2012-09-23

RAJMONDA MALEÇKA – SHOTA E SHEKULLIT TË RI



Shkruan: Prend Caka

Rajmonda Maleçka poetja e re dhe e talentuar edhe një herë dëshmoi prirjen e saj poetike, publicistike-artistike. Kësaj here lexuesve shqiptarë u dhuroi librin më të ri “ Nëpër ditët e dhembjes dhe të lirisë së Kosovës”. Kur zëri i kushtrimit, zëri i komandantit legjendar Adem Jasharit, jehoi trimërisht, shpirti po e qonte peshë këtë shqipe mali, këtë vajzë tiranase, këtë Shotë Galicë. Nuk duroi dallgët vrastare të katilëve të ardhur nga karpatet, nuk mundi të shikonte tek i vranin vëlla Konstandinin, bëri të pamundërën, kapërceu Ylberin, tek kishte zbritur të pinte ujë në liqenjt e Lurës dhe në anën tjetër në Drinin e bardhë, u bë një me ylberin, u bë fluturë, me ngjyrash ylberi, për t’iu çepur maleve të Kosovës martire.Rajmonda Maleçka, erdhi si një rreze dielli në radhët e ushtrisë së UÇK-së, u bashkua me qëndresën shekullore të shqiptarisë. Maleçka dhe Shota kishin shumçka të përbashkët. Malet kishin, armët dhe pendën. Për shok të jetës zgjodhi grykëhollën, ku edhe vunë kurorë, pendën dhe aparatin fotografik i kishte ushqim jete, ushqim shpirti. Kjo shqipe mali, kur shumë penda kishin heshtur, penda e saj, mbushte faqet e gazetave tiranase për heroizmin, për qëndresën, e djemëve të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Penda e Maleçkës, përjetësonte luftën, përjetësonte heroizmin, përjetësonte qëndresën dhe krenarinë e djemëve të saj. Maleçka me guximin e dadës Shotë, dhe me dashurinë e Dorontinës, ka përjetësuar dramën, ka përjetësuar sfidën shqiptare, kundër barbarëve dhe pushtuesve, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, ku përballë të keqes, ishin renditur djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, të cilët përmes luftës, përmes aktit të flijimit, mbronin: madhështinë, dinjitetin kombëtar, mbronin, më të shenjtën, idealin për liri, idealin për atdhe.
Foto
Qëllimi final i Maleçkës, në veprën: “Nëpër ditët e dhembjes dhe të krenarisë kombëtare” ka arritjen e përjetësimit të idealit kombëtar. Vepra ka pesë akte-pjesë, ku secila në vete gërthen historinë e bujshme të luftës dhe së bashku si një simbiozë, ngërthejnë bashkimin kombëtar.

Libri, identifikohet me heroizmin e luftëtarëve, me heroizmin e dëshmorëve dhe me heroizmin e popullit shqiptar, të cilët qëndruan vertikalisht, gjatë historisë, drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës, pavarësisë së Shqipërisë.
Foto: Ne shtepine e nene Xhume Maleçka, bukeshkelesi Spiro Butka

Në objektivin kryesor në libër qëndron figura e komandatit, tek bashkon djelmërinë. Kjo është edhe ideja e Maleçkës me mesazhet që bart ky libër më vehte.

Për shqiptarët ky është edhe një vetëflijim në rrafshin e etninës shqiptare si trashigimi ideore e poetës tiranase. Akti i parë i vetflijimit, është akti i vetëdijësimit më të madh të popullit shqiptar gjatë historisë, pra vetë akti i formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

03 qershor 2009 - Mirditë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...