2012-09-25

Pirg dhimbjesh






Ermira  Ymeraj ka lindur në Shkodër me 18. 12. 1972. Ka mbaruar studimet e larta në Shkodër në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega : Gjuhë - Letërsi.

Në vitin 2010, kryen studimet pasuniversitare, Master Shkencor, për “Etnokulturë dhe Letërsi shqipe”
Aktualisht është në vitin e fundit të doktoratës. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Qëndrat Albanologjike në Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni, me studime kritike në lëmin e letërsisë. Në 2011 boton vëllimin e parë poetik "Pirg dhimbjesh", po në 2011 boton studimin " Ringjallja në eposin shqiptar si trashëgimi kulturore". Boton gjithashtu në periodikë të ndryshëm mediatikë artikuj shkencor.

Unë.

Nganjëherë dikur kujtohesh përgjigjia për mu,
dhe varur m'i mbante fjalët,
të dehura nga thashethashet,
e mendimeve të gjata.
i përgjigjej, përgjigjes
së përgjigjeve,
në vargun e pyetjeve
që pjellin pyetje,
dhe,
bota fliste,
me gjuhën e pyetje-përgjigjeve të mia.
E dëgjuat britmën e sorrës?
ju pyeta...

23.09. 2012

N'ajri

Ajria ka gjymtu njerinë
Apo njeriu gjymtoi ajrinë?
Ç’tërbim kaotik!
Lëkurë e lebrozur e njeriut,
Djeg ashtin e kurmin e dlirësisë.
Ajria ka ndotë mjeriun
Apo njeriu po ndot ajrinë?
Dredhi!
Unë njeriu me breshni vesesh,
Si kali i Trojës, hy n’gjak damarit t’unjshëm,
Dhe turrem t’puthi shpirtin kaotik.
N’pellgjet e mia me ujë të zi, zhytur n’lakmi,
Notojnë trupat laramanë
Me andje këndellen n’tjetërsi.
Të pshtjellun në rrjeta merimangash,
Kobshëm ndotin ajrinë.

23.04. 2012


Rekuiem

N’rruga t’qytetit tand
Harrue je!
N’skutat e shpirtit vetmum,
... Vjellë demoni.
Ecë!
E mbas të ndjekë,
Hija e luhatun,
Mes ngrehinës dhe triumfit,
Të nji zani tretë në skutë.
Dhe qe!
Ngatrrue m’ke,
Me fytyrën e vizatume
Lumturisht,
N’shabllone njerëzish
Të përditshëm
Të shterrun gjish,
Me fytyra silikon.
Harrue ke,
Gjallninë,
Mohue ke dritën e syve,
Rreptë
I rrejshëm po je.
I vorfën dhe në andërr,
I përvluem për zanin,
e ndërgjegjes hepue,
frymëzon padashje,
demoninë e imazhit.
Dhe lyp!
me përhupë trishtimin
e rrejshëm të zhdeshun
në ndërgjegje
e me pa, e me pa mirë
portretin n’tharmin e rrezes.
Qe pra!
Njiherë vetvete.

Shkodër 16. 04 2012

A ka qetësi?

A ka ndonjë ditë hua
qetësia të më japë?
qëkur me vetëdijen

udhëtoj
veç ngatërresa
zemërmendjen ma pushtoi.
Mos më thoni,
se qetësia gjindet diku.
As dhe vdekja
s'tregoi të kundërtën.
Gjykatësit e rrathëve të përtejmë,
më endin në rrobën time,
shprishjen e qetësisë.
si gjallë dhe vdekur.


Shkodër me, 22.09. 2012

Dielli m'u zhyt në rrungajë...

...........................

Sot, në vrimën e miut
krijohen historitë,
po sot, në vrimë të miut
nënshkruan fitoren
dualiteti i qënies
uragan.

Mijtë bujarë
me koka të vogla,
mustaqe të mëdha,
e bishtin e gjatë
gjarpnojnë çudshëm
në vrimat e njeriut.

Dhe...
Nyjëtohen vrimat
në gropa
të ndyta e të pista.
Triumfet
në lëvizjet e bishtit të miut.
varin medaljet e arta.

E dielli hutohet, harrohet,
të lindë
mes vrimave tona gjigande
të vegjlit minj
kënaqin oreksin e perçuditnisë

19.09. 2012

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...