Prof.Dr.Sali Berisha: Shullazi shantazhoi Akademik Prof.Dr. Mynyr Konin se do t’i merrte peng djalin, Prokurori i Shtetit Shqiptar Adriatik Llalla të nisë hetimet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot ngjarje që sipas tij është flagrante dhe e rëndë, ku Emiljano Shullazi ka kërcënuar që të heq dorë nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës, akademikut Prof.Dr.Mynyr Koni.
Akademik Prof.Dr.Mynyr Koni.
Gjatë një diskutimi para gazetarëve, Sali Berisha theksoi se është kërcënuar dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Dhori Kule. Ai përmendi emrin e Emiljano Shullazit si dhe theksoi se për këtë skandal kreu i qeverisë, Edi Rama është në diejni.
Ndër të tjera ai theksoi se Rama duhet të heqë dorë nga kërcënimet e tij, ndërsa ftoi prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje.
Prof.Dr.Dhori Kule
Policia ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë Emiljano Shullazin.
Shullazi, mësohet se është shoqëruar pas denoncimeve të bëra nga ish kryeministri Berisha.
Forca të shumta policie po kontrollojnë në banesën e tij.
Policia shqiptare po ushtron kontrolle edhe në banesat e personave që njihen si të afërt me Emiljano Shullazin.
Shoqërimi i tij është bërë në lidhje me disa deklarata që ka bërë ish kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha, se Emiljano Shullazi i ka kërkuar kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni të tërhiqet nga gara.
Adriatik Llalla
Sali Berisha theksoi se është kërcënuar dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.dr.Dhori Kule. Ai përmendi emrin e Emiljano Shullazit si dhe theksoi se për këtë skandal kreu i qeverisë, Edi Rama është në diejni.
Ndër të tjera ai theksoi se Edvin Kristaq Rama duhet të heqë dorë nga kërcënimet e tij, ndërsa ftoi prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje.
“Emiljano Shullzai përcakton rektorët në Tiranë. Dje profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Por dje, Shullzai i kërkoi dorëheqjen Konit. Ka shkaktuar me tre makina, dhe tek profesori Dhori Kule. I kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese që ti heq çdo mbështetje Mynyr Konit. Nuk e di nëse i kanë kërkuar më shumë se kaq, pasi unë nuk jam lidhur me Mynyr Konin dhe Kule, pasi burimi është 100 për qind i sigurt. unë nuk do isha këtu para jush. në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza të diktaturës komuniste.”, tha Sali Berisha Berisha.
Emiljano Shullazi
Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërsa në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge.
Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në rrugën e Kavajës.
Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.
Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Arrestimi i fundit i Shullazit ka qenë me datën 9 nëntor 2011 kur ai së bashku me një shokun e tij u ndaluan për veprën penale të armbajtjes pa leje.
Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.
Po ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.
Shullazi njihet gjithashtu si një nga emrat më të lakuar nga ish kryeministri Berisha, ku është akuzuar se qëndron pas disa prej vrasjeve mafioze të ndodhura në Tiranë
Berisha e ka akuzuar Shullazin si njeri të lidhur me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe me kryeministrin Rama.