Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/26

RIKTHEHET GRIPI I SYRIT/Mjekët: Preken fëmijët në kopshte dhe çerdhe, të bëjnë kujdes edhe të rriturit

  Rastet që kanë filluar menjëherë nga shtatori dhe janë në një rritje. Inkubatorin kryesor e kanë në çerdhe dhe në kopshte. Sa u bëj pyetjen prindërve: A është në çerdhe apo në kopshte? Thonë po në 99 për qind të rasteve, sepse fëmijët ia ngjisin njëri-tjetrit”, shprehet mjeku Topi.

Megjithatë, ai thotë se fëmijët janë më të mbrojtur. Por nga ana tjetër ata mund t’ia transmetojnë atë pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Fëmijët janë më të mbrojtur. Në shumicën absolute të rasteve e kalojnë shumë lehtë. Ai fëmijë vjen në shtëpi ia ngjit motrës, vëllait, ia ngjit njërit prej prindërve. Pra shërben si vektor shpërndarës. Pacientët e prekur duhet të kenë shumë kujdes me higjienën personale sepse nga njëri sy mjafton një prekje apo gjatë mjekimit të pa vëmendshëm mund ta kalojmë te syri tjetër” , theksojnë mjekët oftalmolog dhe pediatër. 

Mjekët  tregojnë gjithashtu se klinika  e QKUK-së dhe Spitalet rajonale të Dardanisë kanë picentë të  rëndë nga  gripit ku sytë sulmohën  edhe tek moshat e rritura ku ekziston rreziku i rënies së shikimit deri në verbëri.

Sidomos në rastet kur personi ka probleme të tjera shëndetësore apo një lloj imune deficence apo nëse pacienti kapet në një moment që nga gjendja imunitare është pak i dobësuar”, shprehen mjekët.

Ata bëjnë thirrje që të mos neglizhohet për asnjë rast gripi i syrit, pasi kapja në kohë parandalon rreziqet.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...