Zgjedhor i ka shpallur rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve përmes një konference për shtyp: Numri i fletëvotimeve te rregullta në kutinë e votimit : 743 892 PDK - 33.5 % (238959 vota) LDK - 23.6 % (168120 vota) Lëvizja Vetëvendosje! - 12.2 % (86924 vota) AAK – “Lista Dr. Ibrahim Rugova ” - 10.8 % (76859 vota) Koalicioni për Kosovë të Re - AKR - 7.1 % (50720 vota) *LDD - 3.3 % (23337 vota) *Fryma e Re - 2.2 % (15559 vota) Të tjera - 7.3 % * Nuk e kalojnë pragun zgjedhor prej 5 % dhe kështu nuk hyjnë në Parlament. Marrë nga: http://forum.top-channel.tv/viewtopic.php?p=810497
[2] Gazeta “BOTA SOT”, 16 maj 2000.
[4] Shih: KAPITULLI II. ose reformat në LDK, 1-15/2010.
[5] Gjykata Kushtetuese: PRESIDENTI SEJDIU KA SHKELUR KUSHTETUTËN:
Prishtinë, 24 shtator – Në Rastin KI 47/10 "Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër Shkëlqesisë së tij, Fatmir Sejdiu , President i Republikës së Kosovës", Gjykata konstatoi, me shumicë votash, se kërkesa e dorëzuar më 25 qershor 2010 është e pranueshme.
Gjykata gjithashtu konstatoi se ka shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës, respektivisht të nenit 88.2, nga Shkëlqesia e tij, Fatmir Sejdiu , duke mbajtur njëkohësisht postin e Presidentit të Republikës dhe të kryetarit të partisë politikeLidhja Demokratike e Kosovës, thuhet në një njoftim zyrtar që e ka dërguar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Vendimi është marrë me shumicë votash. Ndërkohë, pas këtij vendimi, priten zhvillime të rëndësishme, sido-mos në LDK, ku ka nisur gara zgjedhore. Formulës politike të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu , për ngrirjen e postit të kryetarit në LDK-së, duket se i janë përzier elementet, pasi që Kushtetuesja ka vërtetuar se ai ka shkelur Kushtetutën më këtë gjë. Shtatë nga nëntë gjyqtarë, sa ka kjo Gjykatë, kanë thënë “Po - Presidenti po shkel Kushtetutën”, derisa dy prej tyre kanë votuar kundër.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se paneli e ka përfunduar rastin dhe se për këtë së pari njoftohet presidenti Sejdiu dhe pastaj mediet. Sipas Kushtetutës së Kosovës, në nenin 91, ku flitet për shkarkimin e presidentit të Republikës, në pikën 1 të saj thuhet se Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë, ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Për shkarkimin e tij nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës. Por, duket që presidentit Sejdiu i është bërë shprehi shkelja e Kushtetutës, ngase ai e ka shkelur atë edhe në rastin e Qazim Qeskës , duke mos i shpallur zgjedhjet në Rahovec, edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar nga ministri i Pushteti Lokal 8 ditë pasi që Qeska kishte dhënë dorëheqje. Burime të KTV-së insistojnë se vendimi që Rahoveci duhet të shkojë në zgjedhje tashmë është marrë nga Gjykata. Ky burimi i ka thënë KTV-së se më 14 të këtij muaji, MAPL-së i është thënë se duhet të përgatiten për t’ia marrë mandatin Qeskës dhe për të shpallur zgjedhjet e reja, ngase Qeska kishte shkelur ligjet për zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, duke u kthyer në punë 47 ditë pas dorëheqjes.
[6] Faik Krasniqi : “IMUNITETI I DUHET HEQUR TË GJITHË DEPUTETËVE TË PARLAMENTIT, MINISTRAVE DHE KRYEMINISTRIT”, marrë nga portali i inter-netit “Zemra shqiptare”, e shtune, 08.01.2011.
[8] Isa Mustafa , kryetar i ri i LDK-së: Prishtinë, 7 nëntor 2010; Isa Mustafa është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, sot vendsën delegatët e Kuvendit VII Zgjedhor të LDK-së. Pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, u vërtetua se për Isa Mustafën votuan 235 delegatë, ndërsa për Fatmir Sejdiun 124.
[10] Dr. Rexhep Gjergji dhe dr. Zejnullah Rrahmani : “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?” «...Rrokullisja filloi kur Fatmir Sejdiu u bë kryetar i Kosovës me mashtrime. Ai, me arrogancën e një stalinisti rroku fshesën e spastrimit dhe ndau partinë në dysh. I humbi zgjedhjet, por bëri koalicionin me Thaçin dhe një natë para zgjedhjes së tyre e ndryshuan Kushtetutën. Gjykata kushtetuese e vlerësoi si shkelës të Kushtetutës dhe e detyroi të tërhiqej. Partinë ja morën miqtë e vet, me të cilët bashkë kishin bërë jetë prej sheikësh në Prishtinë dhe nëpër hotelet e botës “duke u angazhuar për çështjen e shtetbërjes”. Miku që ia mori partinë nuk ishte shquar për të mirë të Kosovës në vjeshtën e vitit 1988; madje as në vitet ’90,…» Prishtinë, 1 prill 2011(Kosovapress).
[14] Krahaso: Isa Mustafa , kryetar i ri i LDK-së: Prishtinë, 07 nëntor 2010.
[15] Dr. Rexhep Gjergji & dr. Zejnullah Rrahmani : “TELASHET E NJË KOALICIONI NË LINDJE”, Prishtinë, 9 janar 2008. (Kosovapress): “...A është sot Lidhja Demokra-tike e Kosovës parti konkurrente dhe e denjë qoftë për të bërë pushtet, qoftë për të bërë opozitë të mirëfilltë në Kosovë? Përgjigja është e shkurtë: Jo. Se si e bëri pushtetin kjo garniturë zaptuese e LDK-së, këtë e tregon sot Kosova” http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,35957&PHPSESSID=8948bc8f1b30516785e9964991768e6a
- Dr. Zejnullah Rrahmani & dr. Rexhep Gjergji : “UDHËHEQJA E LDK-së FAJTORE PËR KRIZËN E SAJ”, Floartpress, Prishtinë, 12 mars 2008. “Rrëmbimi dhe mbajtja e pozitave partiake e shtetërore nga një grup individësh të LDK-së, që ka uzurpuar të gjitha funksionet, duke demonstruar qeverisjen e keqe në Kosovë, modelin më të keq të korrupsionit e të shpërdorimit për qëllime personale. Ky grup njerëzish që nuk janë më shumë se 20 - 25 veta, janë në Kryesi të LDK-së, deputetë, ministra dhe anëtarë bordesh në kompanitë publike fitimprurëse të Kosovës”.
-Prof. dr. Rexhep Gjergji & Prof. dr. Zejnullah Rrahmani : “NJË DOKUMENT I HUQUR PËR REFORMIM TË LDK-së”,Kosovapress, Prishtinë, 11 qershor 2008.
-Dr. Zejnullah Rrahmani & dr. Rexhep Gjergji : “ZGJEDHJE LOKALE ME SHUMË TË PANJOHURA”, (Arkivi i autorit, pa datë).
-Dr. Rexhep Gjergji dhe dr. Zejnullah Rrahmani : “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?, Kosovapress,Prishtinë, 1 prill 2011.
[30] JETA PAS DËMTIMIT TË PALCËS KURRIZORE: “Dëmtimi i palcës kurrizore dëmton rrugët e komunikimit ndërmjet trurit dhe pjesëve të trupit. Varësisht nga shtrirja e dëmtimit dhe vendndodhja (lokalizimi) e tij në palcën kurrizore, do të rrjedhin pasoja serioze dhe të përhershme me shkallë dhe ashpërsi të ndryshme”. Nga kjo pasojë “gjymtyrët ose organet nuk funksionojnë si më pare“. “Dëmtimi i palcës kurrizore mund të paraqesë fillimin e ndryshimeve të shumta në të gjitha sferat e jetës”.
|