2021-11-02

Paralajmërojnë ekspertët: Po përhapet një sëmundje e rrallë sek*ualisht e transmetueshme

 

Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme e cila kalb lëkurën është në rritje në Angli, kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit.

Bakteret që gjenden normalisht në vendet si Afrika e Jugut dhe India, tani po shfaqen edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me një numër në rritje të vazhdueshme.

Donovanosis ose klebsiella granulomatis krijon lezione rreth ijëve dhe organeve gjenitale të cilat mund të kthehen në ulcera me erë të keqe nëse nuk trajtohen.

Të dhënat nga Shëndeti Publik në Angli tregojnë se në 2016 u raportuan 19 rastet të infeksionit, por që u rritën ndjeshëm në 30 deri në vitin 2019, sipas Mirror.


Përveç simptomave të tmerrshme, është një faktor rreziku i njohur për transmetimin e HIV. Shenjat e hershme janë gunga rreth organeve gjenitale ose anusit që rriten në madhësi dhe marrin një pamje të kuqe të fortë.

“Këto mund të zhvillohen në ulcera që, pa trajtim, mund të infektohen, të cilat mund të rezultojnë në dhimbje dhe një erë të pakëndshme. Ka më shumë gjasa të prekë meshkujt”.

Rastet e Donovanosis janë ende të rralla me vetëm 114 nga 2016 në 2020 në kontrast me më shumë se një milion raste të klamidisë dhe 266,000 të gonorresë.

Dr Shree shtoi: Përdorimi i kontracepsionit zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kontraktimit të sëmundjes, ndërsa mund të trajtohet me antibiotikë. Por rastet e rënda mund të çojnë në plagë të përhershme dhe dëmtim të organeve gjenitale, si dhe njollë dhe madje edhe ënjtje të pakthyeshme.

Dhe madje edhe gjatë bllokimeve të pandemisë koronavirus kishte ende 18 raste në Angli, duke shkaktuar shqetësim në mesin e zyrtarëve shëndetësorë.

Konsulent obstetër -gjinekolog në Londrën MyHealthcare Clinic Dr Shree Datta tha për Sun: “Këto shifra sugjerojnë se donovanoza – e cila më parë mendohej se ishte e kufizuar në vende si Indina, Brazili dhe Guinenë e Re, po bëhet më e zakonshme në këto brigje.

Donald Vishaj flet për herë të parë për djalin e Bora Zemanit: Jam shumë i lidhur me të, e dua shumë

 


Aktori Donald Veshaj u ka rrëfyer disa banorëve të “Big Brother VIP” historinë e njohjes me Bora Zemanin, me të cilën është ndarë pak muaj më parë. Aktori zbuloi se Bora është femra që ai ka dashur më shumë, por u ndanë pas zënkave të shumta.

Donaldi zbuloi gjithashtu se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

Aktori i humorit foli edhe për djalin e Zemanit, Arborin, për të cilin tha se e do shumë dhe ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.


Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fmi dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.

Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”- tha aktori.

Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan”(Kina ka refuzuar të bashkëpunojë për një hetim të plotë për origjinën dhe ekspertët thonë se fshehja po vazhdon edhe sot.)

 

Pekini sulmoi  dhe doli kundër një rishikimi të inteligjencës amerikane për origjinën e pandemisë Covid-19, duke e quajtur atë "politike dhe të rreme" ndërsa i kërkon Uashingtonit të ndalojë së sulmuari Kinën.

Gazeta tha se, pa informacion të ri, agjencitë e inteligjencës nuk do të ishin në gjendje të ofronin një gjykim më të mirë nëse virusi u shfaq nëpërmjet transmetimit nga kafsha te njeriu ose një rrjedhje laboratorike.






Ai shtoi se bashkëpunimi i Kinës ndoshta do të ishte i nevojshëm për të arritur një vlerësim përfundimtar mbi origjinën, megjithëse theksoi se Pekini vazhdoi të "pengojë hetimin global".


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha në një deklaratë të dielën se Kina kishte shprehur kundërshtim të fortë ndaj gjetjeve fillestare të publikuara në raportin përmbledhës në gusht.







"Pavarësisht se sa herë publikohet ky raport dhe sa versione janë sajuar, ai nuk mund të ndryshojë natyrën e kësaj të qenit tërësisht politik dhe të rremë," tha Wang.

Ai shtoi se fakti që agjencitë e inteligjencës u përgjuan në përpjekjet për gjurmimin e origjinës ishte "dëshmi e hekurt" e politizimit dhe i kërkoi SHBA-së të "ndalonte sulmin dhe njollosjen e Kinës".

Pekini është vënë nën presion për të shqyrtuar një hetim të ri mbi origjinën e pandemisë pas një vizite të vonuar dhe shumë të politizuar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që nuk arriti të konkludonte se si shpërtheu virusi për herë të parë.


Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan? Del në shitje libri që do të ‘trondisë’ botën

Republika e Kinës  shfrytëzoi në mënyrë të pamëshirshme pandeminë Covid 19 si pjesë e qëllimit të saj për të arritur dominimin global në botë.

Përfundimi vjen nga ish-shefa të spiunazhit dhe diplomatë. Kupola e vendit komunist, e akuzuar për fshehjen e origjinës së sëmundjes  Covid 19 ,pas dyshimeve për një rrjedhje nga laboratori, thuhet se ka përdorur krizën për të shtuar kontrollin mbi njerëzit e saj, por edhe të fitonte avantazhe në luftën ekonomike kundër rivalëve perëndimorë (amerikan,gjerman,britanike,franceze,spanjolle,rus etj.)

Ekspertët theksojnë se ekonomia e Kinës po lulëzon sërish pothuajse dy vjet pasi virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinezë në Wuhan. 

Në krahun tjetër SHBA ka pësuar recesionin e saj më të keq me dhjetëra milionë njerëz të papunë ndërsa rivali kryesor India është në kaos dhe kolaps ekonomiko-shëndetësor. Kina hapi edhe një luftë tregtare me Australinë bashkë me kërcënimet për ta goditur atë me raketa bërthamore në hakmarrje për kërkesën e saj për një hetim.

Ditët e fundit në Britani  të Madhe është publikuar një libër që hedh dyshime shokuese se Covid  19 (SARS KOV 2) doli nga Instituti i Virologjisë në qytetin  Wuhan, një strukturë e sigurisë së lartë e specializuar për koronaviruset. 

Dhjetëra shkencëtarë kanë sugjeruar se Covid  19 mund të ketë dalë nga laboratori përmes një studiuesi të infektuar. Por kjo nuk u pranua asnjëherë nga Pekini zyrtar.

Libri mban firmën e Sharri Markson, me titull “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan” ka zbuluar një varg të dhënash që tregojnë përpjekjen e Pekinit “të menduara mirë” për të fshehur të vërtetën. 

Janë ish-shefa të inteligjencës që thonë se ka prova të një “aksidenti” laboratorik dhe se ka pasur një fshehje të incidentit të llogaritur “që nga dita e parë”.

Sipas tyre kishte një periudhë “intensive” dhe “aktivitet të pazakontë dhe të pashpjeguar” që në  qytetin kinez Wuhan në javët para pandemisë duke ngritur dyshimet për një shpërthim virusi që u pasua nga një sterilizim masiv në laborator. Aeroporti i qytetit u mbyll për ditë të tëra, pati një ndërprerje të valëve të telefonisë celulare dhe siguria u rrit masivisht në vend.

Disa nga dëshmitë kryesore të veprimtarisë së pashpjegueshme që Markson paraqet në librin e saj është pyetja e vazhdueshme në lidhje me bazat e të dhënave të viruseve të fshira në Wuhan për të cilat disa kanë spekuluar se mund të shpjegojë origjinën e Covid 19.

Baza e të dhënave që përmban 22 mijë viruse u fshi më 12 shtator 2019, tre muaj para se Kina të paralajmëronte zyrtarisht botën për virusin.

Në të njëjtën ditë laboratori i Wuhanit shtoi shpenzimet dhe rriti sigurinë, zëvendësoi sistemet e ventilimit të ajrit dhe blenë një incenerator të ri të mbeturinave. 2 muaj më vonë. Në Nëntor, laboratori bleu gjithashtu një makinë të re të testimit të PCR – një paketë që është bërë kaq e njohur në botë që nga pandemia. 


Ndërkohë, duket se ka pasur një sterilizim masiv të laboratorit dhe një bllokim të rrugëve që në tetor 2019.

 Kontrollet në rrugë raportohet të jenë ngritur rreth laboratorit dhe kishte një ndërprerje të valëve të telefonit celular rreth objektit.

Një ish-zyrtar i administratës së Donald Trump e përshkroi këtë aktivitet si “në përputhje me protokollin për një incident biologjik që ndodh në një laborator”.

Gjatë të njëjtës periudhë fluturimet e linjave ajrore që largoheshin nga Wuhan u ndërprenë, me një numër jashtëzakonisht të lartë anulimesh. 

Ndërkohë një stërvitje ushtarake kundër koronaviruseve u krye gjithashtu në aeroportin e Wuhan dhe në spitalet e qytetit vetëm disa muaj para pandemisë.

Për gazetaren investigative, kjo është dëshmi e rëndësishme që kombinuar me intervistat dhe hulumtime të tjera çon në përfundimin se virusi ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga laboratori.

Kina ka refuzuar të bashkëpunojë për një hetim të plotë për origjinën dhe ekspertët thonë se fshehja po vazhdon edhe sot.

Ata thonë se shkatërrimi që solli përhapja e virusit në të gjithë botën është kthyer në një avantazh strategjik të Kinës – qoftë i qëllimshëm apo jo.

Ish-shefi i MI6, Sir Richard Dearlove thotë: “Shikoni pasojat e asaj që ka ndodhur. Nëse ata donin të përshpejtonin suksesin e tyre ndërkombëtar dhe dominimin përballë vendeve rivale, ata nuk mund ta kishin bërë atë në mënyrë më efektive. Shikoni se çfarë po ndodh në Indi. Shikoni se çfarë i është bërë ekonomisë amerikane. Është e qartë se shtetet autoritare janë më të afta për të kontrolluar popullsinë e tyre përballë një pandemie sepse ato mund të vendosin menjëherë kontrolle të cilat popullata nuk i vë në dyshim.”

Rrëzimi Ekonomik i SHBA

Karantina e parë i Amerikës në pranverën e 2020 e çoi ekonominë më të madhe në botë në rënie të lirë pasi bizneset duhej të mbylleshin. 

Një rekord prej 22 milionë amerikanë humbën punën e tyre. 

Qeveria shpenzoi gati 6 trilionë dollarë për lehtësimin e pandemisë.

 Dhe kjo nuk llogarit koston njerëzore: deri më tani 684 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid dhe miliona të tjerë vuajtën sëmundjen e rëndë.

India në kaos

Ndryshe nga Kina, autoritetet në Indi mund të bëjnë pak për të ndaluar përhapjen e virusit në një popullsi aq të dendur.

 Spitalet u pushtuan në mënyrë të pashmangshme nga miliona pacientë dhe krematoriumet punuan ditë e natë për të përballuar vdekjet në rritje. 

Zyrtarisht janë rreth 447 mijë të vdekur, por mbajtja e dobët e regjistrave do të thotë se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë.
 Pandemia ka qenë një goditje e madhe për shpresat e Indisë për të zëvendësuar Kinën si “fabrika e botës”.

 Ekonomia e Indisë në rritje u tkurr me 24% në fund të vitit të fundit fiskal. 

Në kulmin e pandemisë hakerat kinezë thuhet se shënjestruan rrjetin elektrik të Mumbait, duke zhytur spitalet në errësirë. Analistët thonë se ky ishte një paralajmërim për të mos “tejkaluar kufirin” pas përplasjeve vdekjeprurëse kufitare në Himalaje.



Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin „Literaturë“

 

Shkruan: Flori BRUQI

       

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

 

„Literaturë“

 

 

(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë

Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve)

 

 

 

 

 

PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE

 

NË VEND TË HYRJES

 

Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar derimë sot.

Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrëmë parë.

28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edheAkademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në NewYork. Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.

Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një sërë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tëArshi Pipës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj, ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik derime tash nuk ka ekzistuar.

Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësajAkademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e derimë sot.

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkë- punëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përku- shtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre...

 

Akademik Flori Bruqi

mars 2020

Rreziku i ndarjes së Bosnjes është shumë real, shkruan “The Guardian”.

 E përditshmja prestigjoze britanike citon një zyrtar të lartë të BE-së të pohojë se kërcënimet e separatistëve serbë për të krijuar ushtrinë e tyre rrezikojnë të kthehen në konflikt të mirëfilltë.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se nëse “separatistët serbë e vënë në jetë kërcënimin e tyre, duke i ndarë kështu forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.






Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa. NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt tha se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

“Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë [Marrëveshjen e Dejtonit], ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnje do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale”, citon Guardian përfaqësuesin ndërkombëtar.

Lideri serb i Bonjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Serbe – entitet i banuar me shumice serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai e ka deklaruar hapur se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe.

Aktviteti i Kishës Ortodokse Serbe nëpër kohë si dhe pasojat e dhunës serbe për shqiptarët dhe për rajonin ballkanik

 

Serbia është një pacient me shumë sëmundje, të diagnostifikuara e të padiagnostifikuara dhe kërkon qasje shumëpërmasash. Andaj, diskutimi im do të prekë vetëm disa pikëpamje, sepse është e pamundshme një diskutim i shkurtër të përfshijë tërë atë që do të duhej të thuhet për Serbinë, për Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj në Ballkan dhe në tokat shqiptare gjatë të kaluarës. Megjithatë, do të përpiqem t’i theksoj disa gjera, që për këtë çast më duken, pak a shumë, më të arsyeshme lidhur me temën “A ka gjasa integrimi i serbisë së sotme në strukturat euro-atlantike”.

Edhe historia e përgjithshme, por edhe historia kishtare pravosllave serbe pohon se kleri ortodoks serb dhe institucionet e tyre kanë qenë dhe kanë mbetur aktive gjatë tërë kohës. E dalë prej popullit, e rritur me popullin ajo nuk u nda kurrë nga populli dhe ndau fatin që kishte populli serb gjatë tërë kohës prej kur erdhi në Ballkan dhe u profilizua si popull. Madje, roli i klerikëve dhe monakëve theksohet me epitete të veçanta se monakët dhe klerikët kontribuan “jo vetëm me kryq në dorë dhe me qaforet (epitrahitë) rreth qafes, por edhe me shpatë, pistoletë në brezë dhe pushkë në krahë. Shumë prej tyre shkuan në luftë jo si kryeparë popullorë, por si ushtarë të tjeshtë.”[1] Për ta ngritur në piedestal edhe më të lartë, Ferdo Shishiq konstaton: “Mezi ka popull në botë priftëria e të cilit me aq viktima të gjakosura kontribuan në alltarin e lirisë sikur ajo serbe.”[2] Sidomos ky aktivitet ka ardhur në shprehje gjatë shekullit XIX, në shekullin e kryengritjes së përgjithshme kundër Turqisë.

Janë të njohura kryengritjet e vitit 1804 në Shumadi, të vitit 1806 në Zhiçko Polje, 1806 në Lopas dhe Dragashevë, 1807 në Nikshiq e shumë të tjera.[3]

Klerikët ortodoksë serbë ishin aktivë edhe në mobilizimin e masës popullore për kryengritje kundër Turqisë. Në fillim të shekullit XIX ishte aktiv prota Atanasije. Ai më 1804 në Orashje tuboi Karagjorgjen dhe njerëz me zë nga serbët dhe i bindi të organizohen: “Vëllezër, ja, tashmë disa qind vjet kaluan prej kur lavdia jonë u varros në varrë në Kosovë. Prej atëherë thikat, shpatat dhe pushkat tona hyn në milla …. Fytyra e grave, motrave dhe vajzave tona shkelet me këmbë sikur ne të ishim robber të vërtetë. Vëllezër, toka po rënkon kurse qielli mbi ne po qanë, duke shikuar vuajtjet tona.”[4] Aktivitete të tilla kemi në vazhdimësi.

Klerikët serbë i kemi aktiv edhe në diplomaci. Prota Matija është organizatori kryesor i serbëve përtej Kollubarës në vitin 1803 kundër Turqisë. Ai shkoi në Sarajevë, pastaj në Zemun (pjesë e Austro-Hungarisë), për të siguruar përkrahje dhe armatim. Aktiv ishte popi Lluka Llazareviq, popi Sreten, prota Millutin Iliq – Guçanin etj. Proto Matija ishte në Petrograd te cari rus Aleksandër, në Greqi dhe në vende të tjera.[5]

Aktiviteti kishtar brendakristian, brenda dhe jashtë, nuk pushoi deri në ditët tona. Kështu, vlladika i Baçkës, Irinej Bulloviq, lidhur me një takim ekumenik ndërkristian, ku ishte i pranishëm patriku serb Pavle, ministri i fesë në qeverinë e Serbisë Millan Radulloviq, ministri i tregtisë dhe turizmit Bojan Dimitrijeviq, këshilltari i koordinatorit të përhershëm të OKB në Serbi dhe Mal të Zi Nikolla Herkules dhe Eksperti i Unionit Evropian për çështjet juridike dhe ekonomike Eduard Hofman etj., thotë: “Ky është tubimi i parë gjithëkristianë në këtë mënyrë, jo vetëm në Baçkë, jo vetëm në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në Juglindje të Evropës dhe më gjerë. …”.[6]

Serbët janë aktivë brenda dhe jashte Serbisë në çdo kohë, por gjithnjë me bekimin e Rusisë mëmë. I mbështetur në këtë fakt, S. Millosheviq i deklaroi gazetës Sovjetskaja Rosija në shkurt të vitit 1990 se “Kosova është tokë serbe, asnjëherë nuk ka qenë shqiptare e as që do të jetë ndonjëherë!” [7] Këtë e vërteton edhe kujdesi i vazhdueshëm i Rusisë, sepse që nga Kongresi gjithësllavë në Beograd në vitin 1946[8] e deri në tubimet e shumta gjithësllave, gjithëortodokse dhe gjithëserbenë vitet e nëntëdhjeta, konflikti në tokat shqiptare nga kategoria e hak/gjakmarrjes ngritet në nivel kozmik të të mires dhe të keqes.[9] Frymën shoveniste të lëvizjes serbe në Kosovë e përshkruan shumë bukur vetë S. Millosheviq, kur më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, pohoi: “Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar popullin serb”; “Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare, por çështje e poipullit”; “Çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rendësi, sepse gjashtë shekuj pas saj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave.”[10]


Tubime, solidarizime dhe ‘brengosje’ gjithësllave dhe gjithëortodokse kemi edhe në fund të vitit 2004, kur Rusisë i bëri visitë kryetari i Serbisë Boris Tadiq dhe patriku serb Pavle. Atje u takuan me kreun politikë të Rusisë dhe patrikun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksij II. Temë ishte Kosova dhe mënyra e vënies së sërishme të saj nën kontroll.[11]

Pse i theksuam këto gjera të njohura (dhe shumë të tjera ende të patheksuara)? Përse nevojiten ato për temën tonë? Sepse, mendoj, vetëm kësisoji do të kuptohen burimet hyjnore dhe historike të angazhimit serb në Kosovë dhe në rajon nga kohët e lashta e deri sot.

  1.  Stanimir Spasovic, Bogoslovlje, Uloga srpskog svestenstva u Karadjordjevom ustanku, Istocnik – list pravoslavne eparhije kanadske, në: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  2.  Sipas: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  3.  Gjerësisht: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html
  4.  Sipas: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  5.  Shih: http://www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
  6.  Ekumenski susret vjernika pravoslavne, katolicke, evangelistiske i reformatorske vjere, në: http://www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
  7.  Muhammet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, fq. 119.
  8.  Halid Causevic, Politicko-pravni aspekt islamskog fundamentalizma u Jugosllaviji,, në: Islamski fundamentalizam – sta je to?, Sarajevë, 1990, fq. 47.
  9.  Sipas: Fikret Karcic, muslimani balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 146 dhe 115-152.
  10.  NIN, 2 korrik, 1989, Beograd, sipas: M. Pirraku, op. cit., fq. 118.
  11.  Savet ministara drzavne zajednice Srbija i Crna Gora – Direkcija za informisanje, Beta - Danas, sipas: www.info.gov.yu/saveznavlada/list_detalj.php?tid=2&idteksta=12811.

Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik, obskurantist. Vetëdija e tillë e pervertuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore, kurse ‘zotimin’ për Kosovën e bëjnë fundament për luftëra gjenocidale. Këtë vetëdije të tyre të pervetuar, filozofi boshnjak R. Muminoviq e përshkruan si “vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe që ka bërë aq vepra shoviniste dhe destruktive sa që nuk mund të kategorizohen në nocione të njohura të ideologjisë.”[1] Kjo vetëdije e shtyri në vitet e tridhjeta të shekullit XX Klubin Kulturor Serb t’i propozojë mbretit Aleksandër se “me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismën e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtërive fetare etj., të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonzojë Kosovën.” [2] Kjo vetëdije e shtyri kriminelin Radovan Karaxhiq që në janar të vitit 1992 të pohojë se strategjia serbe është të luftojnë “deri sa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve dhe deri sa nuk e përfundojnë luftën.” [3] Kjo vetëdije e shtyri edhe peshkopin serb me zë, Atanasije, të pohojë se “rrethojat e shtëpive muslimane prej Bagdadit deri në Bihaq t’i quajëprimitivizëm të zakonshëm dhe diç edhe më të thellë”.[4]

Kjo vetëdije e shtyri edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe kreun e saj, patrikun Pavle, peshkopin Artemije, etj., që gjatë dy dekadave të fundit të nxisin ekstremizmin më ekstrem, duke manipuluar me masat serbe me eshtrat e princ Llazarit, i cili burimet e veta i ka nga lëvizja çetnike, e kjo nga lëvizja hajdute, kurse kjo lëvizje nga Kronikat e përmendura më herët dhe nga Epika mesjetare serbe.[5]

  1.  Rasim Mumonovic, op. cit., fq. 258 dhe 259.
  2.  Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, fq. 166.
  3.  N. Cigar, op. cit., fq. 25.
  4.  Fikret Karcic, Muslimani Balkana …, op. cit., fq. 21-22.
  5.  Mehmedalija Bojic, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001, fq. 91 etj.

Trojet shqiptare dhe ballkanike, nën presionin dhe dhunën e gjenit dhe mendjes së çoroditur, një kohë të gjatë ishin shembull karakteristik të një vetëdijeje të shtrembëruar, arkaike dhe izoluese, tipike për një konzervatizëm mental, tipike për vellikoserbizmin.


Të gjitha të theksuarat dhe të patheksuarat në këtë diskutim çojnë në përfundim se integrimi i Serbisë në paktin euro-atlantik dhe në integrimet e ndryshme evropiane dhe botërore është i mundshëm vetëm si interes i fuqive botërore dhe vetëm për interes të balansit politik dhe ekonomik, por assesi si meritë e politikës serbe. Në fund të fundit, integrimi i saj duhet të bëhet, qoftë edhe me presion politik, por pa Kosovën.


Kosova duhet të ketë rrugëtimin e saj autokton drejt Evropës së bashkuar, ashtu çfarë është, me identitetin e saj fetar, nacional, kulturor, politik, ekonomik etj.


Jam i vetëdijshëm se nuk u theksuan të gjitha dhe nuk kam pretendim t’i them të gjitha, sepse është temë e gjerë dhe komplekse. Ligjëratat e ligjëruesve të nderuar dhe diskutimet e diskutuesve të nderuar ofruan orientimet e nevojshme.



Literatura:

1. Stevan Pavlovic, Istorija Balkana, Beograd, 2001.
2. Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2001.
3. Mustafa Spahic, Zemlja bez rodnog lista, Sarajevë, 2001.
4. Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 h./2000.
5. www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
6. www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
7. www.istocnik.com/articles/60/bogoslovlje1.html.
8. www.hrvatskarijec,co.yu/?zg=2217669&no=95.
9. Muhammet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000.
10. Islamski fundamentalizam – sta je to?, Sarajevë, 1990.
11. Fikret Karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.
12. NIN, 2 korrik, 1989, Beograd.
13. www.info.gov.yu/saveznavlada/list_detalj.php?tid=2&idteksta=12811.
14. Nusret Cancar – Enes Karic, Islamski fundamentalizam – sta je to?. Sarajevë, 1990.
15. www.geocities.com/byzantion2001/Pravednikistorija.html.
16. www.geocities.com/byzantion2001/Pravednikistorija.html.
17. Fikret karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.
18. Sherif Delvina, Kosova një mit serb apo një realitet historic shqiptar, Tiranë, 2000.
19. Norman Cigar, Roli iorientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj m,uslimanëve në Ballkan, Shkup, 2003.
20. Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985.
21. Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 h./2000.
22. Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941.
23. Mehmedalija Bojic, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...