2012-09-28

Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi: Dijetarët islamë, veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave fetare për gjatë historisë që luajtën rol të jashtëzakonshëm në shpalljen e mëvetësisë dhe në formësimin e identitetit tonë kombëtar po mbahet në Tiranë konferencë shkencore dyditore me temë: “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit tonë kombëtar”.
Konferenca mbarëshqiptare po realizohet në Tiranë nën organizimin e Bashkësive Islame të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Luginës së Preshevës respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM),Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Islame e Malit të Zi, ajo e Luginës së Preshevës, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Gjermania, Zvicra, Belgjika, etj.
Në këtë konferencë, pjesëmarrës janë kryetarët e bashkësive islame, H. Selim Muça, Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ai i Malit të Zi dhe ai i Luginës së Preshevës, por gjithashtu pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, dhe shumë studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare.Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalimin e tij mes tjerash theksoi se "100 vite më parë shqiptarët e Maqedonisë u përfaqësuan nga një hoxhë - Myfti Vebi Dibra, ndërsa 100 vite më vonë shqiptarët e këtij nënqielli që ka mbetur jashtë kufijve administrativë të shtetit Amë, sërish përfaqësohet nga një hoxhë".
"Kjo dëshmon qartë se njerëzit që përfaqësoj Unë në këtë konferencë shkencore kushtuar 100-vjetorit të Shqipërisë së Pavarur nuk kanë lëvizur nga dini e imani, por gjatë tërë këtij Shekulli kanë ruajtur me fanatizëm vlerat kombëtare dhe fetare, duke qenë në shërbim të Zotit, të Atdheut, të Kombit dhe të Lirisë. Kjo ngjarje me një histori të shenjtë e të shtrenjtë, kombëtare e mbarëkombëtare, na ka tubuar sot këtu që në mënyrë të denjë dhe faktografike t’i shpalosim dhe përkujtojmë meritat e të gjithë atyre që flijuan veten, shkuan shehid ose mbetën martir për tokën e shenjtë arbërore. Asnjë pikë s’guxon ta gëlltit harresa; shekuj me radhë është gdhendur në ashtin, shpirtin e zemrën e çdo shqiptari pa dallim feje. Kjo nuk ishte një dhuratë e falur, e as e zbritur nga qielli, por një rrugë e gjatë shumëshekullore dhe e mundimshme për të flakur sundimet e huaja dhe të pamëshirshme, e ndjekur me një elan dhe shpresë se një ditë do të agojë dielli edhe për popullin që ka një histori, një kulturë, ka një traditë, popull ky që kërkonte një kompaktësi territoriale, ashtu siç e kishin edhe popujt tjerë. Dijetarët islamë gjithmonë kanë dëshmuar se kanë qenë sa krijues, aq edhe veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare, të Lëvizjes mendore, të lëvizjes iluministe. Këta ulema kanë dhënë dhe kanë sakrifikuar, kanë ndikuar dhe kanë qenë të njohur në Lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare”, ka deklaruar Rexhepi.
Në këtë konferencë marrin pjesë 34 studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare.
Sesioni i hapjes së Konferencë është më 28 shtator 2012, pastaj do të vazhdojë me shtatë sesione shkencore në ambientet e Universitetit Bedër më gjatë 28 dhe 29 shtator 2012.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...