Atentatet në Tiranë: Arrestohet polici që vrau atentatorin, lihet i lirë krimineli


Dy atentate me armë zjarri janë verifikuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Ka qenë rasti i dytë që për nga numri i personave të përfshirë ka rezultuar dhe më fatali.

Plagosja e parë ka ndodhur në rrugën “Him Kolli”, pranë Rrugës së Kavajës, ku të plagosur kanë mbetur katër persona, njëri prej të cilëve agjent policie. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet që efektivi i policisë të ketë shkëmbyer zjarr me një të dyshuar, i cili ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë. Të 4 personat e përfshirë në këtë incident kanë mbetur të plagosur. Informacione të pakonfirmuara sugjerojnë se njëri prej tyre ka mbetur i vrarë.

Plagosja e dytë ka ndodhur në Qafën e Kasharit. Emiljano Shullazi, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për trafik droge dhe armësh, është plagosur pasi është qëlluar me një breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në Qafën e Kasharit. Shullazi ishte duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar nga një tjetër automjet në lëvizje. Pasi ka marrë disa plumba, ai ka humbur kontrollin e timonit dhe makina ka përfunduar në kanal.

Kush është Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtesinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcenime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge.

Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në rrugën e Kavajës.

Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi i fundit i Shullazit ka të bërë me datën 9 nëntor 2011 kur ai së bashku me një shokun e tij u ndaluan për veprën penale të armbajtjes pa leje.

Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.

Policia tha se menjëherë pas kapjes së tyre, janë ushtruar kontrolle në banesat përkatese. Efektivët që u morën me kapjen e tyre thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta, maskat, telefonat e dy të ndaluarve, si dhe makina e cila ishte në pronësi të kuvendit të shqipërisë.

Po ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.

Koha Jonë

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)