…Rikuiem per Oroshin tem! Shenime udhetimi, 5 tetor 2019, ne Mirdite, ku i ka rrenjet kulla ime e fisi i fisit tim, Pergega, ku behet edhe sot beja: “Per shpirtit te Krishtit!
Atje tek Sarajat e rrenuara, ku guri e heshtja bejne mort e dasem! Ne Gryke-Orosh ku konfiguracinoni i saj natyror i ngjan nje trompete te madhe, ku luhet melodia dramatike e Mirdites dhe kapidaneve te saj!
Ne ato bjeshke, ku ylberi i historise i mbush poret e veteqeverisjes me fryme lirie ne kanun, ku syri i njebesimit i ndez qirinjt e Malit te Shenjte, ku cdo vit kujtohet Shen Aleksandri…ku yjet grindesh kush e kush te ndricoje spaletat e kapidaneve te Miridites. Aty ku vazhdon te thuhet “E lumja ti e Lume!” Aty ne Orosh vrejta se djeshmja ishte gjalle ne relike e ne kombanjel te Abacie e per te sotmen nuk mora pergjijje: “Ndodh apo nuk ndodhte?!” Cdo gur i rrenuar i Sarajave eshte nje mozaik qe po te bashkohet do te rrefeje agimin 700 vjecar te themeleve te saj! Aty pra aty ne ate oaz si sofra e Pashkeve, ku Sarajat trekateshe kishin 36 dhoma ndersa ato ne Shkoder per 200 vjet me dy kateshme me nje kulle vrojtimi me e madhja ne mes te qytetit te Shkodres! Sarajet e Oroshit, Kulla kryesore ka qene 3 kateshe dhe themelet jane rreth 20 m e gjate e 15 m gjere ndersa muri rrethues eshte plot 40 m i gjere e 50 m i gjate. Kulla ne Shkoder gjithashtu eshte e kompozuar ne 23 dhoma, pervec Torres ne te cilen ndodhen shkallet rrethore dhe nga nje dhome -holl perballe shkalleve ne cdo kat me dritare me shikim nga pikat me te rendesishme te Shkodres.Tre mije vjet oroshian, ku per tre mije vjet vazhdoi te bente bene: “Per shpirtit te Krishtit!” Kush tha e iu thafte gjuha se kapidanat vdiqen. Nanat aty ne ate pllaje si vetull qielli me nje kunore te hyjnueshme lindin perseri kapidana. Ata kurre nuk u shuan ne marre, por ne betejen e unitetit kanunor dhe katolik te krahines sa jehona e tyre, si rrenjet e pishes qe kerkon uje, gjithmone drite argjendare, si strengalat e nuses mirditore. Nenshejti, si shami balli e bijes qe lindi trima ne keto kulla unitare me sinore argjendi stolisur drita e syve te saj, sa ne molleza vinin e ndaleshin yjet, per te mesuar dicka nga mencuria e jetes ne kete troll zanash e, mali ngjante, si nje dige te larte prej guri , ku thyente koken cdo baloz i zi. Mirditori me kesulen e bardhe e ka fytyren si dielli dhe vizionin pertej rrezeve te tij. E kjo e ka bere karakterin e tij ane oxhaku ne kullen e zjarrit sa shpirti si asnje rrace tjeter ne bote, ftohet ngadale si deti e ngrohet po ngadale ne log te kuvendit e ne oden e burrave. Madje kete zakon, si xherdan arme e merrte me vete edhe ne lufte dhe fitonte. Ne nje shteg te ngushte te celur nga dhite e egra, dikush ishte kujtuar te vinte neper guret e udhes se ngushte disa shenja orjetimi qe te conte tek Sarajat e kapidaneve te Mirdites, ku si nje trung i mocem historie ne rrenje te gureve qendron tashme nen dhe si arke e shenjte e thesareve, uniteti krahinor dhe kanunor. Rrenjet e pishave te Oroshit shkonin thelle ne token e shkrifte, si orizi i te djelave te nuseve dhe dheu i Oroshit brumosej rreth tyre si femija ne preherin e nenes. Trupi i tyre i gjerbert gjithe stionor shikonte perendine dhe vazhdimisht kembente mesazhe me Nenshenjtin mbretin e tyre. Me kishte mberthyer nje kureshtje si thinja te lashta te kreshtave se pse keta njerez e kane zgjedhur Oroshin si pike jete dhe pse shtepia e Lulit u ngjiz aq fort si gjaku me shpirtin ne keto ane?! Lendina e Oroshit qe fillonte nga kembet e maleve ngjitej lart taraca – taraca, drejt kunores se Nenshejtit, te cilin e kishte zgjedhur si mbrojes te perjetshem. Vete lendinat, njera pas tjetres, te kujtojne valet e detit qe shtyjne njera tjetren lehte te kapin sa me embel bregun. Do ta krahasoja lendinen qe vinte e ngjishej si nje brez ne kemishe te bardhe te mirditorit, si barkun e nje nene shtatzene qe gjithmone lindin trima te pavdekshem, kapidana, apo sic thote At Zef Valentini princa konstitucionale. Mbi kryet e ketyre lendinave, si veza e Pashkeve eshte pra gjithe mrekullia mirditore, oborri i Sarajave tashme te rrenuara, por gjithmone te kujtuara nga njerezit dhe te mohuara deri ne kend nga pusht pushteti. Ai shqiptar i pa yndyre, i pa nder, i pa atdhe, ai qe ne sy mbante urrejtjen mikorbgjakes i dogji me 1921 dhe ne fund u vuri dinamitin me 1949. Pese here i dogji turku dhe dy here shqiptari tradhetari. Te pathemelet qe perdoren cdo arme neshtrimi, nuk i shkulen guret e Sarajave se ato e paten bekimin e Zotit dhe te kishes katolike. Ne Orosh as ne situata te turbullta nuk njihej hakmarrja. Ndaj ne librin tim “Sarajat”2003 nga dhimbja mendova se eshte ne dobi te kultures, historise, tradites dhe trashegimise qe Sarajat te ngrihen dhe te behet nje muzeum. Kete ia pata thene edhe Gjonit te Ri me 1995, mbasi ai punonte me nje fondacion austriak. Syri vallon neper ato pllaja sa te duket se shetit ne krahet e shqiponjes se lire, besnik ne roje te Abacise dhe Sarajave. Nënshejti-Fushëlugje është një fshat i vogël për nga numri i shtëpive, por i madh për nga bukuritë natyrore që e rrethojnë. Në këtë mjedis qëndrojnë pranë e pranë mali, pylli, ara, shkëmbinjtë e bardhë, blloqe lajthish, shtëpitë karakteristike me dyer te stolisura nga dalta e mjeshtërve të gurit, burime ujore të kristalta. Në shkëmbinjtë e bardhë në anë të fshatit, kanë gjetur folenë shumë pisha që kanë dekoruar bukur faqet e shkëmbinjve masivë, thua se i ka qëndisur dora e një artisti. Në verilindje të Nënshejtit, pasi kalon lëndina e blloqe lajthish, një tjetër kënaqësi të jep liqeni i Konajt, që duket si sy magjik në mes të gurëve të bardhe. Maja e Shelbuemit dhe Shkalla e Shejtit, me gjurmët e një historie të lashtë, zbresin me pjerrtësi nga ana e Nënshejtit që të krijon pamjen e nje ekrani me shumë ngjyra. Eshte nje penelate perle ne syte e natyres. Kurse në anën tjetër, këto zbresin butë në një mjedis karstik me forma të ndryshme relievi, si gropa, hinka pranë njëra tjetrës që ngjajnë me hojet e bletës. Se toka e ketyre aneve eshte mjalte mbi ujin qe bulezon. Në qender te këtij mjedisi, jo shumë larg njëra-tjetrës, ndodhet Shpella e Akullit dhe ajo e Stërqokëve. Secila ka një histori. Histori vrasje, ku gjaku nuk eshte thare dhe krismat gjemojne neper honet e tyre. Në Orosh gjendet dhe një shpellë tepër e veçantë, “Shpella e Pashës” dhe pikërisht në ato që quhen Bjeshkët e Oroshit. Nese do te degjosh te pa thenat hostorike te gjitha ato jane ngujuar ne Orosh te Mirdites, aty nen murin e Sarajave eshte fshehur celesi i tyre. Nëse do të përballësh me një histori më vete e të pa thënë, duhet udhëtuar drejt Oroshit në Mirditë. Qellimkeqet i kane zhytur ne balte nen thundren e tyre te mohimit. Të qëndrosh para ketyre kullave qe i ke pare vetem ne foto me ngjyra, është një endje enderrash ne pelhuren e realietit, e kjo jo vetëm për peisazhin, por dhe gojëdhanat e hershme e të sotme. Çdo gur, pemë e shtëpi në Orosh është e lidhur me një histori të veçantë. Banoret këtu flasin me nostalgji për të shkuaren e tyre, për vendin e ku nuk u mungojnë vizitoret që janë të interesuar për historikun e Oroshit. Banorët e zonës mendojnë se historia e tyre është e virgjer, e që duhet eksploruar. Kjo zone qe dikur ishte nxjerre me bajonete nga lista meriton një vëmendje të veçantë pasi njihet si një tembull besimi, qëndrese, diturie dhe mrekullish natyrore . “Jemi në tratativa të një projekti të fuqishëm të një ekoturizmi si një vlerë historike e Oroshit, që të mundësojmë kalimin e turistëve, studiuesëve nëpërmjet bujtinave kullave që ta bëjnë të mundur këtë pejsazh, këtë histori, ta evidentojmë dhe ta transmetojmë te brezat si një vlerë të shtuar të historisë tonë”,- keshtu thuhet nga pushteti lokal. Historia është e lidhur me Oroshin, ndërsa bukuritë natyrore kanë qënë gjithnjë këtu. Pergjegjësi i monumentëve të kultures për qarkun e Lezhës Paulin Zefi është i bindur se duhet përjetuar kjo ndjesi. “Është një vend ku çdo gur dhe çdo pemë mbi moshen e eper te shekujve e ka një histori për të treguar. Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirditën pa Oroshin. Kemi edhe bukuritë natyrore, pamje madhështore e Luginës së Gryk Oroshit, Mali i Shenjtë, Lisat e Shpalit”. Malesia e Mirditës vazhdon të mbajë të mbërthyer të shkuaren, aq sa historitë këtu nuk kanë mbarim. Në Orosh të Mirditës, historia dhe e bukura janë bashkë dhe presin që të tjerët sot ti shijojnë. Gjergj Marku me ane te folkut po behet promotori i prezences se bukurive mahnitese te Mirdites. “Kur rrenjet i ke me shenjtin, kjo force magjike e hyjnore te ban te forte mos me i leshue trojet!” – thote Gjok Kol Gjoni Gjonmarku. Preng Gjonmarku thote se ne vitin 1926 ne Sarajat e Gjonmarkut banonin 78 vete. Ne keto kushte per arye te ndryshme pune, shkollimi dhe zgjerimi vendosen te ndahen ne familje te vetme, duke ndertuar rreth kulles se madhe kulla te tjetera si nje amfiteater Gjonmarku!.
KEMISHEN E MIRDITORES KURRE NUK E KAM PARE TE BERE PIS
“Cfare mrekullie ishte kur i shikoja ato buze Drinit ne arat e grurit qe vezullonte si flori ne fillim te vjeshtes. Ujet e kalter te lumit, kemisha e bardhe e mirditores qe kishte zbritur ne fushe dhe feshferima e kallinje ishte nje sinfoni poetike e mrekullueshme sa cdo poet do ta kishte zili. E kustumi i saj me plot ngjyra te malesores e ploteson ne bekim korin e jetes ne fshatin tim!” – me thote gazetari i TV kombetar prej 28 vitesh, Marash Mirashi, ne Tirane ne tetor 2019, ideatori dhe realzuesi i porogrami “Hapesire e blerte” Une ne bisede me te e ngacmova idente dhe mu duk se germova ne kujtimet e tij se do ta vizitoja Oroshin dhe lagjen “Lagje “ nga ku jane rrenjet e te pareve te mi. Marashi kishte vertet nje nostalgji te blerte per Mirditen dhe njerezit e saj. “Kam mesuar shume prej tyre!” – thoshte ai edhe pse ishim ne nje nga lokalet e Tiranen ne mikrpitjen e tij shembullore qe nuk e ndesh me edhe tek shoket qe ke punuar me ta ne mediat e Tiranes. Njerez qe jane larguar shume lengut te lekures se vet, njerez qe vuajne per lavdi dhe pasurim sa vijne e thahen e lozen e kungullit te vet. Mustafa Nano, gazetar i emisionit “Provokacja” pa dashje takimi i befte me te na e shkeput biseden me Marashin. Gjej rastin ti them disa mendime mbi mundesine e zgjimit nga plogeshtia dhe harresa me shtresa, per nje trajtese te temes se diaspores. Me tha se eshte larg, po ne qe vijme duam ta afrojme dhe ta trajtojme. Ai i vemendshem ra dakort, por e kisha vendosur qe mos dal asnje nga programet e televizoneve shqiptare per shkak frymes se kalbur deri ne mushkeri nga osmanizmi politik dhe haremit te prostitucionit te fjales nen llastikun pa breke te moderatoreve. Dhe trishtohem kur mendoj femije te varfer me fytyre te varruar nga pluhuri i mosngrenjes qe naten e kalon me zorret e uritjes tek shikoj interesin e shefave te mediave tek kontrollojne ne prapaskene depilimin e moderatoreve. Si te ngrihemi e ti biem me grusht ketyre morrave te kuq?! Mustafa Nana vetem degjonte. Nuk premtonte koha as per mua as per ate te flisnim me gjate megjithese e vlersoi ftesen e tij ne studion e tij. Kundravesi i tij shpesh eshte i dobishem dhe i shendoshe! Biseda me Mucin nuk ia humbi fillin valedrinasit poet Marashit. Ai nuk donte ta humbte kete rast. Me dukej se kishte nje mall me fllad miresie ne kacurelat e tij te dikurshme rinore si nje vale kallinjsh te fushes se Zaderimes, ky malesor i fisshem deri ne fisnikerine e oxhakut te vet nga ku zbriti. Nese ne sheshin si kurriz breshke i Tiranes, i cili rrethohet nga pallati i kultures, Hotel Tirana, Muzeu kombetar, Banka kombetare, Ministria e Bujqesise dhe Bashkia dhe lart krenaria dhe historia e formuesit te pare te shtetit te Beslidhjes shqiptare heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Senderbeu, me prejardhje nga Kalaja dhe qyteti iliro-romak i Kastrit te Vigut te Mirdites, hijshem kete shesh me permendoren e tij , ku ne krah ka edhe flamurin e vet te kuq me shqiponjen e zeze dhe thua se do te dal ne Oroshin e kuvendeve te medha njeriu do te thote: “sa larg prej ketu!” Nuk dihet se ne kete thenje fshihet mendimi i larget i historise se Sarajave e kapidaneve te saj, apo ansamblit kishtar te Abacise se Oroshit apo thjesht mosdija se sa larg eshte qendra e hershme kanunore e Mirdites. Po Marashi e zgjidh kete enigma, kur thote se qe nga sheshi i Tiranes deri tek kisha e Abacise se Oroshit qe kishte ne juridiksionin e saj 16 kisha dhe e varur direkt nga Vatikani nen drejtimin e Abat Docit eshte vetem 100 kilometra. “E kam matur mbasi para 15 vitesh kam bere nje reportazh. Kjo krahine ka mistere te zhumta sa zgjohen te flasin me radhe. Nuk e kane humbur cuditerisht kete zakon, ndersa njerezit zot ne te gjithe vendin kane nje rregullesi te durueshme. Ne misteren e Mirdites yjet e perthyejne driten, ndoshta per ti marre ne pellemben e tyre te bute te perkedheljes. Se misteret dhe yjet kane nje lidhje mistike e vecanerisht ne Mirdite. Jam rritur me mirditore dhe kurre nuk e pashe te bere pish kemishen e bardhe te mirditores. Tri qytete e Mirdites Rresheni, Repsi, dhe Rubiku jane qytete plot lule, qendra te banuara nga me te pastra qe kam pare ne te gjithe Shqiperine. Eshte ne doren tone ti shkurtojme largesite!” – shton miku im i letrave, poeti Marash. …Dhe u ndala ne Rreshen, pasi u ktheva nga Oroshi. Ishte kohe dreke. Kishte pak levizje dhe kafet e shumta kishin pak njerez. Ndjeva nje boshatisje befasuese mbasi dy vjet me pare dolem ne qytet bashke me Gjergj Markun e Ndue Deden dy promotore te kultures dhe letersise se Mirdites, qyteti gumezhine. Kishte mberritur ne kete qytet edhe Ipeshkve Gjergj Meta, te cilin e viztuam ne qelen e vet dhe i dhuruava dy librat e mi. Shume libra I kam dhuruar bibliotekes se qytetit dhe shkolles se mesme. Miku im Zef Pal Kola me origjine nga Fani, por qe jeton prej shume vitesh ne qytetin e Lezhes, me shoqeronte ne kete udhetim dhe me propozon te bej nje foto ne sheshin “Abat Doci” Pastaj ai shtoi: “Si e ke njohur nusen tende?!” Zefi flet shume shtruar dhe si fjala dhe mendimet qe je jane te ngarkuara emocionalisht dhe kane nje kuptim te thelle. Ecem pak metra deri sa mberrita tek pallati dy katesh ku dikur banonte xhaxhai im Marku, ushtark i larte i Krahines. Pak metra me tej shetitores se qytetit ne pallatin, ku ka qene banka e shtetin ne katetin e trete ishte hyrja e familjes se bashkeshortes time…”Prit te bej nje foto dhe dergoja bashkeshortes!” – me tha Zefi. Dhe i tregova se keshtu u be kjo lidhje. Familjet tona njiheshin me pare. Njohja dikur ishte besim i madh. Zefi mori aparatin dhe me shkrepi nje apo dy foto te tjera. Valbona, bashkeshortja e Paulin Palit po shikonte me habi sa nuk po i jepte shpjegim pytjes se kush eshte ky njeri qe po ben foto poshte ketij pallati. Hoqa syzet dhe ajo me njohu edhe pse nuk e kisha pare per rreth 30 vjet. Thirri menjehere Paulinin qe e kam per zemer per rrefimet e tij gazmore dhe po ne menyre gazmore pime kafe dhe shkembyem kujtimet tona rinore. Kujtimet jane si vershimet.
PSE I SHKUAN LOT KAPIDAN GJONIT TE RI
Isha nisur me Gjonin e Ri ne pranveren e vitit 1995 drejt Fanit ku do te perurohej monometin i luftetareve te rezistences antikomuniste te kesaj krahine me komondant cete Gjon Gjinaj, i cili naten e Shen Kolit u vra nga nje dore mizore ne Amerike me 6 dhjetor 1977. Ishte prill, muaj i sythave. Lugina ishte mbushur me lule te bardha nga kumbullat qe kishin celur. Banoret mbasi moren vesh se kishte ardhur fisniku i kulles se Gjon Markut deputet ne parlamentin shqiptar erdhen e u mblodhen si nje grusht me blete ta degjonin fjalen e tij, si dukur kur u fliste i ati i Gjonit, kapidan Dr. Marku, minister i brendshem i Shqiperise ne kohen e fillimit te Luftes se Dyte Boterore ne qeverine e Mustafa Krujes. Orosh nje cope toke. Gryke Orosh qe permallshem te merr ngyke. Gryke mes dy malesh beselidhur me gurrat dhe krojet. Nje sy perendie mbi Malin e Shenjte. Ne qafe te Qiriut, nje shenjt me rrenje te bekuara ndezi driten e vezullimit njerezor ne kete krahine sa ne kryetempullin e Mirdites nente shekuj me pare mbolli filizin e pemes ungjillote Uldi. I propzova Gjonit mbas aktivitetit te dilnim ne Orosh. Ishte ne fakt mbasdite vone, por une ia kisha marre kalane nga brenda me ane te shoferit te tij. Ngula kembe edhe pse ai me premtoj se njehere tjeter do te dilnim. Fjala “njere tjeter”, nuk e lane gojen dhe nuk ka shenim as ne calendar dhe as ne besen e mirditorit. Keshtu shkuam vone ne buze mbremje ne fortesen e themeleve te Sarajave te kapidaneve te Mirdites. Rruges ndjeva se kisha hyre ne nje mistike legjendash te shenjta sa isha hutuar krejtesish. Mu be se ndjeva nje ere baroti neper rrenoja dhe nje ere shkrumb neper traret e kalbur nen dhe. Po historise i vinte era lavdi . Vura re se ne ate mur kishin celur disa filiza jeshil. Nga gjethet rane dy pika, si te nje shiu te rrembyeshem. Ktheva koken lart per te pare nese filloi te binte shi, por jo. Ishin lotet e kapidan Gjonit. Lotet e syrit te gurit nga malli i kujtimeve. I preku me dore, i puthi disa here themelet te kallur ne rrenim, si puthja e nenes kur i biri shkonte ushtar, ku e di se ku e duhej pritur nje leter pas tre muajsh per ta marre vesh. Gjoni i Ri me pergezoi per kembengulljen time per te dale ne Orosh…
NE ATO PIKA LOTI TE KAPIDANIT LEXOVA PAK HISTORI TE ARTANIT.
Ndersa ngjiteshim lart shpatit, thua se qiellin do ta zinim me dore dhe ne sofren e miqesise do te shtroheshin yjet, me shkleqimet e tyre, si krushqit me dasmore, ne kujtesen time lotet e kapidanin e vazhdonin rrefimin e historise se kesaj kulle dhe oborrit te saj ne gjurmet e Artanin Lleshit qe filste, ndalonte, frymohej e perseri vazhdonte : “…Stergjyshi quhet Prenge Llesh Gjoni Gjonmarku dhe ka qene Minister Lufte ne ish Qeverine e Mirdites njohur me 22 korrik 1922!” Ai me pa se une pernjeheresh u ktheva ne vemendje. Me berei pershtypje fjala “quhet” dhe une mendova se ai duhej te thoshte “stergjyshi im quhej” se pse ai ka dekada qe ka kaluar ne jeten e pasosur. Pernjeheresh ne mendjen time e ktheva pllaken mbasi fjala “quhet” ishte me vend mbasi kapidanat jane gjalle se eshte ne jete vepra e tyre. Artani kuptoi dicka ne ndalesen time dhe pa me pyetur vijoi: “…”Ai politiken e ka filluar heret nen kujdesin e agjes se tij, Marka Gjoni, i cili ishte president i Republikes se Mirdites dhe nen perkrahjen e Prenge Pashes. Me daten 5 qershor 1925 zgjidhet deputet i pare i Shkodres dhe Oroshit dhe ne mars te vitit 1927 helmohet nga serbet dhe vdes. Ne vitin 1912 ne kryengritjen e Durresit pak muaj para shpalljes se pavaresise eshte organizatori nder me kryesoret bashke me Marka Gjonin, Masar Beun, Avdi Beun, Ibrahim Kaloshin dhe Mustafa Krujen. Pas vdekjes se Preng Pashes, Marka Gjoni e fitoj te drejten zakonore te Kapidanatin, ndersa stergjyshi im Vulen, si trashegimtar direkt i Lleshit te Zi, i te parit. Gjyshi im quhet Nikolle Preng Lleshi Gjomarkaj. I lindur me 1910 dhe si femije mbaroj shkollen fillore ne konviktin “Malet Tona.” Me vone mbaroj gjimnazin e Prizerenit. Me 1928 dergohet me studime ne Itali dhe eshte nje nder trupat me te zgjedhur te mbreterise dhe renditet ne 8 studentet ushtarak me te pregaditur ne Shqiperi. Me 1932 mbaron studimet dhe emerohet fillimisht ne Tirane, prane Ushtrise se Mbrojtjes Kombetare. Me vone emerohet zv/ komandant batalioni ne Seman, Zv Komandant Kompanie dhe komandant Kompanie . Se fundi ka qene komandant i Kompanise “Trifusha” ne Tropoje si Roje kombetare ne Kufirit Tropoje-Korce. Eshte pushkatuar pa gjyq nga komunistet me daten 26 dhjetor 1946. Babai im quhet Prenge Nikoll Lleshi Gjonmarku, i cili u lind me 1936 dhe klasen e pare dhe te dyte i ka mbaruar ne internim ne Lezhe, per shkak te gjyshit. Eshte transferuar ne inernim ne Berat e Lushnje por nga Lushjna e kane ritransferuar ne Tepelene per te mos i lene bashke me familjaret e Gjon Marka Gjonit sepse sistemi komunist edhe te internuar i kishte frike. Fille pas lirimit te pare eshte riinternuar me rastin e vrasjes se Bardhok Bibes me 1949. Me 1954 eshte liruar nga inernimi dhe ka jetuar gjithe jeten nen vezhgim ne kooperative. Me ardhjen e demokracise ka qene i angazhuar ne “Caritas” me veprimtari te ngushte me Gjon Marka Gjonin. Me 6 gusht 1993 dora e sigurimit te shtetit i ndalon frymen….!” Artani ofshani. U duk se i nxori te gjitha dhe veten e cliroi nga brenga, e une nuk e ngacmova edhe pse ne pytjen time kisha nje brenge qe ngjizej me brengen e tij!Jam i sigurte, ai ka shume per te folur! Fol se koha asht!
BUKA DHE KRIPA E LLESHIT TE ZI NUK KA MUNGUAR NE KETE SHTEPI
Me Zef Pal Kolen jam nje mik i sinqerte qe ne moshen rinore. Me lidh rinia e detit. Kur deti u trubullua ne jeten time nga cmenduaria e shtetit, ky njeri mu gjet prane. Isha ngusht per bileten e areoplanit per ne Amerike. Ai e kuptoi kete ngushtesi, te cilen nuk mund ta ndaje nga ligesia ektreme e sulmit te shtetit shqiptar, kesaj bagle te ndryre osmane. Zefi me cliroi nga ai ankth. Me Hilen dhe Frangen, vjeherrine e tij, perseri kam nje miqesi te padare dhe kjo perforcohet se djalli i vellait te Franges ka marre nuse ne kullen e dajave te mi ne Vele te Mirdites. Bashkeshortja e Zefi, Angjelina eshte nje zoje bujare dhe shume e respektuar ne pritje. U ngrit heret edhe pse kishte dite pushimi. Na kishte gatuar pertulla me mjalete dy llojesh. Njera me veze dhe tjetra me kungull. Kete te dyten nuk e kisha provuar ndonjehete shijen e tyre te mrekullueshme. Na i mbeshtolli disa qe ti merrnim me vete me pak djathe mjalte dhe nje shishe te vogel me raki. Keshtu u nisem per ne Orosh me 5 tetor 2019. Nje kafe ne kafen “Mirdita” dhe aty u takum me Artan Lleshin Gjonmarku dhe Preng Bib Gjonmarkun. Atani kishte punuar disa vite si gazetar ne Radio Tirana nga 92- 98, ndersa Prenga me forcat special te Renea-s. Vura re se ne artikulimin e Artanit, kur rrudhat e ballit tendoshesin donin te me tregonin telat e burgut dhe te vuajtjeve te kesaj familje. Si mirditor ne vemendje nuk donte qe keto i derdhte ne shperfillje se boll i kishte shperfillur e nenshtruar shteti i spaletave te kuqe te krimit, po pa mundur te ua thyente ashtin e krenarise. Prenga shfaqte me shume ne heshtje e me pak fjale brengen se e verteta e Gjonmarkut, qe sot po ngaterrohet nga disa qe e mbajne kete mbiermer. Ndoshta eshte ketu manovra djallezore e shtetit, per te ia thyer deget ketij trungu 700 vjecar qe ende ka leng ne lekuren e tij dhe i afte te riptodhoje filiza te rrinje e te shendetshem ne trashegimi. Si pyke ne kete jete ka hyre interesi dhe paraja si dy semundje qe brejne hekurin e jo me njeriun. Morem taksi qe nuk kushtoj me shume se 40 dollar. Shoferi Vlash Kola kishte dy femijet e tij ne Amerike si studenta ekselente ndaj kur e mori vesh se jam ne Amerike dhe se kam ardhur enkas ne Rreshen per te dal ne Orosh u ndje si ne pezem, po sherbimi eshte sherbim dhe sic thote Zef Kola tani te gjithe ne Shqiperi e kane kuptuar se cdo udhe qe te besh duhet te mbeshtetesh ne kuleten tende. Rruga e kombit deri ne Reps, ku ne duhet te shmangemi djathtas eshte e mire. Mandej sapo zbret nen ure eshte nje tmerr ne ngjitje. Ashtu kalonin edhe makinat e vogla me veshtiresi sidomos te emigranteve mirditore qe jetonin jashte. Me veshtiresi mberritem deri tek Abacia. Pasi qendruam aty pak minuta udhetuam edhe 2-3 km dhe ne oborrin e nje shtepie makina “Benz” nuk mund te ngjitej. Aty prane po ngrihej nje shtepi moderne. Nuk dihej ende ishte nje hotel apo shtepi banimi, po betonjeret zhurmonin dhe nje vinc trensportonte materiale. Me tej qendra shendetesore me nje dry ne dere, jo me e madhe se tre me kater metra. Shkolla dukej lart nje objet i lyer me boje bezhe. U ngjitem nje malore te veshtire qe ne fakt na terhiqte ne frymemarjen e vet sa nuk e ndjeje dhimbjen e gjunjeve. Ishte malore e forte, po rruga ishte me e rrafshte disi e shtruar me kujdes me cimento por qe kishte grryerje te nendheshme. Kenga e krojeve te Oroshit ishte nje Bethoven magjik. Nenshejti si nje krushk me plisa te bardhe ne pellembe te qiellit sikur na ftonte ne amfiteatrin e legjendave tragjike. Dukej se kishte kohe qe nuk rrefente. Nuk i kishte bere kush pytje qe ta zberthente gjerdanin e kujtimeve. Lisat e Neshejtit nuk urrenin edhe pse mbi ta kishi shkrepur a pushuar rrefete e kuqe. Secili ngjitas dhe perballe njeri tjetrit synonin lartesine dhe driten e diellit, ndersa kujdeseshin qe rrenjtt ti mbanin nje me dheun oroshian. Nenshejti mbush me cerdhe shqiponjash mbi lisat e tij vrojtonte me syrin e madh kullat e Oroshit. Lisat e Oroshit, kur dilnin ne diell e hidhin triumfalisht shallin e rrezeve dhe yjet beheshin nje ne sofren e mikritjes mirditore. Yjet tani i kishin shtuar vizitat, jo vetem ne ditet e festive te shenjta, po merrnin pjese edhe ne mbarimin e vitit, tek shkolla, ku ndanin deftesat e dijes brilate te mirditorit, po, po, ishin edhe ne dasma e morte, ne pagezime dhe krezmime. Hijerende, secili se kush te ishte kumbare e kumbareshe ne kullen e Oroshit, jo thjesht si nje kujtim i bukur, por edhe si nje ngjizje shpirterore me familjen mirditore. Zef Pak Kola te gjithe keto i fiskonte ne aptatet tona dhe ne kujtesen e tij te vemendshme. Atje ne krye te rruges dallojme nje grua dhe nje vajze te minorene qe po canin drute e dimrit. Bashkeshorti i saj ishte disi i pamundur nga nje rreshqitje qe i kushtoj shume shendetin. Artani dhe Prenga ndjehen si ngusht nga se nuk kishin patur mundesi ta vizitonin me pare. Madje Prenga tha se nuk jemi te pergatitur. Ndoshta mirditori mendon se ne vizita te tilla duhet te peshqeshohet njeriu, por me mire se dhurata material eshte fjala e ambel e syrit te shpirtit. Me kete dua ta qetesoi pengun e Prenges dhe Artanit se nuk dua ti shmangem vizites ne kete familje, ku jane themelet e kulles dhe Sarajave te kapidanit nga me te famshit e Gjonmarkut te Leshit te Zi. Lezja na pret me miresi. Bashke me te eshte dhe vajza e saj 14- vjecare, e cila dukej e shendetshme si bora e bardhe e malit. Pasi pershendetemi ajo largohet te beje zakonin. Lezja na shoqeron drejt kulles, ku na del para bashkeshorti i saj Gjok Kol Gjoni Gjonmarku. U ndje i lumtur per kete vizite sa syte e dhimbjes i shkeqyen. U ulem ne ate cope toke mbi murin rrerthues se Sarajave te Leshit te Zi, ku nje pjergull me rrush amerikan varej deri ne barin e njome. U shtruam me pak raki, rrush fiq e arra dhe ashtu kuvenduam. “Vajzen e coi ne shkolle. Ben rreth nje ore kur ulet e me shume kur ngjitet. Asht shume mire me mesime dhe dua ta coi ne shkolle derisa te perfundoje universitetit!” Kishte te drejte se ne Sarajat e Lleshit te Zi eshte degjuar kuvenedi, ciftelia e violina. Ne keto ane, ku ka ulurima desha te shuaj kureshtjen se si ruhet jeta e femijeve, por ajo e kuptoi dhe me tha se shkojne bashke te gjithe femijet e fshatit dhe bashke kthehen ne kullat tona. E shikoi thelbin e bisedes se saj kur thote se buka dhe kripa e Lleshit te Zi nuk na ka munguar ne kete shtepi. Ne jemi e do te mbetemi Gjonmark. Jam nga Kurbini dhe kam ardhe para 15 vitesh ta trashegoi kete emer. Linda nje vajze, po burri pesoi nje aksident dhe keshtu po e perballojme jeten!”. Prenga mori sopaten dhe i cau te gjitha drute e dimrit te eger, por me shpirt te ngohte. Pak metra me tej kopeshtit te saj ishin mbuluar me ferra thelet e konvitit te Oroshit, te cilat ajo na I tregoi pak metra me tej ne krye tea res se vogel e mbjelle me miser dhe nje vreshte rrushi. Ne Orosh rriteshin drunjet frutore si rrushi, fiku, arra, geshtenja thana e deri tek manaferrat e kuqe e te zeza, ftoi, molla. Oroshi eshte nje mikroklime e jashtezakonshme…!
FERRAT MBI MIRDITE JANE SI RENJET E KOMUNIZMIT…
Sa herë dielli s’bani dritë,
Pat’ Shqipni, se pat ‘ Mirditë”
….Ashtu ishin mbuluar muret e Sarajave te Lleshit te Zi. Ato vareshin poshte fytyres se gurit te ia zinin driten. Pak metra me tej murit ne nje bashtine pjellore, ku ende gjethonte blerim nje vreshte rrushi te zi. Lezja thote se jane muret e Konviktit te Oroshit. E dinin vendin edhe Artani e Prenga. Ferrat e kishin mulur murin si hije vdekje, ashtu sic jeton e vepron shteti yne per 100 vjet. Duke e perdhos fytyren e heroizmit dhe te kultures se vet. Mjere mjerimi per ate qe nuk e kupton! Titullin e kesaj skice e nxora nga fjalet e Artanit qe tha se ferrat ne Mirdite jane si rrenjet e komunizmit. Kurpa ishte gershetuar dejesh sa edhe nje marimange nuk do ta kishte thurrur me enigmatikisht rrjeten e saj. Te idhta keto shkurre qe mbijetonin stineve, te ngjanin si nje karvan funeral pambarim. Lezja na solli nje kmese dhe bashke me Artanin zbuluam fytyren e hirte te mureve te konviktit te dijes mirditore. Na ngjau se zbuluam duvakun e nuses, kur nje lare dielli ra mbi gurin sa na ndezi ne sy nje shkendi xeherori ne kete toke te Pirusteve te lashte. Kur qendron mbi murin e Sarajave te Lleshit te Zi vijne ne kujtesen tende emra te shenjte te kesaj zone, ku cerdhen e vet e paten gritur hyjnite…: Nënshenjti, Shkalla e Shenjtit, Maja e Shëlbuemit, Pusi i Abatit, Lujt e Shenjtit, Qafa e Qiriut, Kisha e petkut, Kisha e Shën Gjonit, varret e serbit, varret e turkut, e kështu me rradhë. Çdo emër një histori, që për shumë nga ne rri e fshehur nën ato gurë e shkrepa. Toponimia bëhet kështu historia shpirtërore e një populli dhe kthehet në njê bibliotekë me libra qe fletet i kane te rreshkura, por fjalet Brenda frymojne ende, ku duhet me hy me hap te lehte dhe mendje te mprehte e me nxjerrë prej raftesh zanin e kodikeve të lashtë, ku ata emra janë të shpjeguar. Ndërsa i shkel ato maja ndjen se memorien shpirtërore nuk mund ta fshijë askush e asgjë. Ajo kujtesë trashëgohet, jo aq nëpër libra, por nga kujtesa e gjallë e atyre që janë lindë, rritur shenjterish e jetojnë aty. Kujtesa kombetare eshte e shenjte. Kush e shuan ai eshte tradhetari, kush e mbron ai eshte hero. Ne Malin e Shenjte qe simbolizon takimin e njeriut me Hyun, duhet te marresh ate perjetim qe te takon, per ta ruajtur gjate sepse nuk te jepet rasti ne perditshmeri. Kisha shkuar enkas nga Amerika dhe eshte veshtire ti thuresh perjetimet se ato nuk jane te zakonshme. Në vitin shkollor 1928-1929 shkolla e Rrëshenit kishte 35 nxënës dhe vinte pas asaj të Oroshit e Fanit, me nga 50 nxënës secila. Këto shkolla në themel të tyre kishin këndim, shkrim, numëratore dhe mësim besimi… Megjithatë duhet thënë se shkollat e Mirditës me fizionomi të plotë ishin seminari françeskan i Rubikut dhe Konvikti “Mirdita” i Oroshit, me 100-150 nxënës nga të 12 bajrakët dhe 4-5 mësues, kryesisht shkodranë. Për shkollën e Oroshit është shkruar shumë dhe me të drejtë, si një vlerë e patjersueshme e Mirditës në rrugën e saj për dije e kulturë. Ishte viti 1899, kur më të spikaturit e parisë së Mirditës, Abati i përndritur Prend Doçi me mbështetjen e Kapidanëve të Oroshit hapi një portë të rëndësishme diturie për mirditasit që shquheshin si luftëtarë të pa epur, në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar. E natyrshëm me fuqizimin e kësaj shkolle, do të lindë nevoja që pranë saj të funksiononte edhe bujtina për nxënësit e shumtë, që do të merrte zë dhe emër në histori, me emërtimin “Konvikti i Oroshit” Ky institucion filloi aktivitetin e plotë në vitin 1925-1926. Pikërisht në këtë shkollë dhe konvikt kane lene shenjin e tyre si emra te skalitur ne trug te nje peme, dhjetra mësues edukatorë, por edhe ndihmës në strukturat dytësore. Janë shumë nxënës që këtij institucioni shkollor që jetojnë edhe sot, të cilët ruajnë në kujtesë dhe natyrisht kanë lënë edhe shënime. Ja si e përshkruan njëri prej nxënësve që ka kryer shkollën dhe ka qëndruar në konviktin e Oroshit. “Konvikti ka qenë i vendosur në krye të fshatit Grykë-Orosh në rrëzë të malit Qershizë, në një ndërtesë tre katëshe dhe objekte të tjera ndihmëse, pronë e Gjomarkajve. Gjatë viteve 1929-1934 kanë dhënë mësim këta mësues: Ejll Ndoca Lin Meshkalla, Zef Doda, Nush Kigji, Luigj Shkjezi, , Lazër Sekui Ndërsa më vonë, në vitet 1935 – 1939 kanë dhënë mësim këta mësues: Lazër Kakarriqi, Prenk Jakova, Zef Ternaku, Shan Zadrima, Mikel Bityçi, Ndoc Kujgjia, Sandër Kraja. Keta mesues ishin shkolluar ne shkollat e larta te Italise ne profesione te ndryshme .Konvikti ka pasur personel të konsiderueshëm shërbimi e konkretisht: Kolë Gjini-guzhinier, Preng Ndue Luka-furrtar (Bukëpjekës) Gjokë Margjini-Punëtor shërbimi, Gjetë Tirtja – postier. Ruta Prenga – rrobalarëse, Nikoll e Gjergj Zef Ndoj, nga Nënshejti, kishin lidhur kontratë furnizimi me dru zjarri për ngrohje dhe gatim. Ndërsa kontrata për të furnizuar me ushqime e material të tjera, nga Fushë-Lumthi (Rrëshen) për në Orosh ka qenë lidhur me Gjergj Donën nga Kodër-Rrësheni dhe dhe Marka Vukën nga Ndërfushazi, të cilët çdo ditë me katër mushka bënin rrugën Fushë-Lumthi – Orosh dhe anasjelltas. Gjatë këtyre 13 – 14 viteve konviktin e Oroshit e kanë mbaruar afro 200 nxënës. Drajtor I konviktit ka qene Ndoc Gjoci, sipas Ndue Nikollit. Ndersa Franco Nikolli shkruan se shkollen e pare ne Orosh e hapi Abati i Mirdites Prend Doci ne vitin 1899 tek kisha e Shllezhdrit, ku kishte si fillim 9 nxanes te fshatit me vone ne vitin 1926 Kapidani me suvencionimet e veta hapi Konviktin e Oroshit nje shkolle mjaft cilesore per kohen dhe me arsimtar me nivel te larte nga Shkodra. Keto te dhena i kane sjelle studiusit e arsimit ne Mirdite dhe qellimi im nuk eshte te bej historine, por vetem me nje kmese te lapsit t’i pastroi ferrat dhe murizat e zinj dhe me ane te penes ta sheroi sa do pak mullanin e qelbit ne syte e mohuseve te kesaj vlere, jo vetem mirditore, por edhe kombetare. Mirdita kishte nje ministre arsimi e ndoshta per kete arsye guri i mureve te konviktit te Oroshit e beri zemren gur e nuk u ligeshtuar e dhe pse nuk vleresue. Mu be se ferrat kullonin gjak mbi ato shkronja. Fytyra e argjende e gurit ishte si diten kur u mbush me zerat e pare. Misionin vazhdonte ne heshtje nen gjethet e thata te shkurreve qe mbi ballin e murit benin ritin e mbirjes dhe te tharjes. Loze-tharit e Mirdites dhe as te institucioneve nuk ishin kujtuar te pakten njehere. “Boll pres me kmese, por si per inatin tone rriten perseri”- thote Lezja e Artani u jep kraheve te liroje nga burgu zerin e nensheshem qe nuk bezane te Konviktit te Oroshit. Muri i larte arrinte pak me lart se nje boje njeri dhe akitektura e lidhur te gureve do ta kishte zili edhe nje arkitekt me i degjuar ne fushen e ndertimeve. Guret ishtin pothuajse te nje madhesie dhe te gjithe te skalitur bukur. I hodha nje veshtrim duarve te Artan Leshit Gjonamrku , kur ai trup holle dhe i gjate e kapi njerin nga guret e rrenojave si per ti thene se kulla e tij qe e krijoi kete institucion nuk i ka harruar. Ndjeva se forca e gishterinjeve te tij e mposhti balten dhe pluhurin e dekadave qe rende i kane bere dheut te tokes. “S’po na i njohin keto prona dhe me te gjitha mjetet po synojne te na i pervetesojne! –tha loti i tij I travlimit mbi gur. Ai e merr gurin dhe e mban si nje femije te posalindur dhe aty te behet se degjojne zerat e konviktoreve te Oroshit tek shqiptojne alfabetin e Abat Docit,….!
ABACIA DHE SARAJAT FLIJE E DHIMBSHME UDHEVE TE KRENARISE
…Abati i Mirdites, Prend Doci, arkitekti i alfabetit latin, i botimeve te gramatikave dhe librave shqip, kryetar i shoqerise “Bashkimi” ne Shkoder dhe i unitetit kishtar ne Mirditen etnike me 16 kisha katolike…ne vartesi direkte te Vatikanit!
Abacia e Oroshit ka si kembane shpirtin e Abat Docit. Ajo bashke me Sarajat e 120 kapidaneve te Mirdites jane nje sakrament i vecante dhe nje flije e dhimbshme e udheve te tokes sone. Rreke gjaku rane mbi ta sa themelet e tyre celen lulen e lirise nen vetullen e tradhe te Neshenjtit. Sipas nje studimi te botuar ne revisten “Leka” aty nga viti 1940 tregon se Abacia ka qene nje qender benediktine qe daton ne shekullin e 12-te. E ngritur mbi supe te Malit te Shenjte Abacia beneditine e Oroshit numeronte prona nje keshtjelle sa e bente kete vend nje qytet kishtar, nje vend te preferuar peligrinazhi dhe si qender shpirterore, vete-administrimi dhe ekonomike e Mirdites. Ansambli kishtar i kompozuar ne menyre perfekte, ku ne Malin e shenjte numeroheshin 72 murgj, te cilet mbollen pemen e shenjte “Uldi” qe jetoi si vazhdimim i kujtimit te misionin benediktin ne kete treve ungjillore, perbehej nga rrenjojat e kishave historike si Abacia antike e Shen Llezhdrit, Kuvendi i madh benediktin, qela e fretneve, kisha e Shelbuemit, kisha e Shen Gjergjit, kisha e Zojes se bekueme, kisha e Shengjon Pagezuesit dhe e Petkut, qela e Oroshit e Arka e Shenjte, Lteret, kumbanoret, kapelat e vorreve, rezidenca verore e Abatit, konvikti e shkolla, duke perbere nje ylber plot ngjyra e hijeshi edhe si nje permbushje e tagrit te nje qyteze te ralle te krishterimit me nje dyzine objektesh kulti plot rruzare bekimi. E keto sikur vihen e radhe te kujteses dhe nderit qe Artani mundohet ti lartesoje me fjale. Ne drejtohemi me padurimin tone drejt grigjes se Abacise. Pas saj jane rrenojat e vjetra, ku kane nisur punimet per te zbuluar permasat e fshehur thelle ne dhe te Abacise se lashte dhe ne ballin e saj jane varet. Artani e Prenga ne te paren here sa hapet porta e vorreve te prezantojne nje e per nje varret e kapidaneve dhe e burrave qe e drejtuan principaten e Mirdites derisa Saraajt e tyre u hodhen ne ere me dinamitin Stalinist. Gjonmarku ka patur disa dege dhe varret e tyre ishin aty te riparuara dhe te ngritura te reja nga familjaret qe i kujtonin te pakten njehere ne vit me rastin e festes se shenjte te tyre. Artani mendonte se nje grope qe zhytej poshte murit te Abacise ne te majte te varrit te eshtrave te Lleshit te Zi ishte varri i Bib Dodes. Aty ishte nje vend i mbuluar me shkurre dhe nuk pashe asnje shenj. “Na duhet ta verifikojme!” – thote Artani, ndersa Prenga mendonte se varri i Bib Dodes eshte ne varrezat e Shkodres. Aty ndjeva histori qe varen neper gojedhena si laskare te ndera ne furtune…Makina na coi edhe pak kilometra me tej e mandej u ndal tek porta oborrit te nje oroshiani. Ecem ne kembe bri rrenjeve te pishave ne nje shteg te ngushte per te shkuar tek Sarajat e Gjonmarkut. Beme rreth nje ore per te mberritur atje. Gryka e Oroshit eshte nje oaz qielli ne shpine te krojeve. Me ne fund mberritem tek Sarajat, ky pagezim e jashtezakonshem ne nje koder qe thua mban mbi supe gjithe historine 700 vjecare te kesaj principate Arberore. Rrenoja te cthurura sa veshtire te dallohen themelet qe flene jetesisht nen dhe. Njerezit, sidomos mirditore te vjeter edhe nga jashte shtetit vinin ne kete object autokton ne zemer te kanunit te maleve dhe kuvendeve te shumta. Ne te djathte logu i Manit, ku beheshin kuvendet. Ne te majte nje rrepine, ku beheshin lojra popullore dhe me tej qellohej mbi mullenja te zeza ose u ngriheshin rrasa per te rene ne gracke. “E kam matur perimetin e oborrit te Sarajave dhe me ka dale 2 mije metra katrore, thote Artani dhe me qe e keni merak ta dini se ku ka qene lagjia “Lagje” ku ju e keni prejardhen eshte ajo pjese toke pak poshte Sarajave. Gryka e oroshiane eshte nje toke si mes dy shpatave e mbrojtur nga malet e saj. Prenga thote se burrat e kesaj kulle i hante pushka ose ato jetonin mbi 100 vjet. Ne oborrin e Sarajave kishte ardhur per vizite Fran Ndoi, me banim ne Kurbin qe kishte bere shkollen ne Orosh, bashke me Bib Ndoin 70 vjecar dhe xhaxhain tjeter 84 vjecar. Bib Ndoi tregoi disa ngjarje qe kishin te benin me mencurine e e kesaj kulle dhe tolerance ne rend te fjales. Dukej qarte muri i rrezur ne 1949 nga Petrit Dume, kur tymi i dinamitit e nxiu rende Malin e Shenjte, ndersa me 1921 u vihet flaka pas nje lufte 6 mujore nga forcat q e qeverise, kur minister i brendshem ishte Mehdi Frasheri. Zef Pal Kola nxjerr nga canta faqoren e rakise, gotat e vogla dhe petullat me djathe e mjalte dhe aty te gjithe ngritem dolline per Sarajat, per kapidanet dhe lavdine e tyre qe sa vjen e ngrihet nga dheu. Artani na thote se Oroshi eshte perfshire ne harten e 100 fshatrave turistike dhe per kete Fondi i Zhvillimit ka dhene 96 milion ero. Ne kete project perfshihet shtrimi i ruges, ridimesioni i ansambit kishtar te zones, ku ne qender do te jete Abacia si dhe Sarajat, ku do te ngrihet imazhi i kulles se pare princore te Mirdites. Artani na tregon nje mencuri te kulles: “…Ne dasmat ma me za te familjeve te para ka qan e pamundur me harrue pa nji ftes te posaqme Kapidanin e Mirdites. Kur asht martue Mbreti Zog , thone se Kapidani personalisht ishe ne nje takim te rendesishem dhe ne vend te tij delegoj nje nder te afermit ne vllazni : Llesh Nue Gjonin. Mirepo Lleshi ishte jofort i bukur per tu paa por mjaft inteligjent dhe me humor. Pasi piu kafen, hodhi syt nga dritarja e i shkoj nder sy nji rrem fiku plot me fiq te pjekun e ju mbush mendja me kerkue edhe fiq.J u kthye nji hyzmeqar e i thot: “Kapidan , po sa pive kafen, e mos ja prish!” I pergjigjet Lleshi: “Ah ty te lumt goja por qe besa po u perzien cila te jete mae sojit del vet ne krye…!” Qe ne 2003, kur botova librin tim “Sarajat” kushtuar familjes se Gjonmarkut shtrova mundesine e rindertimit te ketij ansambi, si nje nga me te vecantit e botes katolike. Keto ishin disa shenime qe mundem ti rendisnim nga nje udhetim ne Orosh te Mirdites me 5 shtator 2019.
Hollesi te tjera do ti jap ne librin tim “Nanat lindin kapidana”, i cili eshte ne pergatitje per botim.
No comments:
Post a Comment