2019-12-15

Sizmiologu qetëson shqiptarët: Tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet




Rezultate imazhesh për flori bruqi

                                         Nga Flori Bruqi


Shqipëria është duke u përballur me një tragjedi të madhe kombëtare.

 Deri më tani, 51persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.



                Image



Një infografikë e publikuar në medie tregon se cilat janë zonat e rrezikuara dhe të sigurta nga tërmetet.

Zona e Kuqe ka rrezikshmëri të lartë të shembieve të ndërtesave. Mesataria e lëkundjeve është 3.7 ballë.

Zona të sigurta për të kaluar natën janë ato jashtë vijës së verdhë periferike me mesatare të lëkundjeve 2.5 ballë e në zbritje.Javët e fundit ka patur një aktivitet të shtuar të lëkundjeve sizmike në vendin tonë duke bërë që shumë qytetarë të frikësohen dhe të shtohet paniku mes tyre.



Epiqendra e këtyre tërmeteve ka qenë në Greqi dhe në Itali, por që lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Shqipërinë jugore dhe atë të mesme.

seizmiologu Edmond Dushi shpjegon se vendi ynë ndodhet në pjesën ku pllaka tektonike “Euroaziatike” është në kontakt me mikropllakën “Adria”.

Po cilat janë zonat që mund të preken nga lëkundjet e tërmetit në Shqipëri? Sizmiologu vizaton në hartë një segment që prek qytetet Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër, qytete të cilat janë më të rrezikuarat të preken nga valët sizmike. Intensiteti i tërmeteve në Shqipëri ndryshon nga njëra zonë në tjetrën.

“Shqipëria është e ndarë në disa kategori, flasim me intensitet nga 7-8 ballë maksimale, me përjashtim të disa zonave, që mund të arrijnë deri në 9 ballë”, thotë Edmond Dushi.

Zona e Apenineve në Itali dhe Janina në Greqi, gjatë muajit tetor kanë qenë pika të nxehta sizmike, lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në pjesën jugore dhe qëndrore të Shqipërisë.

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.



Sizmiologu Shyqyri Aliaj qetëson shqiptarët:
 Tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet



Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi


Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.



Rezultate imazhesh për Prof.Dr.Eduard Sulstarova

Kater sizmiologë ofruan falas studimin – harta të reja sizmike dhe thirrja që i bënë Qeverisë 6 vite më parë: 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë



Eksperti i tërmeteve tregon kur do të kemi sërish goditje si ai i 26 nëntorit


Prof.Dr.Shyqyri Aliaj

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”. 


Rezultate imazhesh për Siasi Koçiu

Prof.Dr.Siasi Koçiu 

Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit. Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet t’i bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.



Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.
Imazh i ngjashëm
Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera.

Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend.
Imazh i ngjashëm
“Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – tha Sulstarova në vitin 2013.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5.

Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete.

Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi.

9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

***



Harta e tërmeteve paraqet Shqipërinë më të rrezikuar se Italia


Floripress siguron hartën e intensitetit të tërmeteve në Europën Juglindore dhe ngjyrat që mbulojnë Shqipërinë janë ato me të errëtat, pra të një rreziku të lartë të goditjes nga tërmetet, transmeton Shqiptarja. Kjo hartë e aktivitetit sizmologjik të Europës, tregon se Shqipëria bashkë me Greqinë dhe Turqinë janë ndër vendet më të rrezikuara të Ballkanit nga tërmetet.

Ngjyra e errët, siç dallohet qarte ne dallgëzimet e saj ne hartën e paraqitur, do të thotë se vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, tregues që shpjegon rënien e shpeshtë të tërmeteve.

Siç duket Shqipëria është më e rrezikuar se Italia, vendi ku ndodhi një tërmet 6.2 ballë pak ditë më parë e ku bilanci i viktimave rritet dita ditës, aktualisht 268 njerëz.

Rexhep Koçi, përgjegjës i departamentit të Sizmologjisë, thotë se në Shqipëri bien shumë tërmete, por deri tani me intensitet të ulët.

Ndërsa kjo hartë tregon të gjitha tërmetet mbi dy ballë që kanë rënë në Shqipëri. Në të dallohen qartë zonat më të shpeshta që bien tërmetet të cilat janë Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe Dibra.

Por a janë të sigurta ndërtimet e reja që janë bërë në Shqipëri në rast të rënies së një tërmeti? Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë thotë se çdo ndërtim bëhet pasi të merr të dhënat nga ky institut, por nuk dihet nëse ato zbatohen, pasi mbikëqyrja bëhet nga pushteti vendor.

Përgjatë viteve në Shqipëri kanë rënë tërmete të fuqishme, duke filluar nga ai i Shkodrës dhe i Llogarasë me 9 ballë si dhe tërmeti i Peshkopisë në 1967 me 8 ballë.


Shqipëria dhe përballja me tërmetet ndër vite



Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri

Tërmeti i Shkodrës 1905, 9 ballë
Tërmeti i Llogarasë 1930, 8-9 ballë
Tërmeti i Peshkopisë 1942, 8 ballë
Tërmeti i Urës Vajgurore 1959, 7 ballë
Tërmeti i Peshkopisë 1967, 7-8 ballë
Tërmeti i Shkodrës 1979, 6.9 ballë



Janë regjistruar disa tërmete deri më tani afër kryeqytetit dhe madje kryebashkiaku i Tiranës ka ndërmarrë disa masa paraprake për sensibilizmin e banorëve, por për njerëzit e tërmeteve, të tilla me këtë magnitudë dhe frekuencë ndodhin shpesh…

Kjo seri e lëkundjeve të tërmeteve, të ndodhur në Shqipërinë verilindore dhe në zonën e Tiranës, është një gjë e zakonshme në rrjetin sizmik të Shqipërisë. Në Tiranë në fundjavë janë regjistruar tre të tillë, me një magnitudë, që shkonte deri në 5 shkallë të Richter, ku epiqendra e të fundit është lokalizuar mes zonës së Bulqizës dhe Tiranës.

Kjo situatë ngjan me një fenomen që ne e quajmë “sëorm”, thoshte i ndjeri specialisti Betim Muço. Kjo ka të bëjë me qindra tërmete që kanë frekuencë të madhe, dhe që bien në një kohë të shkurtër.

Por, kjo nuk mund të sjellë ndonjë shqetësim të madh. Kështu, p.sh nga nëntori i vitit 1985 deri në gusht 1986 ka qenë seria e tërmeteve Nikaj-Mërturit, ku janë regjistruar plot 17.000 tërmete, 400 prej tyre me magnitudë 4.2 të shkallës Richter. Edhe ky tërmet i fundit, konsiderohet si një tërmet, pothuaj i parëndësishëm në historinë e tërmeteve që ka prekur Shqipërinë.
Pas ngritjes së rrjetit sizmik të vitit 1968, vështrimi nga tërmeteve ka qenë krejt ndryshe. Dhe për fat, në vitin 1976 ka përfunduar rrjeti sizmik i Shqipërisë, që përmbante 13 stacione dhe nga ku mund të bëheshin vëzhgime korrekte për situacionin e tërmeteve në vend. Tani stacionet e ndryshme, të cilat janë të përqendruara në Shkodër, Tepelenë, Peshkopi, Korçë, Tiranë etj., bëjnë të mundur sjelljen, në kohën e duhur në Tiranë, në një qendër regjistrimi në Institutin e Sizmikës, të lëkundjeve të ndryshme të territorit shqiptar.

Ndërkohë ekziston sistemi satelitor, që e ka ngritur edhe më shumë këtë cilësi shërbimi. 12 stacionet që janë në rrjet janë Saranda, Vlora, Tepelena, Korça, Tirana, Qafë Shtama, Laç, Shkodra, Puka dhe Bajram Curri. Gjashtë stacione kanë rrjet digjital dhe janë stacionet e Shkodrës, Laçit, Tiranës, Peshkopisë, Tepelenës dhe Korçës.

Ku bën pjesë Shqipëria

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s. Në Durrës tërmete kanë rënë në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.
Imazh i ngjashëm
Pse ndodhin në Shqipëri

Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi. Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve.

Referuar, tekstit të gjeografisë fizike, në Shqipëri mbisundojnë tërmete me thellësi vatre mbi 10 kilometra, që zënë rreth 86.5 për qind të numrit të përgjithshëm të tërmeteve, kurse tërmetet me vatra deri në 5 kilometra përbëjnë 3.6 për qind të të gjitha tërmeteve që ndodhen në Shqipërinë Jugperëndimore.
Imazh i ngjashëm
Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Kjo ka bërë, që në vendin tërmetet të regjistrohen që në kohët antike.

Me tërmet kuptohen lëvizjet e tokës të shkatërruara nga proçeset e thyerjeve dhe shkatërrimit të shtresave në zonën e vatrës së tërmetit, ku energjia potenciale kthehet në energji kinetike të lëkundjeve.
Imazh i ngjashëm
Çdo tërmet përbëhet pothuajse gjithnjë nga disa lëkundje me fuqi të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës. Zgjatja e çdo lëkundjeje të tërmetit mund të llogaritet në sekonda, por nganjëherë lëkundjet, që fillojnë në ndonjë zonë, mund të vazhdojnë me ndërprerje për një kohë të gjatë deri në disa vjet.
Në përgjithësi, shumica e tërmeteve, lindin gati 60 kilometra në thellësi të sipërfaqes së tokës. Këto quhen tërmete normale. Shumica e tërmeteve kontinentale nuk janë më të thella se 20 kilometra. Përveç tërmeteve normale, ekzistojnë edhe tërmete me thellësi më të mëdha se 60 kilometra, të cilat quhen tërmete të ndërmjetme dhe tërmete me thellësi 300-600 kilometra, që quhen tërmete të thella. Ekziston një lidhje midis madhësisë, intensitetit dhe sipërfaqeve të përhapjeve së tërmeteve me thellësinë e vatrave.

Sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më e madhe është sipërfaqja e përhapjes dhe aq më i vogël intensiteti i tyre. Shkalla e veprimit të tërmetit në çdo sektor të sipërfaqes vlerësohet sipas shkallës së intensitetit. Intensiteti rrjedhimisht nuk është parametër i vatrës së tërmetit, por vetëm reflekton veprimin e vrojtuar të tërmetit në një pikë të caktuar të sipërfaqes së Tokës. Intensiteti i tërmetit varet nga madhësia e magnitudës (që e masim me shkallën Richter) ose e energjisë së çliruar, largësia deri tek epiqendra, mekanizmi i lindjes së tërmetit etj.

Vrojtimet kanë treguar se ndikimi i tërmeteve varet në një shkallë të madhe dhe nga kushtet lokale të territorit. Në përgjithësi, sa më e butë që të jetë toka aq më i madh është shkatërrimi.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
Pasojat në Shqipëri

Si rezultat i tërmeteve, në vendin tonë, janë konstatuar të çara të mëdha të tokës si p.sh në tërmetin e Dibrës (1967) me një gjatësi 10 kilometra e amplitudë 30-50 centimetra; në Tepelenë më 1920, ku çarja pati një amplitudë vertikale, 0.5-1.5 metra; në tërmetin e Lezhës dhe Shkodrës, ku arriti një disnivel gati 1.5 metra (Pulaj). Në vitin 1967, blloku juglindor, pranë malit të Zabzunit pësoi ulje kurse blloku veriperëndimor u ngrit. Si rrjedhojë e këtyre lëvizjeve janë zhdukur edhe ishuj të vegjël dhe janë krijuar ishuj krejt të rinj.

Studiuesi i njohur Betim Muço ka shpjeguar situacionin sizmik të Shqipërisë dhe zonat e saj më të prekshme. Pse vendi ka një aktivitet të lartë sizmik dhe si regjistrohen tërmetet, me anë të rrjetit të organizuar, për të regjistruar deri në lëkundjet më të imta. Një studim, që është mbështetur në gati 20 vjet, aktivitet regjistrimi të stacioneve sizmike shqiptare.


Imazh i ngjashëm

Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane të brezit sizmik alpino- mesdhetar. Vendi është pjesë e kryqëzimit ndërmjet Adrias ose mikropjatës së Adriatikut dhe pjatës litosferike të Euroazisë dhe përfshin formacionet orogjenike të pjesëve perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria është e karakterizuar nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë me ndonjë të madh.
Imazh i ngjashëm

Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë. Rrjeti sizmik i Shqipërisë ka nisur në vitin 1968, me stacionin e parë sizmologjik, i cili është ngritur në Tiranë. Implementimi i stacioneve të tjera ka filluar që nga viti 1975.


Imazh i ngjashëm

Megjithatë duhet theksuar se viti 1976 mund të konsiderohet si fillimi i vërtetë i këtij rrjeti, i cili përfshin 12 stacione dhe një stacion kryesor në Tiranë. Ky rrjet është i aftë që të bëjë një monitorim sistematik të aktivitetit të mikrotërmeteve dhe madje të zbulojë edhe disa prej veçorive të sizmicitetit të mëparshëm të Shqipërisë. Të gjitha stacionet janë të pajisura me sizmografë.

Aktualisht Shqipëria ka një stacion sizmologjik për 2150 kilometër katror. Ky rrjet është i aftë që të regjistrojë të gjitha ngjarjet sizmike, të cilat e kanë epiqendrën brenda vendit. Normalisht, për çdo muaj, regjistrimet e rrjetit tregojnë për 150-200 ngjarje sizmike, 30-40 e të cilave janë nën qendër.

Gabimi i nënqendrave, i pranuar në gjatësi dhe gjerësi, është më shumë se 15 kilometra, ndërsa në thellësi është 10 kilometra. Nga viti 1976 dhe deri në vitin 1995, rrjeti sizmik ka rregjistruar dhe lokalizuar brenda një hapësire me gjerësi 39 dhe 43 gradë dhe gjatësi 18.5 dhe 21.5 plot 7000 tërmete.


Imazh i ngjashëm

Monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik në Shqipëri nëpërmjet rrjetit sizmologjik na ka dhënë ne më shumë mundësi për të hedhur dritë mbi një kuptim më të mirë të sizmicitetit të vendit. Dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik, metodat e vazhdueshme të kalkulimit ka bërë që të plotësohen shumë studime mbi Shqipërinë. Dhe nga 2153 tërmete të ndodhura, në katalogun tonë, gjatë 20 viteve (1976-1995):1914 janë me magnitudë nga 3.0 dhe 3.9; 229 janë me magnitudë nga 4.0 dhe deri në 4.9 dhe vetëm 10 janë me magnitudë më të madhe prej 5.0. Kjo ka bërë që të mendohet se gjatë këtyre 20 viteve, Shqipëria është dominuar nga mikrotërmete dhe nga tërmete fare të vegjël.


Imazh i ngjashëm

Dy vendet me aktivitet më të qartë sizmik janë një fragment në kufirin Mali i Zi dhe Shqipëri, (përmendet me tërmetin e madh që ka ndodhur në 15 prill të vitit 1979) dhe sëarm-i i Nikaj Mërturit, në veri të Shqipërisë që ka zgjatur nga nëntori 1985 dhe deri në gusht të vitit 1986. Duke iu referuar thellësive të kalkuluara të ngjarjeve është e qartë se vetëm në pak raste thellësia e tërmetit shtrihet në 40 kilometra. Ato që kanë thellësi më të mëdha janë komplet jashtë territorit të Shqipërisë.

Ne mund të themi se aktiviteti i mëparshëm sizmik i Shqipërisë duket se është i shoqëruar me procese dinamike të kores dhe me mantelin e sipërm që është i lidhur me përplasjen e kontinentale të Adrias me orogjenin shqiptar.

Harta paraqet shtatë zona me vlera të larta të energjisë gjatë vitit 1976-1995. Këto zona janë: a. Greqia Veriperëndimore deri në jug të Shqipërisë; b.Bregu i Detit dhe rajoni i Kurveleshit në Shqipëri; c. Zona nga rrjedha e Lumit Vjosa në detin Adriatik, deri në jug të qytetit të Tiranës d. Zona, që është në veri të Liqenit të Prespës dhe në lindje të liqenit të Ohrit. e. Zona nga Bulqiza deri në jug të Kukësit; f. zona në veri të Shqipërisë, bregdeti i Malit të Zi.
Imazh i ngjashëm
Marrë nga një studim anglisht i të ndjerit Betim Muço, për tërmetet në Shqipëri.

Disa nga tërmetet më të fuqishme në shekullin XIX kanë rënë në:

Vlorë më 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 të vrarë.

Berat më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtarë të vrarë në Kala.

Shkodër në muajt shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.

Himarë më 14 qershor 1895.

Gjatë shekullit XX janë regjistruar këto tërmete të fuqishme:

Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur

Ohër më 18 shkurt 1911.

Tepelenë, më 20 nëntor 1920, duke shkaktuar 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi e la pa strehë 15 000 veta.

Durrës, më 17 dhjetor 1926, lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi.

Vlorë-Tepelenë më 21 nëntor 1930, duke shkaktuar 30 të vrarë e mbi 100 të plagosur.

Korçë, me 28 janar 1931.

Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkatërruar afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur,

Lushnjë-Fier-Rrogozhinë-Peqin-Berat më 1 shtator 1959.

Korçë më 26 maj 1960, ku u shkatërruan plot 1479 ndërtesa.

Fier-Tepelenë-Berat-Lushnjë, më 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe ku u shkatërruan 2 700 shtëpi.

Fier, më 18 mars 1962, ku u vranë 5 veta e u plagosën 77 të tjerë dhe u shkatërruan 2700 shtëpi.

Dibër-Librazhd, më 30 nëntor 1967, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Shkodër-Librazhd, më 3 nëntor 1968

Shkodër-Lezhë, më 15 prill 1979, duke dëmtuar 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

Roskovec, më 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.

Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi

Fushë-Bardhë-Gjirokastër më 26 mars 1990.






tërmetet shkatërrimtarë termeti shqiperi

Tërmetet  ndodhin si efekt se për nje kohë të gjatë në zona të caktuara në brendësi të tokës, grumbullohen sforcime të mëdha tektonike. Clirimi i menjihershëm krijon një energji kolosale mekanike qe përhapet në trupin e tokës në formë të valeve (sistemike) në të gjitha drejtimet.
Këto vibrime arrijnë në sipërfaqen e tokës dhe provokojnë formimin e valëve sipërfaqësore. Frekuenca dhe amplituda e veprimeve në pika të ndryshme të sipërfaqes së tokës varet nga sasia e energjisë mekanike të çliruar në vatrën e tërmetit. Thellësia e vatrës si dhe nga vetitë fiziko-mekanike të shkembinjve apo truallit në pikën e vrojtimit.
Efekti dëmtues apo shkatërrues i tyre varet edhe nga karakteristikat e ndërtimeve. Pra nga aftësia që kanë ato përtë përballuar forcën sismike. Me që proçeset natyrale, shkaktare të tërmeteve, ndodhin poshtë, në thellësi të tokës, dhe direkt nuk mund të vrojtohen. Ka qenë e vështirë dhe mjaft e komplikuar gjetja e një metode efektive për paralajmërimin e tërmeteve.
tërmetet demtimet sipas shkalles se termetit
Fig. 1 Tërmetet dhe dëmtimet e tyre sipas shkallës Reichter
Rreziku i dëmeve nga tërmeti shtohet akoma më shumë po të marrim parasysh se në mjaft vende të botës popullsia është e përqëndruar në rajonet me aktivitet të lartë sizmik.
Praktikisht problemi i parashikimit të tërmeteve mund të ndahet në zgjedhjen e tre detyrave të mëdha. Prognoza e vendit, e forcës dhe ajo e momentit të lindjes së tërmetit të ardhshëm. Dy problemet e para tashmë kanë marrë rrugë dhe po zgjidhen nëpërmjet studimeve për rajonizimin sismologjik. Nga një material i madh sismologjik i mbledhur nder vite është bërë plotësisht i qartë dallimi i brezeve kryesor sizmik në të gjithë globin tokësor. Potenciali sizmik i tyre si dhe shpërndarja në kohë dhe në hapësirën e tërmeteve në to.
Në vendin tonë ka një shërbim te rregullt sizmologjik. Sherbimmi është në gjëndje të dedektojë një diapazon të gjërë të tërmeteve të Shqipërisë. Si dhe të kryejë studime me rëndësi për sizmicitetin e Shqipërisë.
Nga studimet sizmologjike të kryera, në kuadrin e rajonizimit sizmologjik të vëndit tonë. Tashmë janë të njohura, shpërndarja në kohë dhe në hapësirën e tërmeteve të Shqipërisë. Gjithashtu edhe ligjëshmëritë e përsëritjes së tyre etj.
Nga studimet sizmotektonike, në bazë të kritereve efektive gjeologjike mbi sizmicitetin, është bërë e mundur të përcaktohet rreziku sizmik. Në bazë të këtyre studimeve, janë zgjidhur dy problemet e para të prognozimit. Prognozimi i vendit dhe prognozimi i rrezikut maksimal. Duke u nisur nga fakti që tërmetet e fortë në të njëjtin rajon përsëriten mbas një periudhe të gjatë kohe. Në disa raste i kalojnë disa qindra vjet. Eshtë e kuptueshme se mund të ndodhë (nga mungesa e materialit sizmologjik historik) që për ndonjë pikë të mos jetë prognozuar mirë vendi dhe forca maksimale.
Tërmetet harta e zonave sizmike
Fig.3 Tërmetet dhe harta e zonave sizmike ne Shqiperi
Dikur mendohej që kufiri më i madh i forcës së tërmeteve në rajonin e Gollobordës të mos i kalonte 7 ballë. Por tërmeti i 30 nëntorit 1967, me intensitet 9 ballë ndryshoi krejtësisht njohuritë tona për këtë rajon. Kjo bën të nevojshme që studimet sismologjike mbi sizmicitetin e Shqipërisë të thellohen me qëllim që harta sizmike të saktësohet më tej.
Problemi i parashikimit të momentit të lindjes së tërmetit në veçanti si dhe gjetjes së rrugëve më efektive e të sigurta të prognozimit të vendit dhe forcës, është bërë tani objekt i studimeve serioze. Duke përdorur një varg teknikash moderne vrojtimi, eksperimentimi laboratorik.
Në përgjithësi studimet në këtë fushë të bazuar në hipotezën se tërmetet lindin si rezultat i grumbullimit dhe i shpërthimit të sforcimeve në koren e tokës dhe në mantelin e saj. Keto janë të lidhura nga ana e tyre në evolucionin tektonik që pëson sot korja e tokës.
tërmetet termeti shkoder
Fig.2 – Tërmetet shkaktojnë dëme kolosale si në vitin 1979 në Shkodër
Nga studimet që janë bërë janë veçuar tre tipe deformimesh të Tokës. Deformime të ngadalta në rrjedhën e përgjithshme të aktivitetit sizmik. Të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë, me një shpejtësi të vogël nga 1 deri disa mm në vit. Deformimet të përshpejtuara që evidentohen disa vjet përpara tërmetit të fortë (4-5 deri 10 vjet). Të cilat kanë shpejtësi gati 10 herë më të madhe se ato të tipit të parë. Tipi i tretë i deformimeve është lëvizja e njiherëshme e truallit e cila lidhet me vetë monolitin e lindjes së tërmetit.
Zakonisht pak përpara tërmetit ndryshon shenja e deformimit. Dukuri të tilla janë bërë para tërmeteve që kanë rënë në Japoni, në Niigata  dhe Matsushiro. Shpejtësia e lëvizjeve para tërmetit arriti mbi 50 mm/vit. Deformimet e kores së tokës evidentohen me anën e përsëritjeve të nivelacionit të klasit të lartë gjeodezik dhe të triangulacionit. Keto rekomandohen të bëhen të paktën në çdo 5 deri në 10 vjet në rajone me aktivitet të theksuar sizmik.
Deformimiet e tokës maten në mënyrë të vazhdueshme me aparatura gjeofizike. Aparaturat janë në gjendje të dedektojnë deformime deri në të miliontat milimetri. Këto lloje matjesh konsiderohen nga më premtueset.
Është vërtetuar tashmë se aktiviteti rajonal i mikrotermeteve është shumë i ngjashëm me aktivitetet e tërmeteve të mëdhenj. Studimi i shpërndarjes së tërmeteve të dobët dhe shumë të dobët, në hapësirë dhe në kohë jep njohuri mbi zonat ku ka rënë apo po pregatitet të bijen tërmete të mëdhenj.
goditjet valet e termeteve tërmetet
Fig.4 – Tërmetet dhe valet para dhe pas goditjes kryesore
Edhe në Shqipëri, sipas të dhënave që ka qendra sizmologjike. Aktiviteti sizmik i tërmeteve të vegjël i këtyre vjetëve të fundit. Përputhet plotësisht me aktivitetin sizmik të tërmeteve të mëdhenj të vrojtuar për një kohë shumë të gjatë.
Me rëndësi paraqitet studimi i mekanizmit dhe i shpërndarjes në hapësirë dhe në kohë i paragoditjeve. Siç thamë, tërmeti lind në momentin që toka në thellësi thyhet. Në këtë rast formohen sforcimet që janë çliruar në zonën e vatrës para thyerjes kryesore (d.m.th. para tërmetit të madh).
Në proçesin e fillimit të çlirimit të sforcimeve toka pëson «plasaritje» ku çdo «plasaritje» përfaqëson nji paragoditje, nje tërmet. Ato mund të fillojnë disa kohë para termetit të madh. Frekuenca dhe energjia e të cilave ndryshon me aktivitetin e zakonshëm të mikrotërmeteve.
Rritet shpejt si nga numri ashtu edhe nga energjia, (jo sipas ligjëshmërisë së zakonëshme). Këto paragoditje dedektohen si zakonisht, nga stacionet sizmologjike me ndjeshmëri të lartë. Ato mund të vrojtohen dhe nga njerëzit që banojnë në zonën e epiqendrës. Ngandonjiherë këto janë kaq të vogla saqë nuk ndjehen nga njerëzit por ndjehen nga kafshët të cilat shqetësohen.
Nga studimi i tërmeteve të Shqipërisë rezulton se në pjesën më të madhe të tërmeteve të fortë ka patur goditje që janë ndjerë nga njerëzit të cilët të shqetësuar kanë dalë jashtë ndërtesës. Goditja kryesore, që ka ardhur zakonisht pas nji kohe të shkurtër, i ka gjetur jashtë rrezikut. Studimi i shpërndarjes në kohë dhe në hapësirë i paragoditjeve ndihmon shumë në prognozimin e tërmeteve.
Drejtimi i tretë është studimi i fushave gjeomaknetike dhe gjeoelektrike në rajonin ku pregatitet tërmeti. Si rezultat i gjendjes nënsforcim para tërmetit të fortë janë vrojtuar anomali në komponentet e këtyre dy fushave fizike të cilat janë të lidhura pa dyshim me tërmetin.

Eduard Sulstarova.jpg

Eduard Sulstarova akademik, një nga profesorët më të përkushtuar të Universitetit e të Akademisë së Shkencave, i cili jetën e tij ia kushtoi sizmologjisë.

Ai u shqua për kontributin e madh në ngritjen e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, të kuadrit dhe të shkencëtarëve të rinj; për drejtimin me sukses për vite me radhë të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave, si edhe për një veprimtari të gjerë botuese në fushën e shkencës.

Për veprimtari të gjatë frutdhënëse në fushën e shkencës, akademiku Eduard Sulstarova, është nderuar me titullin "Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës" nga Presidenti i Republikës.

U nda nga jeta më 15 janar 2014.



*****
Rezultate imazhesh për Prof.Dr.Betim Muço

Betim Muço, shkencëtari dhe poeti

Betim Muço.  ka lindur në Tiranë, më 21 janar 1947. Ai mbaroi Universitetin e Tiranës, për Fizikë Speciale në vitin 1970. Punoi 4 vjet si mësues në rajonin e Krujës dhe në vitin 1974 emërohet si punonjës shkencor në Institutin e Sizmologjisë në Tiranë. Qysh në fillim ai u angazhua me pasion në punën e re. Ai studioi dhe dha një sërë provimesh pasuniversitare, që e brumosën me kulturë profesionale, duke zgjeruar më tej njohuritë e tij shkencore.

 Një ndihmesë e madhe ka qenë në këto vite, bashkëpunimi i tij me Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, i shquar për një kulturë të madhe profesionale dhe i gatshëm për të ndihmuar të gjithë të interesuarit për Gjeoshkencat.


Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
 Në vitin 1982, Betimi mbrojti disertacionin “Sizmiciteti i Induktuar nga Rezervuari i Hidrocentralit të Fierzës”, me të cilin fitoi titullin “Kandidat i Shkencave”. Në vitin 1992 mbrojti disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave: “Veçori të Tërmeteve të Shqipërisë” dhe në vitin 1994, i jepet titulli “Drejtues Kërkimesh” (Profesor).
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
 Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka qenë shumë aktiv dhe në shumë raste protagonist kryesor, në projekte të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke shkruar studime të vlefshme, artikuj shkencorë në revista prestigjioze ndërkombëtare dhe kombëtare , duke marrë pjesë aktivisht në dhjetëra kongrese dhe konferenca shkencore , duke përfaqësuar dhe shkencën shqiptare në shumë prej tyre.

 Në vitet 1990-1991 Betimi realizoi një program post-doktoranure, në universitetin e Tokios, Japoni, duke zhvilluar lidhje të ngushta me Japoninë, kulturën dhe sidomos me komunitetin e shkencëtarëve sizmologë. Në këto vite ai ka qenë dhe Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
 Pas kësaj, Betimi realizoi një sërë vizitash shkencore në universitete dhe institute prestigjioze europiane. Në këto bashkëpunime dhe specializime ai përsos dhe rrit vlerat e tij si shkencëtar, duke e ndjerë veten të barabartë me shkencëtarë të shumtë europianë dhe amerikanë, që kanë ndarë me të, krijimet e tyre dhe bashkëpunuar me kënaqësi, duke përcjellë studime me vlerë dhe artikuj të shumtë të botuar në revista shkencore. 

Në vitet 1993-1997, ai bëhet drejtor i Institutit te Sizmologjisë. Në këtë periudhë instituti i Sizmologjisë, tashmë i dalluar për studimet me vlerë të sizmicitetit në Shqipëri merr përmasa të reja, duke zgjeruar bashkëpunimin me institucionet më prestigjioze në botë, duke ndërmarrë studime dhe projekte të përbashkëta, që i kanë bërë nder shkencës shqiptare. 

Mbas ndryshimeve politike, pas vitit 1997, Betimi hiqet nga Drejtor dhe caktohet Përgjegjës i Rrjetit Sizmologjik, në Institutin e Sizmologjisë deri në vitin 2001. 

Gjatë kësaj periudhe , ai punon me intensitet të madh, duke u angazhuar në shumë projekte ndërkombëtare, që sollën dhe modernizimin e rrjetit sizmologjik të Shqipërisë, me mjete të reja , duke përmirësuar ndjeshëm veprimtarinë praktike dhe shkencore të Institutit. 

Ai ka qenë njohësi më i mirë i tërmeteve dhe i shkaqeve të tyre në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në të gjitha studimet përkatëse. Si: “Sizmiciteti dhe Sizmotektonika e detit Adriatik”; “Studimi i Uljes së Tokës, lidhur me kushtet hidrologjike dhe gjeologo-inxhinierike, në rajonet e Sofies, Shkupit dhe Tiranës”. 

Drejtor i projektit “Përqasja deterministike e zonimit sizmik të disa vendeve të Ballkanit”. 

Koordinator i projektit “Vlerësimi i Potencialit sizmik për zonat e tërmeteve të mëdha të Europës; “Sizmotektonika dhe Rreziku Sizmik i Shqiperisë”.

 Në vitin 2001 Betimi aplikoi për Green Card në SH.B.A. dhe fitoi dy kategori : Interesi kombëtar i SH.B.A. si individ me aftësi të jashtëzakonshme dhe atë individual. 

Në SH.B.A. Betimi punoi si konsulent i IRIS (Incorporated Research Institution for Seismology), që është Institucioni më i rëndësishëm i sizmologjisë në SH.B.A.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka pasur bashkëpunim të frytshëm me shkencëtarin e madh sizmolog John Costain, me të cilin ka ndarë një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë për tërmetet në shtetin Virginia.

Vlen të përmendim studimin e tij të fundit: “Mundësia e një marrëdhënie shkaksore midis klimës dhe sizmicitetit ndërpllakor, në rastin e zonës sizmike të Virginias” , duke hapur një dritare të re dhe për studimet sizmologjike në Shqipëri. 

Pavarësisht punës intensive në SH.B.A. Betimi nuk e ka ndërprerë lidhjen me Shqipërinë

 Ai ndërmori dy punime të rëndësishme si autor kryesor dhe koordinator në “Kuantifikimi i Tektonikës së sotme të Shqipërisë” si dhe koordinator kryesor i projektit “Harta dhe Vlerësimi i Gjeohazardeve (Rreziqeve Gjeologjike) të Ballkanit” shkalla 1:1.000.000. 

Në këtë projekt të fundit , ekipi shqiptar përbërë nga Prof.Dr.Defrim Shkupi, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj dhe ing. Fizikan Albert Avxhi, u cilësua më i miri në këtë veprimtari , duke ardhur nga një përvojë e suksesshme e botimit të Hartës së Rrezikut Gjeologjik të Shqipërisë, shkalla 1:200.000, ku vete Prof.Dr. Betim Muço kishte kontributin e tij të vlefshëm. Nje kontribut i madh i Prof. Dr. Betimi Muços është paisja e rrjetit sizmologjik të Shqipërisë, me një rrjet modern satelitor të tipit VSAT( që e disponon sot Departamenti i Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave-Tiranë).

 Betimi ka qenë shumë i lidhur me Shqipërinë, ai bënte, si të thuash dy jetë. Po i kishte bashkërenduar në mënyrë skrupuloze jetën e tij në Amerikë dhe atë në Shqipëri. 

Kur vinte në Shqipëri, nuk linte mik apo koleg pa takuar. Betimi ka marrë pjesë në disa emisione televizive shqiptare për shkencën si dhe për kulturën, duke prezantuar veten si një person me cilësi të rralla dhe me horizont e kulturë të gjerë. 

Krahas punimeve shkencore, Betimi nuk ka reshtur për 30 vjet së shkruari poezi, tregime, novela, ese dhe së fundi një roman. Ai botoi librin e parë me poezi në vitin 1967, “Rrugëve të Atdheut” dhe më pas ka botuar rreth 25 libra.

 Në këto libra, shumë prej nesh shikon pjesëmarrjen e tij në shumë ndodhi që syrit të Betimit nuk i shpëtonte. 

Ai i ka kënduar jetës, dashurisë, Shqipërisë, familjes së tij, shokëve dhe miqve të tij. 

Disa poezi te tij janë bërë këngë dhe kanë konkurruar me sukses në Festivalet e Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Betim Muço nuk e ka pasur të lehtë rrugën e tij drejt suksesit. 

Ai ka kaluar pengesat me aftësi. Betimi ka qenë një NJERI me plot kuptimin e fjalës. Nuk mbante kurrë mëri dhe ata që janë munduar ta pengojnë janë mishëruar në personazhe në tregimet e tij. Betimi ka qenë dhe një përkthyes i zoti.

 Ai ka përkthyer në shqip veprat e Graham Greene, Saul Bellow, Yukio Mishima, Rainer Maria Rilke, James Joyce,Vladimir Nabukov, Alice Monro. Në vitin 2008, ai përktheu në shqip “Antologjinë e Poezisë Botërore” të Shekullit 20, ku bëjnë pjesë 135 poetë nga gjithë bota. 

Çdo Vit të Ri, Betimi na dërgonte një kartolinë urimi, shoqëruar me një poezi, që kthehej në moto për ne, për një kuptim më të mirë të jetës, me këmbë në Tokë. 

Betim Muço është një shembull i përsosur i shkencëtarit, poetit, përkthyesit, i njeriut, që ka lënë mbresa të pashlyeshme tek të gjithë ata që e kanë njohur. 

Ai meriton të nderohet nga institucionet shtetërore shqiptare me të gjitha titujt e mundshëm. Shoqata Ndërkombëtare e Gjeologjisë Inxhinierike dhe e Mjedisit (IAEG) do të përkujtojë përvjetorin e vdekjes se shkencëtarit shqiptar Betim Muço, në pranverën e vitit 2016 në një Konferencë të Shkencëtarëve Europianë dhe Afrikanë, që do të mbahet në Bari të Italisë.



Kontributet kryesore shkencore të Prof. Dr. Betim Muços:

–Harta Neotektonike e Shqipërisë, Shkalla 1:200.000(1995)

–Struktura Neotektonike e Shqipërisë dhe Evolucioni Gjeodinamik i saj(1996)

–Harta Sizmotektonike e Shqipërisë,Shkalla 1:500.000(2000)

–Vlerësimi Probabilitar i Rrezikut Sizmik të Shqipërisë, Projekt i NATO-s(2004)

–Harta e Rreziqeve Gjeologjike të Shqipërisë, Shkalla 1:200.000(2005)

–Harta dhe Vlerësimi i Gjeorreziqeve të Disa Vendeve të Ballkanit,Shkalla 1:1.000.000(2008)

–Sizmiciteti, Sizmotektonika dhe Vlerësimi i Rrezikut Sizmik të Shqipërisë(2010)


Prishtinë,16.12.2019.

No comments:

Post a Comment

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...