2019-12-18

Lidhjet e krimit me politikën shqiptare duken të jenë të më të qarta së kurrë më parë.



Kohë më parë ishte i ftuar në emisionin “Studio e hapur” në News24, gazetari Ylli Rakipi, i cili ka komentuar situatën aktuale të politikës shqipare, ku së fundmi lidhjet e krimit me politikën duken të jenë të më të qarta së kurrë më parë.

Rakipi është shprehur se lidhjet e krimit me politikën janë shumë të hershme, vetëm se këto kohë ka agravuar më tepër, porn ë thelb krimi dhe politika janë bashkë.

“Kjo politikë është e inkriminuar dhe nuk e kam fjalën për politikën që qeverisi katër vitet e fundit, por për politikën e 25 viteve të fundit. Po, këto kohë ka agravuar më shuëm. Politika është e inkriminuar dhe kjo nuk është një shashkë e radhës, por një realitet i hidhur. Këtu krimi dhe politika janë bashkë”, ka deklaruar gazetari Ylli Rakipi.


Gazetari Ylli Rakipi e konsideron ligjin e ri për mediat si një ligj fashist.
Sipas tij, epiqendra e shpifjes është ERTV-ja teksa deklaroi se Rama ka ndërtuar shtetin e propagandës.
“Në doni të dini se ku është epiqendra e shpifjes, shkoni hapni ERTV. Këtu është epiqendra e shpifjes. Këtu është propaganda qeveritare.
Rama ka ndërtuar shtetin e propagandës. Në këtë pikëpamje, epiqendra e shpifjes, fake neës i vërtetë është propaganda. Një shtet i propagandës është thjesht fake neës. Është një mashtrim kundër njeriut të thjeshtë”,u shpreh Rakipi në një lidhje me skype për emisionin “Tempora”.
***


Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me gazetaren Beti Njuma, në televizionit Ora News, foli për paketën “Anti Shpifje”.

Rakipi u pyet nga gazetarja Njuma, lidhur me reagimet e socialistëve për paketën anti shpifje.

Ai tha se nuk mund të diskutohen reagimet e personave që tashmë janë kthyer në anektodikë, si Elisa Spiropali.

“Nuk ka bërë asnjë ndryshim, nëse i referoheni daljeve të Spiropalit, që është kthyer anektodike nga mënyra si bërtet për Skënderbeun, për liderin dhe shpirtin e saj, nuk mund të ketë një mendim të drejtë dhe të pavarur të Elisa Spiropalit.

Ajo i ngjan gruas së Gebelsit, që u futi një hapje në gojë fëmijëve të vet, kur lideri vendosi të asgjësoheshin të gjithë.

Lulzim Bashën, ai e sprapsi në verë, por me median ka një vijë të kuqe.

Nëse është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër komunitetin ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare, këtu fillon fundi i Edi Ramës.

Me një diktator nuk ka nesër, kur vendi zhytet në regjim nuk ka asnjëherë nesër, këtë duhet të kuptoje Basha dhe Kryemadhi, apo presidenti Meta, që ndeshet me Dvoranin dhe jo me diktatorin.

Emisioni im u mbyll sepse ishin hallexhinj të mëdhenj edhe pronarët e televizionin ku isha unë.

Gazetarët duhet të luftojnë kundër regjimit, me përjashtim të atyre gazetarëve të oborrit, që janë palaço të qeverisë.

Ajo pjesë e vogël e gazetarëve që financohen nga burime të zeza, dallohen.

Pjesa tjetër duhet të luftojmë, regjimi mundet vetëm më luftë, gazetarët duhet të luftojnë, por jo bojkot“, tha Rakipi.


Kush është Ylli Rakipi?

Ylli Rakipi ka lindur në 10 Mars të vitit 1959 në Kolonjë. Ai është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi dhe në rini ka shkruar në gazetat "Zëri i Rinisë" dhe "Drita". Në atë kohë ka qenë gjithashtu anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në vitin 1992, Rakipi ka filluar punë si kryeredaktor i gazetës "Republika", pozicion te cilin e ka mbajtur për tre vite. Më pas në vitin 1995 ai themeloi gazetën "Albania", që konsiderohej një prej gazetave më të rëndësishme e të lexuara në shtypin e atyre viteve.[nevojitet citimi] Ai e drejtoi këtë gazetë për 15 vite.

Në vitin 2014 ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Ora News.

Ai ështe gjithashtu analist i mirënjohur dhe kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, organizatë anëtare në Federatën Internacionale të Gazetarëve, me qëndër në Bruksel.[nevojitet citimi]

Në 22 janar 2015 Ylli Rakipi filloi drejtimin e emisionit "Të Paekspozuarit", emision investigativ i ideuar prej tij, në televizionin "Ora News".[nevojitet citimi] Në vitin 2016 emisioni "Të Paekspozuarit", u transferuar në televizionin "News 24", ku u transmetuar për dy vite.

Në shtator të vitit 2017, Rakipi themeloi median online TPZ.AL. Që prej vitit 2018, emisioni "Të Paekspozuarit" i Ylli Rakipit, transmetohet në televizionin Top Channel, çdo të enjte në orën 21:00.

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, lajmet për mbylljen e njëkohshme të emisioneve “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” i Adi Krastës u pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.

Të dy emisionet ishin kritike me kryeministrin Edi Rama dhe transmetoheshin prej një viti në të njëjtin televizion informativ “News 24” në pronësinë e botuesit Irfan Hysenbelliu.

Gazetari Ylli Rakipi akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë e kryeministrit Rama për mbylljen e emisionit dhe prishjen e kontratës së tij me televizonin “News 24”.

“Emisioni u mbyll nga presioni direkt i qeverisë. Ka pasur gjithmonë presion për ta mbyllur emisionin dhe vetë Edi Rama ka dhënë urdhër që përfaqësues të qeverisë të mos vinin në studion e emisionit,” tha Rakipi për BIRN.

“Të Paekspozuarit”, emision me të ftuar të përhershëm analistët kritikë, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, publikoi në dhjetor 2018 skandalin e falsifikimit me një prej tenderave të Unazës së Re, për të cilin prokuroria ka filluar hetimet.

“Kisha dhe një vit kontratë dhe nuk m’u dha asnjë arsye për mbylljen,” shtoi Rakipi, duke dhënë si motiv të mbylljes së emisionit, ekspozimin e disa aferave korruptive të qeverisë.

Edhe gazetari Adi Krasta njihet për qëndrimet e forta publike kundër qeverisjeve abuzive, përfshirë atë aktualen. I kontaktuar nga BIRN, Krasta tha se nuk prononcohet.

Gazetari Ylli Rakipi është vendosur shpesh në shënjestrën e kryeministrit Rama, duke u quajtur prej tij “kazan” ose “Kadri”, etiketa që i përdor rëndom ndaj gazetarëve kritikë. Në muajin prill, Rama ngriti një padi gjyqësore ndaj Rakipit, duke e akuzuar atë se përmes një opinioni i ka cënuar imazhin para publikut “në mënyrë të pakthyeshme”. Rakipi u përgjigj me një kundërpadi.

Presidenti i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu hodhi poshtë zërat se mbyllja e emisioneve vinte si pasojë e presionit të qeverisë dhe i motivoi spostimet e dy gazetarëve me “reformën e brendshme”.

Ai tha se televizioni kishte në projekt një emision të ngjashëm nga e hëna në të enjte, me një prej analistëve më të njohur në vend, ndërsa shtoi se ishte menduar që “kjo i shkonte më shumë natyrës së televizionit”.

“Nuk kanë guxuar të më bëjnë presion as kjo qeveri dhe asnjë nga qeveritë e kaluara. Kjo është arsyeja që mediat që zotëroj kanë audiencën dhe besueshmërinë më të lartë në treg.”, tha Hysenbelliu për BIRN.


"Zotin Rakipi nuk e kam marrë asnjëherë në telefon për përmbajtjen e emisionit. Po të kisha pasur presion, do kishte pasur dhe ndërhyrje,” iu përgjigj ai akuzave.

I pyetur për ndërprerjen para kohe të kontratës, Hysenbelliu u justifikua me faktin se edhe Ylli Rakipi më herët nuk e kishte respektuar një kontratë me televizonin, duke e lënë televizionin në mes të sezonit, por ishte punësuar sërish prej tij.

Sa i përket emisionit “Krasta/ A Show”, Hysenbelliu tha se Adi Krastës i ishte ishte ofruar një hapësirë tjetër televizive në fundjavë dhe se “i takon atij të vendosë”.

Mbyllja e dy emisioneve kritike me qeverinë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale në lakmusin e gjendjes së lirisë së medias në Shqipëri; e cila sipas indeksit të organizatës “Reporterë pa Kufij” shënoi një rënie drastike prej shtatë vendesh në vitin 2019.

Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh për rregullimin e medias online.

Qeveria i quan ndryshimet ligjore si “paketa antishpifje”, por organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias i konsiderojnë ato si ligje drakoniane dhe në shkelje të standardeve ndërkombëtare dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që t’i tërheqë ato pas. Projektligjet gjenden aktualisht në axhendën parlamentare dhe kryeministri është shprehur i vendosur për t’i miratuar ato.

I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë.

“Ne kemi prej kohësh një skuadër ligjore që shpifjet i adreson në gjykatë. Në dijeninë time, edhe kjo valë shpifjesh për sa pyesni, është duke u vlerësuar nga skuadra në fjalë,” tha Endri Fuga, drejtor i komunikimit të Kryeministrisë për BIRN.

“Kryeministri nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Jetojmë në kohën e Fake News, por ne vazhdojmë të besojmë se e vërteta nuk harron asnjëherë,” përfundoi Fuga.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...