NGA SKENDER BERISHA
Prof. Skënder Berisha, u lind më 10.10.1959 ,në Prizren. Në qytetin e lindjes mbaroi shkollimin fillor në shkollën ‘’Lidhja e Prizrenit’’ në vitin 1974. Në vitin shkollor 1974/75 nisi mësimet në gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren dhe i mbaroi në vitin 1978/79 .Studimet për letërsi i nisi në vitin 1979 në Universitetin e Prishtinës, ku diplomoi me 1983. Në vitin 1981, mori pjesë aktive në demonstratat e përgjakshme që përvijuan udhën e kërkesës së ligjshme për Republikën e Kosovës.Pas mbarimit të studimeve në vitin 1982/83, nisi punën e mësimdhënësit të Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në fshatin Piranë dhe Reçan të Malësisë së Prizrenit.Në vitin 1989, më saktë më 28 mars 1989, u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Leskovcit dhe të Prokuples. Pas masës së izolimit, u dënua për veprimtari armiqësore me 1,5 vjet burg. Pas lirimit vazhdoi punën e mësimdhënësit të cilën e kryen edhe sot.Pas çlirimit të Kosovës u inkuadrua në jetën politike të Prizrenit dhe të Kosovës së çliruar. Ai shpejt bëhet anëtar i PPDK-së, më vonë PDK dhe zgjidhet kryetar i degës së saj në Prizren. Në vitin 2000, në kuvendin e PDK-së, u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues dhe u propozua për anëtar kryesie.Gjatë periudhës 10 vjeçare, në dy mandate 2000/2008, ka qenë këshilltar në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Deri sot, tri herë ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.Prej vitit 1975 merret me krijimtari letrare. Këto krijime i ka publikuar në gazeta dhe revista të Kosovës. Vazhdon të merret me krijimtari letrare.Aktualisht punon si mësimdhënës në gjimnazin ‘’Loyola’’ dhe në shkollën e mesme teknike ‘’Gani Çavderbasha’’në Prizren.Është i martuar dhe ka një fëmijë
LIRIA
Qielli i paskaj me zogj plot
tokë që më nuk rrënkon
zemër që s'ndal rrahjet
bimë që rritesh e s'të zë
ujë që rrjedh e njom brigjet
pyll që nuk pritesh natë e ditë
plak i mirë t'i numron vitet
nënë që ndjell vem rritë
shpirt i qetësuar që nuk digjesh
sy i kthjelltë më nuk vritesh
pjergull e plotë but i mbushur
sofër e shtruar nuk përmbysesh
derë e bekuar ti nuk mbyllesh
myshk e bar nuk mbështillesh
punë e këngë e valle të hidhet
gazit mbarë Pashtriku t'dridhet
20 shtator 2012,Prizren
KUR TË MERR MALLI PËR MUA
Dil e shih detin e kaltër
lag shputat e bardha
bregut vala-vala
mund t'i gjesh
gjurmët që lash
do ta prekësh rërën
që piqet me valët e qanë
a do të qash edhe ti
nuk e di
dil e shih pishat
që ulin kokën
kthyer kah deti
do të kthehesh në shtëpi
dhe do t'i prekësh sendet një nga një
mobiljet do të duken
trungje të hedhura në shkretëtirë
ku do të ndeshësh me pahir
skutat e zbrazura
zymtësi në lulet që s'i ujit më
si përpara
do të presësh telefonin memec
mos në çast do të cingërrojë
a do të hesht si ti...
dil e shih dil e shih
si gëzohen valët
si këndon porti
se po vi te ti
20 shtator 2012,Prizren
VJESHTA PO VONON
Po vonon prap
jo ti vjeshta erëmira
ftonjtë në pritje
mollat skuqur si ti
e më shkon lëng gojës
kur e di se një ditë
do të jesh aty
edhe mollët
ani pse vonon
si shiu sivjet
unë e ti
vapë do ta kemi krejt
s'do numërojmë më vitet
muajt edhe ditët
unë këtu ti këtu
s'na ndan gjë
po vonon
po do të vijë vjeshta
sikur që do të vish ti
23 shtator 2012,prizren
ani pse vonon
si shiu sivjet
unë e ti
vapë do ta kemi krejt
s'do numërojmë më vitet
muajt edhe ditët
unë këtu ti këtu
s'na ndan gjë
po vonon
po do të vijë vjeshta
sikur që do të vish ti
23 shtator 2012,prizren
SHI
Erdhe më në fund
në krahët e këtij mëngjesi
shtator prap po endet
shpirtit tim e të Pashtrikut
sa i prajshëm plot edukatë
shkollë më e lashta
e vendit tim
e Kikës Pshtrikut
tash po bjen
e njomë buzëshkrumin
e lisave të mi
që djegur më flasin
me atë gjuhë bjeshke
ujë tokës more
m'i jep m'i jep edhe
e shtohen djepat
pëkundet liria
o në ta në ta
20 shtator 2012,Prizren
U THAVA
Mbrëmjes së qetë që s'ndërron lëkurë
rri e të pres e s'të shoh larg as afër
lëvrin diçka e jotja përreth si erë e njohur
e pres t'ma kaplojë trupin pa u ftohur
si me rend edhe blinjtë e udhës sime
sikur përgatiten për takimin e pritur
rrokullisen kanaqet dhe qeset fluturojnë
rrihet blerimi i vonuar nga pluhuri i trajnuar
te flokët e mia bien tufëza drite të trembura
farfurinë lumë i lodhur ndër valle ndotjeje
aromë e rëndë vjen te hundët e shembura
kolovajzë letrash të dyndura pullazeve
flenë porositë e lëna me të kuq buzësh
puthjet e zjarrta të kuqe të lëna udhëve
19 shtator 2012,Prizren
DERA
Tash kuis trishtueshëm
natën edhe ditën ma therr
ma mbush vaj me qerre
s'e di a qanë për ty
a tallet keq me mua
mbyll veshët era kur e pahit
me dorë nuk e qas
as ta mbyll as ta hap
e rrjedhin ditët edhe netët
mbushur kuisje të ndryshkur
sjell vjeshta gjethin e vyshkur
s'je ta fshish pak këtë monotoni
me të cilën egër po grindem
s'e di agimit si do t'i avitem
gjumit ia harrova portretin
nga zemërimi shita krevatin
kurrë ëndërr s'e shoh vetin
19 shtator 2012,Prizren
PAS PAK
Mbrëmjes i jep ujë në bisht të lugës
e kthen kah unë se i bën leqe udhës
gjethet sa po dridhen në hallin e vet
edhe sonte ti zemrës moj foli drejt
e hidhe hapin urës me sa më shpejt
të pret natë e sertë veshur dritëhije
sa shkëlqen sonte gdhendur bukurie
ta pijmë këtë kupë vere me ka krejt
si kokrra e rrushit je me të vërtetë
e bardhë e ëmbël moj e pak e sertë
pres ta di a do t'më shtrohesh lehtë
do të rri edhe shumë do të të pres
po eja më shpejt ta ndiej hapin
ç'e hidhke bukur moj pa asnjë ves
18 shtator 2012,Prizren
ERDHI
Mbi xhamat e dritares
përshkllihet drita
dhe rrëshqet mbi fytyrën
e bukur më se rrezja
e zgjohen lulet e ballkonit
sogjojnë mbi ty
kur do ta hapësh atë sy
heret të zgjohet gjithçka
veç pëllumbave që fjuruan për ujë
dhe veturave që i nguc kolli
e u trazohen mushkëritë e djegura
u tremb diçka brenda teje
dhe doli si drithmë e zvargur
një titërrimë deri te qepallat
e brofi përpjetë gjiri i ardhur
17 shtator 2012,Prizren
PAK NATË...
Sonte më ngushllon
vetëm pak natë
e mbushur me ty
një copë re
që endet
aty pranë
një çast i yt gazi
dhe gjtithçka ndërron
qesh limoni
një kuqëlim perëndimi
që bie mbi Pashtrik
pa asnjë trik
bie pelimi
e të them
e më thua
te e vona
të dua
të dua
25shtator 2012,Prizren
KUR MU DESHTE
Sa padiktueshëm erdhe
e sfidove vapën
kulloshtër e shpirtit
moti të munduar
bredhacak i moçëm
i udhëve që s'i shkeli kush
veç ti hyre në mua
deri te ky shpirt
që nuk dyndet kund
ani se nuk zë vend
tash fol e ecë e luaj vendi
mos më mbaj mëni
nuk jemi më fëmijë
kur putheshim tinëz e s'e theshim
edhe vet kur të mbes
edhe vet kur të mbesim
menjëherë nuk vdesim
kemi për të vuajtur
për njëri -tjetrin
24 shtator 2012,Prizren
SHUHET A S'SHUHET
Zjarri me zjarr shuhet
jo me ujë
as me fjalë moj
ah sa mirë e di ti
e s'e thua
ti mirë e di
si shuhet
si bëhet trupi akull
e mërdhijnë buzët
e nxijnë
pas pickimit të gjatë
ani ani mos e thuaj
se hyn therrë e huaj
e na marrin vesh
e mbushet lagjia
me blegërima
që s'prajnë as në muzg
as krye jave
zjarri me zjarr shuhet
edhe ndizet prap
24 shtator 2012,Prizren
PËR NATËN E MIRË
Prizren natën ma bëj të mirë
ende rri nën shelnjen e re
nën atë flokëkaçurelen
e po të lag pakëz me raki
po dua të të them
bëfsh gjumë të ëmbël
edhe me një gotë
por të të lë
zemra nuk m'bën dot
tashmë ikën të gjithë
ngadalë ikin edhe dritat
shkoi edhe shoku Mitat
po dua të të lë pa e marrur vesh
sikur dal për ujë atje në shesh
them do t'ma zësh tradhëri
e shpejt hedh një gllënkë raki
bëj të ngritem
po këmbët s'më bëjnë
as zemra s'e do
të të them natën e mirë
22 shtator 2012,Prizren
zemra nuk m'bën dot
tashmë ikën të gjithë
ngadalë ikin edhe dritat
shkoi edhe shoku Mitat
po dua të të lë pa e marrur vesh
sikur dal për ujë atje në shesh
them do t'ma zësh tradhëri
e shpejt hedh një gllënkë raki
bëj të ngritem
po këmbët s'më bëjnë
as zemra s'e do
të të them natën e mirë
22 shtator 2012,Prizren
E Ç'BËN TASH
E tash rri e luaje derën
s'të mbeti të besh gjë tjetër
s'më dëgjove të thash mos e humb verën
në daç nisja prap me avazin e vjetër
klith bërtit deri në kupë të qiellit
më dhimbsesh po s'kam ç'të të bëj
të thirra qyqe vetëm kur ishe
E tash rri e luaje derën
s'të mbeti të besh gjë tjetër
s'më dëgjove të thash mos e humb verën
në daç nisja prap me avazin e vjetër
klith bërtit deri në kupë të qiellit
më dhimbsesh po s'kam ç'të të bëj
të thirra qyqe vetëm kur ishe
e të nxorra ku vlonte jetë në kokërrdiellit
ti mbaje huj me mua dhe theje gishtërinjtë
kokëulur e vërenjtur si re e rënduar
sikur mbaje dert për qypin me flotinjtë
s'të mbaj inat prap edhe pse të kam ftuar
sa herë trokon rëndë me vapë vera
unë prap moj e vrenjtur të bie kah dera
dil e pritmë moj sikur në kohëra tjera
harrojmë zgripcet e zbulojmë lojëra të reja
22 shtator 2012,Prizren
ti mbaje huj me mua dhe theje gishtërinjtë
kokëulur e vërenjtur si re e rënduar
sikur mbaje dert për qypin me flotinjtë
s'të mbaj inat prap edhe pse të kam ftuar
sa herë trokon rëndë me vapë vera
unë prap moj e vrenjtur të bie kah dera
dil e pritmë moj sikur në kohëra tjera
harrojmë zgripcet e zbulojmë lojëra të reja
22 shtator 2012,Prizren
ZGJOHU
Dielli ka rënë tashmë
mbi petkat tua tutël
mbi ninëzat e ndera
zgjohu se shkoi vera
ëmbël të prekin rrezet
mbi flokët e shprishur
edhe gjurmët e veprës
Dielli ka rënë tashmë
mbi petkat tua tutël
mbi ninëzat e ndera
zgjohu se shkoi vera
ëmbël të prekin rrezet
mbi flokët e shprishur
edhe gjurmët e veprës
trupit tënd të stisur
gjethi i rrëxuar molle
po bredh nëpër ty
ngritu moj e hollë
çilma atë sy
lodhur n'prita të mia
dritare e hapur
shumë m'je përgjumur
mbasi më je tundur
21 shtator 2012,Prizren
gjethi i rrëxuar molle
po bredh nëpër ty
ngritu moj e hollë
çilma atë sy
lodhur n'prita të mia
dritare e hapur
shumë m'je përgjumur
mbasi më je tundur
21 shtator 2012,Prizren
SA E BUKUR MË VJEN
Bregut të shpirtit ç'po më troket
si uji i ftohtë i gurrës së moçme
zemrës së gurit i akulluar
sa pa ardhur agimi i kuqëluar
sa ëndshëm m'i lag damarët e lodhur
e pak më lart sytë e pafjetur
sa idhnak të jam e ti nuk prishesh me mua
Bregut të shpirtit ç'po më troket
si uji i ftohtë i gurrës së moçme
zemrës së gurit i akulluar
sa pa ardhur agimi i kuqëluar
sa ëndshëm m'i lag damarët e lodhur
e pak më lart sytë e pafjetur
sa idhnak të jam e ti nuk prishesh me mua
diçka e re prej fundesh sakaq u gjallërua
ti rri e më duron me të përqafuar
vjen e rritet sa me të gufuar
mallë i imi i vjetër që ngjallet papërtuar
edhe pak e më shumë do të nis të të dua
se të kam të vetmen moj shpirtkë
të kam kaq afër nuk të gjej në asnjë krua
21 shtator 2012,Prizren
ti rri e më duron me të përqafuar
vjen e rritet sa me të gufuar
mallë i imi i vjetër që ngjallet papërtuar
edhe pak e më shumë do të nis të të dua
se të kam të vetmen moj shpirtkë
të kam kaq afër nuk të gjej në asnjë krua
21 shtator 2012,Prizren
DALIM
Nga kati i pestë edhe
ngjitemi në të pesëmbëdhjetin
te pishat e Cylenit
dhe mbushemi frymë zemër
krejt si atëherë
botë pa dritare pa kontejnerë
sa afër qiellit e tokës
Nga kati i pestë edhe
ngjitemi në të pesëmbëdhjetin
te pishat e Cylenit
dhe mbushemi frymë zemër
krejt si atëherë
botë pa dritare pa kontejnerë
sa afër qiellit e tokës
nadja e mirë zogj të lumtur
këtu do t'u falemi deri në muzg
pijmë e na pihen dhëmbët
në kroin e parë edhe të dytë
ku shpërlajmë sytë e turbullt
ende të përgjumur
e nisim e rritemi me barin
me pishat e mbjellura në aksion
kujtojmë kallot e duarve të njoma
dhe duhemi shumë e shumë
të dua krejt afër kreshtave
aty ku mbiu mundi ynë
ku hapnim boça gështenjash
ku deheshim me një frymë
17 shtator 2012,Prizren
këtu do t'u falemi deri në muzg
pijmë e na pihen dhëmbët
në kroin e parë edhe të dytë
ku shpërlajmë sytë e turbullt
ende të përgjumur
e nisim e rritemi me barin
me pishat e mbjellura në aksion
kujtojmë kallot e duarve të njoma
dhe duhemi shumë e shumë
të dua krejt afër kreshtave
aty ku mbiu mundi ynë
ku hapnim boça gështenjash
ku deheshim me një frymë
17 shtator 2012,Prizren