2024-07-04

Lothar Matthaus legjenda e Gjermanise ka refuzuar qe ta marre drejtimin e Kosoves

 


Lothar Matthaus, legjenda e Gjermanise, ka refuzuar qe ta marre drejtimin e Kosoves

Ish legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus si duket nuk ka pranuar ofertën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Ish anëtari i Bayern Municut dhe Interit ka treguar se nuk do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit.

“E mohoj kategorikisht se do ta marr drejtimin e Kosovës. Nuk ka gjasa”, deklaroi Matthaus për B92, përcjell Express.

Matthaus ishte takuar me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin në ceremoninë e FIFA-së, e cila është mbajtur në Londër. 

Numri një i futbollit kosovar ka shfaqur interesimin që gjermani ta drejtoj Kosovën, por si duket Matthaus nuk është i gatshëm që t’i rikthehet zejes së trajnerit.

Matthaus për herë të fundit ishte trajner i Bullgarisë në vitin 2011. Kurse, më herët ka drejtuar edhe Hungarinë, Partizanin e Beogradit, Rapid Wienan dhe Red Bull Salzburg.

2024-07-01

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare

 Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. 



Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave, Ismail Kadare.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare.

Berisha thekson se në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave”.

REAGIMI I BERISHËS

Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare.

Të dashur miq, sot mort, zi dhe dhimbje për mbarë kombin shqiptar. Ismail Kadare, gjeniu botëror i letrave shqipe, dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur për jetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij.

Laurat i çmimeve me prestigjioze të letrave si Man Booker, Prince des Asturies, Jerusalem Prize, veprat e Ismail Kadares u përkthyen në rreth 45 gjuhë të botës.

Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj për të cilat regjimi e censuroi për vite të tëra.

Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri.

Duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës të ndritur të Ismail Kadares, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar miqve, të afërmëve dhe lutem së bashku me ta që shiprti i madh i tij të prehet në paqen e merituar. Amin!


Rrëfimi i Vincës: Thaçi shkoi te Ismail Kadare në Paris, i tha “nëse më shpallin tradhtar, a më mbron?”

 


Rrëfimi i Vincës: Thaçi shkoi te Ismail Kadare në Paris, i tha “nëse më shpallin tradhtar, a më mbron?”

Shkrimtari dhe profesori universitar, Agim Vinca tregoi një rast nga viti 1999, kur Hashim Thaçi, i cili atëherë i printe delegacionit kosovar në Konferencën e Rambujesë që mbahej në Francë me qëllimin e vendosjes së paqes në Kosovë, kishte kërkuar mbrojtje nga shkrimtari Ismail Kadare para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Vinca tha se një natë para se të vendoseshin nënshkrimet në marrëveshje nga pala kosovare, Thaçi kishte shkuar në apartamentin e Kadaresë për t’ia bërë një pyetje.


“Para Rambujesë, Hashim Thaçi një natë para nënshkrimit ka shkuar në apartamentin e Kadarenjve në qendër të Parisit, dhe i ka thanë nëse më shpallin tradhtar, a më mbron ti? I ka thënë ‘po, nënshkruaje’. Këto dihen. Janë fakte. Kadareja gjithashtu i ka shkruar letra Ukshin Hotit dhe ai nga burgu i është përgjigjur. Ai nuk doli nga burgu, por libri mbeti. Ndjeshmëria e tij ndaj Kosoves ishte e madhe”, tha Vinca në Frontal.

Ai tregoi vlerësimin e tij të lartë për Kadarenë, për të cilin tha se “ka krijuar ushqim shpirtëror për popullin e vet” edhe në kushte të regjimit totalitar.

“Librat e tij janë zhdukur nga libraritë brenda orës. Studentët mezi kanë pritur ta lexojnë cdo vepër të tij”, tha Vinca.

Kadare vdiq sot në moshën 88-vjeçare.

edvin Kristaq Rama , protesta në QSUT, policia arreston “rebelët”.

 



Katër aktivistë e kanë pritur me këto thirrje Kryeministrin Edi Rama në QSUT, aty ku ai zhvilloi një takim me drejtuesit e këtij institucioni disa ditë pas skandalit me mjekët e Onkologjikut.

Vajza që shihni në video u afrua për t’i dhënë Kryeministrit një broshurë për protestën e sotme në orën 19.00 tek Ministria e Shëndetësisë.

Të 4 të rinjtë janë shoqëruar në Komisariatin nr. 4. Protesta e tyre lidhej me zhvillimet e fundit në shëndetësi, si dhe për mungesën e medikamenteve kimioterapisë.

Veprat e Ismailj Kadaresë kanë krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan Ambasada e SHBA-së, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën.

Ndërsa kujtoi që Ambasada e SHBA-së ka nderuar Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020″.

“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan Ambasada Amerikane.

Vdiq gazetarit dhe shkrimtari Ramiz Bala.

Me pikëllim të thellë e morën lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala.





“Bala ka qenë redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe profesor e shkrimtar”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Bala”, thuhet në telegram.

Para luftë në kafe galerin e tij Restoran  e restoranitt "Koha', janë promovuar qindra libra gjatë rgjimit fashit serb.

Ngusëllime familjes Bala.

Urshka Klakoçar-Zupançiq: Sllovenia do të mbështesë Kosovën në të gjiha rrugëtimet e saja për anëtarësim në mekanizmat evropian.




Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, është shprehur e kënaqur me vizitën e saj sot në Prishtinë, dhe takimin e pritjen që e pati nga homologu i saj, Glauk Konjufca.

Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se Sllovenia do të mbështesë Kosovën në të gjiha rrugëtimet e saja për anëtarësim në mekanizmat evropian.

“Do të përmirësojmë bashkëpunimin mes dy parlamenteve. Sllovenia do të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE, dhe drejt fushave të ndryshme legjislative”.

“Sllovenia është një mike e Kosovës dhe do të mbështesim kështu. Sllovenia do të ju mbështesë për të gjitha përpjekjet e juaja për anëtarësim në mekanizma të tjerë”, ka thënë 

Klakoçar-Zupançiq