Shkollën fillore e kreu në vendlindje, maturën e mësuesisë në Pejë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike (Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) dhe Fakultetin Filozofik në Shkup. Më pas vijoi studimet pasdiplomike në Degën e Informatikës në Zagreb.
Si 16 vjeçar mori pjesë aktive në LANÇ, kurse në moshën 18 vjeçare u emërua mësues në Zarbincë të Bujanovcit - Kosova Lindore.
Veprimtarinë arsimore e vazhdoi si arsimtar në gjimnaz, drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe drejtor i Entit Arsimor Pedagogjik në Gjilan.
Në vitin 1956, gjatë aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve u përjashtua nga mësimi si "i papërshtatshëm politikisht".
Pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së A.Rankoviqit, më 1966, rehabilitohet dhe kthehet prapë në arsim ku punoi si inspektor dhe kryeinspektor i arsimit si dhe sekretar shumëvjeçar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës.
Në vitin 1986 regjimi shovenist i Millosheviqit përsëri e përjashton nga Lidhja e Luftarëve të LNÇ dhe del në pension.
Gjatë shërbimit aktiv dhe më vonë vazhdimisht është marrë me shkrime letrare e publicistike.
Vdiç në Londër(Angli) më 12 dhjetor 2013.
Përveç shumë artikujve publicistikë dhe punimeve të tjera profesionale, deri më tash i ka botuar këto vepra:
1.) “Monografia e Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjilan”, ‘Nova Makedonija’, Shkup, 1961;
2.) “Dhjet Vjet të Shërbimit të Inspeksionit të Arsimit në KSA të Kosovës (1970 - 1980)”, Prishtinë, 1981;
3.) “Trojet që nuk shuhen - Shënime nga Vërbani dhe Anamorava”, Prishtinë, 1993 (ribotimi 1995);
4.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951) dhe arsimi shqip në Kosovë”, Vëllimi I, Prishtinë, 1994;
5.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951)”, Vëllimi II, Prishtinë, 1996;
6.) “Rrëfime në veten e parë”, Prishtinë, 1998;
7.) “Shënime dhe ecejake të një refugjati nga Kosova”, Londër, 2001;
8.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951)”, Vëllimi III, Prishtinë, 2005;
9.) “Në fokus të ngjarjeve - Bisedë me Sinan Hasanin”, Prishtinë, 2005;
10.) “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë”, Prishtinë, 2006 (si koautor me Hamza Halabakun dhe Çerkin Bytyqin).
Ështe i përfshirë në Antalogjinë e krijuesve shqiptarë në Angli, “Lërmeni pak atdhe”, Tiranë, 2004, si dhe ne librin “100 Shqiptarët e Britanisë”, Londër, 2013.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment