2019-12-18

“SORKADHET E TREMBURA”/ Trupa shqiptaro-ruse në Tiranë, xhirohet filmi i bazuar në historitë e dashurive të Kadaresë

Historitë e dashurive shqiptaro-ruse të shkruara nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, do të vijnë në një film të jashtëzakonshëm nën regjinë e Juri Arabov. Bëhet fjalë për histori të jetuara, të ndjera e të rrëfyera për të gjithë në librin “Sorkadhet e trembura”, të kthyera tashmë në një projekt kinematografik, i cili së shpejti do vij për publikun. Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, e gjithë trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë për të bërë skenën e fundit. Filmi me skenar të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, do të nisë një fazë të re, atë të postproduksionit.

“Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, e gjithë trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë për çak-un e fundit. Filmi me skenar të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, do të nisë një fazë të re, atë të postproduksionit. E kënaqur që mbërritëm deri këtu dhe që përmes një filmi artistik të rrëfejmë jo vetëm një histori dashurie mes dy të rinjsh, por marrëdhëniet mes dy shtetesh, nga vëllazëria në armiqësi”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Regjisori e skenaristi Juri Arabov shprehet se ndihet i trishtuar se po mbarojnë xhirimet e filmit dhe shpreson se do dal një film i mirë. “Jam pak i trishtuar”, thotë regjisori e skenaristi Juri Arabov. E teksa të kaplon shqetësimi se mos diçka nuk ka shkuar mirë, shton se, “jam i trishtuar se po mbarojnë xhirimet, por shpresoj që do të dalë një film i mirë”.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...