2021-12-30

Pjetër Logoreci N’ditën e Fishtës me nji grimcë humori:

 

NJI PALË URATË

Nji ditë u paraqit te porta e Kuvendit nji malsuer mustakgjatë dhe, kafazit Sheldija qi i duel përpara, i kërkoi me u takue me Poetin: – Mos don ndonji copë të “Lahutes”? – pyeti Kafazi. …- Jo, qe besa, por due me fole me At Gjergj Fishten gojë me gojë, se kshtu kam nji punë me te.

Mbasi i muer emnin malsorit, Kafazi shkon te Poeti për t´a pyetun a e njihte njeriun qi donte me folun me te dhe ne donte t´a shihte. At Gjergj Fishta, me gjithë se s´i kishte ndigjue kurrë zanin lypsit t´audiencës, dha urdhën qi ai të sillej para tij. Kur malsori u gjind përballë Poetit, ky e priti me nji buzqeshje t´ambel qi i dha zemër tjetrit: – Ty të ngjatet Zoti jeten, At Gjergj, fillon tjetri, – un kam ardhë me të lypun nji palë uratë. – — – – Uratë?, i a pret Poeti i shkandulluem, – po a e din ti se me ke po flet? A s´e din ti se mue m´ thonë At Gjergj Fishta qi i thotë uratët me gjishta? – Jo, qe besa, – murmuroi malsori i pezmatuem tue u matun me dalë. Poeti nxierr prej syzes së tryezës se tij nji palë uratë të bukura dhe e tuj ia dhanë lypsit me buzë në gaz: – Merri e mos i thuej kuj n´vend t´and se t´i kam falë vetë; përndryshej për uratët e jueja do të më lypet me qitë n´tellall zhgunin, shkopin, sandalet në mos edhe kmishen e shtatit…

Nga kujtimet e Stefan Shundi-t

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...