2019-12-18

ERTV prodhuesi më i madh i Fake News/ Përgjigja që shqiptarët kërkojnë nga Rama



Kryeministri Edi Rama prej ditës që ka ardhur në pushtet ka ndërmarë një sulm të paprecedentë kundër medias.

Duke i cilësuar me fjalët “kazan”, apo edhe duke shkuar deri në ofendime ndaj gazetarëve, Rama kërkon të ulë besueshmërinë e medias, në mënyrë që të vërtetat që thuhen, ato që nuk i pëlqejnë Ramës, të mos kenë peshën e duhur në opinionin publik.

Por, një ajo që bie në sy është se edhe gjatë këtyre ditëve, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili la pas një situatë katastrofale, me mbi 51 viktima e mijëra të tjerë të pastrehë, në këtë situatë të jashtëzakonshme, Rama ka gjetur kohë edhe të sulmojë mediat.

Edi Rama këtë tragjedi e përdori edhe si sulm kundër medias. Një akt i qëllimshëm, i përsëritur i kryeministrit, që bëhet që nga dita e ardhjes së tij në detyrë.

Pra, edhe pse Shqipëria është në një situatë të jashtëzakonshme dhe vendi po kalon një moment mjaft të vështirë, jo vetëm politik, por edhe për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, qeveria e ka mendjen të luftojë mediat.

Por, po është po ky kryeministër që sulmon mediat, që mban një media personale, ERTV-në.

Edi Rama ndoshta është i vetmi kryetar qeverie në botë, që mban një media personale, që e paguan nga taksat e shqiptarëve dhe që është prodhuesi më i madh i Fake News në vend.

Ndërkohë që Rama pretendon se po lufton shpifjen dhe fake neës, realisht ERTV-ja e tij, prodhon më shumë Fake News sesa mediat e tjera.

ERTV nuk është thjeshtë një rrjet sociale, por është një televizion, që ka staf të gjerë, që ka kameramanë, fotografë, për më tepër ka edhe produksion, pasi zhvillon edhe të ashtuquajturat intervista me ministrat dhe zv.ministrat e Ramës.

ERTV është një televizion i cili i shërben propagandës së kryeministrit dhe qeverisë së tij. Gjithçka që aty transmetohet është thjeshtë propagandë boshe, dhe asgjë më tepër sesa kaq.

Tani ne kemi një pyetje publike për Edi Ramën. Sa staf ka dhe sa është çmimi që shqiptarët paguajnë për ERTV-në e tij, që ti ushqejë me lugën bosh?

Meqë Rama kërkon transparencë, le të bëjë vetë hapin e parë.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...