Vilhelme Veip Vrana ,lindi në Kaninë(Vlorë),
më, 8.12.1944, pinjolle e familjes princërore të Gjergj Arianitit. Lindi në një familje me kulturë, e cila zotëronte
një nga 3 bibliotekat më të mëdha të Vlorës. Gjyshi i saj, Xhevit Vrana Kanina,pas Zosimeas së Janinës, kreu studimet e larta
në “Robert College”(Univ.Amerikan i Stambollit)
dhe pasunivesitar në Aleksandri të Egjiptit.. I vëllai i tij, Mehmet Vrana Kanina, kreu studimet në
Rektoratin e Stambollit, ku qëndoi 30 vjet. Pasi u kthye në atdhe, punoi për
mësimin e gjuhës shqipe, duke qenë i pari që hapi në shtëpinë e tij një odë
klasë (shkollë), bashkë me 5-6 të tjera që u hapën në shtëpitë fisnike të
Kaninë. Tre vëllezërit e babait morën arsimin e mesëm, Tregtaren e Vlorës ose
Teknikumin Harry Fulltz. Ndërsa vëllai
i dytë mes vëllezërve, Skënder Xhevit Vrana, pasi kreu teknikumin
H.Fulltz, vazhdoi arsimin e lartë në Firence, Universiteti i Sienës Ekonomiagrare. Më 14 gusht, 1944, e
arrestuan gjermanët, e çuan në Mat’Hauzen, ku e dogjën në krematorium, më ,9
maj, 1945, por u quajt viktimë e luftës. Dëshmor
u shpall vetëm pas 50 vitesh, më 1994.
Vëllanë e vogël
të tyre, Batjarin,student i
Tregtares, ia vranë sigurimsat barbarisht më 1946. Meqë nuk pranoi të bëhej
spiun, i futën një gozhdë në samarin e mushkës, e cila e mori zvarrë, duke e
bërë copa- copa. Nënës në shtëpi i shkoi vetëm njëra këmbë që i kishte ngelur në
yzengji. Tupin ia mblodhën gjithë banorët e Kaninës natën me pishëtarë dhe
fenerë.
Familja atdhetare
Vrana nuk u angazhua as me P. Komuniste
dhe as me B. Kombëtar. Ideali i tyre ishte shqiptarizmi dhe si e tillë, në
Vreshtat e Mëdha të kësaj familjeje u ngrit Çeta e Kaninës për Pavarësi. Xhevit
Vrana ka qenë në tribunë në ngritjen e Flamurit për Pavarësinë, më 28 Nëntor
1912, luftëtar i Luftës së Vlorës, ndërkohë shtëpia e tinnë Qishbardhë u bë
qendra e grumbullimit të ndihmave për të dy luftërat.I ati i saj, Veipi, mblidhte
ndihmat për luftën nëpër fshatra. Italianët e 1920-ës, i dogjën shtëpinë 3
katshe në Kaninë. Në operacionin e dimrit1943 Veip Vrana, i dhuroi Brigadës V-, 2400 kokë bagëti, që
luftëtarët elirisë mos të vdisnin për të ngrënë. Dy dajot e Vilhelmes, Sami Pashaj dhe Fejzi Pashaj dolën në mal (Brigada V- sulmuese). Sami Pashaj u vra në Vishegrad dhe u shpall dëshmor i Atdheut.
Pas lufte kjo familje pësoi një tragjedi nga Partia dhe Pushteti Popullor.U
dënuan me vdekje në mungesë, djemtë e motrës së Xhevitit(gjyshit) Imer Sharra, dekan i fakultetit të
shkencave ekzakte në Romë dhe Hysni
Sharra tregtar. U varë i vëllai i tyre Abdyl
Sharra, Kr/nxhinier i Kënetës së Maliqit, vdiq në burg vëllai tjetër Shyqyri Sharra, kurse i pesti Lekmi Sharra, vdiq i asfiksuar në një
dollap hermetik në Hetuesi. I dhanë
kombit dhe nuk fituan asgjë
Vilhelmes së përndjekur
famljarisht nga
lufta e klasave, me baba e xhaxha të burgosur, me kushërinjë të vrarë, të
internuar si fis, i ndaluan diplomimin në UT vetëm për tri lëndë. Gjithsesi ajo
mundi ta kryejë arsimin e lartë në UT, dega (Histori-gjeografi) me rezultate
maksimale, por pa të drejtën e ushtrimit
të profesionit.
Pas vitit 1990
rinisi punën në arsim e ndërkohë nisi të shkruajë publicistikë e letërsi. Është
njëra nga 4-5 femrat e para në vend, që punoi për rrëzimin e diktaturës, u dallua
si një veprimtare e shquar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë
shqiptare. Është formuluese e të
drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit,(22.4.1992). Aty kërkoi legalizimin dhe bashkimin familjar të
emigrantëve, si dhe përkrahjen e Himarës nga shteti dhe
politika.
Botuesi i autores, Mujë Buçpapa shprehet:“Vilhelme Vrana është një penë e fuqishme dhe e veçantë e letërsisë
shqipe. Ka hedhur themelet e një profili
të qartë autentik si romanciere e prozatore
moderne, duke shëruar shpirtërat e humbur njerëzorë dhe kombin e saj nëpërmjet
personazheve, të cilët mbajnë mbi vete fatet e shoqërisë sonë dje dhe sot. Ajo ka lëvruar: poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe studime.
*Si publiciste
në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione,
histori, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri,
Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Rumani, Francë, ShBA, Kanada, Suedi,
Gjermani, Zvicër, Greqi, Mal i Zi, Maqedoni etje…
*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që
u përkthye në gjuhën rumune, tani u përkthye
edhe në Greqi. *Duke i dhuruar lexuesit 48 vepra në 23 vite, nga lexuesi e kritika profesionale, renditet mes
emrave të shquar të letërsisë shqipe.
*Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist,
nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme
Haxhiraj, e cila i bëri disa shërbime me rëndësi letërsisë
shqipe:
* Së pari: prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë
të pandershme dhe shpesh mediokre nga
kritika e oientuar politikisht.
*Së dyti: solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit,
frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50
vjeçare.
*Së treti: ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën
regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe
psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka
ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit. “Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj)do të ishte përkthyer
në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe
artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.
Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren
shqiptare Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për
letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë
e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti
Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e
gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe
artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm
në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas
vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e
saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua
nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë
deri në rënien e tij në dhjetor 1990.”
Shkrimtarja Vrana
–Haxhiraj ka botuar 47 vepra
dhe 4 libra i ka në botim, nga këto,19 janë romane. Me punë, vullnet dhe me
shumë dinjitet ka zenë vend në kolanën e letërsisë shqipe si romanciere e prozatore moderne.Për arritje të
tilla e ka vlerësuar Presidenti i
Republikës me Urdhrin, “Mjeshtre e Madhe e Penës”, kurse
Senati i Akademisë Shqiptare Amerikane
të Shkencave dhe Arteve, me seli në New York, i dha titullin “Akademike”
më, 30 tetor, 2018, me të drejta të plota.
Botime të autores : Vilhelmja në 23 vite ka botuar 48 libra
*Poezi (4 libra): ‘Loti nuk ka faj”,1996; “Të pres”, 2000; “Rãdãcinile”-(Rrënjët), shqip/rumanisht
-2009; “Sa
do të doja”2018;“Rikthim në vite” (greqisht)
*Prozë e shkurtër,(skicë, tregim, novelë,(9
libra): “Mamaja”, novelë, 2000;-“Kush e vrau Kaftanazin”(skica,tregime,
novela), 2001;“Rrugë pa kthim”(skica, tregime, novela), 2009; “Mamặ”-Rumanisht- 2011;“Çmimi i Dualizmit”, -novelë, 2012;
“Një mall i pashuar”, novelë,
2014; “Dashuria
plagoset..., por nuk burgoset”, novelë, 2016; “Simfoni shpirti”( skica letrare), 2018; “Legjendë…, apo e vërteta e një dashurie hyjnore?!”, novelë,
2018.
*Romane &
një trilogji (19
romane): “Dhembje nëne”,Tona, 1998; “Jetë në udhëkryq”, 2001; “Ringjallur si Krishti”, 2002; “Amanti i Arbërisë”, 2003; “Rrëfim në të perënduar”, 2007; “Unaza e Prangosur”, 2008; “Zonja me karafila të bardhë”, 2009; “Dritëhijet
e medaljes …enigmë”, 2010; “Vonë
tejet vonë”, 2011;“Ankthi i
së Vërtetës”, -2011-ShB ‘LULU’,USA; “Rikthim i Ismail Qemalit”, botoi “Lulu”USA-2012; “Rikthim i Ismail Qemalit”-botimi
II”, Nacional-2012; “Ankthi i së Vërtetës”, botimi
II,Nacional-2013; “Bashkë në dashuri
dhe atdhetari”, botimi II (letrar);Rumani, 2014; “Loja e
mëkatit”, 2015; “Unikale”, Nacional-2015.
-Trilogji:”Prolog Jete”, romani, I, 2007;“Vështroni Meduzën”, romani, II , 2005;“Dilema e së Nesërmes”, rommani, III ,2006.
*Ese-Publicistikë-(2 libra):"Pa
Titull” -2011- “Pa koment”,2016;
*Studime(4 libra):“Bashkë në dashuri dhe atdhetari”, 2012; “Rrugëtimi
filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”, 2017; “Tradhtia e madhe ndaj Kombit”, 2018;“Elitat
e Mohuara...,Krenari Kombëtare”, 2019.
*Letërsi për fëmijë (9
libra) :“10 Fabula”, 2000; “Bëmat e Dhelprës”
fabula, 2002; “Ne jemi lulet e jetës”
fabula, 2003; “Vogëlushja
Bianka dhe kafshët e saj”, -përralla, 2008; “E
dini se ç’emër kam?! -Fabula e gjëegjëza , 2009; “Përrallat e vendit Blu”,cikël;“Kuçedra dhe Dragoi”, përralla, 2010; “Xhuxhi
dhe Gjiganti”,përralla,2011; “Shoku
im arushi”,2013.
Në
botim ka: “Autoktonia e Shqipërisë Jugore,enigma e
shekujve”, studim; “Ai dhe Ajo”, roman; “Pa limit”,ese-publicistikë;
“Kurth,mashtrim apo vetëmashtrim”, tregime –novela.
*Krijimtaria
e Vranarit është përfshirë në 26 antologji.Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në
antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumani, shqiptaro-rumune,
Angli, Suedi, Greqi, etje, në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse.
No comments:
Post a Comment