Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës.
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në administratën e lartë shtetërore.
Më pas, si drejtor në shkolla të ndryshme.
Pas vitit 2010 e në vazhdim si specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981.
Pas viteve 2000, anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit.
Ka botuar rreth 30 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës; fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!”
Krijimtaria letrare
Libra:
“Etje që shuhej”,
“Pëllumbat”,
“Mos m`i zbukuroni plagët!”,
“Ujkonja”,
“Pulëbardhat përbindëshe”,
“Bubulinoja çamarrok”,
“Dëshira e fshehtë e Bublinos”,
“Pyesni Bubulinon”,
“Eh, more Bublino!”,
“E fshehta e pyllit”,
”Dardi”,
”Dardi në gadishullin e vetëtimave”,
“Të çuditshmit!”,
”Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë),
“Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë),
“Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”,
“Drithërimat e yjeve”,
“Dëgjoma zemrën, Budapest!”,
”28 djem plus një vajzë”,
“Yje mbi Bosfor”,
“Një udhëtim i çuditshëm”,
“Kontrolli i befasishëm i një inspektori”,
”Të fshehtat e një mrekullie”,
“Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”,
“Dielli është i imi”,
“Bukuri suedeze”,
”Shpëtoni papagallin Çate!”,
“Për ju, miqtë e mi” etj.
Ka botuar edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta revista brenda dhe jashtë vendit.
No comments:
Post a Comment