Bardhyl (Beqir) Berisha- Mahmuti,lindi në Tetovë(1960).
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Tetovë dhe Prishtinë.
Ishte pjesëmarrë i demostratave të vitit 1981 u denua me 7 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Pas daljes nga burgu e vazhdoi aktivitetin e tij politikë në kuadër të LPK-së dhe në konferencën e parë u zgjodhë anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së.
Në vitin 1990 emigroi në Zvicër. Studioi për Shkencat politike në Universitetin e Lozanës dhe kreu studimet posdiplomike po në këtë universitet(1997).
Gjatë Luftës në Kosovë ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe Shef i grupit të saj diplomatik.
Pas Luftës, në Kuvendin e parë të Partisë për Bashkimin Demokratik u zgjodh kryetar i saj.
Ishte ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe njeri nga themeluesit e PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës).
Mahmuti u aktivizua në politike të shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2006 duke iu bashkuar partisë së Menduh Thaçit. Për shkak të dallimeve politike, ai braktisi PDSH-në dhe në zgjedhjet e vitit 2008 doli në zgjedhje me partinë e tij, Bashkimi Demokratik Shqiptar, që pas një kohe t’i pushon aktivitetet e veta politike në Maqedoni.
Në vitin 2011 pati një tentim për bashkëveprim me partinë e Rufi Osmanit, por ky bashkëpunim nuk u zyrtarizua.
Jeton dhe vepron në Tetovë,Zvicër dhe Prishtinë. Ka shkruar dhe botuar një sërë tekstesh publicistike për probleme të ndryshme politike.
Libri u dedikohet kryesisht gazetarëve, por edhe atyre të cilët kanë një interesim që të mos bien pre e kurtheve terminologjike, përmes të cilave synohet mohimi i gjenocidit në Kosovë.
Me këtë padi penale, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë akuzoi gazetarët, që i shërbyen kësaj propagande, se duke manipuluar me mediet, ndikuan në përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, në nxitjen e diskriminimit dhe të armiqësive, me çka kanë krijuar parakushtet psikologjike për dhunën dhe për krimet më brutale.
Për këtë arsye, ky asociacion kërkoi nga Gjykata për Krime Lufte në Serbi që në përputhje me nenin 145 të Kodit Penal të Republikës Federative të Jugosllavisë të dënoheshin këta gazetarë për vepër penale të organizimit dhe të nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe të krimeve të luftës.
Për të gjitha nxitjet dhe gënjeshtrat që kishte bërë kundër shqiptarëve gjeneralkoloneli famëkeq serb Nebojsha Pavkoviqi e dekoroi Millovan Drecun-in me dekoratën më të lartë që ndonjëherë kishte marrë ndonjë gazetar.
Për përgjegjësitë në krimet e kryera në Kosovë, gjeneralkoloneli famëkeq serb Nebojsha Pavkoviqi u dënua nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës me 22 vjet burg. Ndërsa, njëri nga të dekoruarit e tij, Milovan Drecun-i, i cili kishte marrë pjesë në nxitjen e akteve të dhunës, në montimin e proceseve kundër vëllezërve Mazreku dhe në fshehjen e gjurmëve të gjenocidit, nuk u dënua.
Akuza e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë për manipulime mediatike në funksion të nxitjes së krimeve, për përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe ndërfetare, si dhe për nxitjen e diskriminimit dhe të armiqësive nuk pati asnjë pasojë negative për Milovan Drecun-in. Përkundrazi, ai pati vetëm privilegje!
Pas veprimtarisë së gjatë aktive në kuadër të partisë së Milošević-it, në qershor të vitit 2011 u anëtarësua, në Partinë Përparimtare Serbe të kryesuar nga Kryeministri aktual i Serbisë, Alеksandar Vuçiqi. Po i sjell për lexuesin që nuk është i informuar se bëhet fjalë për partinë politike të themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliqi, që ka qenë nënkryetarë i Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit.
Në vend që të përgjigjet për pjesëmarrje në krimet e kryera në Kosovë, ai në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovë vazhdon logjikën e përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së armiqësive kundër shqiptarë. Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë insiston që ky kriminel të merr dënimin e merituar. Fatkeqësisht mediet tona i japin hapësirë qëndrimeve të këtij krimineli pa ia rikujtuar lexuesit shqiptar që nuk është në dijeni se prapa funksionit të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovë qëndron një kriminel lufte me emrin Millovan Drecun.
Ndaj kësaj dukurie kam reaguar me një shkrim autorial të titulluar “Kush është Milovan Drecun-i?
I falënderoj të gjitha mediet dhe portalet që e publikuan. Fatkeqësisht ndikimi i shkrimit tim nuk ka pasur as efektin më të vogël. Mjafton të shihet hapësira që ju dha qëndrimeve të këtij krimineli lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës për Marrëveshjen e demarkacionin me Malin e Zi.
Letra ime publike nuk kërkon të imponohet censurë ndaj kujtdo qoftë. Por, ka për qëllim që të sensibilizojë gazetarët dhe përgjegjësit e medieve që gjërat të thuhen me objektivitetin e duhur: kur një kriminel lufte del me qëndrim të caktuar, pa marrë parasysh se nga cili funksion politik aktual flet, duhet t’i përmendet fakti se ai është i akuzuar për krime lufte. Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovë Millovan Drecun-i është kriminel lufte që duhet të jep përgjegjësi për pjesëmarrjen tij në këto krime.
Para se të fillonte promovimi i librit, takova Dik Martin. Pasi iu prezantova, e njoftova se jam autor i librit “Mashtrimi i madh”, të cilin paraprakisht i kam dërguar një kopje të librit me postë elektronike në adresën e tij , kur ishte profesor në Universitetin e Neuchâtel-it. I tregova shkurtimisht se libri zhvesh mashtrimin e madh që është bërë lidhur me luftën e Kosovës dhe me UÇK-në dhe se ai ishte njëri nga protagonistët kryesorë të librit. E ftova që të ballafaqohemi publikisht në ndonjë universitet të Zvicrës, në prani të studentëve dhe profesorëve të interesuar për këtë debat dhe i propozova Universitetin e Gjenevës, ku mund të organizohej një ballafaqim i tillë. I propozova Universitetin e Gjenevës, për shkak se, paraprakisht, kisha biseduar me Albana Krasniqin Malajn, drejtoreshën e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, e cila shprehu gatishmërinë që të siguronte mbajtjen e këtij debati.
Librin tim e pranoi me gjithë qejf dhe më tha se, sapo ta përfundonte së lexuari, do të më kontaktonte që të organizonim debatin.
Moderator i promovimit të librit të Dik Martit ishte gazetari i njohur Pascal Schouwey. Prezantimi i librit nga Pascal Schouwey dhe komunikimi i tij me Dik Martin u bë në mënyrë shembullore. Nga tërë diskutimet interesante që patën, po veçoj dy çështje, të cilat më bënë të kërkoj sqarim. Pascal Schouwey e prezantoi Dik Martin edhe si autor që u kushton një rëndësi të veçantë fjalëve që përdor gjatë shkrimit të tij dhe kërkoi sqarim nga Dik Marti, nëse ai ndihej i zhgënjyer nga rezultatet e punës së tij!
Pasi përfunduan bashkëbisedimin, gazetari hapi mundësinë që të pranishmit të shtronin pyetje. Për të krijuar një atmosferë sa më të mirë komunikuese, Pascal Schouwey iu drejtua publikut me këto fjalë: “Meqenëse të pranishmit ngurrojnë të shtrohet pyetja e parë, atëherë kush dëshiron të shtrojë pyetjen e dytë?”.
A është neutral një qëndrim i tillë? Dihet fare mirë se Kushtetuta e Kosovës, shtet i pavarur dhe i njohur si i tillë nga 116 shtete, i përcakton qartë kombet që e përbëjnë këtë shtet: shqiptarët, serbët…
Në këtë vërejtje Dik Marti mori fjalë dhe u përpoq të më bindë, se “nuk ka pasur asnjë tendencë zhvlerësimi, kur për shqiptarët ka përdorur termin “albanofonë”, sepse unë përdor edhe termin “italofonët” në Zvicër”.
Përsëri ndërhyra dhe iu drejtova me këto fjalë: “Nëse në këtë kontekst nuk ka pasur asnjë tendencë zhvlerësimi, atëherë si mund të shpjegohet fakti se në asnjë rast të vetëm ju nuk keni përdorur emërtimin “shqiptarët dhe serbofonët”?
Edhe kësaj radhe Dik Marti pohonte se nuk ka pasur asnjë tendencë zhvlerësimi ndaj shqiptarëve.
Në fund u përshëndetëm dhe i thashë se isha në pritje të përgjigjes për organizimin e ballafaqimit tonë, shkruan politikologu shqiptar Mr.sc.Bardhyl Mahmuti .
***
Mr. Sc. Bardhyl Mahmuti, nëpërmjet këtij libri ka synim t’i kundërvihet propagandës dezinformuse serbe, e cila është shumë aktive në qarqet ndërkombëtare, duke mëtuar që të plasojë të pavërteta në dëm të shqiptarëve, posaçërisht me synimin që luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta kthejë nga një lavdi që kishte në opinionin ndërkombëtar, në një antipati.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment