2012-09-28

Agim Bacelli : Nga puthja jote bëhem më i ri


    
     Nga Agim Bacelli

VËNDI I SHQIPTARËVE

Urithi, krimbi...shtëpinë e kanë në errësirë,
atje janë mbretër dhe nuk duanë dritë!

Zvarranikët, lakuriqtë...janë aq të pështirë
por si më të bukurit i bëjnë dashuritë.

Rëra që ne e shkelim me këmbë, ndihet zot
në të famshmen e vetmuar, shkretëtirë.

Me radhë mund t’i përmend të tërë sot,
të bredhë mëndja pa pengesë e kam lënë të lirë.

Por vendin e shqiptarit askund s’mund ta gjej dot,
t’i jap një përgjigje qenka kaq e vështirë!


PUTHJA

Merre ket' puthje deri në zhgjëndërr… ,
Mos u tremb, puthja është një ëndërr !
Mos harro të ma kthesh përsëri,
Nga puthja jote bëhem më i ri.

Nëse të jap një medalje ari..
Ti duhet të më japësh puthje zjarri.
Se do digjesh, mos ki aspak frikë
Zjarrin e saj unë di ta fikë…!


S'TË KAM FRIKË!

Kuçkë! S'jam Herakliu që gënjetë,
Helmin tuaj e njoh mirë.
Bëj kujdes se, veten se djeg në Etë
Mbështjellë me një gunë të dhirë...

Jam vetë Asklepi, Zeusi s'më vret dot!
Me rrufe, a me këmishën ogurzezë
Omfala e tij me mua mundohet kotë
E Dionis Magjistari s'më bën një grerzë.

E nëse Rea, nëna e Zeusit, në Ferr më hedh
Unë do bëhem Atis Bariu i paepur.
Të betohem, s'dorëzohem e veten s'e tredh
Edhe nëse Nimfën time ma kanë tretur!

Në Olimp jam drejtuar të banoj
Jo me ty, kuçka ime, me një zanë mali,
Do ta dua siç më do e me të do të rroj,
Lyerë me Kitmidë dhe shkumë kali!

KUR MË SULMON PABESIA

Ndihem planet i vetmisë,
Mes shokësh aksidentalisht.
Më keq se kur vdes urisë,
Tradhëtia qënka sigurisht!

Luftoj ta shporr pabesinë,
Por ajo hije më ndjek pas.
Të pastër dua shoqërinë,
Kur ajo seç më bën të plas!

Shoqërisë i them ta dijë,
Un' shpirtin e kam të lirë
Me të keqinj s'pranon të rrijë,
Vetmisë ja këput zinxhirrë!

Princ në ishull të vetmisë,
Shpirti im kurrë nuk e do.
Ja thyej qafën pabesisë,
S'më bën dot Robison Kruzò!


S'DUA TË PLAS !

Ta kem grua mora vajzën e re,
Unë, gjshtëdhjetë vjeç plakush.
Sharjet u ngritën deri lart në re.
Të drejtë s’më dha aspak askush.

Po unë jam si verë e vjetër
Dhe u them ta lënë këtë avas,
Se shpirti im e do një but tjetër
Të derdhem atje se s’dua të plas!

T Ë SHTYPURIT

Të shtypurit janë rrafsh tokës si Anteu,
Të shtypurit marrin frymë nga dheu,
Të shtypurit kanë botën në dorë,
Të shtypurit kanë zemrën borë,
Të shtypurit derdhin dashuri lumë,
Të shtypurit punojnë edhe në gjumë,
Të shtypurit janë bujaria e njeriut,
Të shtypurit janë dhuratë e Hyut,
Të shtypurit janë dritë e bekuar,
Të shtypurit botën kanë ndriçuar,
Të shtypurit dinë kur ulet koka,
Të shtypurit njohin çfarë do bota,
Të shtypurit urrejnë plumbin e thikën,
Të shtypurit nuk e njohin aspak frikën,
Të shtypurit janë vaji lubrifikant i rrotës,
Të shtypurit janë fisnikëria e gjithë botës,
Të shtypurit janë male kryelartë me borë,
Të shtypurit kanë jetën e shtypësve në dorë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...