Kombi shqiptarë me origjinë pellazgo-iliro-arbërnoro-shqiptare, i lashtë që nga antika. Ata jetonë në Gadishullin Ilirk dhe më gjërë. Gjatë periudhave historike është rrudhur me territore nga shumë armiq. Është i sulmuar, sidomos nga serbo-sllavet, serbët të cilët pushtuan dhe shfrytëzuan tokat shqiptare qe një shekull. Serbët ardhacak nga Malet Karpate dhe Siberike i shkaktuan dëme të mëdha trojeve shqiptare, duke bërë gjenocid dhe pastrim etnik. Historia serbe e falsifikuar dhe ndërtuar me popullatën autoktone shqiptare që nga mesjeta e deri më tash. Me Kodin e Dushanit (zakonikun) janë konvertuar me dhunë me dhjetra mijëra shqiptarë, janë serbizuar. Që nga luftrat ruso-turke 1877/78, Serbia me ndihmën e Rusisë masakroi me qindra mijëra shqiptarë në Krahinën e Toplicës dhe popullatën e mbetur e dëboi me dhunë ushtarke për në Turqi. Janë pastruar mbi 768 vendbanime shqiptare prej Nishit e deri në Vrajë. Pra, Toplica shqiptare u aneksua dhe pastruar me një sipëfaqe mbi 40.000 km katrorë. Në vitin 1912, gjatë luftërave ballkanike, po kjo serbi okupoi Dardaninë shqiptare, Peshterin, tokat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi. Po në këtë periudhë u masakruan me dhjetëra mijëra veta shqiptarë dhe u dëbuan për në Turqi. Kjo Serbi mes dy luftërave botërore bëri gjenocid dhe ua mori tokat shqiptarëve dhe bëri kolonizimin e trevave shqiptare me kolonë serbo-malazez. Me marrëveshjen turko-jugosllave të vitit 1938 janë shpërngulur me qindra mijëra familje shqiptare për në Turqi. Pas Luftës së Dytë Botërore Serbia çetnike bëri masakra të mëdha nëpër vendbanimet shqiptare dhe vazhdoi dëbimi për në Turqi i populltën shqiptare. Po kjo Serbi gjatë viteve 1998/99 masakroi mbi 15 mijë fëmijë, gra e burra shqiptarë. Dhunoi mbi 20.000 femra shqiptare, djegi dhe plaçkiti me qindra venbanime shqiptare në Kosovë, i dëboi mbi 1 milion shqiptarë për në Shqipëri etj. Dëmet materiale të shqiptarëve nga shteti shovenistë serb janë me miliarda dollar. Çka kërkon akoma Serbia nga shqiptarët ma? Ajo duhet të ndëshkohet dhe t’i paguan dëmet që i’a ka bërë shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar-qendrat e vendosjes BE dhe SHBA duhet rishikuar vendimet e padrejta që janë bërë kundër shqiptarëve ( Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasdorëve në Londër 1912, Paqa e Versajti më 1919 ) etj. Nuk ka çka të bisedohet më me të për Kosovën. Për Kosovën dhe shqiptartë në ish jugosllavi duhet të flitet në nivel kombëtar, e jo ndarazi. Pasuritë nacionale të shqiptarëve duhet mbrojtur me çdo kusht. Kosova e çliruar me gjak dhe mund duhet të ecë në rrugëtimin e saj s’bashku me miqtë natyral të saj drejtë zhvillimit dhe përparimit.
2021-12-30
Nazif Laci:Ç’ka kërkon Serbia më nga shqiptarët ?!!
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...