Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 Nëntor 1874 – 24 Janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërs.
Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ushtarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez. (Royal Scots Fusiliers)
Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale.Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.
Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe e ktheu Britaninë ne superfuqine e Luftes se Dyte Boterore,duke cliruar pjesen me te madhe te Europes nga Gjermania.Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.
Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit.Dhe ne vitin 1965 ai vdiq ne Britanin e Madhe dhe u Varros ne Spanje.

Ai mund të ketë qenë një mbështetës i flaktë i perandorisë britanike, por Kryeministri kishte një dashuri të fortë për Orientin dhe Islamin.
Familja e Sir Winston CHurchillit i bëri thirrje atij që të “luftonte kundër” dëshirës për t’u konvertuar në Islam, sipas një letre të zbuluar së fundmi.

Kryeministri që udhëhoqi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore, ishte kaq shumë i joshur prej Islamit dhe kulturës së Orientit, saqë familja i shkruajti dhe u përpoq ta bindë që të mos bëhej mysliman.
Në një letër të gushtit 1907, kunata e ardhshme e Churchillit i shkruante: “Të lutem mos u konverto në Islam; kam vënë re që ke një prirje për t’u orientalizuar, tendenca prej Pashai, me të vërtetë i kam vënë re. Nëse bie në kontakt me Islamin, konvertimi yt mund të bëhet shumë më kollaj nga sa mund ta mendosh. Është thirrja e gjakut, nuk e kupton se ç’po të them, duhet të luftosh kundër saj”.
Letra, e zbuluar nga një studiues historie në Universitetin e Kembrixhit, Uarren Dockter, është shkruajtur nga Lejdi Gvendoline Bertie, e cila u martua më vonë me vëllanë e Churchillit, Jackun.
“Churchilli nuk e mendoi asnjëherë seriozisht konvertimin”, tha për të përditshmen The Independent, Dr Dockter. “Në atë kohë ai ishte tashmë pak a shumë ateist. Megjithatë, kishte një magjepsje të tijën pas kulturës islamike, e cila ishte gjë e zakonshme mes viktorianëve”.
Churchilli pati mundësinë të shihte shoqërinë islamike kur shërbeu si oficer i Ushtrisë Britanike në Sudan. Në një letër që i shkruante Lejdi Lytton në vitin 1907, ai thoshte se “do i pëlqente që të ishte Pasha”.
Ai madje nisi dhe të veshë rroba arabe privatisht – një entuziazëm që e ndante me mikun e tij të mirë dhe poetin, Uilfrid S. Blunt.
Por Dockter mendon se familja e Churchillit nuk ka patur asnjëherë nevojë që të shqetësohet për interesin e tij në Islamin.
“Lejdi Gvendoline do të ketë qenë shqetësuar, sepse Churchilli po largohej për një tur afrikan dhe ajo kishte dijeni që Churchilli rrinte shumë me mikun e tij poet, i cili ishte një arabist i njohur, si dhe anti-imperialist. Ndonëse ai e Churchilli ishin miq dhe herë pas here visheshin me rroba arabe, ata rrallëherë binin dakord”.

Në vitin 1940, kur Churchilli po udhëhiqte luftën e Britanisë kundër Gjermanisë naziste, ai dha mbështetjen e tij për planet e ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Londrës në Regent’s Park, me shpresën që të fitonte mbështetjen e vendeve myslimane në luftë.
Më vonë ai tha në parlament se “shumë prej miqve tanë në vendet myslimane kanë shprehur vlerësimin për këtë dhuratë”.
Dr Dockter, i cili ndihmoi kryebashkiakun e Londrës, Boris JOhnson në shkrimin e librit për Churchillin, e zbuloi këtë letër kur po bënte kërkime për librin e tij të ardhshëm: “Uinston Churchilli dhe bota islamike: Orientalizmi, Perandoria dhe Diplomacia në Lindjen e Mesme”.