Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/26

Sipas legjendës, perëndia e Diellit, Amon Ra, kishte lundruar me këtë anije drejt jetës së amshueshme...


Para 4,500 viteve ishte groposur në tokë përskaj piramidave në Gizë, megjithëse ka mundësi që shumë shpejtë të dalë në dritë, falë përkujdesjes dhe punës së ekipit të ekspertëve egjiptian dhe japonez.
“Anija e Diellit” e faraonit Keops, do ta zëvendësojë kështu tokën me hapësirën e muzeut.
artikuj

Sipas legjendës, perëndia e Diellit, Amon Ra, kishte lundruar me këtë anije drejt jetës së amshueshme, ku do të luftonte me perënditë dhe bishat.
Nxjerrja nga toka të anijes së Diellit në Egjipt, tashmë ka hyrë në fazën e dytë.
“Baza dhe pjesët anësore të anijes kanë mbetur të paprekura. Tani më e rëndësishmja është që të nxirren pjesë të vogla të drunjta, por pa e dëmtuar anijen, në mënyrë që të konstatohet struktura dhe përbërja e këpurdhave që kanë gërryer mbetjet e anijes”, deklaroi ministri egjiptian për antikitete, dr. Mostafa Amin. Ekspertët supozojnë se faraoni Keopsi e ka përdorur anijen për pelegrinazh në vendet e shenjta.
Ndryshe, projekti që kapë vlerën prej 10 milionë dollarësh, pritet të përfundojë brenda disa viteve.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...