Vajzat e reja flasin për fotot lakuriq që jua kërkojnë djemtë


Më shumë se gjysma e të gjitha vajzave adoleshente janë duke përjetuar presione të ndryshme seksuale dhe thonë se të dashurit e tyre po i nxisin ato që t’ju dërgojnë fotografi seksi online.

Ato po kërkojnë masa në pornografinë online pasi që, sipas tyre, po ndikon në sjelljen e meshkujve ndaj femrave.

Një anketim i 600 vajzave australiane të moshës 15-19 vjet nga agjencia Plan International, ka zbuluar që tetë nga 10 vajzat besojnë se është e papranueshme për të dashurin e tyre që të kërkoj për një fotografi lakuriq.
Vajzat e reja flasin për fotot lakuriq që jua kërkojnë djemtë
Sidoqoftë, gjysma e vajzave kanë thënë se kanë pasur presion për të bërë fotografi lakuriqe dhe për t’i dërguar ato online.

“Ne kemi nevojë për masa ndaj pornografisë së dhunshme që për momentin është e qasshme ndaj djemve”, ka thënë për anketimin një vajzë 18 vjeçare.

“Kjo pornografi e dhunshme duhet të jetë ilegale për t’u shikuar në Australi pasi që po kemi problem me dhunën dhe pornografia po ndikon në sjelljen e meshkujve ndaj femrave duke menduar se çfarë bëjnë ata është e pranueshme”, ka shtuar ajo.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)