Migena Arllati ,lindi në Elbasan /Shqipëri në 06.09.1974 në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e Gjakovës/Kosovë që prej 20 vjetësh me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Shkollimi:
· Fakulteti Filologjik, dega gjuhë-letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; studimet e Magjistraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) në Tiranë. Kurs pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.si dhe vazhdon studimet në kuadër të Doktoraturës
Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan
Bashkia Elbasan e shpalli znj. M. Arllati “Qytetare Nderi” me Motivacionin:
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”.
Vendimi u miratua në dt. 20 mars 2015 me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak.
Karriera në arsim:
Aktualisht është Ligjëruese në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Po ashtu punon si Prof. e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” dhe në Kolegjin privat “Mehmet Akif” në Gjakovë.
Karriera në studime gjuhësore:
Ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore. Migena Arllati prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë.
Ajo ka marrë pjesë në Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit,
Durrësit, Vlorës, duke prezantuar punime kryesisht nga fusha e linguistikës.
Karriera në botime:
Gjatë vitit 2012, ajo solli në autorësinë e saj dy botime: vëllimin me poezi “Mendime në kornizë” dhe monografinë “Lindur për t’u bërë mjek”.
Në prill 2014 ka dalë nga shtypi botimi studimor “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës”.
Autorja deri tani ka botuar tre libra, ndërsa ka në proces pune të katërtin.
Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.
Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm.
Çmime në letërsi:
Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin ‘Yllka Domi”.
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar.
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me krijimin me titull “Piano”.
Aktiviteti në shoqërinë civile:
Është Kryetare e degës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë;
Kryetare e Lidhjes së Poetëve, Shkimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” në Kosovë;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.
Etj.