Burbuqe (Maxhun )Bruqi ,lindi në Isniq të Deçanit (23.12. 1956). Shkollën fillore e kreu në “Liria”Isniq(tash “Isa Boletini”) ndërsa gjimnazin e kreu në Deçan .
Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë. Specialimin nga anesteziologjia me reanimacion e fillon në vitin 1987 ne qendrën klinike universitare te Kosovës.
Në vitin 1991 përfundon specializimin në Qendrën Kinike Universitare në Zagreb - Republika e Kroacisë.
Prej vitit 1991 punojë në Qendrën Kinike Universitare të Kosovës në Klinikën e Anesteziologjisë me mjekim intenziv.
Tash ajo është e punësuar në Spitalin privat ortopedik në Prishtinë (Royal Medical” Prishtinë) si anesteziologe me mjekim intenziv.që bën vlerësimin perioperativ të pacientëve, sipas rekomandimeve dhe standardeve të ESA dhe ASA-së.
- Administrim të anestezionit të përgjithshëm dhe regjional për operacione të planifikuara dhe urgjente;trajtimin e dhimbjes akute dhe kronike;trajtimin dhe kujdesin për të sëmuarit kritik në njësitin e kujdesit intenziv, në Spitalin privat ortopedik në Prishtinë.
Ajo ka edukuar dhe avancuar shumë specialist të Anestezisë dhe Reanimacionit në Kosovë.
Ka të kryera sshumë trajnime nga kjo lëmi në vende të ndryshme të Evropës .
Ka të botuara një numër të madh abstaktesh shkencore të publikuara në kongrese , konferenca , seminare kombëtare dhe ndërkombëtare nga lëmia e anestezisë dhe ranimimit. Është mjaftë e suksesëshme në punën e saj si eksperte kryesore kosovare në këtë fushë. Dr Burbuqe Bruqi gjatë luftes ishte me kryesorja ne dhenjen e ndihmes te plagosurve.
Ajo sherbeu ne QKUK ku shpetoj dhe ndihmoj shume luftetar të UÇK-së; si dhe ishte pjesëmarrëse në ,luftë në njësin e Sanitetit në Zonat Operative të Drenicës dhe Llapit gjatë vitit 1998-99 . Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Punime të botuara :
1. Shqiptar Demaçi, Saudin Maliqi, Fitim Selimi, Frederik Çuperjani, Avni Behluli, Selajdin Bajrami, Burbuqe Bruqi, Lulzim Vokrri :”Gjakderdhja intrapleurale si indikator i ashpërsisë së traumës torakale ose korporale”, Revistë Shkencore Ndërkomëtare e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë( M E D I C U S ISSN 1409-6366 UDC 61 Vol · XVI (2) · Dhjetor 2011)
2.FIRST INTERNATIONAL CONFERENCE FOR PAIN(ED BY UEMS – EACCME, (09-10 October 2009, Prizren, Republic of Kosovo)
3.B.Bruqi etj, Konferenca 2009,PHA-ASHP(PHA)
4.Argeta Gecaj-Gashi, Medita Hashimi , Burbuqe Bruqi,Fatos Sada Propofol vs isoflurane anesthesia-incidence of PONV in patients at maxillofacial surgery, Oct 2010, PubMed
5.Agreta Gecaj-Gashi,Antigona Hasani,Burbuqe Bruqi,Gjyle Mulliqi –Osmani :”The Lancet Infectious Diseases”,Balkan NDM-1:escape or transplant,August,2011. (((https://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(11)70202-X/fulltext)
6. Argeta Gecaj-Gashi, Zorka Nikolova , Burbuqe Bruqi,Antigona Hasani : “Incidence of PONV-comparison between high flow and low flow anesthesia” ,Jun 2014
Etj.
No comments:
Post a Comment