2016-12-30

Shqiponja – Simboli ynë antik



Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si një ndër simbolet më të lashtë të botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë

Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?

Një histori e shkurtër

Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase. Shqiponja me dy koka është simbol që tregon përgjithësisht një kërkesë për trashëgimi kulturore nga Perandoria Romake. Ajo është përdorur nga Perandoria Bizantine dhe Perandoria e Shenjtë Romake si në pjesën Lindore ashtu dhe atë Perëndimore. Në Perëndim nuk u përdor më zyrtarisht me shpërbërjen e Austro-Hungarisë, ndërsa në Lindje vazhdon të përdoret në stemën e Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, të gjitha këto që kishin lidhje me perandorinë bizantine. Ajo është përdorur edhe në flamurin e Kishës Ortodokse Greke. Në stemën bizantine, kokat përfaqësojnë Perandorin që ka autoritetin mbi çështjet laike dhe fetare. Gjithashtu nënkuptojnë dominimin e perandorëve bizantinë në Lindje e Perëndim. Ndërsa në Perandorinë Romake të Shenjtë atao përfaqësojnë kishën dhe shtetin

Origjina

Shqiponja me dy koka është përdorur gjatë periudhës së dinastisë Paleologu, si simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Shqiponja me dy koka mund të gjendet në mbetjet arkeologjike të qytetërimit Hittite, që daton nga një periudhë që shkon nga shekulli 20 deri në shekullin e 7 para Krishtit. Gandaberunda është një tjetër shembull i një zogu mitologjik me dy koka, e cila është në përdorim në Indi. Shqiponja me dy koka u pa gjithnjë e më pak gjatë periudhës së fundit të Hittite (nga shekulli 9 deri në shekullin e 7 para Krishtit) dhe tërësisht u zhduk pas kapitullimit të perandorisë.

Perandoria Bizantine

Kostandinopoja ishte pasardhësja e Romës, dhe grekët bizantinë vazhdonin përdorimin e stemës së shqiponjës me një kokë në rrobat e tyre. Edhe pse rrënjët e transformimit të shqiponjës me dy koka janë të lidhura me Azinë e Vogël, detajet e miratimit të tij janë të pasigurta. Ajo shfaqet në vepra arti bizantine në fillim të shekullit të 10, por është konfirmuar në përdorim nga ana e Perandorisë si e tillë vetëm shumë vite më vonë, në periudhën e dinastisë Paleologu, kur ajo është përdorur si një simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Kryqi u bë gjithnjë e më shumë i përdorur në standardet ushtarak megjithatë shqiponja me një kokë vazhdoi të përdoret si simbol i autoritetit perandorak.

Perandoria e Shenjtë Romake

Përmendja e parë e shqiponjës me dy koka në Perëndim daton që nga viti 1250, në një listë të armëve të Mateut të Parisit për perandorin Frederik II të Perandorisë së Shenjtë Romake. Zakonisht ishte e zezë në një sfond të artë, dhe zëvendësoi shqiponjën me një kokë, dhe më pas u miratua në emblemat e shumë qyteteve gjermane dhe familjeve aristokrate. Pas shpërbërjes së Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, shqiponja me dy koka është mbajtur nga Perandoria Austriake, dhe shërbeu gjithashtu si stemë e Konfederatës Gjermane. Në principatat ruse simboli i shqiponjës me dy koka është i njohur që nga koha e Jani Beg Khan (1342-1357), i cili ishte pjesëmarrëse aktiv në politikën e brendshme të principatave ruse, dhe u vulos në monedha me simbolin e shqiponjës me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte një element kryesor i stemës së Perandorisë Ruse (1721-1917), e modifikuar në mënyra të ndryshme nga mbretërimi i Ivanit III (1462-1505) e më tej edhe gjatë sundimit të Pjetrit të Madh (1682-1725). Ajo vazhdoi në përdorim deri në Revolucionin Rus në vitin 1917 dhe u rivendos në vitin 1993, pas krizës kushtetuese të atij viti dhe mbetet në përdorim deri në ditët e sotme.

Në Shqipëri

Në Shqipëri, shqiponja me dy koka u prezantua për herë të parë nga familja Kastrioti. Ky simbol është përdorur nga Skënderbeu si stemën e Lidhjes së Lezhës, lëvizjes së rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15. Flamuri përbëhej nga një sfond i kuq me një shqiponjë të zezë në mes. Në vitin 1912, Ismail Qemali, ngriti një version të ngjashëm të atij flamuri në Vlorë. Flamuri ka kaluar nëpër shumë alternacione deri në 1992 kur u prezantua flamuri aktual i Shqipërisë.
Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. Është emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolike kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj. Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende. Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e globit.

Ngjyra e zezë e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autoreve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror. Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin. Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zezë në betejë.

Jaho Brahaj: Shqiponja e Skënderbeut

Historia e Flamurit tonë ka një rrugë po aq të komplikuar sa vetë historia jonë si komb. Nga fillesat e kësaj historie kur dokumentohet për herë të parë forma grafike e shqiponjës e deri më sot, ka shumë fakte interesante e kthesa të befta historike.Studiuesi Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare, ka botuar librin “Flamuri i Kombit Shqiptar”, ku shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenore, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh. Në një intervistë të dhënë në media studiuesi Jaho Brahaj flet edhe për enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë, me besimet dhe kultin e këtij shpendi. Ja ccfarë thotë ai për shqiponjën me dy koka të përdorur nga Skënderbeu:

“Meqenëse simbolin e flamurit tonë ne kemi shqiponjën me dy krerë, duhet që patjetër të rikthehemi në historinë e lashtë të popullit tonë dhe të bëjmë pyetjen: e kishim apo nuk e kishim kultin e shqiponjës ashtu siç e kanë pasur edhe popuj të tjerë? Nga dokumentet arkivore, mitologjike apo kultet, faktohet se shqiponjën, shqiptarët e kanë pasur tipar të botës së tyre shpirtërore. Kjo derisa vijmë në shekullin e VI para erës së re, ku e kemi shqiponjën të dokumentuar në artefakte arkeologjike. E kemi në Ilirinë e Veriut, në mburojën e një luftëtari ilir të gdhendur në gur, e kemi në tumat e Matit në disa variante, e kemi edhe tek kultura ilire e zbuluar nga prof Muzafer Korkuti në afërsi të Apolonisë.
vula-e-skenderbeut

Kjo pati një vazhdimësi tek ne si iliro-shqiptarë, derisa u shfaq në Europën e zhvilluar të shekullit XI-XI heraldika, e cila ishte e përcaktuar saktësisht në mënyrë grafike se cila do ishte shenja që do të mbanin administratat, administrata kishtare, formacionet e ndryshme ushtarake, shtetet, princërit, etj. Që aty ne sërish kemi të dokumentuar shqiponja qoftë me një kokë, që e kemi tek shteti i parë i Arbërit në shek XII dhe në shek XII-XIII tek familjet feudale shqiptare si tek Muzakaj, Dukagjinët, tek Kastriotët tek Gropajt e Ohrit dhe Dibrës, etj”. Meqë jemi te Kastriotët duhet thënë se sipas dokumenteve këtë stemë nuk e kishte vetë Skënderbeu, pasi ai e trashëgoi nga familja e tij, pra shqiponja dykrenore në fushë të kuqe ishte e trashëguar nga paraardhësit e tij. Në 1444 në Kuvendin e Lezhës, u vendos se ky do të jetë simboli i ri i kombit shqiptar, pasi Skënderbeu u zgjodh si kryekomandant.”

Bizanti i merr simbolin ilirëve

Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë me besimet dhe kultin e këtij shpendi. “Perandoria Bizantine e mori shqiponjën me dy krerë, si simbol, nga ato popullsi mbi të cilat u shtri e u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase. Ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenore në shekullin VI, dhe mund të thuhet se Bizanti e mori këtë simbol nga ne. Fati e solli që shqiponja me dy krerë të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri i tij ishte edhe flamuri përfaqësues i të gjitha forcave ushtarake të arbërve. Prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme”

Trashëgimtarja e Tarabiqëve – parashikuesve të mëdhenj serbë: Serbinë po e presin ditët më të zeza

Sllavica Terziq është  40 vjeçare. Ka lindur në vendbanimin e njohur serb Kremna, në familjen e Tarabiqëve për të cilët thonë se nga shekulli XIX kanë aftësi të mëdha që të parashikojnë të ardhmen (v.j.). Atë madje e quajnë Tarabiqka e Vogël. Sipas saj, Serbinë e presin ditë të zeza, të përcjella me uri – deri në vitin 2026

“Do ta kemi ‘Shpatën 4’ dhe ‘Shpatën 5’ dhe do të arrestohen shumë të njohur. Do të jetë fundi i botës në formën serbe. Të rinjtë i shoh në masë tek largohen nga vendi, e apartamentet do të shiten për asgjë. Do të ketë shumë vrasje e vetëvrasjet”, thotë ajo për Alo, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu thekson se do të devalvojë dinari e se serbët do të punojnë për të huajte – për pak para, sa për mbijetesë.

Kjo grua 15 vite më parë tha Serbia do të jetë një vend i bankave të huaja. Dhe kishte të drejtë, sepse u hapën 30 të tilla. Në vitin 2005, në kohën e zgjerimit të madh të kredive, paralajmëroi se njerëzit nuk do të kenë me çka t’i kthejnë ato.

Gjatë bombardimeve të NATO-s, ajo kishte paralajmëruar se në Uzhicë do të bombardohen më së pari posta dhe aeroporti, dhe kjo edhe ndodhi. Madje, kur dilnin të sakta profecitë e saj, atëherë iu drejtua për këshilla edhe Ushtria e Policia e Serbisë.

“Njerëzit duhet të kthehen në fshat e të merren me bujqësi sepse vetëm këtu ka prosperitet”, thotë ajo.



Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams




George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg… Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike

Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë… Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë… Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian.

1

Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme… Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”. Origjina e shqiptarëve Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) i’u veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub.

Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen.

1

Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë. Në gjuhën shqipe është, Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike!

Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.

Qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros




Qyteti që ndërtoi Pirro gjendet disa kilometra më sipër ndoshta 7 km nga fshati Saraqinisht. Antigoneja është një ballkon ku në prerin tënd qëndron lugina e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Fokusi përfshinë një pamje magjepse . Rrënojat këtu i qëndrojnë kohës prej fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të, kur mori formën e një qytet shtet dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit

Nga Gëzim Llojdia*

Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës rreth 600- 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Saraqinishtë, përballë pamjeve të bukura të Gjirokastrës. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit brenda dhe jashtë mureve është rreth 90 hektarë. 2. Shëtitje në hapësirat e pamata të qytetit me emrin e Mbretëreshës Antigona. Lojra sportive ne lëndinat plot lule. Ushqim i shijshëm nen hijet e lisave shekullore. Ujë i pastër dhe i freskët nga burimet me ujë kristal te Antigonese. Shëtitje me kuaj dhe biçikleta. Futboll dhe volejboll. Birra dhe pije freskuese, qofte dhe shishqebap zgare, djathë dhe veze fshati. Kjo është një ditë pikniku në qytetin e Pirros. Antigoneja në pranverë shtrohet në një qilim masiv të gjelbër. Autobusët, automobilat e tjerë qëndrojnë më sipër ngase ledhet janë të mbushura me rrënoja. Pllajat mërzejnë në diell i bëjnë, hije trupit të vet. Përpara se të lini pas korijet e gjelbëruara, vështrimin e fundit e hedhe nga qyteti i Pirros. Kështu më ka ndodhur kur isha në Antigone. Më ftoi Engjell Serjani se ,Lushi,unë,Bashkimi,Marini e ndonjë tjetër për herë të parë në Shqipëri bëmë të vizitueshme parqet arkeologjike,një traditë që vijon edhe sot,me pak njerëz dhe vullnet kthyem këto qendra arkeologjike nga qendra të harruara nga kohët dhe njerëzia e këtij vendi në destinacione turistike të preferuara.

Nëse sot flasim për arkeologji shqiptarët kuptojnë parqet e Butrinit,Apolonisë,Bylysit,Amanti,Oriku,Finiq. Kjo përvojë që lindi për herë në parë në SHBA,u muarr si një mësim ku sot turizmi arkeologjik kulturor është i preferuari turistëve të huaj. Duke folur për Lushin dua të them se Lushi gjatë kohës që qëndroi drejtorë ka ndërmarr ekspedita dhe e ka zbukuruar qytetin e Pirros me një sërë projektesh. Ndiqni ritmin e kësaj dite .Në përmbajte shfaqet e qetësuar,e zakonshme,gati e rëndomtë,mirëpo brendia e saj është plot thesare .Thesarët e kësaj bote, nuk fshihen në brendi të tokës,por rrojnë në thellësitë e shpirtrave . Kapjen e fillit,që bëri Lushi ,bënë për ti paraprirë poezisë,delli i pashfaqur ende,nuk dihej rruga, që do të ecte,traga dhe fush-pamja që do të përshkonte , gjurmët nuk shiheshin qartazi,por brendia e shpirtit pluskonte lëvizje sizmike. Lushi dhe 5 shtetarë të tjerë e kthyen Antigonen në një qendër arkeologjike të vizitueshme. Duhet vlerësuar edhe kontributi i tyre , leximi i të cilës është paraprirë nga puna dhe idetë për të ndriçuar një qytetërim të humbur. Pikërisht fryma e këtij njeriu plot ide.

Era nuk e rrëzoi në përruan e thellë. E zgjoi atë ëndërr të fshehur,shpirti i lartësuar për të bërë punesa të mbara. Prandaj ndikimi i Lushit nuk shfaqet rastësor,i beftë,por është përcaktues është një lloj skalitje siç bënë me gurin skulptori, pikërisht në saj të forcës,që i dha fryma e tyre, Antigoneja sot është qendër e vizitueshme . Ata që kthehen prej andej,qoftë nga Antigoneja, Amantia,Oriku,Bylisi sepse Apolonia apo Butrinti kishin qenë destinacione turistike jo shumë të njohura,por sigurisht kishin qenë janë koshientë të tregojnë se kanë parë një qytet magj,i kur mjegulla e bardhë si një napë e ka përpirë të gjithën dhe mbretesha Antigona ende fle në kujtesën e qytetit. Po Pirro ku është? 3. Pirro, mbreti i Epirit .Gjithkush e di emrin e Pirros, proverbial për vlerën e fitoreve të kryera, por edhe për finalitetin e fitoreve të shumta në fushë, shkruan autori italian Sandro Caranzano. Pirro i përkiste fisit të Molosëve,( ndarjet rreth shekullit të katërt para Krishtit në Epir,thotë autoriitalian). Molossi i njohur në origjinën Trojës prejardhja un’ori, duke sjellë lindjen e postipite të tyre AK. Molossus, bashkimi i Neoptolemus (birit të Akilit) dhe Andromaka (e veja e Hektorit).

Sipas traditës, pas një seri aventurave, të dy kishin vendosur rezidencën në qytetin e Butrintit (në jug të Shqipërisë). Ky version i mitit, nuk është vulosur tjetërkund, u zhvillua ndoshta në një tavolinë në epokën klasike si shtysë nga sundimtarët, të cilët tregonin istoria është marrë nga Euripidi nell’Andromaca dhe kështu, dramaturgu i njohur ishte i ftuar në qytetin Mollosisë e Passaron për të mbikëqyrur skenën e tragjedisë.Plutarku në jetë paralele tregon për shumë zyrtare të Pirros, një gjeneral i cili udhëhoqi ushtarët i veshur me përkrenare të veçantë, të stolisur nga dy brirë dhish. Në rininë e tij, e dëbuan nga shtëpia, Pirro kishte shkuar për të kërkuar pasurinë e tij në ushtrinë helene Pas disa teste ndalet, Dhimitër I i Maqedonisë (një nga pasardhësit e Aleksandrit) e kishte dërguar në Egjipt në gjykatën e Ptolemies si një peng, një pozicion që i dha atij mundësi interesante. Hyri në zemërgjerësi të mirë të sundimtarit të Egjiptit, Ptolemeu I, Pirro ka pasur privilegjin të martohet me Antigonën, vajzën e shtratit të parë të mbretëreshës së Egjiptit.

Në vitin 297 p.e.s komandanti u kthye në Epir me nusen e tij të re dhe me kurorë pas vdekjes së saj Cubase Gino Neoptolemus, ku është përfolur se ai ishte helmuar. Për të cilën një brez tragjike që shoqëroi Pirron gjatë gjithë ekzistencës së saj të trazuar, princesha egjiptiane vdiq vetëm dy vjet më vonë. Pirro ka kërkuar për të përjetësuar emrin saj e cila është drejtuar nga qyteti që ishte duke u përgatitur për ta gjetur: Antigonenë. Ajo ishte planifikuar të ndërtohej shtatëqind metra lartësi, në zemër të luginës së lumit Drino (rrugë strategjike në mes të Epirit dhe Ilirisë), ulur në një vend të bukur panoramike mbi kodrat që tani dominojnë qytetin e hipnotizuar Gjirokastrën, thotë autori italian. Antigonea është simbol i pranisë së udhëheqësit më të famshme në Shqipëri,dhe është gjithashtu vendi më i rëndësishëm arkeologjik sot. Plani urban respekton traditën e qyteteve fqinje me blloqe drejtkëndëshe me përmasa 51 x 102 m përshkuar,nga lindja në perëndim nga një rrugë e madhe, që shtrihet për 900 metra. Planifikimi urban është studiuar teorikisht, duke krijuar tre rrethe: Akropoli i cili gjithashtu ka vendosur shtabin ushtarak, një hapësirë ​​e gjallë e përbërë nga agora dhe një shtesë .Fillimisht i lirë në pritje të ardhjes së qytetarëve të rinj nga vendi.

Qendra u bë një nga më të populluar të rajonit, si një pikë referimi për biznesin dhe zejtari të cilësisë. -Antigonea, shkruan Sandro Caranzano ,nuk ishte padyshim i vetmi qytet i madh . Si dhe ka ndërtuar në mendjet e tij , Butrintin dhe Finiqin, mbretëria zgjatet më në jug, në, ku kishte Ambracia dhe Passaron (qyteti ku mbretërit u betuan për besnikëri ndaj ligjeve dhe ishin të vendosur) Molossi gjithashtu ka dominuar me orakullin e famshme Sanctum e Dodonës, ku priftërinjtë, sipas një tradite të lashtë, kanë emetuar përgjigjet me interpretimin e fëshfërimën e gjetheve në erë të një lisi të shenjtë të Zeusit. Aleatët italian të Pirros dhe romakët vetë mbetën jo shumë të habitur nga ushtria imponuese me udhëheqës epirotë,madje nga rrufet e fitoreve të tij, por edhe imponimi tërheqës , e cila frymëzoi të famshme shprehje duke thënë “fitore e Pirros”. 4. Prej vitit 2011 gërmimet në Antigone i kryen një ekspeditë e Institutit Arkeologjik me udhëheqës prof .Dr Dhimitër Condi. Historia e qytetit. Gërmimet e para janë bërë nga arkeologu grek Evangeliades Demitrios në vitin 1913, por ishte arkeologu i njohur shqiptar Dhimosten Budina i cili, në vitet 1970 dhe 1980, zbuloi planin e qytetit dhe gjithashtu emrin e tij.

Një seri prej monedhash bronzi të gjetura gjatë këtyre gërmimeve ishin përdorur ndoshta për të votuar në asamblenë e qytetit. Ato ishin stampuar me mbishkrimin Antigonean nga ku u identifikua dhe emrin i qytetit historik për herë të parë. Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas se tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën –Berenikën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit .Kur Pirro ishte 17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e përmbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dërgua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të bënte për vete njerëzit e fortë dhe i urrente frikacakët, dhe meqenëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonën. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur.

Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para, të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit për te rimarrë fronin mbretëror. Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara deri tani, janë bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër si në Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor.

Kjo sepse Antigonea dallohet nga qytetet e tjera të lashta për planin e saj urban të tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë. Për herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar më ndër vite. Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e Filipit te V-të, mbretit të Maqedonisë afër Antigonesë. Ashtu siç raportohet nga gjeografi Strabo, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete te tjera të Epirit u shkatërruan nga ushtria e Emilius Paullus (Pal Emili), i cili mori hak për dëmet e shkaktuara Italisë nga Lufta e Pirros. Zhvillimet e mëtejshme të qytetit dëshmohen vetëm nga mbetjet e gjetura të kishës, në dyshemenë e së cilës ka një mozaik të Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon ekzistencën e qytetit ne periudhën paleo – kristiane. Kjo kishë ishte ndoshta godina e fundit e ndërtuar në rrënojat e Antigonesë së lashtë dhe që u shkatërrua gjatë sulmeve sllave në shekullin e 6-të të erës sonë.

Antigonea, qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros për nder të gruas së tij si shenjë e dashurisë së tij, u dogj brenda një nate me urdhër të gjeneralit Romak Emilius Paullus(Pal Emili) në vitin 167 Para Krishtit si hakmarrje dhe në shenjë urrejtje, për aleancën e një pjese të fiseve Epirote me Maqedonasit ,që luftuan kundër Romakëve. Si një histori gërmimi nisi puna me gërmimet e kryera nga arkeologët shqiptarë në vitet 60-70 në afërsi të fshatit Saraqinishtë çoi në identifikimin e qytetit të fortifikuar të Antigonesë. Identifikimi është i bazuar në zbulimin e katërmbëdhjetë monedha bronzi me mbishkrimin “Antigoneon”, që gjendet në një nga shtëpitë Siti është i vendosur në maje të kodrës në anën lindore të luginës së Drinos. Antigonea shtrihet në një kodër rreth 700 metra mbi nivelin e detit dhe ishte në një pikë e rrethuar plotësisht nga një mur të fortifikuar vlerësuar në katër kilometra në perimetër, me përhapjen e qytetit që mbulon shumë hektarë. Agora e qytetit është gërmuar dhe një stoa, 59 m e gjatë dhe 9 m të gjerë është sjellë në dritë. Monedha nga shtete të ndryshme të qytetit janë gjetur në gërmimet, ato u përkasin : Kërkyra (Korfuzit), Apollonia, Dyrrachium, Orikumit, Ambracia .Shumica e monedhave janë bërë prej bronzi, por disa monedha argjendi.Janë të dukshme mbetjet e një bazilike Paleokristiane , të zhvarrosura gjatë gërmimeve në vitin 1974.

Mark Cartëright te Ancient History Encyclopedia,shkruan:Pirro (edhe Pirro ose Phyrrhus, c 319 -. 272 ​​pes) ishte mbreti i Epirit në mes të 306 dhe 302 pes dhe një herë në mes të viteve 297 dhe 272 pes.Ka korrur fitore të mëdha kundër ushtrive të Maqedonisë dhe Romës, ai konsiderohet si një nga komandantët ushtarakë më të mirë në histori dhe të favorshm është krahasuar me Aleksandrin e Madh nga gjeneralët të tillë si Hannibal. Për shkak të humbjeve të mëdha të pësuara gjatë betejave të tij i ka dhënë shkëlqyeshëm emrin e tij me shprehjen e një “fitore e Pirros” e cila i referohet çdo suksesi ushtarak i cili vjen me një kosto të lartë për fituesit. /Autori ka drejtuar parqet arkeologjike te Vlorës.

Mënyra e jetesës tek arbërit mesjetarë


Shtëpitë e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre. Nisur nga të dhënat për familje fisnike të veçanta, studiuesit kanë mundur që të na sjellin jetën e aristokratëve shqiptarë gjatë Mesjetës, jetesë që ishte e përbashkët për të gjithë, pasi ata unifikoheshin rreth vlerave të fisnikërisë që ishin strikte dhe duheshin zbatuar në gjithçka, deri te mënyra e jetesës

Nga Nikollë Loka

Disa dukuri që janë vërejtur në sjelljen e bujarëve shqiptarë të kësaj periudhe, na ndihmojnë të arrihet në përfundimin se aristokracia e qyteteve shqiptare në kulmin e lulëzimit të tyre në Mesjetë, në shek. XII-XIV nuk ndryshon për nga mënyra e jetesës prej banorëve të qyteteve dalmatine. Shtëpit e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre. Guri i latuar dhe druri i gdhendur kanë qenë materialet kryesore që hijeshonin pamjen e jashtme e të brendshme të banesave të familjeve fisnike, krahas përdorimit të tullës së pjekur si dhe të tjegullës si mbulojë për çatitë. Muret e brendshme të banesave ishin të suvatuara.Tjegullat përdoreshin vetëm në ndërtesat e mëdha, si p.sh.në kuvendet dhe kishat. Të gjitha shtëpitë më të mira kishin para hyrjes një shkallë druri me themele guri, pastaj ballkone të mëdha prej druri në katin e parë. Krahas lyerjes së shpeshtë me gëlqere, që përdorej gjerësisht dhe si material kryesor dezinfektimi, muret e dhomave të veçanta ishin të zbukuruara me afreske dhe të pajisura me vatra të mëdha me oxhakë shumë të gjerë, të ngjashme me ato që shihen në kuzhinat e manastireve të vjetra të vendit tonë.

img_2731

Në banesat qytetare, sidomos në kështjellat e zotërve feudalë, kishte vatra e oxhakë të mëdhenj. Natën ato ndriçoheshin me qirinj dylli, të vendosur në shandanë argjendi me dy, tri ose me më shumë llambada. Shandanët ishin të zbukuruar me gdhendje artistike. Sipas një tradite që vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri përdornin për ndriçim kandilat me vaj. Ndriçimi me këto kandila është ruajtur deri në shekullin XX, në kishat ortodokse të vendit. Kandilat me vaj, në format e tyre kryesore, bëheshin krejtësisht prej argjendi dhe me gdhendje artistike, që u jepnin një shkëlqim të veçantë mjediseve që ndriçonin. Këta kandilë të kushtueshëm janë pjesë e artit dhe e kulturës bizantine të atyre shekujve dhe janë përdorur gjithandej në viset e pushtuara nga Bizanti. Banesa,oborri, magazinat dhe stallat e kafshëve (që ngriheshin larg shtëpisë), madje edhe kopshti, bashkë me gropën e gëlqeres, ishin të qarkuara me një mur të përbashkët e të lartë guri. Kur burimet e ujit të pijshëm ishin larg vendbanimeve, në oborrin e banesës hapej një pus, paretet e të cilit visheshin me gurë cilësorë dhe puset lartësoheshin nga niveli i tokës me një grykë guri, që mbulohej me kapakë druri. Në mjediset e banesës ose në oborrin e saj ishte edhe furra familjare për pjekjen e bukës, të mishrave, etj.

Në oborr kultivoheshin trëndafila dhe lule të shumëllojshme. Krahas bukës e gatimeve të tjera me bazë mielli (si qulli, mëmëliga, përsheshi, pitet, petullat, etj.) në shekujt e Mesjetës përdoreshin bulmeti dhe i yndyrnat. Në dokumentacionin e kohës, krahas djathit, përmendet në eksportet edhe qumështi. Në gjellë ishte i pranishëm shpesh vaji i ullirit e kokrrat e tij, artikuj ushqimorë tipikë mesjetarë, që njiheshin që në lashtësi. Mullinj vaji kishte jo vetëm pranë banesave të zotërve feudalë, por edhe pranë manastireve që kishin ullishte. Mishi konsumohej më shumë në dimër se në verë. Në qytet ai konsumohej veçanërisht në tryezat e fisnikëve e të kështjellarëve të kohës. Baza ishte mishi i pjekur, për të ftuarit më të nderuar edhe mish shpendësh e zogjsh gjahu. Përdorej shumë edhe vera. Në kushtet e kohës, mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumë, prandaj para gatimit duhej lënë në ujë që t’i dilte kripa. Edhe peshku konsumohej mjaft, sidomos në qytetet e bregdetit, i freskët ose i tharë. Mjalti ishte gjithashtu një artikull i përdorur gjerësisht. Llojet më të përdorura të perimeve ishin qepët, preshët, hudhrat, specat djegës, të freskëta dhe të regjura (turshi).

Gjithashtu gjerësisht përdoreshin fruta të freskëta, të thata dhe shurupe, si kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, fiqtë etj. Në gjellët e ndryshme të kësaj kohe hidhej shumë edhe uthulla, për të shtuar shijen, gjë që vazhdoi edhe në shekujt e mëvonshëm. Nese në tryezat e fisnikëve të kohës mbizotëronin enët prej argjendi masiv, në formë disqesh e pjatancash të mëdha, si edhe potirët me fron dhe kupat, po ashtu prej argjendi, në tryezat e shtresave të mesme qytetare përdoreshin gjerësisht tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, të glazuruara me kujdes e hijeshi si brenda, ashtu edhe jashtë, format e të cilave shihen në gjetjet arkeologjike të Mesjetës së hershme. Po si visheshin fisnikët shqiptarë në Mesjetë? Gjatë shekullit XIII, e pastaj edhe në shekullin pasues, importohej rregullisht një lloj pëlhure e pambuktë, mjaft e qëndrueshme, e quajtur fustan, me të cilën filluan të bëhen edhe ato funde këmishe të gjëra për burra që u quajtën fustanella.

Familjet princore dhe aristokracia e lartë vazhduan të ndjekin në veshje modën bizantine, duke përdorur sako brokartesh të kushtueshme apo kadife e stofra, të zbukuruara rëndë me qëndisje ku përdoreshin fije ari e gurë të çmuar. Edhe stolitë e tyre, si kurora e diadema, vathë e tëmthore, gjerdanë me medalione të mëdha, breza etj. ishin prej ari, me perla e me gurë të çmuar. Në shek. XIV-XV përmenden më shpesh hlamidat e dyfishuara, domethënë me dy faqe dhe mantelet e veshur përbrenda me gëzof. Është interesant fakti se në fillim të shekullit XV të tilla hlamida, në dokumentet veneciane, cilësohen me fjalët ad modum Albanesibus ose secundum eorum ritum. Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikëve vazhdoi të zhvillohet jo vetëm nën ndikimin e qytetërimit bizantin, por edhe nën ndikimin perëndimor, që hynte te ne kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve me qytetet më të zhvilluara italiane të kohës.

Share on FacebookShare on TwitterWhatsApp

Teodoros Pangalos: E gjithë Atika fliste shqip, ishin arvanitas, si Korinthi, Argolida, Beotia, Ftiotia, Eubea



Teodoros Pangalos

“U rrita në një shtëpi, në të cilën origjina arvanitase u jepte të gjithëve, veçanërisht fëmijëve, një krenari kolosale. “Jemi Arvanitas”. Kjo origjinë e lavdishme, pothuajse i eklipsoi prejardhjet e tjera, njëlloj të rëndësishme për historinë e familjes, si p.sh. të një stërgjysheje nga Hios, që stolisej me dantella, me bizhu dhe me stil perëndimor të mbajtjes së flokëve, apo një stërgjyshi që u largua nga Aj-Vali i Azisë së Vogël që të shpëtonte jetën e tij dhe krijoi lidhje në të gjithë Ballkanin me lëvizjet kryengritëse të grekëve. E sa para bënte se ai, Pangallos, kishte emër me prejardhje bizantine, e ç’rëndësi kishte se ai ishte mjek para se të hynte shekulli i 19-të.
Ne, djemtë, adhuronim paraardhësit me fustanella nga malësitë e Parnithës, që u ngjiteshin majave me këmbët e tyre muskulozë, të veshur me lëkurë kafshësh dhe të armatosur me dyfekë që mbusheshin nga përpara, me barut dhe me gjithfarë lloj hanxharësh, që ua u patën rrëmbyer armiqve dhe shtypësve tradicionalë dhe të urryer, pasi i kishin therur siç theren shelegët, mbi një gur të kësaj toke, e cila për asnjë moment nuk pushoi së luftuari tiranët. Kur u rrita dhe mësova anglisht, dikush më dhuroi romanin “I fundmi i Mohikanëve”.

Ndjeva emocione të thella. Prej përshkrimeve të hollë- sishme të Kuper-it, dilte një konkluzion i padiskutueshëm: “I fundmi i Mohikanëve”, me kokën e rruar dhe me bishtalec, ishte i njëjtë me të parët e mi arvanitas. Arvanitët përbëjnë një element përbërës të popullit të sotëm grek. Me qindra mijëra njerëz qarkullojnë krah nesh, duke mbajtur me krenari dhe dinjitet emra familjarë që kanë origjinë arvanitase. Dhe ndonjëherë, pa e ditur aspak domethënien e tyre të vërtetë. Mbaj mend dikur një nëpunës të mrekullueshëm të Ministrisë së Shtypit që po bëhej gati për të shkuar në Shqipëri, për të shoqëruar Presidentin e atëhershëm të Republikës, z.Kostis Stefanipoulos, dhe nuk ia kishte idenë se mbiemri i tij me prejardhje arvanitase nënkuptonte diçka që mund t’i krijonte probleme, nëse do t’u prezantohej me atë mbiemër shqiptarëve që nuk e njihnin.

Arvanitasit e Atikës dhe të pjesës tjetër të Greqisë kontinentale, të Peloponezit, të Epirit, të Thesalisë, madje edhe të prefekturës së Evros ku janë dy fshatra, edhe të Kasos, ku është i famshmi Arvanitohori, si edhe shumë mbiemra arvanitase që i ndeshim nëpër ishuj si Kea, ku askush nuk flet gjuhën arvanitase, ishin gjithnjë element përbërës i formëzimit të Helenizmit modern. Luftëtarë të pakrahasueshëm, bujq të ashpër, blegtorë krijues dhe, me gjithë dygjuhësinë, gjithmonë prezentë, pavarësisht raportit që zinin në numrin e përgjithshëm të popullsisë, në udhëheqjen politike, ushtarake dhe shkencore të vendit. Gjuha arvanitase u fol, ashtu si edhe dialektet e tjera, derisa televizori i zuri vendin gjyshes.

Nëna e nënës sime i drejtohej së bijës gjithmonë në gjuhën arvanitase. E bija, mësuese që kishte mbaruar “Arsakeion”, i përgjigjej në greqisht, dhe kjo gjë vazhdoi një jetë të tërë, pa u krijuar as edhe një herë midis tyre, qoftë edhe problemi më i vogël. Himarjotët nuk ishin Arvanitas, nuk folën kurrë gjuhën arvanitase. Folën gjuhën shqipe, në masën që kjo gjë iu imponua atyre prej marrëdhënieve të tyre tregtare dhe shoqërore, apo prej dhunës së ashpër shtetërore. Emigrantët e sotëm nuk e kuptojnë gjuhën e arvanitasve të Atikës, ndërsa këta të fundit, në vija të përgjithshme, i kuptojnë emigrantët, ashtu sikundër në njëfarë mase brazilianët e kanë të vështirë të kuptojnë portugezët, ndërsa banorët e metropolit e kuptojnë me lehtësi gjuhën e thjeshtëzuar kreole.

Suliotët ishin arvanitas, shumë prej tyre nuk e dinin gjuhën greke ose e mësonin me ndihmën e kishës. As edhe feja nuk mund t’i shkoklavisë marrëdhëniet midis dy popujve. Në luftërat kundër Ali Pashës, për një periudhë të gjatë, para se të dezertonin, çamët, myslimanë të Thesprotisë, ishin ndër aleatët kryesorë të Suljotëve të krishterë arvanitfolës. Kur shpërtheu Revolucioni Grek, e gjithë Atika, si dhe një pjesë e madhe e Korinthisë, e Argolidës, e Beotisë, e Ftiotidhës dhe e Eubesë, banoheshin prej arvanitasve. Të vetmit që nuk flisnin gjuhën arvanitase në Atikë ishin banorët e Megaras. Këta banorë që flisnin një gjuhë tjetër çliruan Athinën.

Përbënin boshtin kryesor të forcave të armatosura të Karaiskaqit, që edhe vetë fliste gjuhën arvanitase. Por edhe Kollokotroni, në një pjesë të madhe të Peloponezit njihej me emrin arvanitas të familjes së tij, domethënë Bythguri. Vetëm nëse do të ishim ndjekës striktë të variantit të së folurës “katharevusa– të pastër”, lulet që do t’i ofronim së dashurës do t’i quanim “anthi” dhe jo “luludhia”, prej fjalës arvanitase “lule”. Dhe të dielave në shtëpi do të hanim një kofshë prej mishi “kaciti”, prej fjalës arvanitase “kec”, që nënkupton diçka kryeneçe, të panënshtruar (vetëm nëse do të ishim ithtarë të flaktë të grekëve të lashtë apo kretas, do të preferonim mish dhie apo mish qengji).

Bibla-Historia e njerëzve me plis



Janë të shumtë studiuesit që pohojnë se « Historia fillon me shkrimin » . Por gjithashtu duhet të pranojmë se, përpara se njeriu të krijonte alfabetin, për t’u shprehur, ai ka vizatuar apo gdhëndur figura dhe simbole në kockë, objekte prej balte dhe faqe të gurrta. Kjo veprimtari , që sot emërtohet « art », ka qenë dhe vijon të jetë edhe në kohët moderne, një nga rrugët e rëndësishme, për pasqyrimin e periudhave të ndryshme të Historisë së njeriut


 FATBARDHA DEMI

Në materialin që do të trajtohet më poshtë, lidhur me « shqipetarët e vjetër » siç shprehej filozofi i shquar Sami Frashëri, krahas fushave të njohura si gjuhësia, arkeologjia, etnografia apo dokumentet e shkruara, do ta shfrytëzojmë edhe pikturën, për të sjellë fakte mbi Lashtësinë, që nuk janë përmëndur kurrë nga historiografia botërore. Në këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836 – 1902), një nga portretistët më të famshëm francez të shk19, që i përket brezit të rymës realiste në art. Xhejms Tissot u rit në një familje të përkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887 , në pikturat e tij (365 punime në vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblës (Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri). Si piktor që i jepte rëndësi të madhe detajeve, ai udhëtoi në Jerusalem, Palestinë dhe shtete të tjera të Lindjes se Mesme, për t’u njohur me vëndet dhe popullsinë që përfshiheshin në historinë e Biblës dhe ku gjëndej një material i pasur arkeologjik .

Po çfarë lidhje kanë pikturat e Xhejms Tissot me historinë e iliro-shqipetarëve ? Pikërisht këtu qëndron edhe zbulimi , që ndoshta autorit as nuk i shkoi ndërmënd, i një FAKTI HISTORIK, të pa pasqyruar ne Historiografinë botërore. Në pikturën e parë (fig.1,poshtë) Xh.Tissot paraqet fiset hebreje në momentin e çfaqjes së një prej mrekullive të Zotit. Duke e ndjerë veten në prag të vdekjes për mungesë të ushqimit dhe ujit, hebrejt janë sulur të rëmbejnë mana (ushqimin hyjnor) që “dora” e Krijuesit ia ka hedhur nga qielli popullit të zgjedhur. Të habit fakti se në pikturë, disa prej tyre mbajnë Plisin e shqipetarëve mbi kokë. Në fig.2 piktori parqet një burr të moshuar. Të tërheq menjëherë pamja e tij gati-gati mitike: Balli i lartë, mjekra madhështore e sidomos vështrimi i tij që shpreh brengë, por edhe vendosmërinë e një vendimi të rëndësishëm. Në fig.3 Perëndesha hënore Sellena, e cila në skulptura jepet gjithëmonë duke vrapuar; Një skulpturë e rrallë e Aleksandrit të Madh me simbolin e besimit hënor të pellazgëve (ylli/hëna) (fig.4) dhe në fig.5 një bari në malet e Labërisë (Shqipëria e Jugut, shk20).

Elementi i përbashkët i të gjithë grupit të figurave, pavarsisht periudhave mijëvjeçare që i ndajnë, është mbulesa e kokës, që në gjuhën shqipe quhet Plis ose Qeleshe. Siç pohojnë studiuesit, Plisi është pjesë e traditës së Kombit shqipetar. “Veçanrisht kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi , e dallon shqipetarin nëpër gjithë Ballkan” (Eqrem Çabej “Shqipetaret midis Perendimit dhe Lindjes” f29 )

Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit

Sipas mitit, Moisiu udhëhoqi drejt tokës së premtuar, një përzijerje popujsh, ku bënte pjesë edhe fisi Levi, të cilët nuk kishin përfituar toka si fiset e tjera hebreje. Arësyeja ishte se ky fis merrej me shërbimin ndaj kultit të Zotit (JHWH) dhe ishin të vetmit që kishin të drejt të ishin priftërinj. Sipas Bibles, vete Zoti pohon: ” Unë kam zgjedhur levitët, ndërmjet Izraelitëve (…) levitët do të jenë të mi” (Numeri 3:11). Piktori ka përdorur Plisin, për t’i dalluar levitët nga njerëzit e fiseve të tjera hebraike (fig.1,lart). E bardha, e kuqja dhe e zeza ishin ngjyrat e përkatësisë ndaj fisit të Moisiut. (2) Sipas etnografëve, këto janë tre ngjyrat kryesore në veshjen e traditës së shqipetarëve dhe deri në shk 19-20, Plisi që përdorej prej tyre ishte i bardhë, i kuq dhe i zi. Megjithatë, tek shqipetarët në veshje, mbisundon ngjyra e bardhë , ngjyra e ndriçimit hyjnor e Krijuesit.
Në pikturën (fig.2, lart) (3) autori paraqet vetë profetin Mojsi (120 vjeçar), i vetmi që foli sy më sy me të Plotfuqishmin. (Nu 12:3; De 34:10; At 7:20; Eb 3:2-5). Xh.Tissot nuk ka lënë ndonjë shpjegim se përse Mojsiu paraqitet në të gjitha pikturat e tij me Plisin historik të shqipetarëve dhe është i vetmi portret në botë, ku ka këtë pamje. Lind pyetja : A ka patur Mojsiu origjinë iliro-shqipetare?

Të gjithë e njohin historinë e Mojsiut. Sipas Biblës, ai lindi më 1571pk në Egjipt, (4) por disa studiues mendojnë më 1391/1386 pK( 7 Adar 2368 ) duke e cilësuar si bashkohës të faraonit Akhetaton. (5) Ai u birësua nga motra e Faraonit dhe si pjestar i familjes mbretërore, Mojsiu ishte prift dhe ishte paisur me të gjitha dituritë e shkencës dhe besimit të shkollës së Thotit, (6). Në Egjiptin e lashtë, Faraonët dhe familjarët e tyre mbanin disa emra , sikurse edhe Perënditë pellazge të hyjnizuar në Olimp (Niko Stillo“Etruskishtja-Toskërishtja”). Historikisht njihen disa emra të Moisiut (Hosorsiphit), por kryesori mbeti ay që përdoret edhe në ditët tona.

Sipas Biblës, emri Moisi (në hebraisht מֹשֶׁה – Môsceh) do të thotë “i nxjerrë jashtë”, por rrënja “ms” është egjiptiane e do të thotë “fëmijë”(Esodo 2,10). (7) M.Eliade (historian i besimeve, mitolog dhe filozof, 1907-1986) gjithashtu emrin e Moisiut e shpjegon si egjiptian me kuptimin “i lindur, fëmijë”.
Në lashtësi i kushtohej një rëndësi të madhe emërtimeve dhe tek pelazgët emri, sidomos i figurave kryesore të historisë së tyre, lidhej me mitet e besimit. Shpjegimet e mësipërme në Bibël nuk dëshmojnë rolin e Moisiut si profet dhe si figurë qëndrore, në besimin Ebraik, Kristian dhe Islam. Por një legjendë e traditës gojore hebreje na ndihmon të zbulojmë kuptimin e emrit dhe gjuhën së cilës i përket. Kur Zoti i diktoi Moisiut ligjet sipas të cilave duhet të silleshin hebrejt me njeri-tjetrin dhe me popujt e tjerë (Torah) për të gëzuar vendin e një populli të zgjedhur, “Fëmijët e Izraelit i thanë Moisiut: Moisi, mësuesi ynë, na e mëso … na e shpjego Torah-un” (Midrash Tanchuma; Menachot 29b; Sotah 13b). (9) Kjo legjendë përputhet me emrin shqip “mësues” dhe tregon profesionin e priftërinjve dhe sot e kësaj dite.

Poeti dhe eruditi shqipetar, Pashko Vasa (1825- 1892) pohon se “emri i Moisiut , nipit të Ramsesit të II dhe përhapës i krishtërimit, ka qenë tjetër dhe më vonë u quajt “Moisi” dmth mësues. Muse, shqip mësoj dhe musoj, do të thotë : unë mësoj ,unë jap mësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën”. Përfundimi i parë : Kur tek një fjalë, kuptimi mitik përputhet me atë gjuhësor , origjina e emrit i përket popullit që e flet atë gjuhë. Për rrjedhojë emri i Moisiut është i gjuhës shqipe dhe tregon detyrën e tij si profet.

Por përkatësinë e tij etnike, nuk e dëshmon vetëm emri … Dhjetë urdhëresat e marra nga “ goja”e Zotit, Mojsiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe.

Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjypti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbritën në këmbë të malit Sinai. Sipas urdhërit të Zotit, mbas tre ditë “pastrimi”, Moisiu i vetëm, ju ngjit malit Sinai ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat ( Es17,8-13) , dy prej të cilave të shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,( 12) dëshmon jo vetëm besimin hënor të pellazgëve në këto vënde, por dhe origjinën pellazgë, të mitit kristian.

Torah (në hebraisht תורה) personifikon vetë figurën e Zotit dhe përmban 613 urdhëresa. Sipas studiuesve është një fjalë e vjetër hebraike që tregon “mësimin” dhe shpesh përkthehet si “ligje”.( Stephen M. Wylen, Settings of Silver : An Introduction to Judaism, Paulist Press, 2001, p. 16) Siç vihet re, për këtë fjalë nuk kemi një përkthim gjuhësor. Sipas P.Zheit, Gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe simboli është gjuha më të cilën E (Qëndra, Zoti) shprehet. (13)

Bazuar mbi të njejtin parim, albanologu Xhuzepe Katapano (Thot Parlava Albanese, Bardi Editore, Roma 1984) sqaron se : “ TORA ka të bëjë me çdo çast të jetës, me krejt ekzistencën njerëzore (…) rrjedh nga tingulli TR (tërë) , ku e para (t-shën im) tregon cakun dhe e dyta lëvizjen (r-rrota, rrethi -shën im) (…)

Ngaqë Zotit nuk mund t’i jepet një emër, që të shprehte thelbin e tij, realitetin përmbajtësor, Thoti e emërton : TËRË : i tëri, i ploti, absoluti (…) Pra TORA-HA është Arbërisht, përmbledh gjithë urtësinë, tërë dijen e drejtësisë ! „ (14)

Ky shpjegim është shkencor dhe i bazuar mbi faktet gjuhësore, por janë trashëguar edhe fakte grafike. Mund të themi se, para përdorimit (ose krahas) të fjalës, njeriu „ka folur“ nëpërmjet gjesteve dhe vizatimit. Psikologu i njohur Karl Jang (Carl Gustav Jung ,1875 -1961) pohon se njeriu përdor fjalën, për të shprehur kuptimin e mendimit që do të trëgojë. Gjuha e tij është plot me simbole , por për të dhënë thelbin e mendimit, ai shpesh përdor vizatimin. (15)

Emërtimi në gjuhën shqipe Torah / Tërësi, i Zotit është shprehur gjatë mijëra viteve, me të njejtin gjest-simbolik: duart e hapura që tregojnë gjithësinë (gjithë horizontin, nga lindja në perëndim, nga Alfa deri tek Omega). Ky simbol, nga mitologët kristian iu përshtat mitit të sakrificës së Krishtit, për t’i dhënë popullit idenë e të dërguarit të Zotit. Në fotot poshtë, shihet përcjellja e simbolit besimtar në kohë.

(16) (Nga e majta në të djathtë) Figura e Perëndeshës së parë me trup njeriu e kokë zogu. Tre V posht qafës, dëshmojnë besimin hënor të pellazgëve ; Perëndesha e gjuetisë dhe mbrojtëse e kafshëve, Britomartis e periudhës minoike ; Perëndesha hënore Iside në Egjiptin e Lashtë ; Aleksandri i Madh në një diademë mbretërore e ruajtur në Kiev ; Kryqëzimi i Krishtit ,pikturë murale në Manastirin e Decanit, Kosovë.
Nuk mund të lë pa përmëndur edhe një fakt tjetër, emërtimin e vendit ku ruhen ligjet e urdhëruara nga Zoti (Torah) : “ARCA e Aleancës”. Në gjuhën hebreje lexohet (‘ārōn ha-bĕrīth),ku na bie në sy emri i vëllait të Moisiut Aaron, që besoj se shpjegon mitin e bërjes së arkës sipas udhëzimit të Zotit dhe jo kuptimin gjuhësor. Origjina e fjalës shqip “arka” (arca) e ka nga emri “bark” në kuptimin e barkut të njeriut që mban femijën. Por siç dihet, në gjuhët natyrale (gjuhët e njeriut primitiv) siç është shqipja, fjala ka edhe kuptim simbolik, të cilin na e shpjegon Fjalori Teosofik i H.Blavatskit(Helena Petrovna von Hahn, 1831-1891): Arka (Argha- kald.) – nënkupton mitrën e Naturës; Hënën e Re, një barkë shpëtimi; por edhe një kupë që përdoret për ritet fetare. (17) Herodoti e përmënd emrin “Arka-ia”, si emër të krahinës së Peloonezit, vend ku banonin « pellazgë aigia-lees ». (18) Kjo krahine me vone u emertua Man-i, që ka qenë emri i lashtë në gjuhën shqipe i Hënës (Mana) (F.Demi “Besimi henor deshmi e autoktonise se Kombit Arber”).

Por le të vijojmë tezën tonë. Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqipetarët. Historia e shenjte e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës : „Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…“ (Gen. 1:1). Fjalën „në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1,poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe.

Janë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë fjalë: Në Fjalorin e orientalistit amerikan M. Jastrou ( Morris Jastrow, Jr. (1861 – 1921) (fig.1,lart) kjo fjalë do të thotë „gjigand“. Ata u quajtën „n‘filim“ sepse ata shkaktuan shkatërimin (përmbytjen) e botës; është emër demoni. (19) Besoj së autori është nisur për këtë shpjegim nga mitet mbi fiset e para që jetuan në Tokë duke e lidhur me temën e Gjenezës. Ka shumë mundësi që M.Jastrou të jetë bazuar edhe tek Fjalori Teosofik i esoteristes më të shquar të shekullit 19, H.P.Blavatskit ku shënohet : „Nëfilim“ (ebr.) – Gjigandët, Titanët, Të rënët (Ëngjëjt –N.d.T.) (20) Me sa duket edhe H.Balvatski është mbështetur tek përkthyesit grek të Biblës hebraike ,të cilët fjalën „nëphilim“ (në gjuhën origjinale hebreje ph=f) e kanë përkthyer- gjigand.

Sipas Enciklopedise Treccani (Enciclopedia Italiana -1933), Titanët „të lindurit nga toka“ ishin brezi më i lashtë i pellazgëve ku bënte pjesë edhe Kroni, babai i Zeusit. Zeusi përfaqsonte brezin e ri të Titanëve që u hyjnizuan si perëndi në Olimp. (21) Gjigandët dhe Titanët janë pellazge dhe i përkasin dy degëve të të njejtës famile etnike (gegë dhe toskë), gjë që shpjegohet qart nga ana gjuhësore e emrit: „titan“ dmth „tanët“. Emërtimi „gjigand“ shpreh vetëm dallimin fizik, që dallon pellazgo-ilirët (shqipetarët) e veriut nga ata të jugut, të cilët vijnë më të shkurtër. Edhe sot popullsia e Shqipërisë Veriore dhe ajo historike (Dardania), emërtohet Gegë ,fjalë e rrjedhur nga Gigë (gjigandë). Pra ,shpjegimi që i bëhet fjalës „nefilim“ të çon tek mitet pallazge.

Që në Bibël kemi një histori pellazge vërtetohet edhe me fakte gjuhësore. Teksti i vjetër, sipas studiuesve është shkruar në gjuhën aramaika dhe jo hebraike. Shkruesit hebrej duke mos e ditur kuptimin e fjalës e kanë lënë në origjinal. (22) Në gjuhën e sotme shqipe kjo fjalë shqiptohet qartësisht nga ana gjuhësore dhe ka kuptimin e „fillimit të një dukurie apo veprimi dmth zanafillën e …“, që në Bibël është emërtuar „Gjeneza“. Tek fjala „nëfilim“ me gërma hebraike, ndodhet edhe një shenjë e vogël (si apostrof, fig.1,2 lart) mbas gërmës së parë dhe quhet „yod“ dhe në alfabëtin hebraik ka vlerën numerike 10(numri perfekt, që përfaqëson Zotin). Sipas Rabbi Aqiva (shk.1), një prej themeluesve të hebraizmit tradicional (shk. 1-6 pas Kr) , HaShem (një nga emrat e Zotit në Bibël) iu dha fëmijve të Izraelit jo vetëm dhuratën e shenjtë Torah (ligjet) por në të, shtoi edhe një dëshmi të veçantë të dashurisë ndaj tyre me anën e shenjës së yod-it, me të cilin ishte krijuar Bota (23) Pra germa „yod“ dëshmon vetë Krijuesin. Çdo germe, në alfabetin hebraik, i përgjigjet një pjesë e trupit të njeriut apo kafshës dhe gërma « yod » përfaqëson dorën (dorën e Zotit , siç paraqitet në muret e Pirmidave dhe në artin mesjetar të kristianizmit) dhe shqiptohet « Yod » ose « Youd» (24) Gërma „yod“ u bë emërtimi i Zotit : „Got“ dhe „Gott“ në gjuhët gjermanike të Europës Veriore.(25)

Gjuhëtarët pohojnë së alfabeti hebraik e ka origjinën nga alfabeti aramaik (araméen) dhe e kanë përdorur hebrejtë dhe diaspora judeo-arabe, judeo-gjermane dhe gjuhë të tjëra semitike. (26) Vëtë alfabeti aramaik, e ka bazën nga alfabeti i fenikasve që është përhapur në Lindjen e Aferme në mijëvjeçarin e dytë pK. Ky alphabet u adoptua për të shkruar shumë gjuhë të tjera si hebraishten, nabetiane, siriane, palmiriane,mongole etj. mendohet edhe të turqishten e vjetër, i përdorur deri në shk 8 pK. (27) Fenikasit, apo “ Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet ‘pellazg, proto-ilir,frigjian apo thrako-ilir’ ”. Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noe, krijuesit të racës së re njerëzore .(28)

Në gjuhën shqipe emri i Krijuesit fillon me gërmën Z (Zoti) sikurse edhe emri i Kryeperndisë së Olimpit “Zeus”, rrënja e të cilit shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe « zë, zëri » dmth ai që lëshon zërin si bubullimë. Në pasqyrën II, shihet se gërma “Z” e alfabetit aramaik është e njejtë më atë të fenikasve dhe e alfabetit pellazg, të cilin gjuhëtarët e shekullit 19 e emërtuan gabimisht greqishtja e lashtë.

Gërma “Z”, më vonë grafikisht u shndrua në “ I ” që tek hebrejtë lexohet « Yod » dhe paraqitet si apostrof ose “i” e vogël. Në pasqyrën III (nga e djathta në të majtë), tregohet se gërma « Yod » apo “Iota” tek grekët dhe “I” e etruskëve dhe romakëve, e kanë origjinën nga hieroglifi egjiptian që pasqyron dorën.

Perëndia Thot ,krijuesi i alfabetit të lashtë egjiptian, si gërma fonetike morri tingullin e parë te emrit të figurës që vizatohej, dhe emri i dorës fillon me gërmën D vetëm në gjuhën shqipe. Dora (mano) sipas gnosticizmit do të thotë Zoti i Dritës. (32) Hiroglifi-figurë i dorës, me kalimin e kohës (grafika nr.III, lart) ka pësuar ndryshime, por i pandryshuar mbeti fakti se në mite, këto gërma kanë emërtuar gjithëmonë Zotin. Pra jo vetëm fjala “nëfillim” është shqip, por edhe gërma “yod” e alfabetit hebre (simbol i Zotit) e ka origjinën nga gjuha shqipe/arbërishte e Thotit pellazg.

Por hebrenjtë nuk morrën vetëm shkronjat nga egjiptianët. Studiuesi Dr. Arif Mati pohon se “Hebrenjtë i kanë huazuar nga egjiptianët bazat e tyre fetare, ligjet, rregullat e higjenës dhe supersticionet e tyre” (33) Studiues të shumtë ,vëren edhe M.Eliade, pohojnë se besimi hebraik nuk kishtë “krijuar” asnjë mit (…) Gjenia e besimit të Izraelit qëndronte në faktin se “Lidhjen e Zotit me popullin e zgjedhur, e kishte transformuar në një histori të shenjtë” .(34)

Në vijim të tezës sonë, edhe Plisi është një nga dëshmitë e origjinës pellazge të Biblës hebraike.
Në pikturat e piramidës (qytetit Deir el-Medîneh ,Tebë) e cila mendohet së i përket periudhës së Ramsesit II , (fig.1 poshtë) vihen re figura femrore me qeleshe, që besoj se pasqyron një priftëreshë. Pamje të tilla janë shumë të ralla në artin egjiptian. Me Plis (pak më të zgjatur) është paraqitur Perëndia Horos, Osiris dhe disa Faraonë . Këtë formë të Plisit e gjejmë edhe tek priftërinjtë etruskë.

Të bije në sy, se si Faraoni egjiptian (fig.2), Ismaili biblik, Danieli (fig.3) dhe Noe, në pikturën e Xh.Tissot, kanë të lidhur mbi qeleshe një rrobë apo shami, siç e përdorin edhe shqiptarët e Veriut të shk20 (fig.4,5 ) dhe të Jugut historik (Arvanitasit). Ne vërejmë të habitur së si trashëgohet për mijëra vjet një traditë edhe në veshje, e cila patjetër do të ketë një kuptim besimtar meqënëse lidhet tek Plisi. “Rëndësia e një ideje besimtare-pohon M.Eliade- faktohet nga aftësia e saj ‘për të mbijetuar’në periudhat e mëvonshme”

Siç pamë nga matëriali i deritanishëm, në të gjitha pikturat e Xh.Tissotit ku paraqiten figurat biblike dhe fisi hebre (levit) me Plisin e shqipetarëve të sotëm (simbol i mitit pellazg të krijimit), kemi përputhje edhe me faktet gjuhësore dhe arkeologjike. Kjo i jep pikturave të tij, vlerën e një dokumenti historik. Përfundimi i dytë : Emërtimi i librit të ligjeve të shkruar nga Moisiu -Torah – është vetë emri i Zotit. Si fjalë simbolike, gjen shprehjen e saj të plotë, vetëm në gjuhën shqipe. (Xh.Katapano) Brënda saj, ka fjalë shqipe të pa përkthyera dot, por të shkruara me gërma hebraike. SHENJA e Zotit në alfabetin hebre (Yod) e ka origjinën nga alfabeti fonetik i Perëndise pellazge Thot (Tot), nisur nga emri „dora“siç emertohet edhe sot në shqip .

Ndryshimi grafik dhe i tingullit të gërmës gjatë periudhave historike (D > Z > I > yod ), shpreh ndryshimin në mite, por gjithëmonë ka përfaqsuar një figurë : Krijuesin , dhe historikisht kanë shërbyer si rrenjë për emrin apo simbolin e tij (lat :deus, sanskr : deva, iran : div ; kanaen: El ose Il; shqip:Zot; lit : diewas etj.) Rrënja « Di » si emër i Zotit (Dio), në dialektin çam të gjuhës shqipe, shpreh Dijen dhe Driten. Të gjitha këto fakte, dëshmojnë së historia e Biblës është shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe nga Moisiu .

Duhet të shënoj se: Shqipetaro-Arbërit e sotëm janë pasardhësit e mbetur e një race shumë të madhe pellazgjike të Lashtësisë. Sipas studiuesit austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811 –1869) „ Shqipetarët janë Pellazgët e Rinj“ (37), tezë e mbështetur edhe nga shumë studiues të tjerë të më vonshëm shqipetarë dhe të huaj.

Gjurmët e Pellazgëve sot shfaqen në gjuhë, arkeologji, mite dhe simbolet fetare, tek shumë popuj të Europës , Azisë e më gjerë. Shkruajmë „Pëllazgo-shqipetarët“ sepse emërtimi „shqipetar“ shpreh një simbol shumë të lashtë mitik –shqiponjën, dhe është po aq i vjetër sa emertimi pellazg apo ilir dhe jo i shekullit 15, siç e trajtojne disa studiues të cilët nuk kanë njohuri mbi besimin dhe mitollogjinë e Lashtë.

Tissot shprehës i simboleve të besimit pellazg dhe traditës së shqipetarëve

Xh.Tissot nuk bën pjesë në rradhën e studiuesve , udhëtarëve apo të punësuarve nga Perandoria Osmane ,që kane njohur trevat historike dhe popullin shqipetar. Por në pikturat e tij (me aq sa kemi patur mundësi të njihemi) në ciklin mbi Biblën, figurat kryesore dhe pasuesit e tyre, shprehen me karakteristika të veshjes dhe simboleve pellazgo-shqipetare, që ruhen edhe në ditët e sotme , siç do ta vërejme më poshtë.
Ngjashmëria në tregimin biblik midis Moisiut dhe Noe është se të dy kanë berë “marrëveshje me Zotin” për t’iu bindur dhe zbatuar ligjet e tij. Si shenjë të marrëveshjes me Noe, për të mos shkaktuar përmbytje që do të zhdukte njerëzimin, Zoti çfaqi Ylberin (Genesi, IX, 6-17).

Në pikturën (fig.1lartë) e Xh.Tissot duket “shenja” e Zotit- ylberi . Kjo fjalë në gjuhën shqipe shpreh qartësisht mitin (yll+bëri) dmth tregoi praninë e tij. Edhe në disa gjuhë të tjera, emri i ylberit ka lidhje me emrin apo simbolin e Krijuesit (lat. Iridis; it. Arcobaleno; gr. ουράνιο τόξο[Ouránio tóxo]; katalane. Arc de Sant Martí, etj.), por aty gjen vetëm shpjegimin mitik dhe jo atë gjuhësor.

Në pikturën (fig.1,lartë) , përveç Plisit të rrethuar me një shami, na habit edhe një detaj tjetër në veshjen e familjes biblike – thekët – që zbukurojnë përpaset e mbrapme të femrave. Veshja e traditës shqipetare e ka të theksuar përdorimin e thekëve si në brez, përparset e vogla përpara dhe mbrapa trupit, në shamitë e kokës , në trasta, mbulesa si dhe në veshjen e burrave të Shqiperisë së Mesme (Brooklyn Museum) (fig.2,3 lartë). Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrej fijet (simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave , që tregon rolin e tyre besimtar. Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh.Tissot nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të besimit parakristian. Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve dhe ëngjëjve, por edhe tek shqipetarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të Kristianizmit : KRYQIN.

Në materialet arkeologjike Kryqi në besimin pellazg përfaqson grafikisht Yllin, fytyrën kozmike të Zotit dhe origjina e ketij simboli, sqarohet me gjuhen shqipe. Ne Enciklopedine Judaike (Encyclopaedia Judaica, vol.7. NY, Gale, 2007 pag.672) emërtimi i lashtë i Zotit është El qe korespondon me Ilu në gjuhën akadiane (akkadian) dhe El ose Il, në gjuhën e kanaene (caanite) por nuk dihet origjina e tij. Pranohet përgjithsisht se rrënja vjen prej Yl ose Wl nënkupton “të jesh i fuqishem” ose “i pushtetshëm”.(40) Misteri i origjinës së emrit të Zotit në gjuhët e lashta semitike (akadiane, kanaene dhe me vone hebraike), zbulohet në shqip, ku rrënja “yll” (dial.çam Il) jep kuptimin gjuhësor e mitik, të simbolit kozmik të Zotit-Yllin.
Studiuesja e shkrimeve në gur në Shqiperi, Greqi, Itali dhe shumë vënde të tjera, Nermin Vlora Falaski (“Patrimonio linguistico e genetico Probabilita della Monogenesi delle Parole”) pohon se : „Yll“ ( yj- yjnor – hyjneron) nuk e kam gjetur në asnjë gjuhë tjetër me perjashtim të shqipes (…) megjithëse ishte e përhapur në të gjitha mbishkrimet e lashtësisë, nga Egjeu deri në Atllantik (41)

Në dy pikturat e para të piktorit,(fig.1,2 poshte) profeti dhe ëngjëlli, zbatuesi i urdhërave të Zotit, kanë në veshjen e tyre formën e kryqit, sikurse edhe Ilirët e lashtë, Faraoni egjiptian dhe shqipetarët e ditëve tona. Është një fill kohor dhjetra-mijë vjeçar i simbolit, po të kemi parasysh, se shenja (X) është nga më të herëshmet tek njeriut i shpellave. Duke filluar nga e majta në të djathtë (poshtë): Profeti Ezekiel dhe (fragment) Engjëjt që përzenë Adamin dhe Evën nga Parajsa- Xh.Tissot ; objekt i periudhës ilire; Libri i të vdekurve, Deir el – Madina , Dinastia XVIII (1428-1351 pK); Veshje e traditës nga Gjirokastra, shk20 Shqipëri.
(42)

Në gjuhën shqipe (dial.çam) fjala Krijues, Kryq (Kri-q), Krisht (Kri-sht) kanë origjinë mitike prej emrit Kokë (Kri-et). Në lashtësi, shumë fjalë janë formuar nga e njejta rrënjë, kur kanë patur lidhje në mitin e besimit.
Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi, piktori i shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim pëgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet llogjike. Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm Faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë , por edhe Mbretër/Profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qëndrore (fig.poshtë). Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea, se në lashtësi , Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.

Përfundimi: Qëllimi i studimit nuk ishte thjesht të kënaqim kureshtjen tonë në lidhje me Plisin e shqipetarëve në pikturat e Xh.Tissot. Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ay shqipetar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keq-shpjeguar nga ana shkencore. Detyra që i vuri vetes Xh.Tissot për të pasqyruar sa më besnikërisht Historine e Biblës hebraike, e çoi në mënyrë të pavetëdishme, në zbulimin e Plisit të pellazgo-shqipetarëve dhe të simboleve të besimit të parë euro-afro-aziatik. Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqipetarëve.
Faktet e sjella tregojnë, se popujt e lashtë e dëshmonin përkatësinë e tyre fisnore dhe besimin, edhe me gjestet, ngjyrat, zbukurimet, pjesët dhe formën e veshjes, e deri tek modeli i flokëve e detaje të tjera, të cilat nuk u përmëndën për të mos u zgjatur.

Ky studim zbulon gjithashtu një nga dukuritë universale të shoqërisë njerëzore: nga njëra anë « luftën », përpjekjen titanike të popujve drejt së ardhmes dhe nga ana tjetër, po një « luftë » për të ruajtur çdo trashëgimi të pasurisë së tyre shpirtërore që nga zanafilla. Ky fill lidhës i dy poleve të kundërta kohore , (të së shkuarës dhe të ardhmes), përbën atë që emërtohet « palca kurrizore » e një Kombi. Siç vëren eruditi arbëresh Xh.Krispi “Kombi i lashtë i ruan , si gjuhën ashtu dhe zakonet “.(44)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...