2012-09-23

Ermira Ymeraj:Dy poezi...





Ermira Ymeraj


A ka qetësi?

A ka ndonjë ditë hua
qetësia të më japë?
qëkur me vetëdijen

udhëtoj
veç ngatërresa
zemërmendjen ma pushtoi.
Mos më thoni,
se qetësia gjindet diku.
As dhe vdekja
s'tregoi të kundërtën.
Gjykatësit e rrathëve të përtejmë,
më endin në rrobën time,
shprishjen e qetësisë.
si gjallë dhe vdekur.


Shkodër me, 22.09. 2012

Dielli m'u zhyt në rrungajë...


...........................

Sot, në vrimën e miut
krijohen historitë,
po sot, në vrimë të miut
nënshkruan fitoren
dualiteti i qënies
uragan.

Mijtë bujarë
me koka të vogla,
mustaqe të mëdha,
e bishtin e gjatë
gjarpnojnë çudshëm
në vrimat e njeriut.

Dhe...
Nyjëtohen vrimat
në gropa
të ndyta e të pista.
Triumfet
në lëvizjet e bishtit të miut.
varin medaljet e arta.

E dielli hutohet, harrohet,
të lindë
mes vrimave tona gjigande
të vegjlit minj
kënaqin oreksin e perçuditnisë

19.09. 2012

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...