2022/11/28

Letër nga Akademik prof.dr. Eshref YMeri

     I dashur Profesor Flori, Akademik me Emër të Madh në Kulturën Mbarëkombëtare, Autor i më shumë se 60 veprave, të botuara në disa gjini letrare, plus më shumë se 25 mijë analiza në fushën  e publicistikës nacionaliste.

            Ju falënderoj nga zemra për urimet tuaja me rastin e Ditës së Pavarësisë. Edhe unë ju uroj nga zemra. Por kini parasysh, ore miku im i çmuar. Ajo ishte një pavarësi, e shpalluar për mbarë kombin shqiptar, në mbarë trojet tona etnuike, që nga Preveza e deri në Tivar. Por, për pazotësinë e shqiptarëve, pasojë e përçarjes së tyre tragjike shumëshekullore, ajo pavarësi përfundoi në çerek pavarësi. Nëse Dardania do të bashkohet me atdheun amë, atëherë do të kemi një gjysmë pavarësie. Pavarësinë e plotë do ta gëzojmë vetëm atëherë, nëse do të bashkohen mbarë trojet tona etnike.

            Përqafime me mall dhe shumë të fala zonjës  dhe gjithë komunitetit Bruqi, i cili nderon mbarë kombin shqiptar me talentet që ka nxjerrë nga gjiri i vet, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë emër të madh, duke filluar që nga Dardania e deri në Kanada, ku një artiste e shquar e komunitetit tuaj ka bërë emër të madh dhe ka zenë një vend nderi midis yjeve të kinematografisë botërore.

            Keni shumë të fala nga Havaja.

            Eshref Ymeri

            Kaliforni, 27 Nëntor 2022

No comments:

Post a Comment

Një pushtet për shtet dhe sovranitet gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga Amerika!

Ardhja e presidentit Trump në pushtet duhet të shihet me kujdes, veçanërisht për qasjen e tij krejtësisht direkte, që mund ...