SILUETË E TREMBUR
Mblodha të gjitha plaçkat e mia,
nga sytë e tu të verdhë
E përzura vetën nga shtëpi e pa banuar
në rrugën Pn.
Eca trotuarit duke trembur vetvetën
posterë parullash shkruar në mure të qara
shkyer dhunshëm si plaçkat e mia
në kujtesë mbërthyer në gaz kur shpirti dehet
nga raki e vluar, o zot ma fal këtë mëkat të mirë...
Mbase kujtim i urryer isha në mes rreshtave
të fjalëve në të gjitha format
në mes shtrëngimeve tua
në mes duarsh thonjw lyer fytyrë pa frymë
E tani...
une te ika duarsh...
Thamë:
se do të jemi miq
Amin!
Prishtinë, më 15.09.2012
Darkë në Restaurant
Hëngra darkë
me të vdekurit e lagjës sime
e dija që me ta s'mirrem vesh dot
kanë vdekur secili në mënyrat e veta
në kohëra të ndryshme
dhe s'njihemi dosido...
u dhash të hanë e të pinë gjithë ç'pata
tentova në mashtrimin e tyre
Të vdekurit nuk ftohen në darkë
kishte të drejtë im gjysh kur tentonte
të ma mbush mendjen me fjalë e shuplaka fytyrës
E dija, të vdekurit tanë nuk marrin vesh
kanë vdekur edhe pas vdekjes
po, madje, me historinë e tyre
gjeografët janë marrë
2008
Epilepsi
Sa fytyra të njohura i pashë të fshihen
si i fshinim dikur detyrat nga dërrasë e zezë
me shlysë të lagur qull.
Njëra prej sosh
më shkruan tinez
për dashuri
miqësisht zuri në thua
tek sa i prekem faqet
në një të fala paç nga qyteti
dy vjetë
u hamë gojë-gojë
u shamë,
u deshem..!
Me duhet ta braktisë si bëra me të tjera
eh e mjera
ra në grackë të avanturave të mia
tash e maltretoj...
e maltretoj, e torturoj...
kështu e ka punë e fytyrës së njohur
I pashë, disa fytyra tjera, të mjera
kërkonin mend nëpër qytet...
shkurt, 2006