2014-10-21

Ismet Azizi: Historia e lashtë shqiptare e Peshterit-Sanxhakut


Të gjeturat më të vjetra (rreth 3000 vite) për popullsinë e Rrafshnaltës së Peshterit rrjedhin nga vendbanimi Delimexhë. Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve dhe hulumtuesve, banorët më të vjetër të kësaj treve në tërësi kanë qenë të fisit iliro-dardan. Janë toponimet e shumta të kësaj treve që na i përkujtojnë ilirët. Emërtimet: Ras, Ibar, Pešter, Biševo, Vapa, Lim etj. , janë me prejardhje shqipe (rrasë- ploča, (lumi Ibër) Ibar-i bardhë, Lum-Lim, Vapa- vapë, (Pešter) Peshë-težina, ter-terësi, thatësi).

Gadishulli ballkanik ka qenë në ballë të ekspansionit romak duke filluar nga shekulli i VII-të. Dihet mirë që romakët shumë herët e kanë eksploatuar minierën e hekurit në Glluhavicë.

Pra, Peshteri ka qenë pjesë përbërëse e provincës së Dardanisë, e cila ka përfshirë një pjesë të madhe të Maqedonisë, në jug të Shkupit, Kosovën dhe territorin shqiptar deri në Nish, ndërsa në perëndim tërë Sanxhakun. Në këtë kohë gati e tërë popullata ilire pothuajse ka qenë e romanizuar. Në kohën e ndarjes së Perandorisë Romake, në atë të Lindjes dhe Perëndimit, territori i Sanxhakut është gjetur në kufirin e ndarjes në mes këtyre dy Perandorive.

Depërtimi i sllavëve të jugut në këto hapësira është bërë gjatë shekullit të VII-të kur u okupua popullsia autoktone dhe për një kohë gjatë një numër i konsideruar është sllavizuar, duke ndërruar edhe fenë. Edhe në këto anë popullsia është ndarë në katolikë dhe ortodoksë (Aleksiqët nga Borikovci afër Bajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).

Diku rreth 100 vite para ardhjes së osmanëve pjesa më e madhe e territorit të Sanxhakut i ka takuar Bosnjës. Me ardhjen e osmanëve popullsia vendase shqiptare, dhe siç thonë disa historianë boshnjakë, popullsia bogumile, pranuan islamin si shpëtim nga depërtimi i misionarëve katolikë dhe ortodoksë, megjithëse bogumilët shumë çka në besimin e tyre fetar kishin pika të përbashkëta me besimin islam. Okupimi i Sanxhakut dhe Malit të Zi ka zgjat gati 100 vjet.

Dokumenti i parë i shkruar në histori është i vitit 1396 dhe ka të bëjë me Glluahavicën ku gjendej Kadiu i cili i kishte shkruar sundimtarit të Dubrovnikut. Kjo letër nuk është ruajtur, por është ruajtur përgjigjja e sundimtarit të Dubrovnikut dërguar kadiut të Glluhavicës me datën 28 mars 1396.

Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës, e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam, ndërsa ajo katolike e fisit Kelmend në drejtim të veriut në Srem (Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak) dhe Shumadisë (prej nga është gjyshi i Karagjorgjes, Xhin Marash Klimenti). Përkundër vështirësive, në këto vise arritën të mbijetojnë fiset Shkreli, Hoti, Gruda, Shala, Kuqi, Kastrati, Muriqi, Lajqi, Gucia, Plakiqi etj. Këto fise, deri vonë, nuk pranuan islamin.

Ndërsa, një shkrim i vjetër, i cili përmend vendbanimin Tutin, një ndër vendet më të mëdha të Peshterit, është ai i udhëpërshkruesit Irbi dhe Mekenzi, nga viti 1868.

"Roja e sanxhaklinjve na e tërhoqi vëmendjen, posaçërisht në një kodër dhe na tha se në këtë trevë janë dhjetëra fshatra të cilat nuk e kanë pranuar sulltanin dhe as që kanë paguar taksat deri par disa viteve. Ne e pyetëm: po tash fshatarët a paguajnë taksa?

‘Jo në tërësi’, na u përgjigjën. ‘Por, nuk mundën më t’i sundojnë fqinjët e tyre dhe se më nuk po shkon si ka shkuar më parë’”.

Dialogu që pasoi është me rëndësi pasi që zbulon fakte në lidhje me përbërjen etnike dhe religjioze të popullsisë të asaj treve.

"A janë ata fshatarë boshnjak apo shqiptar”? “Janë të përzier. Kufiri i vërtetë në mes tyre është Rozhaja, por do të gjeni shqiptarë të përzier me boshnjakët gjithkund këtu pari deri në Sjenicë".

“A ka të krishterë këtu pari?”, kishin pyetur kalimtarët. Përgjigja ishte: “Ka, por pak, shumë pak".

Pas okupimit të Bosnjës dhe Hercegovinës që ndodhi në vitin 1878 dhe pas dëbimit të popullsisë boshnjake, së pari nga Nikshiqi dhe Kollashini, në Peshter u vendos një numër i madh i muhaxhirëve boshnjakë nga Bosnja. Kjo shpërngulje e muhaxhirëve nga Bosnja dhe Hercegovina dukshëm ka ndikuar në forcimin e strukturës etnike boshnjake dhe në zhvillimin e vetëdijes së sanxhaklinjve myslimanë - boshnjakëve të Sanxhakut. Në këtë kohë, pra në vitin 1877, vjen edhe te ndarja, përherë të parë, e Sanxhakut nga Bosnja.

Nga Kongresi i Berlinit (1878) deri te Luftërat Ballkanike, Sanxhaku ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me qendër në Shkup. Kjo është periudha e sulmeve dhe terrorit të cilat i kanë kryer grupet paramilitare serbe dhe malazeze. Një situatë e tillë i ka detyruar sanxhaklinjtë që të mbrojnë jetën dhe qëndrimin në vendin e tyre. Periudha më e vështirë ka qenë ajo e okupimit të Sanxhakut nga serbët dhe malazezët në vitin 1912. Ky okupim është bërë me pretekst të dorëzimit të armëve që është udhëhequr nga Boshko Boskoviq. Për këto arsye, gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës s I-rë Botërore, ka pasë humbje të popullsisë, gjegjësisht shtim negativ të popullsisë, për herë të parë dhe të fundit.

Me krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918) pozita e popullsisë së Sanxhakut në këtë shtet vështirësohet edhe më tutje. Pa të drejta elementare, të nënçmuar dhe të pa pranuar si komb dhe si krahinë historike. Sanxhaku vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, për pak kohë, ka arritur të krijojë autonominë, të cilën komunistët në fund të luftës e suprimuan. Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e popullsisë së Sanxhakut ka luajtur Xhemal Koniqanin në Peshter, ndërsa Aqif Blyta në mbrojtjen e Pazarit nga shfarosja prej çetnikëve të Drazha Mihailoviqit.

Gjatë gjithë periudhës së diktaturës komuniste, Sanxhaku e sidomos Peshteri, i banuar me shumicë shqiptare, ishin në vazhdimësi të terrorizuar. Sidomos gjatë periudhës së Rankoviqit kjo popullsi ishte nën presion të paskrupullt të asimilimit.

Rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe në ndriçimin e të vërtetave historike dhe etnografike kanë luajtur intelektualët e kohës, siç ishin Ejup Mushoviq, Rizvan Reshoviq dhe disa të tjerë.

Në vitet e 90-ta, dhe me shpartallimin e Jugosllavisë, nga terrori me përmasa të gjenocidit, Sanxhaku pothuajse pas 100 vite të vakumit zhvillimor në aspektin kulturor dhe nacional, arrti të trasojë rrugën e krijimit të institucioneve politike, kulturor dhe humanitare. Me krijimin e Këshillit Kombëtarë Boshnjak të Sanxhakut, në maj të viti 1991, në të gjitha institucionet u vunë themelet e autonomisë së Sanxhakut. Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar një referendum popullor ku është votuar për autonominë politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Shtetin e Kosovës, apo BH. Rreth 98 për qind e votuesve janë deklaruar në favor të kësaj çështjeje të referendumin. Peshterasit gjatë gjithë këtyre periudhave ka luajtur rolin kryesor në rrugëtimin e autonomisë së popullit të Sanxhakut.

Nëse i citojmë të gjitha burimet dhe autorët perëndimorë, që flasin në favor të faktit se Sanxhaku ishte gjithmonë pjesë e pandashme e Shqipërisë etnike, do të duhej hapësirë shumë më e madhe. Të dhënat nga e kaluara e deri më sot janë shembuj të pakt që gjenden në një oqean të madh faktesh. Në punimet e mëvonshme do të mundemi t’i përmendim faktet që përfundimisht vërtetojnë se Peshteri asgjë nuk ka të bëjë me emërtimet artificiale “Stara Serbija” apo “Stara Rashka” të prodhuar në shekullin e XIX nga propaganda serbe.

Në këtë treve jeton në vazhdimësi shekullore popullata shqiptare Në asnjë periudhë kohore historike kjo trevë nuk ishte pa shqiptarë. Shqiptarët mbijetuan në Ukrainë, Siri, Egjipt, Itali, Dalmaci, pse mos të mbijetojnë edhe në Peshter, gjegjësisht në Sanxhak, territor ky i ngjitur me popullsinë shumicë shqiptare të Kosovës.

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Kisha Ortodokse Serbe dhe Irinej janë kancer i Ballkanit



Ju, Patriark, Jirinej dhe suita e juaj, para teje, gjatë teje dhe pas teje (sepse nuk shans që të civilizoheni), keni qenë jeni dhe do të mbeteni tragjikisht, kanceri i Ballkanit, sepse jeni ideator, nxitës dhe zbatues të shovinizmit në vepër kundër popujve tjerë fqinjë. Ju Jirinej i keni bekuar kriminelët nëpër kisha dhe manastire që të vrasin, dhunojnë dhe masakrojnë, që bëjnë gjenocid, ju keni bekuar kriminelët e Millosheviqit nepër tërë ish Jugosllavinë. Në Kosovë, ende nuk është bërë e njohur e tërë pesha e krimeve dhe gjenocidit që e keni bekuar nëpër manastire dhe kisha.
Unë, nuk ju këshilloj, por ta dini se Hitleri dhe Millosheviqi nuk kanë dallim, inkvizicioni dhe urdhërat e jueja për dhunime të femrave në Kosovë nuk kanë autor tjetër përpos juve dhe mbështetësve të kriminalizuar në shovinizëm dhe për çudi ju nuk e dini kur është mjaftë. Shikoni çfarë keni bërë në Bosnje më 1942-1944 ndaj boshnjakëve myslimanë, shikoni si jeni kërcënuar ndaj shqiptarëve dhe keni bërë krime 1912-1999). Në bazë të dokumenteve të shumta pa mëdyshje po e them se ju priftërinjët serb jeni kanceri i Ballkanit. Dëshmoni me vepra e argumente të kundërtën.
Unë popullin serb dhe kishën e Juaj nuk e urrej, pse na urreni ju neve me shekuj të tërë. Çka keni lyp ju në Tiranë në hapjen e një TEMPULLI Të SHENJT Të SHQIPTARËVE. Unë edhe pse shqiptar i fesë islame para përpara AT NIKOLLË MARKUT do t` i përkulesha me respekt civilizues, sepse jam SHQIPTAR. AT NIKOLLË MARKU është edhe prifti im, sepse ai predikon drejtë, nuk urren asnjë njeri, as një racë, asnjë popull. Ju, prift Jirinej paradite e urreni tërë njerëzimin e pas dite e urreni edhe popullin që i takoni me këto siellje të papërmirësueshme shoviniste.
Të shkojmë me radhë.
Ekziston një dokumentacion i tërë që dëshmon në mënyrë të pakontestueshme se Atanasie Jevtiqi është ideator i vrasjes së rreth 300.000 njerëzve në periudhën ndërmjet viteve 1991-1999 në ish-Jugosllavi, me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe. Aty, afër tij, është edhe patriarku Pavle dhe priftërinjtë e tjerë, bashkëpunëtorë të Karaxhiqit, të Arkanit, të Sheshelit dhe të Milosheviqit. Ky dokumentacion do të bëhet publik shumë shpejt.
Priftërit e Serbisë përpiqen që, me pamfletin e tyre (Memorandumin), të mbajnë “në jetë” të gjitha falsifikatet e historisë së tyre. Dhe, me këtë gjë, ata edhe njëherë ngrihen në mbrojtje të politikës gjenocidale të Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Karaxhiqit, në fund të shekullit XX. Por, argumentet nuk janë më “pronë” vetëm e priftërinjve serbë. Më në fund, bota e civilizuar ka rast dhe kushte të kuptojë historinë e vërtetë të Dardanisë-Kosovës. E vërteta do të zbardhet dhe do të argumentohet vetëm me dokumente. Dhe, le të fitojë e vërteta, edhe në qoftë se ajo është kundër meje. Unë e dua vetëm të vërtetën. Në interes të kësaj të vërtete dhe në interes të së drejtës historike, po ia paraqesim opinionit argumentet, të cilat mbështeten në burime që pakontestueshëm tregojnë realitetin.
Sipas dokumenteve relevante shkatërrimi i Jugosllavisë do të përjetojë fundin nga 20 e deri më 22 janar 1990, në kongresin e fundit të LKJ-ës. Lidhur me këtë situatë Kisha Ortodokes serbe ishte vënë në gjendje gatishmërie. Në qershor te të njetit vit Sllobodan Millosheviqin do ta vizitojnë: mitrpoliti Jovan, peshkopi i Zhiçës Stefani, peshkopi i Shumadisë Sava, peshkopi i Nishit Irinej, peshkopi i i Sremit Vasilije. Në këtë takim është përkrah koncepti për Serbinë e Madhe. Fundi i realizimit të atij skenari do të arrihet më 2 dhjetor kur nga 17 arhirejë të Kishës Ortodokse Serbe do të zgjidhet gjatë nëntë votimeve problematike për Patriark Pavli.
Pas atij akti Atanasije Jevtiqi do të kërkojë që të gërmohen varret nepër Koroaci nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë këtij procesi do të dalin në skenë konfliktët e vjetra të serbëve dhe kroatëve, të cilët kishin forcë dhe ishin të intresuar ta shkatërrojnë Jugosllavinë. Pikërisht atëherë (më 1991) Patriku Pavle do ta bind Karingtonin se serbët dhe kroatët nuk mund të jetojnë së bashku. Kështu prodhohet urrejtja kolektive nga KOS dhe asaj urretëje do të i prij deri me sot. Atëherë do të dihet se më 1944 KOS i kishte premtuar Hitlerit strehim në ZIÇË ose afër Dubrovnikut. Shtrohet pyetja a do të ishte më vonë Hitleri nën mbrojtjen e UNESC-os, siç janë ato lokalitete sot, siç i strehojnë më se 60 oficerë kriminelë serb për krimet e bëra gjenocidale gjatë luftërave 1991-1999.
Kosova është fenomen evropian. Populli më i vjetër i kësaj toke janë dardanët, një fis i vjetër ilir. Me invadimin e romakëve në Ilirikë, Dardaninë e sunduan romakët deri në depërtimin e një populli barbar, të quajtur hunë, në vitin 441. Pas tyre, në Dardani shkatërruan gjithçka që gjeten para vetes gotët, në vitin 472. Është i njohur dokumenti nga ajo kohë: “Ubique luctus, ubique getimus e plurima matrio imago” (Gjithkah dhembje, gjithkah vaj, më së shumti realitet të vdekjes totale). Mbi Dardaninë edhe një herë u sulën gotët, në vitin 535, duke shkatërruar gjithçka në të. Pastaj, nëpër Dardani bënë kërdi avarët, në vitin 580. Pas kësaj katastrofe, Dardaninë e sundon Bizanti, ndërsa më vonë pushtetin okupator e marrin në dorë bullgarët (vitet 851-1018). Në këtë tokë “të nemun”, një kohë sunduan normanët (vitet 1081-1803), pastaj bizantinët, pastaj sërishmi u kthyen normanët (vitet 1107-1108), prapë bizantinët (deri në vitin 1226), kur si okupatorë vendosen rasët (serbët), të udhëhequr nga dinastia e Nemanjiqëve (deri në vitin 1389), kur në Kosovë vendosen si okupatorë turqit (deri në vitin 1912). Gjatë viteve 1912-1915, në Kosovë sundojnë si okupatorë Serbia dhe Mali i Zi. Gjatë viteve 1915-1918, në Kosovë janë okupatorë austriakët dhe bullgarët; gjatë viteve 1918-1941 në Kosovë sundojnë si okupatorë serbët, kroatët dhe sllovenët; gjatë viteve 1941-1944 në Kosovë sundojnë si okupatorë gjermanët dhe italianët; gjatë viteve 1945-1999, në Kosovë sundojnë si okupatorë jugosllavët. Por, në të gjitha etapat e zhvillimit historik, shqiptarët janë popull shumicë në këtë tokë dhe historia e tyre është e pashkëputur.
*
Me që serbët insistojnë në njëfarë “të drejte historike” mbi Kosovën këtu po ua sjellim argumentin ku thuhet: Radoslav Gruiq, Pravoslavna srpska crkva, Beograd 1914, - “Nga pjesa veriore e Maleve Karpate kanë zbritë të parët tanë (Sllavët-HB) në Hungarinë e sotme. Aty Avarët sundonin mbi ta... Por në fillim të shekullit VII, (sllavët) i lanë bashkëkombësit në Banat, Srem dhe Savoni, do të ndahen ata nga Avarët , do ta kalojnë Danubin dhe Savën, do të zbresin në Gadishullin Ballkanik. Këtu përmes forcës së armatasour do të i mundin vendasit (Ilirët, prej të cilëve rrjedhin Arnautët, popuj të ndryshëm të romanizuar, të cilët me nominimin Walchen-Welsche do të quhen Vllasë) dhe do të vendosën nepër territore ku edhe tani jetojnë”. Ky fakt do të thotë se në viset ku jetojnë sot shqiptarët nuk ka pasë romanizim as sllavizim e as turqim, por ka pasur proces të shkrirjes evolutive të Ilirve në Arbreshë, përkatësisht në Shqiptarë. Këtë argument e forcon edhe pranimi i religjionit krishter nga ana e popujve ilirë qysh në shekujt e parë, siç janë konkretisht Daradët të cilët e pranuan krishtërizmin nja njëmijë vjet para sllavëve. Këto argumente tani janë të njohura opinionit botëror. (Shiko: Zef Mirdita, Rreligjioni dhe kultet e Dradanëve dhe Dardanisë në Antikë, Zagreb 2001, f.153-167- Krishtenimi dhe përhapja e tij në Dardani”. Ç është e vërteta, Serbët vetëm më 1288 e kanë bërë kriterimin rreligjion institucional. Çdo histori tjetër e mëparëme e tyre ishte bredhje në dymendësi dhe paganizëm ekstrem.

* * *
SERBËT DY HERË E OKUPUAN KOSOVËN

Në këtë publikim, problem shkencor dhe politik janë serbët, si pretendentë johistorikë dhe jolegalë të Kosovës. Prandaj, në bazë të fakteve, mund të konstatojmë: okupimi i parë serb i Kosovës është bërë përmes procesit të plaçkitjes, të cilin kallogjerët serbë më vonë e shndërruan në “histori”. Një “histori” e tillë zgjati afër njëqind vjet. Ajo u përcoll me plaçkitje sistematike ndaj arbanasve dhe vllahëve autoktonë (të dy entitetet kanë prejardhje ilire). Këtë proces të okupimit të Kosovës në stilin barbar, serbët e filluan me plaçkitjen që i bënë qendrës administrative bizantino-arbanase të Zveçanit, në vitin 1186. Serbët e bënë këtë, sepse forcat elite ushtarake arbanase ishin të angazhuara në luftimet kundër depërtimit të ushtrive pushtuese aziatike nga Lindja, gjegjësisht nga Anadolli. Kështu, serbët, gjatë viteve 1187-1195 shkatërruan gjithçka që ishte autoktone, pra barbarizuan Zveçanin me rrethinë. Rasët (serbët), si barbarë të vërtetë, rrënuan të gjithë tempujt e shenjtë të krishterimit, sepse ende kishin dilema se cilit religjion do t’i takojnë. Pastaj, serbët, të përzier me avarë e me normanë (të gjithë janë të njohur si hordhi plaçkitëse barbare (Për këtë shih burimet sekrete bizantine gjatë shekullit IX-XII në origjinal në Arkivin e Turqisë në Stamboll, nuk janë botuar kurrë! – H.B.), filluan ta kallin Lypianin dhe tërë fushën e rrafshtë të Dardanisë (të Kosovës) në vitin 1224, pastaj plaçkitën dhe rrënuan të gjithë tempujt e krishterë në Prizren e më gjerë, deri në Pejë me rrethinë. Serbët pastaj filluan ta plaçkisin dhe ta kallin Shkupin dhe rrethinën e tij, në vitin 1286. Dy vjet më vonë, serbët, si entitet sllav, do ta përqafojnë religjionin ortodoks si fe shtetërore. Vetëm atëherë, ata krijojnë “pushtetin” e tyre kishtar dhe administrativ, të mbështetur në anarki dhe në gjenocid ndaj autoktonëve. Me këtë edhe fillon faza e parë e katastrofës së tyre politike, sepse të kuptuarit e tyre të religjionit bazohej në shfarosjen e entiteteve të tjera, në urrejtjen e të gjithëve dhe të gjithçkasë që nuk ishte barbare-serbe. Kjo politikë, de jure, mori fund më 1349, me “Kodin e Dushanit”, gjegjësisht de facto, më 1356, katastrofalisht me vdekjen e Dushanit. Është fakt se krali i Rashkës, Stevan Dushani, më 1346, në Shkup, u shpall “Car i serbëve, i arbanasve dhe i grekëve”. Shteti mesjetar serb shumë shpejt u bë copë-copë pas vitit 1357. Katastrofa okupatore serbe, edhe më tutje në bazë të burimeve bizantine, merr fund tragjik në Maricë, në vitin 1371, ku vdiqën dy sundimtarë serbë, e kur edhe princ Llazari, i cili nuk ishte sundimtar i tërë Dardanisë (Kosovës) u desh t’i nënshtrohet vazalitetit të sulltan Muratit. Ekzistojnë dokumente arkivore, të cilat vërtetojnë se princ Llazari ia ka dhënë, de jure, Sulltanit 1.000 njësi të argjendta dhe 1.000 kalorës për çdo vit, që nga viti 1371 e deri më 1385. Ky vazalitet, de facto, zgjat deri në vitin 1389, kur serbët turpshëm u desh të pranojnë se në Dardani-Kosovë janë okupatorë. Princërit serbë u detyruan të pranojnë fundin e politikës së tyre të veprimit gjenocidal ndaj popujve joortodoksë. Pastaj në Kosovë fillon një epokë e re e plaçkitjes, e terrorit dhe e okupimit. Perandoria Osmane fillon luftën e saj pesëshekullore në Dardani dhe më gjerë kundër arbanasve-shqiptarëve, lufta e të cilëve për çlirim zgjati deri në vitin 1912. Ç’është e vërteta, që nga viti 1389 e deri në vitin 1912 nuk ndodh asnjë kryengritje serbe në Kosovë, sepse nuk ka kush të rebelohet. Kjo është dëshmi e vërtetë se kush jetoi aty me shumicë absolute, kush i bëri luftërat për çlirim, dhe këta janë arbanasit me 54 kryengritje të mëdha kundër pushtetit okupator osman vetëm në Dardani (Vilajeti i Kosovës), por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike.
Okupimi i dytë serb i Kosovës fillon në muajin tetor të vitit 1912, me rënien e Shkupit, që ishte kryeqytet edhe i Dardanisë dhe i Vilajetit të Kosovës. Ky okupim, me ndërprerje të vogla, zgjat deri më 10 qershor 1999, kur serbët sërish duhet të largohen nga Kosova si okupatorë, falë luftës së drejtë të UÇK-së dhe të NATO-s. Por, për këto dy fenomene të okupimit të Dardanisë-Kosovës, priftërinjtë dhe politikanët e Serbisë ende punojnë dhe jetojnë në fillimin e okupimit (1186) të fundit të tyre (1989-1999), kur u përpoqën që me gjenocid të shkatërrojnë gjithçka.
Kisha Ortodokse Serbe, në vitet 1807-1808, aprovoi vendimin “Praviteljstvusci Sovjet ” (lloj kuvendi drejtues) për shfarosjen e hebrenjve; KOS-i më 1877 përshëndeti vendimin e Qeverisë së Principatës së Serbisë për shfarosjen e të gjithë arbanasve; KOS-i më 1912 aprovoi Programin e Milan Obradoviqit për shfarosjen e kroatëve; KOS-i aprovoi vendimin e Qeverisë së Serbisë për zgjerimin e Serbisë deri në Selanik e në Durrës; KOS-i përshëndeti Nikolaj Velimiroviqin (prift) si anëtar të organizatës fashiste “ZBOR”- Lotiqin, për ndihmë fashizmit në të gjitha nivelet më 1935; KOS-i është iniciator dhe ideator i Memorandumit të Vaso Çubriloviqit, “Për shpërnguljen e arnautëve, 1937”; KOS-i aprovoi dhe pranoi të punojë në programin për realizimin e “Konventës ndërmjet Jugosllavisë Mbretërore dhe Turqisë”, më 1938, me qëllim që deri më 1944 të deportohen me dhunë të gjithë shqiptarët për në Anadoll; KOS-i përshëndeti “Marrëveshjen xhentëllmene” Tito-Kyprili të vitit 1953, për shpërnguljen e dhunshme të të gjithë shqiptarëve nga Jugosllavia për në Turqi deri në vitin 1965; KOS-i tumiri në vitin 1994 programin e Zhelko Razhnatoviq-Arkanit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Voislav Sheshelit për shfarosjen e të gjithë shqiptarëve (sipas tyre në Kosovë do të duhej të mbeteshin më së shumti 49 % shqiptarë, pra përqindja e serbëve duhet të jetë 51 % si varianti më i ulët) në të ashtuquajturën Jugosllavia e Zhablakut. Ky plan, sipas tyre, do të duhej të realizohej deri më 28 qershor të vitit 1999.
Për të gjitha këto që u thanë më lart, ekzistojnë programet, gjegjësisht dokumentacioni origjinal. Pra, vepra e KOS-it dhe e kryeparëve të saj është këtu.
Po shkojmë me radhë, zotërinj priftër, që të parët filluat VALLEN e urrejtjes dhe që nisët masakrat në vitin 1987, duke “shetitur” eshtrat e princ Llazarit nëpër Jugosllavi, duke ia përgatitur kështu edhe IN MEMORIAM-in Serbisë së Madhe (të ashtuquajturës Mbretëria Jugosllave-RSFJ). Pra, ne shqiptarët nuk duhet të jemi modestë të themi se ju na ndihmuat në një mënyrë në luftën për çlirim nga një pushtet neokolonialist, fashisto-komunist.
Zotëri Atanasie (Jeftiq), Kisha Ortodokse Serbe herëdo-kurdo duhet të hulumtojë, dhe atë në interes të civilizimit dhe në interes të ardhmërisë, gjithë përgjegjësinë kriminale në të cilën keni qenë të involvuar me lidhjet intime, shumë të ngushta, që keni pasur me kriminelët që kanë djegur e kanë pjekur nëpër Kosovë, por edhe me këta të akuzuar të Hagës: Milan Martiq, Jovica Stanishiq, Frenki Simatoviq, Dragolub Ojdaniq, Mita Rasheviq, Mile Mërkshiq, Miodrag Jokiq, Voislav Sheshel, Nikola Shainoviq, Milan Milutinoviq, Pavle Strugar, Vidoje Blagojeviq, Milomir Stakiq, Dushan Fushtar, Momçilo Grubar, Predrag Banoviq, Slobodan Milosheviq, Zhelko Razhnatoviq-Arkan, Voislav Koshtunica, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq...
Zotëri Atanasie, ju keni mbajtur lidhje shumë të ngushta kriminale me njëmbëdhjetë (11) kriminelë të lartë të Dedinjes, të cilët ju financuan dhjetë vjet rresht (1989-1999) në punë të fëlliqura anekënd Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosovës, Kroacisë dhe Vojvodinës. Kjo tragjedi duhet të ndriçohet nga historianët tuaj dhe, shikoni, kjo gjë është në interes të Kishës Ortodokse Serbe. Ju, nga ana tjetër, do të përpiqeni që me të gjitha mjetet e mundshme ta pengoni aktin e zbardhjes së gjenocidit, por duhet ta dini se dokumentacioni është ruajtur. Ai dokumentacion do të botohet një ditë, ose në Zagreb, ose në Sarajevë, ose në Novi-Sad, ose në midis të Beogradit. Arkivat tuaja, më në fund, janë të njohura. Por, nëse ai dokumentacion botohet në Prishtinë, mos mendoni se origjinalet janë këtu, ato janë marrë (janë fotokopjuar nga origjinali) dhe origjinalet e këtyre dokumenteve i keni vetëm në shtëpinë tuaj – në KOS, dhe, natyrisht, tërë skenarin e krimit duhet ta kërkoni në kishën tuaj, te politikanët tuaj, të cilët ishin dhe mbetën kundër lirisë së të gjithë popujve të Ballkanit, sidomos në këta dy shekujt e fundit, por edhe kundër civilizimit përgjithësisht. Për më tepër, e gjithë bota tash ju njeh se kush jeni, si jeni dhe çfarë do të jeni nesër.

* * *

Priftërinjtë e Serbisë, në vitin 2003, sërish u turrën udhëve të reja/të vjetra për të nxitur dhe për të programuar masakra të reja në Kosovë; priftërinjtë u turrën sërish drejt “konfirmimit të të drejtave historike”; u turrën drejt mohimit të krishterimit në këto hapësira, i cili është i vjetër një mijë vjet para se serbët të kenë dëgjuar për Krishtin; u turrën drejt mohimit të të gjithë tempujve të shenjtë fetarë që ekzistonin në Kosovë para okupimit serb nga fundi i shekullit XII; pra nuk kishte romanizim, sllavizim apo turqizim të albanëve-shqiptarëve, priftërinjtë “nuk e dinë” se me çfarë mjetesh kriminale është shërbyer dinastia e Nemanjiqëve në territoret e okupuara të Dardanisë kundër arbanasve dhe kundër popujve të tjerë; nuk mund ta pranojnë realitetin se, më 1690, historiani i tyre, Tomiq, në bazë të një mal dokumentesh arkivore ka dokumentuar se nuk ka ekzistuar dyndja e madhe nga Kosova dhe priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se “dyndjen e madhe” e kanë shpikur kallogjerët serbë; priftërinjtë e Serbisë po përpiqen “të dëshmojnë” se shqiptarët e islamizuar “edhe sot janë kërcënim për Evropën”; se gjoja shqiptarët kanë ardhur në Kosovë nga Shqipëria Veriore gjatë shekujve XVII-XIX; priftërinjtë “nuk dinë” për gjenocidin serb mbi shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, në vitet 1877-1878; priftërinjtë “nuk e dinë” se, në atë kohë, oficerët serbë vetëm për tri ditë, në dhjetor të vitit 1877, deportuan të gjithë shqiptarët në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës, se soldateska serbe rrënoi tempujt e shenjtë fetarë, rrënoi 128 shkolla, vrau 24.000 fëmijë, pleq e plaka; priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se çfarë bëri soldateska e tyre nëpër Kosovë në periudhën ndërmjet viteve 1912-1941; priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se prifti ortodoks Nikolaj Velimiroviq ka thënë: “Atë që po e bën sot Hitleri (1935, me hebrenjtë – H.B.), e bëri Sveti Sava me joserbët”; priftërinjtë “nuk e dinë” pse prifti Vlada Zeçeviq, më 6 mars 1945, ka nënshkruar ligjin për “ndalimin” e kthimit të kolonizatorëve në Kosovë; priftërinjtë “nuk e dinë” se, 25 ditë pas kësaj, më 1 prill 1945, Tito solli DIREKTIVË në Byronë Politike të KQ të PKJ-së që të gjithë kolonizatorët të kthehen në Kosovë dhe se nuk u kthyen vetëm ata 11.000 por 24.000 familje, gati të gjithë të njohur si kriminelë dhe, si të tillë, të gjithë hynë në shërbim të policisë sekrete OZN-a, UDB-a, etj.; priftërinjtë e Serbisë “nuk dinë” për vuajtjet e popullit shqiptar në Jugosllavi, kur shqiptari, deri në vitet e shtatëdhjeta, dënohej me 15 vjet burg vetëm pse theksonte flamurin e vet kombëtar, dhe se të gjitha ato territore ku shqiptarët ishin në vatrat e veta në ish-Jugosllavi ndërmjet viteve 1945-1999 sërish mbetën si rajoni më i prapambetur në Evropë; priftërinjtë “nuk e dinë” cili është numri i grave dhe i vajzave të dhunuara në Kosovë, “nuk dinë” për 600 varreza masive nëpër Kosovë dhe nëpër Serbi në vitin 1999... Tash, kur shqiptarët nuk kanë kurrfarë kompetencash, i kanë të lidhura “duart dhe këmbët” nga UNMIK-u, priftërinjtë po kërkojnë të bisedohet me serbët për do probleme teknike, sepse Serbia dhe Mali i Zi e kanë zgjidhur statusin e Kosovës me Kushtetutën e tyre në kuadër të Serbisë. E gjithë kjo është e thjeshtë: Kosova duhet të jetë sërish koloni e Serbisë, edhe atë me standarde evropiane!
Ju lumtë, priftër! Shqiptarët i ngulët në thikë në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versajë (Paris, 1919), në Paris (1946), dhe tash keni vendosur që edhe Vjena të mos anashkalohet nga ajo histori koloniale.
Priftërinjtë e Serbisë i kanë prezentuar edhe të gjithë emrat e serbëve të vrarë nga 15 qershori i vitit 1999 e deri në muajin maj të vitit 2003, duke mos përmendur asnjë burim se kush i ka bërë ato vrasje, por duke e lënë tërë këtë në mjegull në stilin “këtë dhe atë e bënë shqiptarët”. Unë, në bazë të kutit të tillë, mund të pohoj në të njëjtën mënyrë se ato krime i bënë serbët, sepse ata e kanë për këtë edhe përparisënë e pakontestueshme meqë kanë PROGRAM për punë të tilla dhe atë që nga viti 1867. Po, kjo duhet të jetë kështu sepse, nga 28 qershori i vitit 1881, Serbia dhe Austria kanë “Konventën Sekrete” për zgjerime territoriale; Austria të zgjerohet në Bosnjë (e aneksuar më 1908), Serbia të zgjerohet në Kosovë (e okupuar më 1912 dhe e riokupuar më vonë disa herë). Historia po përsëritet.
Gjenocidi i shtetit serb gjatë viteve 1998/1999 në Kosovë u bë me lejen tuaj. Shikoni se sa femra të dhunuara ka në Kosovë, sa fëmijë të prerë në fyt para nënave të tyre, sa pleq të masakruar para anëtarëve të familjeve të tyre, sa trupa të djegur, sa njerëz të gjallë të hedhur nëpër puse, për ta frikësuar pjesën tjetër të popullit, e cila u deportua masovikisht. Ka të dhëna se afër 3.000 kufoma i keni bartur për në Serbi. Atje janë djegur (shumica e trupave të pajetë).
Shikojeni, zotërinj priftër, strukturën e të vrarëve gjatë vitit 1999! Të pushkatuarit, të masakruarit dhe të vrarët, mbi 99 % janë civilë.
Priftërinjtë e Serbisë edhe gjatë vitit 2003, paralelisht me institucionin e njohur të shovinizmit serbomadh, ASSHA (Akademia serbe e Shkencave dhe e Arteve), sërish filluan të komponojnë front të ri të komplotit kundër shqiptarëve, duke mos e ditur se ai front një ditë do të jetë kundër popullit të tyre vetanak. Shtrohet pyetja: pse? Sepse ata edhe sot e gjithë ditën mendojnë se informata është “pronë e tyre” sikur në vitin 1913.
Po gaboni, zotërinj priftër! Sot përfundimisht dihet e tërë e vërteta për të drejtën historike dhe etnike për Kosovën. Mirëpo, meqë ju jeni priftër të Serbisë, më në fund e dini se e tërë bota e di që institucionet e njëjta, natyrisht të ndihmuara nga shteti, në të gjitha nivelet dhe me çdo kusht, sërish kanë krijuar frontin e vjetër të ri, tash në kuptimin strategjik, të komponuar për zbatim paralel, nga tri pozicione dhe nga tri drejtime, por vetëm me një qëllim.
FRONTI I PARË është hapur sërish nga ASSHA, duke sulmuar për qëllime të fëlliqura dhe pa kurrfarë bazash burimore librin e Noel Malkolmit “NJË HISTORI E SHKURTËR E KOSOVËS”, të botuar në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.
FRONTI I DYTË i komplotit serbomadh është hapur me ndihmën e një hebraiku italian, i cili, si mercenar i Beogradit, mori shkopin dhe thikën në duar dhe shkroi se, gjoja, “shqiptarët e Kosovës janë sjellur ndryshe me hebrenjtë, për dallim nga shqiptarët e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, duke dashur që kështu të zvogëlojë kontributin e shqiptarëve në fshehjen dhe në mbrojtjen e hebrenjve gjatë viteve 1939-1944. Ky mashtrim serbomadh ka për qëllim të fuqizojë tezën se “shqiptarët e Kosovës janë ‘shiftarë’, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë ‘shqiptarë’”. Ja ideologjia e vjetër/e re e Rankoviqit, ja komploti i vjetër serbomadh “shënsavist”, që është specializuar për përhapjen e rrenave, të urrejtjes dhe të gjakderdhjes, për përgatitjen e atentateve të ndryshme, individualisht e kolektivisht, të cilat në fund iu kthyen gjithmonë si bumerang popullit të tyre vetanak.
FRONTI I TRETË i politikës serbomadhe është lufta për defaktorizimin e luftës së drejtë të UÇK-së. Shikojeni skenarin e fundit që është zbatuar nga policia sekrete e Serbisë, praninë e së cilës në Kosovë e pranon edhe vetë shefi i saj. Shikoni se si rrumbullakësohet politika serbomadhe gjatë shkurtit të vitit 2004. Në kohën e arrestimit të oficerëve të lartë të UÇK-së – TMK-së, gjatë viteve të kaluara, në fillim të muajit shkurt të vitit 2004 arrestohen KATËR (4) oficerë të lartë të TMK-së. Natyrisht, këto arrestime u paraqitën në opinion sikur arrestime “për shkak se ata njerëz kryen vepra kriminale kundër vetë shqiptarëve në vitin 1998”. Dhe, për të qenë ky operacion “i dorës së dytë”, më 21 shkurt 2004, policia sekrete serbomadhe bën ATENTAT në ministrin e Ambientit të Kosovës dhe në funksionarë të tjerë të lartë të pushtetit dhe të TMK-së. Pra, politika serbomadhe tregoi edhe një herë dhëmbët e saj të vjetër/të rinj. Ajo po përgatitet të kthehet triumfalisht në Kosovë. A do ta lejojnë shqiptarët këtë? Përafërsisht dihet: duhet të mbrohen! Por, a e dinë shqiptarët se çka po u përgatitet, kjo është çështje tjetër.

Ismet Azizi: Emërtimet gjeografike apo toponimet në Sanxhak


Mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autokton të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, trakasve dhe të etnive të tjera me të vogla të kohës së para invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës.
Në mënyrë që të ruhet trashëgimia e toponomastikës, të paktën pjesërisht, duhet shënuar dhe me kujdes të hulumtohet kjo qështje nga perspektiva të ndryshme shkencore. Me hulumtimin e toponimeve merren shkenca të ndryshme, sidomos linguistika, por edhe gjeografia, hartografia, historia, arkeologjia etj. Metodologjia e hulumtimeve shkencore të toponimeve më së miri e elaboron toponomastika, dega e linguistikës, në kuadër të onomastikës, disiplinë shkencore e cila merret me emrat. Studiuesit e toponomastikës japin njohuri themelore për zhvillimin e toponimeve, format e tyre gjuhësore, ndryshimet, dhe në përgjithësi të funksionit në gjuhë. Këto punime janë të pashmangshme, pa marrë parasysh se nga cili këndvështrim shqyrtohet kjo problematikë. Megjithatë, kur shqyrtohen emrat gjeografik në kontekstin hapësinor, sidomos kur përcaktojnë lidhjet e tyre me funksionet hapësinore, rëndësi të veçantë kanë hulumtimet gjeografike.

Gjeografët, bashkë me gjuhëtarët, janë të pashmangshëm gjatë standardizimit të emrave gjeografike në botimet e ndryshme dhe publikimet gjeografike-hartografike (p.sh.. Atlaset) si dhe në të gjitha tekstet tjera që përdoren emrat gjeografik. Kjo është një mënyrë e mundshme e afirmimit të gjeografëve dhe gjeografisë në shoqërinë tonë. Gjeografët duhet të ri pozicionohen në trajtimin e këtyre çështjeve në të cilat gjithnjë e më shumë, për fat të keq, shpesh ndërhyjnë hulumtuesit e disiplinave tjera. Kjo nuk do të thotë që gjeografët duhet të kenë ekskluzivitet por është i nevojshëm bashkëpunimi me disiplina të tjera shkencore në punën e përhershme ndërdisiplinore në standardizimin e emrave gjeografik të trojeve shqiptare.

Sanxhaku paraqet një krahinë të caktuar shoqërore-ekonomike dhe teritorialo-administrative. Në aspektin ushtarak emri "sanxhak" do të thotë flamur, që nënkupton përfshirjen e ushtrisë nën një flamur të caktuar. Emri sanxhak është me prejardhje turke (sancak) dhe fillimisht ka përfaqësuar flamurin, e që më vonë ka marrë kuptimin e krahinës të cilën sulltanët ua kanë dhënë nën administrim ushtarëve të vet, të cilët mandej e kanë ndarë administrimin në krahina më të vogla, duke marrë kuptimin e sanxhakut të sotëm. Territori i Ilirisë gjatë administrimit nga Perandoria Osmane, ka qenë e ndarë në disa vilajete. Sanxhaku i Jeni Pazarit i ka takuar vilajetit të Kosovës.

Kur është populluar Sanxhaku për herë të parë dhe nga kush, nuk dihet. Por, saktësisht dihet se ka qenë i populluar në kohën e neolitit. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat ruhen në muzetë e ndryshme. Fragmentet e kulturës ilire-romake dëshmojnë se në epokën ilire dhe romake kjo krahinë ka qenë e populluar nga ilirët, gjegjësisht nga fisi Dardan.

Se Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar nga Ilirët, mandej nga shqiptarët, dëshmojnë të gjeturat në fshatin Pruzhanj ( Prush,-i, -it.) në Rrafshnaltën e Peshterit, ku arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të të vdekurve të djegur. Këto të gjetura datojnë mijëra vjet para Krishtit që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate

Sa i përket ekzistencës së Stari Rasit serb, për të cilën shkenca serbe pretendon se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt ky vend është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me atë që pretendojnë serbët.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët. Për këtë fakt flasin hulumtimet e shumta arkeologjike: Në Pazarin e Ri, në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka", mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autokton të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, thrakasve dhe të etnive të tjera me të vogla të kohës së para invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës. Kohë më parë, albanologu i njohur Idriz Ajeti në një simpozium të mbajtur në Beograd, ka deklaruar se kjo gjë nuk është punë e sllavistikës (dijës filologjike mbi sllavët e mbi degëzimet e gjuhëve sllave) që të nxjerr përfundime së në cilat territore jetuan dhe u individualizuan gjuhët indoevropiane të atyre popujve para se ne këtë hapësirë të vinin sllavët.1

Për gjendjen e gjetur nga sllavet dhe pasojat që i solli ardhja e tyre në gadishullin e Ballkanit shkroi edhe dijetari i merituar serb I. Popov.2

Sllavët, sipas këtij studiuesi, kanë ardhur në Ballkan padyshim në shek. VI-të dhe që nga ajo kohë janë bërë popullatë e përhershme e Ballkanit.

Përhapja me force e serbëve, përkatësisht pushtimi i hapësirës etnolinguistike shqiptare të Dardanisë antike ne shek. XII nga serbet, mbështetet edhe nga historianët serbë të gjuhësisë. Kështu, dialektologu serb A. Beli konstatonte se zhvillimi i dialekteve të gjuhës serbe është i pandashëm nga procesi i kolonizimit serb të Shqipërisë së Epërme. Menjëherë pas pushtimit të Sanxhakut dhe Kosovës, gjegjësisht Shqipërisë së Epërme që u bë në vitin 1912, ai shkruante se "Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karakterizojmë përgjithësisht sipas qendrave dhe selive të sundimtarëve serbë si para ashtu edhe pas Betejës së Kosovës. Këto qendra e seli, u shtrinë në shek. XIII në Ras i (Arsa parasllave, serbisht: Raška- afër Novi Pazarit). Prej këndej depërtoi pastaj në shek. XIV, gjatë kohës së sundimit të Dushanit, në drejtim të Prizrenit e të Shkupit. Në mbështetje të gjithë kësaj mund të thuhet se gjuha e shtetit të vjetër serb e kishte për qendër Rashkën”3.

Mbi bazën e gjendjes së hidronimisë së sistemit të lumit Kollubara ( kuptimi i kryehershëm ilir i emrit të lumit Kolubara, sipas I. Duridanov, është "lum i zi, i erret") dhe lumenjve tjerë në jug të Savës dhe Danubit, dijetari bullgar Ivan Duridanov nxjerr tri përfundime:

1. Popullata më e vjetër e kësaj hapësire ishte popullata ilire

2. Në kohen e dyndjes sllave në tokat në jug te Danubit dhe Savës, për afërsisht nga fundi i shek. VI, popullata ilire i ishte nënshtruar një procesi intensiv te romanizimit, rrethanë kjo që mund të dëshmohet mbi bazën e trajtës romane Kolumbar (i) a të emrit të lumit kryesor Kollubara të këtij regjioni.

3. Kur sllavët (serbët) u benë banorë vendas të regjionit të Kollubarës, i morën pjesërisht emrat ilire të lumenjve dhe pjesërisht krijuan trajta sllave të tyre. Rrethanat në të cilat u ruajtën emrat ilire të lumenjve mund të shpjegohet si rezultat i një bashkëjetese paqësore të sllavëve me ilirët e romanizuar, të cilët u bashkëshkrinë në këta të fundit, përkatësisht në sllavë.4

Pazai i Ri , Jenji Pazar, Novi Pazar, Tregu i Ri, Pazar, Pazari, Tregu, Trgovi, Trgovište, është vendbanimi më i rëndësishëm i Sanxhakut. Rrënjët i ka në Arsa, qytetin Ilir. Rrëzë këtij qyteti është zhvilliur tregtia dhe ky lokalitet ka marrë emrin në shumë gjuhë si; Bazar, Pazari, Tregu, Trgovi, Trgovište. Themelet e qytetit të sotshëm i ka vu Isa Beg Isaku. Pasi pushtoi këto treva e themeloi qytetin dhe e quajti Jenji Pazar. Shqiptarët e quajtën Pazari i Ri dhe Tregu i Ri kurse serbët Novi Pazar. Ky qytet që nga themelimi u shqua për tregti dhe vazhdoi të jetë deri më sot qytet i tregtisë.

Në lidhje me emrin e një nga vendbanimet më të vjetra,Tutin,ekzistojnë disa mendime-legjenda. Sipas një legjende thuhet se mbretëresha e fundit Ilire, Teuta, në kodrën pran vendbanimit të sotshëm ka pasur kështjellën e sajë, dhe se sipas sajë, vendbanimi e ka marrë emrin Tutin. Ndërsa një legjendë tjetër thotë se qyteti mori emrin e vet nga fjala sllave tutanj, që ka kuptimin e ushtimës, jehonës. Sipas kësaj legjende, e cila është shumë e vonshme, pra e shekullit XIX, kur Husein Gradaščević me ushtrinë e tij kishte kaluar këtej pari, rrugës për Kosovë, është dëgjuar ushtima e ushtrisë së tij.5

Sjenica shtrihet në rrafshnaltë e Peshterit. Sipas etimologjisë popullore, si një vendbanim i një treve shumë të pasur me bar, i cili kositet tre herë në vit, dhe thahet e shndërrohet në sanë, për t'i ushqyer bagëtitë gjatë stinës së gjatë të dimrit. Ndërsa në etimologjinë serbe nga sěnь‘senka’-ka kuptimin e hijës6.

Pruzhanj - Prush-i, vendbanim në Rrafshnaltën e Peshterit, arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të vdekurve të djegur, që datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon autoktoninë dhe prejardhjen ilire të popullatës e cila jeton me shekuj në këtë hapësirë.

Tregovishta (Rozhaja e sotme), vendbanim i krijuar rrëzë një kalaje të dikurshme, i përmendur nga udhëpërshkruesi i njohur turk Evlija Qelebiu dhe gjeografi turk Mustafa haxhi Kalfa. Këtë emër Rozhaja e sotme e mbanë deri në Tregovishta (Rozhaja) të cilin e mër Rozhaja e sotme e mbanë deri në vitin 1912 kur okupohet nga Mali i Zi. Në fillim u quajt Rozanj, Rrozaj dhe së fundmi Rozhajë , serb. Rožaje.
Tregovishta (Rozhaja) si vendbanim është krijuar nga fisi Kuq (katër mëhallë të familjeve Fetahajt, Beqiragajt, Ganiqët, Kardoviqët, Colakovici i Hadzici) dhe Kelmendët ( dy mahallë, Zenelagajt dhe Kurtagajt). Objktet e vjetra kulturore në Rozhajë dallohen; vendbanimi ilir në kodrën e Brezës ( Brezojeviqëve), xhamia e Kurtagajve dhe kulla e Ganiqëve.

Lumi Ibër- serbisht: Ibar nga i Bard, në gjuhën shqipe: i bardhë, Lumi i Bardhë. 7
Lumi Lim- nga gjuha shqipe: Lum-i.
Lumi dhe liqeni Vapa- nga gjuha shqipe: Vapë, vapa-ë; në serbisht: umorina.
Peshter-Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi, etj.8

» Kolonel: Sali Onuzi: 16vjet më parë në Divizionin e Kukësit-me veteranët e luftës së Ushtrisë






16 vjet më parë, më 3 mars 1999 media e shkruar dhe elektronike njoftonte se një grup veteranësh të luftës e të ushtrisë, ish gjeneralë dhe oficerë madhorë të Ushtrisë shqiptare  qenë nisur për një vizitë në zonën verilindore të Shqipërisë.

Shqipëria po përkujtonte 55-vjetorin e Çlirimit të saj  nga pushtuesit nazifashistë në një atmosferë të pazakontë: në hapësirat mitike të Ballkanit, në Kosovë kish kohë  që me gjithë egërsinë e tyre  kishin zbritur  falangat e ushtrisë serbe. Edhe barbarët historikë andej kishin ardhur.

Pas një viti lufte, spastrimi etnik e gjenocidi në Kosovë,( si masakra e Reçakut me 15 janar 1999 e të tjera) Jugosllavia nuk pranoi ta nënshkruante dokumentin e Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë .(6-21 shkurt 1999) Në terrenin  e Kosovës, njëkohësisht fuste forca e mjete  të blinduara .”Ushtria serbe po vazhdonte lëvizjen në drejtim të Kosovës. Korpusi i Prishtinës u përforcua me rezervistë me njësi elite të këmbësorisë e me helikopterë, me artileri te rëndë e me njësi të blinduara të klasës të parë nga veriu i Serbisë.” ( Wesley Clark “ Të bësh luftë moderne”.Prishtine, 2003.f.202). Ky grumbullim forcash dhe mjetesh kishte për  shënjestër shqiptarët, UCK dhe  civilët.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare që ndiqnin me vëmendje situatat në Kosovë kishin marrë e merrnin masa për të forcuar mbrojtjen e kufirit shtetëror. Veteranët e Shqipërisë  kishin shprehur  dëshirën të bënin një vizitë në Divizionin e Kukësit. Dhe ja,  me interesimin personal te Ministrit të Mbrojtjes zotit Luan Hajdaraga dhe me kërkesën e vet komandantit të divizionit të Kukësit gjeneral- brigade, Kudusi Lame, kjo vizite po bëhej. Jo thjesht pse dikush në një inspektim politik nuk kish konstatuar gatishmëri në kufi, meqë nuk kish hasur  në rrugët e asfaltit asnjë batalion e kompani !. Këto flluska sapuni mund t’i copëtonte edhe artikulli i një gazetari te “ Ushtrisë”. Le që populli ish vetë aty dhe nuk e hante sapunin për djathë.

Shkuarja e grupit të veteranëve të luftës e të ushtrisë duhej të kish , siku edhe pati ne fakt motive shumë më të thella.  Lufta po zhvillohej në Kosovë. NATO kish paralajmëruar jo njëherë Milloshevicin. Jo vetëm profesionistet e politikes e të sigurisë kombëtare, por edhe njerëzit e thjeshtë po e shihnin se lufta po na trokiste ne derë.



Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kishin zbritur ne Kukës ,Has e Tropojë. Nje pjesë e mire e tyre qenë instaluar aty në terren dhe ndiqnin me kujdes të madh situatën dhe masat që merreshin. .Por Shqipëria i kishte gjallë brezin e atyre që kishin bërë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë..Këta burra kishin organizuar një ushtri e një mbrojte  për  rast lufte. Terrenin, fortifikimin , brezat , mundësitë e mbrojtjes e te vendosjes  i kishin në hartat e mendjes  të ngulitura,Të gjithë emra të njohur : Rrahman Parllaku ( Hero i Popullit), Sadik Bekteshi ( Hero i Popullit),Halim Ramohito, Muharrem Kokomani, Zeqiri Mero, Sejdin Avdia, Thoma Xhixho, Dilaver Poci, Adnan Qatipi, Qamil Poda, Enver Begeja, Veli Llakaj, Tefik Ruci, Nikollaq Sallabanda, Kapo Kapaj, Muharrem Mulgeci, Gjergj Titani, Nexhmi Menzelxhiu, Faiko Zaimi. Të gjithë bashkë, pa asnjë ndasi politike e partiake ,  ishin nga ata   burra që bënin pjesë në ” partine” e kombit.

Dhe ndodhi ashtu sikur pritej. Vizita e tyre u prit me nje interesim të madh në gjithë Shqipërinë e ne vecanti në verilindje Media qendrore dhe lokale benë punën e tyre të mirë. Në Kukës ,komandanti i Divizionit dhe Shtabi i tij, shoqëruar nga media lokale kishin dalë t’i prisnin që në Fushë Dukagjin dhe që  atë mbrëmje TV Kukësi zhvilloi e transmetoi me veteranët një bisedë  rreth  synimeve të veteranëve në vizitën e tyre. Plot qytetarë para hotel “Gjallicës” që pyesin e takonin njërin a tjetrin. Më të papërmbajturit futeshin  edhe në hotel a restorant  për një kafe  me veteranët  ,me ish komandantët e tyre të dikurshëm etj.



U kuptua menjëherë se edhe në planin moral e shpirtëror vizita e veteranëve kishte qenë një gjetje e mrekullueshme. Provokacionet serbe në kufirin tonë shtetëror, gjithnjë  më të shpeshta e më të rrezikshme nuk kish si të mos ngjallnin tension, irritim edhe një lloj padurimi. Kur serbët kishin hapur zjarr ndaj postës sonë të Morinit, dhjetëra fshatarë shqiptarë ishin gjetur të armatosur në postë përkrah policëve tanë dhe ish dashur autoriteti i  komandantit te Divizionit, gjeneral Kudusiut  t’i qetësonte e përmbante  të mos kalonin kufirin. Vetëpërmbajtja kish qenë  dhe do të ishte qëndrimi ynë  për të mos rënë në kurthin e provokacioneve serbe që përhapnin nëpër Botë shpifjet sikur nga Shqipëria  eksportohej terrorizmi, UCK-ja  dhe destabilizimi i Jugosllavisë.

Programi dyditor i vizitës u realizua plotësisht. Me 4 mars grupi që në mëngjes do të ishte në sallën e Shtabit të Divizionit për tu njohur me gjendjen .Ndodhi që në fillim të veprimtarisë të njoftohej për një provokacion    sërb në kufi në fshatin Letaj te Hasit. Që këtu veteranët u futën në një situatë reale, ku ra në sy vetpërmbajtja, logjika ,dhe gatishmëria e tyre. U nis kolonel Selim Spahiu, shef i Shtabit me një  grup  dhe shpejt u njoftua se çdo gjë ishte  zgjidhur. Atë dite veteranët vizituan Brigadën te Metori ( sot Fusha e aviacionit). U takuan me të gjithë ushtarët, nënoficerë e oficerë, aty në postet e tyre luftarake, pranë topave, tankeve, transportuesve të blinduar, raketave dhe armëve të tjera. Pastaj vizituan regjimentin e artilerisë  tokësore në Bicaj dhe pikën kufitare te Morinit. Në Bicaj pranë topave ishin gati kompletet e predhave luftarake, gradimet te vendosura dhe ujërat e niveluar. Pritej vetëm “ zjarr”, për te fluturuar predha deri   26 km. Kështu do të shkruante Asllan Osmani, korrespondent rajonal i shtypit ushtarak që nuk iu nda grupit te veteranëve ato ditë që nga Tirana e kudo. Të nesërmen me date 5 mars nisemi  për Krumë, shkojmë më tej, në Letaj, mu në kufi, ku njihemi drejt për drejt me situatën e datës 4 mars. Takohemi me banorë,( burra, gra,  të rinj e te reja) të armatosur e të vendosur për të mbrojtur kufirin. Janë çaste emocionuese. Edhe ato ndjehen të vlerësuar e të frymëzuar  nga vizita e grupit te veteranëve .

Ne Lumë e  Has veteranët u gjallëruan, vështronin me kujdes, bisedonin me përzemërsi dhe testonin. Diku pyesnin e shpjegonin. Oficerët dhe trupa dëgjonin  me vemendje. Sa hipnin në makina, veteranet fillonin debatet, përzgjidhnin pikat ku do të thellonin njohjen. Po dhe burra modest , të kulturuar e të sjellshëm. Pa mendjemadhësi e fodullëk.

Largohen nga Kukesi të përcjellë me respekt e dashuri, po largohen vetëm fizikisht. Me shpirt janë aty. Ata kanë dhënë një ndihmesë me vizitën dhe  me  mendimet e tyre. Veç tjerash ata  i kërkuan komandantit të divizionit të skalionoheshin më shpejt disa mjete e forca. Situata nuk na duket se pret,  thane..Dhe ashtu doli. Sapo u largua misioni i OSBE  nga Kosova, me 20 mars, serbet filluan  në masë spastrimin  etnik . Me 24 mars filluan sulmet ajrore 78 ditore  te NATO-s mbi Jugosllavinë.

Në Tiranë grupi i veteranëve u  prit nga Ministri i Mbrojtjes zoti Hajdaraga, i cili i dëgjoi me vëmendje  mendimet e tyre dhe i falënderoi  Ju jeni pjesa më e depolitizuar e Forcave te Armatosura  do t’u thoshte  Ministri ish gjeneralëve, veteranëve te shquar te Luftës dhe te Ushtrisë. Edhe ata nga ana e tyre e falënderuan Ministrin dhe përgëzuan në veçanti Divizionin e Kukësit dhe komandantin e tij për punën që kishin bërë për ri ngritjen e divizionit pas ngjarjeve te vitit 1997, për gatishmërinë  dhe për pritjen e tyre. Dhe në fakt Divizioni  i kreu me nder detyrat në situatën e Luftës në  Kosovë.

(Sali Onuzi-ish drejtor i Departamentit te Veteraneve të Luftës, shoqërues i grupit të veteranëve    në këtë aktivitet.)

Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën e ushtrisë shqiptare kundër asaj serbe në vitin 1999


Leonard Veizi
nga Leonard Veizi

Ideja e gjithhershme se: “Kosova duhej çliruar me çdo kusht”, nuk mori jetë vetëm nga veprimet luftarake të UÇK-së. Që në vitet ‘80 ushtria shqiptare përgatitej për një operacion të jashtëzakonshëm, që gjithsesi ruhej në sekret të plotë. Plani “Shpërthimi”, mbi të cilën punuan vetëm katër ushtarak madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes, përcaktonte deri në imtësi, mësymjen frontale që do të mund të merrte me forcë territoret shqiptare të humbura nga Konferenca e Londrës. Gati 20 vjet më vonë, lufta do të niste vërtet, por këtë herë në kushte të tjerë...
 
...Në 102 vitet e shtetit shqiptar, të paktën në dy raste ushtria do ta tregonte veten se dinte të luftonte. Provokacionet greke të gushtit ’49 dhe ato serbe 50 vjet më pas nuk patën asnjë sukses. Kolonel Sulejman Abazi, si një nga drejtuesit e ushtrisë shqiptare që mori pjesë aktive në mbrojtjen e kufirit shtetëror, gjatë Luftës së Kosovës, rrëfen ditët e vështira në verilindje të vendit përball trupave të ushtrisë serbe.
A ka pasur Shqipëria plan konkret për të ndërhyrë në Kosovë?
Po, ka një histori të tillë. Në hartën e Drejtorisë së Zbulimit të Shtatmadhorisë Shqiptare, mbi dislokimin e forcave ushtarake në drejtimin Kosovë - Shqipëri, ishin të pasqyruara saktësisht forcat e Z2-3U të Armatës së Jugosllavisë, me qendër Nish e Shkup. Në arkiv gjendet harta e shkallës 1:200 mijë, me Nr.927, dt. 29/12/1980, e cila përfshinte krahinën e Kosovës, ku parashikoheshin 27 pika dhe rajone të paracaktuara për depërtim e veprime në prapavijë të armikut, të koduara sipas rregullit ushtarak. Kjo hartë u ndje e nevojshme të formulohej në bazë të të dhënave të zbulimit strategjik shqiptar në kohën e ngjarjeve të vitit 1968, e më pas, të vitit 1981 në Kosovë, të cilat kishin karakter të hapur politik me motive etnike. Operacioni i mundshëm i ushtrisë shqiptare, ishte i vështirë. Ideja e masave, në raport me zhvillimet ndërkombëtare, synonte përgatitjen e lartë për të realizuar në çdo kohë mbështetjen e fuqishme, deri ndërhyrje ushtarake për çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi. Sipas deklaratës së ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1981, Veli Llakaj, kuptojmë: "...kapacitetet e ushtrisë shqiptare u përgatitën, jo vetëm për të pritur shqiptarë që do shpërnguleshin nga Kosova, jo vetëm për të siguruar integritetin territorial të shtetit shqiptar, por dhe për të qenë plotësisht të aftë për të ndërmarrë veprime ushtarake mësymëse të suksesshme, madje të tilla që do të mund të korrigjonin edhe padrejtësitë historike". Veli Llakaj, si autori i planit parashikues për një situatë të mundshme ushtarake në drejtim të Kosovës, në bashkëpunim me ushtarakun Refik Kucaj, ja paraqitën atë Enver Hoxhës, i cili e cilësoi “të pranueshëm”, me porosinë që “të mbahet në kasafortë si variant rezervë”. Ky skenar veproi në vitet ‘97-‘99.
Gjenerali i mirënjohur shqiptar Veli Llakaj
Po në kohën kur u hartua ky plan, cilat ishin masat e mara në kufiri me ish-Jugosllavinë?
Në vitet 1970-‘83, në drejtimin verilindor ishin vendosur 3 Korpuse gjitharmëshe, Brigada Sulmuese, batalione kufiri, tanke e potenciale të fuqishme artilerie. Kundërshtari mbante nën presion shtetin shqiptar dhe paralelisht shtypte në të gjithë format popullsinë shqiptare në Kosovë. Përballja me shtetin jugosllav mendohej se, “s’do të ishte veprim i lehtë”. Megjithatë, me përparësi u përpunuan çështjet e drejtimet e reagimit ushtarak. Realizimi i stërvitjeve komando-shtabi në nivel operativo-strategjik, si "Kështjella", "Drini", "Shebeniku", "Taraboshi", "A-81" etj., mbanin nën presion shtetin jugosllav. Doktrina ushtarake parashikonte elementët e luftës popullore, të cilat do të realizoheshin me trupat sulmuese dhe të zbulimit për veprime në prapavijë të armikut. Si çështje të paracaktuara, në kushtet e relievit, koha vërtetoi se ato u zbatuan në kohën e luftës në Kosovë. Në drejtimet kundër shtetit jugosllav, tërhiqte vëmendjen K5K në Pukë. Zona mbulonte drejtimet operativo-strategjike të rëndësishme. Ajo dispononte 7760 QZ (qendra zjarri) për mitraloza, 546 QZ për topat KT, 41 PZ të artilerisë (nivel baterie artilerie me 4-6 gryka zjarri), 135 km transhe e hendeklidhje. Vetëm në drejtimin Morinë-Kukës ishte realizuar funksionimi i 3769 QZ për mitraloza. Korpusi dispononte 12 Grupe artilerie dhe 3 bateri të lartësive, 19 kompani mortajash, 15 bateri KT me 360 gryka zjarri të AT dhe 104 topa KT. Në gatishmëri të përhershme luftarake ishin 8 grupe të artilerisë, 3 bateri lartësie, 5 bateri të batalioneve mitraljerë, gjithsej 40% e artilerisë së përgjithshme. Planifikimi dhe realizimi pjesërisht i planit, me emrin kodik "A-81", shtroi hapur para udhëheqjes shqiptare idenë: Të realizohej, në kushte të situatës së veçantë, një organizim i ri luftarak i forcave në drejtimin lindor dhe verilindor, duke pasur si qëllim kryesor idenë e lëvizjes dhe përqendrimit të trupave sipas një plani të ri rigrupimi, të paracaktuara qysh më parë. 
ENVER HOXHA 
Të krijohej ideja e një riorganizimi të ri në sistemin e ndërlidhjes e të komandim drejtimit, sipas organizimit të ri të forcave dhe të mjeteve. Të përforcohej ideja e një riorganizimi të ri të forcave dhe mjeteve të ushtrisë në kushte dhe situata të paparashikuara”.

Fillimi i viteve ’80 ishte i tensionuar në Kosovë, po në Shqipëri si u përcoll?
Në vitin 1981, shtetit shqiptar ndërhyri në zonën verilindore, për të fuqizuar me forca e mjete njësitë ushtarake në drejtimin e Tropojës dhe Kukësit, me praninë e K5K në brezin e sigurimit. Parashikimet çuan në fortifikimin e territorit kufitar, i veçantë në llojin e vet, që kapte 44 % të sasisë së përgjithshme të fortifikimit në shkallë vendi. Në këtë drejtim funksiononin 78 rajone mbrojtje të këmbësorisë. Stërvitja komando - shtabi "Drini", me pjesëmarrje deri në 40 mijë trupa ushtarake, shkaktoi reagim nga shteti jugosllav. 
Në vitin 1981, në drejtimin e Kukësit e Tropojës u realizua rikonicioni i Shtabit të Përgjithshëm. Ideja: “Përsosja e elementëve të rendimit të luftimit, rritjen cilësore të kapaciteteve luftarake dhe manovrës së forcave në interes të veprimeve luftarake kundërmësymëse”. Stërvitjet komando - shtabi dhe ato me trupa të nivelit taktik, kanë qenë të shpeshta. Në vitin 1994, ish-shefi i zbulimit të Z3U në armatën jugosllave të Maqedonisë, pohonte, "…ne mund të kalonim në regjimin e zakonshëm të gatishmërisë së reparteve tona përballë, vetëm atëherë kur siguroheshin se, me përfundimin e stërvitjeve të reparteve dhe njësive shqiptare, ishin bërë konkluzionet dhe gjërat kishin shkuar në vendet e tyre". E shtjellova mbi bazën e dokumenteve arkivore këtë periudhë, krahasimisht me potencialet ushtarake e veprimet përgatitore, për të kuptuar se, arritjet e pasojat në disa dekada, nën presionin e një lufte të ftohtë, nuk ishin rastësi. Fakte dokumentare ende të pa ekspozuara, u kundërvihen mendimeve antikombëtare e denigruese për shkaqe ideologjike dhe politike, se gjoja, “shteti shqiptar e kishte shitur Kosovën tek Tito”. Ajo që duhet të vlerësojmë, është mendimi i konsoliduar se, po kaq sa është vepruar në përballjen e drejtpërdrejtë, shumë më tepër është punuar në fushën e shërbimeve inteligjente mbi problemin shqiptar nën ish Jugosllavi.
Kolonel: Sali Onuzi: 16 vjet më parë në Divizionin e Kukësit-me veteranët e luftës së Ushtrisë
Kur filloi UÇK të merrte jetë dhe kur do të radikalizonte veprimet?


Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte një mësymje agresive gjithëpërfshirëse e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në zhvillimet e luftës në Kosovë, fillimisht do të veçoja dy momente kryesore. Së pari: Aktin heroik të familjes Jasharaj në Drenicë, ku u flijuan për lirinë e Kosovës 52 pjesëtarë të kësaj familje, duke dhënë mesazhin e plotë, se tashmë lufta kishte filluar dhe me shtetin serb do të flitej vetëm me grykën e pushkës. Së dyti, 15 janari i vitit 1999, kur hordhitë serbe kryen masakrën në Reçak, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke nxjerrë në dritë fytyrën e tyre të vërtetë kriminale. Është kjo arsyeja për të shpjeguar që në fillim, se akti heroik nuk ishte një rastësi. Ajo lidhet me ecurinë e ngjarjeve që kanë ndodhur me popullin shqiptar nën ish Jugosllavi. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, që pas Luftës së Dytë Botërore tek shqiptarët nën ish Jugosllavi, përkon me ngjarjet e vitit 1968, të cilat do të vijonin me demonstratat e rinisë shqiptare dhe popullit në Kosovë në vitin 1981, për të kërkuar statusin federative dhe në vitin 1989, kundër shtypjes dhe represionit të lartë ushtarako policor të regjimit të Milosheviçit. Në atë kohë, në Kosovë vepronte organizata politike, Lidhja Popullore e Kosovës, shkurt LPK. Për hir të së vërtetës, në udhëheqësinë e lartë të LPK-së, në çdo kohë ka pasur një përplasje midis shërbimit sekret jugosllav dhe sigurimit të shtetit shqiptar. Këto përplasje çuan dhe në zbulimin e udhëheqësisë, që u finalizuan me gjyqin e Pejës, ku u dënuan me shumë vite burg mjaftë nga drejtuesit e LPK-së. Goditja solli ndarjen e LPK-së. 

ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA 
Prej saj doli fraksioni radikal, Fronti i Rezistencës, i vendosur të luftonte me armë kundër regjimit serb. Në vitet 1990, me miratimin e Ramiz Alisë, filloi përgatitjen në Shqipëri grupi i parë me 58 anëtarë, që u pasua edhe nga dy grupe të tjerë. Në atë kohë, në Shqipëri u formua Partia e Unitetit Kombëtar (PUK) dhe në Kosovë shkoi direktiva për të krijuar simotrën e saj, UNIKOMB, të drejtuar nga profesori Halil Alidemaj dhe filozofi shqiptar Ukshin Hoti. Fatkeqësish, mjaft prej pjesëtarëve të dy grupeve të para u spiunuan dhe goditja prej strukturave serbe vazhdoi për eliminimin e tyre. Adem Jashari është trajnuar në Shqipëri me grupin e tretë. E thënë shkurt, Adem Jashari, ishte një betim…!
Në vitin 1999, kufiri shqiptar kërcënohej nga ushtria serbe. Si u ringrit ajo pas shkatërrimit të vitit 1997?
Situata ishte e rënduar, për shkak të goditjes që morën elementët e Sigurisë Kombëtare në ngjarjet tragjike të vitit ‘97. Atëherë ushtria shqiptare kishte në organizim 8 divizione dhe një sasi repartesh e njësish të Komandës së Përgjithshme. Të mos harrojmë, se akoma ishim në sistemin e mobilizimit me trupa rezerviste dhe kishte një kufizim të thellë të trupave aktive. Mundësitë e drejtpërdrejta në atë kohë ishin shumë të kufizuara. Veçanërisht Divizioni i Kukësit, në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe në kufi, në një shtrirje frontale 187 km, e kishte të pamundur të rezistonte pa mobilizimin e të gjithë strukturave rezerviste, të cilat ishin ushtria reale që do t’i dilte në mbrojtje vendit. Në vitin 1998 u ndërmorën masa urgjente për ringritjen e strukturave të ushtrisë, për stabilizimin e armatimeve, pasi ky vit shtrihej në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, të cilat në muajt prill e deri në fund të qershorit, rezultonin me një situatë të ndezur luftarake midis ushtrisë serbe dhe strukturave të UÇK-së. Në kohën e përgatitjes operacionale për dislokimin e Divizionit të Tiranës në veri, plotësuam mjaft detyra, veç grupeve të rikonicionit në Kukës edhe në zonën e Tiranës. Shtabi i Divizionit ishte shumë aktiv. Rehabilituam sistemin e kushtrimit ajror të kryeqytetit, të dëmtuar pas viteve ‘92. Kontribuuam në bashkëpunim me Prefekturën dhe Bashkinë e Tiranës për të ardhurit nga Kosova. Bashkëpunuam me Policinë Ushtarake të UÇK-së, pas urdhrit të mobilizimit. Kambana e alarmit kishte rënë kudo në Shqipëri.
Kur ju dha urdhri për t’u dislokuar në kufirin verilindor?
Në 15 shtator të vitit 1997 u riktheva në ushtri, fillimisht me detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të Tiranës dhe pas 8 muajsh, i komanduar komandanti i Divizionit. Në këtë kohë kalova një periudhë të vështirë për jetën dhe karrierën time, kur nuk pranova të shkoja me detyrën e Komandantit të Divizionit të Kukësit, në nëntor 1998, atëherë kur më premtuan detyrën, gradën e gjeneralit, e të tjera. Në të njëjtën kohë që kryeja detyrën e komandantit të Divizionit të Tiranës, u ndodha para një vendimmarrje, të cilën e bëra sipas zgjedhjes time, pa u ndikuar nga askush. Atëherë kuptova se, kolegun tim donin ta shkarkonin. Jam konsultuar vetëm me ish-këshilltarin e Presidentit Mejdani në atë kohë, z. Sabit Brokaj. Tendenca për të më çuar në Kukës m’u përsërit disa herë nga ministri Hajdaraga në atë kohë, me presione, deri në fund të muajit shkurt 1999. Nuk jam penduar që nuk pranova, edhe pse ëndrra e një oficeri të karrierës është të meritojë gradën “gjeneral”, madje dihem i çliruar moralisht dhe shpirtërisht. Divizioni i Tiranës kreu manovrën taktiko-operative dhe i dislokua në grykën e Morinit në kufi, deri në përfundimin e luftës në Kosovë. Ishte koha kur shikoja karvanet me njerëz të traumatizuar që kalonin kufirin dhe dislokoheshin në Kukës e fshatrat përreth. Kukësi atëherë, si zakonisht me 15 mijë banore, mbante në gjirin e tij mbi 100 mijë njerëz dhe për atë që ka ndodhur dhe përballur, ndoshta sot duhet të ishte “Qyteti me Çmimin Nobel për Paqen”. Nga ajo kohë e vështirë ruaj kujtime shumë të mira, por dhe me syrin kritik për kohën. Shumë ngjarje që ndonjëherë ecnin më shpejtë se sa vetë koha. Kujtoj orët e vështira të datës 22 maj dhe disa ditëve më vonë. Ndodheshim në pikën e drejtimit operativ (PDO) në fshatin Bardhoc. Ka qenë një ditë shumë e vështirë. Jam ndjerë shumë ngushtë. Bëhet fjalë për zhvillimin e operacionit “Shigjeta – 2”, mësymjen e brigadës me djemtë dhe vajzat e Kosovës, që u përgatit në Burrel dhe në disa pika brenda ZM të Divizionit të Kukësit. Kam lexuar të përsëritur shkrime për këtë veprim luftarak. Kam pasur rastin të studioj edhe hartat e operacionit. Nga disa kolegë të mi, kjo ngjarje ngrihet në shkallën sipërore. Punë e tyre. Atëherë e shikoja veprimin luftarak brenda parimeve doktrinare të luftës. Brigada pushtoi malin e Pashtrikut. U ndodh orë të tëra nën goditjen e hapur të artilerisë së obuzave të ushtrisë serbe. Shikonim dhe pyesnim veten: “po ne pse jemi këtu?! Nejse, nuk kam pse të flas më tej për këtë. Analizën doktrinare e kam bërë hapur publikisht në botimin tim të kohës; “Psikologjia e luftës kundër luftës”. Ajo kohë e vështirë ka pasur plotë ngjarje të fiksuara në kujtesë, që lidhen me veprimtarinë ushtarake, me qëndrime politikanësh, me deklarata e kundërdeklarata, deri me ndonjë dezertim apo abuzim, ashtu siç mbart brenda saj vlerat e një vitaliteti mbarëpopullor, përherë një hap para shtetit për t’i dalë zot fatit dhe kohës”.
Po Divizioni i Kukësit në çfarë kushtesh ishte?
Divizioni i Kukësit ishte vënë në eficencë të plotë më të gjithë kapacitetin e tij aktiv dhe pjesërisht rezervist. Mos harroni, ishim në vitin 1998 dhe kohët kishin ndryshuar nga më parë, sa i përket anës militare të shtetit shqiptar. Në atë kohë, si dhe sot, ushtria jonë nuk ishte aspak operacionale. Edhe pse “mbetjet” ishin akoma prezent, elementët mbrojtës ishin me probleme të mëdha, ndërrimi i strukturave kishte lënë hapësirat boshe. Ajo që vlerësohej atëherë ishte faktori kohë, i cili dha mundësinë për të kryer veprime në interes të mbrojtjes dhe të pranisë së mjeteve të sulmit afër kufirit. Sigurisht, gati një dekadë më vonë në atë kohë, nuk mund të flisnim për modernizim të mëtejshëm, por armatimet tona të vrisnin njësoj si dhe të të tjerëve. Kompletimi i artilerisë tokësore brenda brezit të mbrojtjes dhe përsosja e elementëve të mbrojtjes kundërtanke në grykat e mundshme të depërtimit të mjeteve të blinduara serbe, të mbështetura në një sistem fortifikimi të mjaftueshëm, e bënte strukturën e ushtrisë tonë, jo vetëm të pranishme në të gjithë hapësirën, por dhe shumë kërcënuese në rast të ndonjë aventure ushtarake të ushtrisë serbe.
Çfarë masash u morën për të përballuar eksodin e dyfishtë, jashtë e brenda kufirit shqiptar?
Qeveria shqiptare e kohës vepronte me shumë tkurrje në raport me zhvillimin e situatave të luftës. Ne e kuptonim, se forcat ndërkombëtare e monitoronin saktë situatën dhe gjithçka veprohej brenda koordinimit të strukturave të NATO-s. Është folur shumë për eksodin të përmasave biblike të popullsisë shqiptare në Kosovë, nën presionin e zhvendosjes së dhunshme prej ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare të saj, por rrallë herë është përmendur një eksod “i brendshëm”, që ndodhi pa një plan evakuimi, por në mënyrë të vullnetshme të popullsisë shqiptare, në thellësinë 15-20 km këtej kufirit. Fshatrat shqiptare të buzë kufirit, por dhe në thellësi, i zbrazën nga popullsia civile. Brenda tyre qëndronin vetëm burrat e armatosur, që pa dashje u bënë pjesë e forcave të sigurisë së vendit, së bashku me efektivat e ushtrisë. Çfarë i mbante ata djem në Kukës, Tropojë, Has në majë të maleve, në gryka e pozicione zjarri, kur e dinin se në çdo çast ishin të kërcënuar dhe mund të goditeshin nga artileria serbe? Ndoshta dikujt fati ja ka sjellë që është sakrifikuar në emër të detyrës, si shumë të tjerë, që sot janë krenarë për atë periudhë të vështirë lufte. Bashkë me ta kemi qenë edhe ne, oficerët, që nuk u ndamë prej tyre në asnjë çast, dhe po të vinte çasti të gjithë mund t’i përballonim pasojat njësoj. Megjithatë, ata vazhdonin të bindur dhe të kryenin detyrat e tyre. Tashmë jam bindur se, nuk ka ndonjë teori të saktë për të hedhur bazat e moralit dhe në çdo rast, ne t'i referohemi asaj. Në kushte të tilla, morali i ka rrënjët tjetërkund, larg moralizimeve të programuara, që në ndonjë rast rëndom përsëriten nga ushtarakët. Ai i ka rrënjët në popull, tek tradita, në familje dhe shumë pak mund të themi se është rezultat i punës edukative. Sigurisht edhe lufta ka moral. Morali në luftë, krahas tradicionalizmit që ka çdo forcë e armatosur, zë vend e forcohet në kushtet dhe rrethanat e ambientimit që të krijohet, të veprimit në masë që të imponohet, për të pranuar e përballuar qoftë dhe në mënyrë “vullnetare” të gjitha pasojat e saj. Çastet e para janë tronditëse për shumë arsye, por përshtatja me kushtet dhe rrethanat që të imponohen në luftë, janë të pashmangshme. Kam parasysh këtu edhe marrjen nën kontroll të korridorit të komunikimit në Tropojë - qafa e Morinës nga djemtë e Tropojës, me në krye Haklajt. Ata për mua kanë qenë pjesë e pashkëputur e UÇK-së. Nëse nuk do ta merrnin ata nën kontroll, atëherë këtë korridor do ta dominonte UDB-ja me njerëzit e saj”.
Çfarë përforcimesh të tjera u dërguan në kufirin verior?
Në vitin 1998 në institucionet e shtetit shqiptar ra kambana e alarmit. Është koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, pra, në një farë mënyrë, midis dy vendeve ishte situatë lufte. Në kufirin verior u morën masa përforcuese. U thirrën pjesërisht strukturat rezerviste vendore. U planifikua dhe filloi lëvizja graduale e njësive të tjera të ushtrisë. Në kushte, në kohë dhe hapësirë, u urdhëruan njësitë e repartet e vartësisë së drejtpërdrejtë të Komandës së Përgjithshme, respektivisht Divizioni i Tiranës dhe disa njësi të specializuara, Brigada "Komando", BrK së Mekanizuar në Laç, batalione të forcave speciale, Regjimenti i Policisë Ushtarake, reparte të Brigadës Xheniere, Regjimentit të MADM, Brigadës së Ndërlidhjes, Brigadës së Transportit Ushtarak dhe elementë të tjerë logjistik, të cilat u integruan brenda elementëve të rendimit të luftimit të Divizionit të Kukësit, pa folur për një sasi të konsiderueshme të trupave të UÇK-së, të dislokuara në 4 qendra stërvitore brenda zonës së Mbrojtjes së Divizionit, e po kështu në Burrel, në Feken, në Durrës, Mamurras etj.
Përveç trupave do të përforcohej kufiri me mjete të mekanizuara, topa e tanke?
Në manovrën taktiko-operative të Divizionit të Tiranës u dislokuan në Kukës reparte të tankeve, të artilerisë së rëndë top obuz 152 mm, të artilerisë reaktive 189 mm, (katjusha), mjete të tjera të mekanizuara, të cilët së bashku me repartet e Kukësit, duke llogaritur kapacitetet e grykave dhe drejtimeve të mësymjes së mundshme të ushtrisë serbe, gjykoj se ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi kundër kufirit shqiptar. Në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit funksiononin 4 qendra të bazimit dhe përgatitjes së kontingjenteve të UÇK-së. Prej këtej bëheshin manovrat taktike me lëvizje të organizuara me mjete, natën dhe ditën, dhe shfrytëzoheshin korridoret e kalimit në territorin e Kosovës për t’u bërë pjesë aktive e UÇK-së, që luftonte direkt në terren. Së bashku me këto struktura, ushtria shqiptare ndonjëherë nuk kishte dallim.
Cila ishte gjendja morale e trupave përballë një lufte reale tanimë?
Ka raste kur vlera e ditëve të tilla nuk maten me sasinë fjalëve që mund të thuhen në një intervistë, por me mbresat që lë në kujtesë dhe memorien historike të ditëve të vështira të Kukësit, ngjarjet më kulmore të cilat vunë në provë të vështirë strukturat e ushtrisë shqiptare në këtë luftë. Kishim marrë përsipër në atë kohë një përgjegjësi dhe këtë e ndjenim të gjithë. Kështu na ndodhi ditën e manovrës së madhe të zjarrit dhe të trupave që u zhvillua në grykën e Morinit, vetëm dy kilometër pranë kufirit shtetëror. Në orën 08.00 nga të gjithë komandat u raportua gatishmëria në pozicionet e zjarrit. Matanë kufirit ishte një qetësi e rreme. U takova përzemërsisht me kolonel Arbenin, në atë kohë komandant i Gardës së Republikës. Kishim kohë pa u parë. Atashetë ushtarakë kishin ardhur më parë, gazetarë, fotoreporterë, forcat e Gardës, një gjë e pazakontë në vijën e kufirit. Në një çast, nënkolonel Beshiri, shefi i Qendrës Kulturore të Ushtrisë, më pozicionoi para pikës së drejtimit të shtabit të Divizionit të Tiranës, një qendër zjarri e madhe artilerie dhe pa shumë ceremoni më thotë; "fol". Operatori Sokoli një djalë me sy bojëqielli, ngriti kamerën duke thënë "gati". Fola i qetë dhe theksova mbi qëllimin e prezencës së strukturave të Divizionit të Tiranës në Kukës, misionin dhe detyrat kryesore, bashkërendimin e veprimeve operacionale me forcat e tjera, duke e lidhur situatën me gjendjen matanë kufirit. Siç mora vesh më vonë, dikush ishte thirrur nga Ministri në zyrë pas dhënies së kronikës në TVSH dhe ishte kërcënuar deri në shkarkim nga detyra. Padyshim hakmarrje politikanësh burokratë dhe mediokër. Ndërkohë ishte një situatë e tensionuar, kudo dëgjoheshin komandat dhe porosit e fundit. Presidenti i Republikës na takoi të gjithëve dhe në orën 11.00 filloi qitja luftarake. Forcat vepruan në mënyrë të shkëlqyer. Zjarr artilerie i përpiktë, manovër e mrekullueshme e tankeve, vlera dhe nivel profesional. "Katjushat" fishkëllenin, artileria e rëndë gjëmonte, të gjitha llojet e armëve zukatnin me tërsëllëm dhe tërë gryka e Morinit atë paradite Maji gjëmonte. Oshtima e armëve u dëgjua shumë larg, matanë në Kosovë. Koloneli italian Alessandro, donte të dinte më shumë për forcat e Divizionit të Tiranës. I dhashë informacion. Edhe atasheu kinez, kolonel Huei, me fjalë e superlativa i lavdëroi artiljerët për saktësinë e zjarrit, por kuptova që tjetërkund e kishte qëllimin. Donte që me çdo kusht t’i thosha "po, është e vërtetë, sepse kjo është teknologji kineze". Nuk ja thashë. Kjo qitje luftarake më bindi përfundimisht, se repartet tona në rendim luftimi ishin në gjendje të realizonin detyra delikate me përpikëri dhe efektivitet të plotë. E dija se nënkolonel Thomai, Budjoni, Tomorri, Kastrioti, Haxhiu, Bilbili, Enveri, dhe shumë të tjerë, oficerë të mrekullueshëm të shtabit dhe komandantë të Brigadave nuk "flinin", ata përherë ishin në punë. Në sistemin e drejtimit të zjarrit të artilerisë sonë kishim shumë të dhëna të siguruara nga zbulimi i Divizionit të Kukësit për "këpushat" që ishin mbjellë matanë kufirit.
Kur do të fillonin sulmet agresive ushtarake nga ana e serbëve?
Në datën 16 prill 1999, qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Shqipërisë. Veprimtaritë agresive ushtarake të paramenduara u shoqëruan atëherë me qëndrime ekstreme politiko - diplomatike. Kush mund ta bënte këtë përveç se një shteti agresor? Ka pasur shumë raste të penetrimit të trupave serbe në territorin këtej kufirit shqiptar – shqiptar. Goditjet e ushtrisë serbe brenda territorit të shtetit shqiptar u realizuan përgjithësisht me forca të pakta, deri në kompani, me trupa speciale, kryesisht komando, në goditjet me snaiper dhe me artileri të kalibrave 82, 120, 160, 155 mm, nga distanca, por dhe me qitje të drejtpërdrejtë. Këto goditje u bënë kryesisht mbi objektet civile dhe rrallë mbi objektet ushtarake. Në veçanti, në rrezen e këtyre goditjeve synoheshin bazat e UÇK-së, që ishin në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit. Reagimi nga trupat e ushtrisë shqiptare ishte i reduktuar, por në disa raste, i ashpër dhe mjaft i vendosur me përdorimin e armëve automatike dhe të artilerisë, e në disa raste edhe të tankeve. Reagimi i ashpër i forcave të Brigadës së Këmbësorisë në Tropojë u imponoi shtabeve serbe idenë se, nuk ishte e lehtë të depërtonin në territorin shqiptar. Kjo situatë në teatrin e veprimeve luftarake shmangu me gjakftohtësi konfrontimin e përgjithshëm. Synimi i ushtrisë serbe në vijën kufitare ishte shkëputja e ushtrisë shqiptare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Objektivi i tyre dështoi, pasi rrugëkalimet e lidhjes në të dy anët e kufirit, asnjëherë nuk u mbyllën.
Po përballja mes dy ushtrive?
Ka pasur përplasje midis ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe, po të kemi parasysh betejën e Koshares, ku nuk pati asnjë dallim midis forcave të ushtrisë shqiptare të UÇK-së e të FARK-ut. Të gjithë luftuan si shqiptarë dhe i dhanë një mësim të mirë Brigadës së Reagimit të Shpejtë të ushtrisë serbe, e cila sot e riorganizuar vringëllin armët në Luginën e Preshevës. Në datën 26/04/99 një grup prej 35-40 ushtarësh serbë hyn në thellësi dhe u vunë zjarrin shtëpive të braktisura të fshatit Stoberdë. Disa orë përpara ata kishin kryer zbulimin me helikopter. Në të njëjtën kohë, në fshatin Lajthizë filluan të godisnin me mortaja të rënda, të vendosura në malin e Padinës. Në datën 29/04/99, në malin e Pëllumbit u diktua vendosja e mortajave serbe dhe në orën 16.00 serbët hynë në fshatin e boshatisur, Mëhalla e Sipërme. Me veprime të shpejta e të specializuara batalioni special kreu afrimin dhe rrethimin e grupit të ushtarëve serb në fshatin Xhuxh. Ata nuk kishin llogaritur në kohë tërheqjen e tyre. Tashmë të rrethuar ata prisnin se çdo të bëhej me ta. Ishin të gjitha mundësitë e asgjësimit të tyre, apo dhe zënies rob. Por një arsye tjetër më e fortë bëri që të veprohej ndryshe. Fshati Xhuxh ishte i paevakuar dhe në çdo çati jetonin 10-15 frymë. Zjarri nga të dy palët do të sillte fatkeqësi të rënda në njerëzit e pafajshëm. Forcat serbe nxorën 6 mortaja 200-300 metra mbi fshatin, në vijën e kufirit. U zbatua një marrëveshje pa fjalë, por me veprime konkrete. U krye një manovër e shpejtë me tërheqje. Kjo bëri që serbët me shpejtësi e lebeti të dilnin nga kurthi ku kishin rënë dhe të largoheshin matanë kufirit. Goditjet e vazhdueshme të artilerisë serbe kishin shkatërruar pothuajse godinat e postave kufitare të Zherkës, Zogajt dhe të qafës së Prushit. Forcat e Divizionit të Kukësit të tërhequra më në thellësi, atëherë u përforcuan me bateri të mortajave 82 mm dhe të topave KT 75 mm. Në këto kushte arrihej të plotësohej misioni “i pengimit” të forcave serbe deri në mbërritjen e forcave kryesore të ushtrisë tonë.
Gjatë luftimeve u rrëzua dhe një avion amerikan që ra në dorën e serbëve. Si e kujtoni këtë episod?
Në datën 30/05/99, ndodhi një “çudi” për amerikanët, të cilët ishin shumë të interesuar për avionin pa pilot, të rrëzuar në vijën e kufirit, midis forcave tona dhe forcave serbe. Grupet e zbulimit të batalionit special në orën 15.30 u dorëzuan specialistëve amerikanë shtatë pjesë kryesore të avionit zbulues pa pilot të NATO-s, prodhim i vitit 1996. Se si janë çmontuar ato dhe se si u transportuan deri në bazë nga trupat e batalionit, këtë e dinë më mirë ata djem të zotë që e bënë. Ky aeroplan ju rrëmbye serbëve pothuajse nga dora, pasi ata e mbulonin me zjarr objektin jo më larg nga 80-100 metra, në pritje të urdhrit për të depërtuar e për ta tërhequr vetë aeroplanin. Si specialist të njëjtat vlerësime do të bëja dhe për trupat e Brigadës Komando. Kjo njësi u përhap në të gjithë zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit, në drejtimet kryesore dhe shpesh herë u bë objekt i goditjes së artilerisë serbe. Qëndrimi e veprimtaria e trupave "komando", maturia, profesionalizmi dhe manovra e tyre në kushte të vështira, ishin për t’u marrë shembull.
Cili ishte roli i FARK-ut në këto luftime?
Atëherë në Kukës më bënte përshtypje dislokimi i një batalioni të fuqishëm të FARK-ut në zonën e Kolshit. Një repart i armatosur mirë, i mirëpaguar rrogëtarë, që rrinin tërë ditën të kapardisur nën beretat e kuqe dhe pretendonin se, “akoma nuk kishte ardhur koha për të luftuar në Kosovë”, kur vendi matanë digjej e shkretohej përditë dhe popullsia po spastrohej nga territori i Kosovës. Nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi me këtë repart. Rregullat e luftës na mësonin ndryshe. Ndërhyra fuqishëm në shtabin e Kukësit, në Shtabin e Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u bëmë shkak që ai batalion të dorëzonte armatimin strukturave të UÇK-së në Kukës dhe të largohej nga zona e luftimit. Shumë prej ushtarëve rrogëtare të “beretave të kuqe” ju bashkuan në atë kohë strukturave të UÇK-së. Në lidhje me këto veprime, sigurisht që kemi parë shumë në një kohë të vështirë dhe kuptonim, se këto reparte politikisht vareshin nga një tjetër komandë dhe kishin të tjera synime”.
Situata në kufirin shqiptar u përcoll jo pak nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare. Si u bë ky organizim?
Lufta në Kosovë u bë çështje e të gjithë forcave progresiste demokratike, e opinioni ishte i interesuar për përfundimin e shpejtë të saj. Sensibilizimi ka qenë i drejtpërdrejtë në zonën e luftës. Kujtoj ditën që zbritëm tanket pranë urës së madhe për t’i kaluar nga vau i lumit, pasi ura nuk mbante më shumë se 24 ton. Një mori gazetarësh dhe reporterësh që transmetonin në linjat satelitore drejtpërdrejtë. Vëzhgoja nga afër veprimet. Në një çast vërej komandantin e Brigadës së Takneve, Budjonin që po konfliktohej me gazetarët. E thërras dhe i them: “Budjon, leri të filmojnë dhe të transmetojnë direkt. Bota është e interesuar dhe duhet ta dijë, që ushtria shqiptare po dislokon në vijën e kufirit mjetet e sulmit. Kjo do të thotë shumë”. Por kemi pasur dhe raste të vështirësive, të cilat ndoshta ishin pjesë e skenarëve të paracaktuar”.
Në çfarë fushash bashkëpunuat me ushtarakët amerikanë?
Në ditët e kalimit të Brigadës së UÇK-së, që u përgatit në Burrel, duke pushtuar malin e Pashtikut, pasi ushtria serbe kishte kaluar në kundërveprim përgjatë dy anëve të vijës së kufirit drejt majës së malit, pas një telefonate informative, në zyrën e Selimit erdhën grupi i oficerëve amerikanë të Forcave Ajrore. U përshëndetëm shqip. Ishin të sjellshëm. Kishin filluar të mësonin disa fjalë nga gjuha jonë. U hapën hartat mbi tavolinë dhe filloi shkëmbimi i informacionit. Kërkuan të dinin me koordinata të sakta, nga major Shyqyriu, shefi i zbulimit të Divizionit të Kukësit, se ku mund të ndodheshin bateritë e artilerisë serbe dhe ishin të interesuar se a kishte popullsi civile në këtë zonë të ngushtë. U kufizuan në një sipërfaqe 6-të km2 nga Qafa e Prushit, Krajlicë deri në fshatin Zhur, në thellësi të territorit të Kosovës. Kërkonin, me sa kuptuam, garanci për prezencën e popullsisë civile në këtë zonë. Punuan me kujdes në hartë dhe mbajtën shënim koordinatat. Vëreja se, hartat e tyre nuk kishin të njëjtën kuadraturë me hartat tona. Për disa nga objektivat, për të cilat kishte të dhëna u përcaktuan koordinatat me saktësi. U larguan pas 30 minutash, duke përshëndetur "allashqiptarçe".
Kur do të ngrinin serbët flamurin e bardhë?
Në orën 20.30 avionët e NATO-s realizuan një "spektakël" mbi objektivat ushtarake serbe. Pas dy orësh, në orën 22.30 dëgjojmë në drejtim të Krumës shpërthime të forta artilerie, të cilat përcilleshin deri tek ne me një zhurmë të mbytur. Në krahun e majtë të vendvendosjes sonë shtrihej kurrizi i malit të Tregtanit. Nën këmbët e tij në pjerrësitë perëndimore ndodhej qyteti i Krumës. Nga raportimet e menjëhershme në radio kuptova se po goditej spitali i qytetit. Pas 7-8 shpërthimeve të para, në të gjithë zonën e Krumës e të Kukësit u ndërpre energjia elektrike. Ndodheshim në një kuotë të favorshme ku na jepet mundësia të vrojtonim një pjesë shumë të madhe të zonës së Kukësit dhe drejtimeve më kryesore drejt kufirit. Nga raportimet e para në radio u konstatua panik dhe mungesë informacioni të saktë për atë që po ndodhte në Krumë. E ndjeva veten ngushtë, por nuk më lejohej të ndërhyja. Pas disa minutash dëgjova zërin e qetë e të sigurt të kolonel Selimit, shefit të shtabit të Divizionit të Kukësit, i cili u kërkoi të gjithëve të ruanin gjakftohtësinë. Po para disa orësh serbët kishin hedhur disa predha artilerie në fshatin Nikoliq, kishin plagosur disa fëmijë e kishin dëmtuar shtëpi. Në hapësirën mbi zonë pas 10 minutash u dëgjuan zhurmat e avionëve të NATO-s. Goditjet e artilerisë serbe u ndërprenë. Ishte dita kur delegacionet e të dy palëve, përfaqësuesit e NATO-s dhe të ushtrisë serbe, u takuan për herë të parë në kufirin maqedonas, në qytetin e Kumanovës, për firmosjen e marrëveshjes së kapitullimit të Serbisë”.
Territori Shqiptar u bombardua nga artileria serbe, a pati viktima nga kjo luftë?
Me bindje të plotë them se, ditari i luftës akuzon rëndë dhe sot politika dhe ushtria serbe duhet t’i kërkojnë falje popullit shqiptar. Po mundohem të jap këtu disa të dhëna të muajit prill 1999, për të kuptuar se sa me intensitet ka vepruar ushtria serbe kundër territorit shqiptar dhe sa e dhunshme, agresive dhe kriminale është paraqitur ajo, duke dhënë natyrën më të shëmtuar të një strukture krimi, gati të dalë jashtë kontrollit në agresivitetin e saj. Prej datës 10 prill e deri në përfundim të luftës, janë plotë 41 raste të agresionit të drejtpërdrejtë në forma të ndryshme të ushtrisë serbe kundër territorit dhe popullsisë shqiptare, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima të pafajshme. Sipas të dhënave në datën 18/04/1999, armata Jugosllave kishte dislokuar në Kosovë 400 tanke, 300 transportues të blinduar dhe 400 njësi artilerie. Ky diapozitiv i fuqishëm ushtarak meritonte vlerësim dhe vëmendje, sepse aktualisht vepronte mbi bazën e një plani të paracaktuar dhe objektivat e tyre mund të shkonin shumë larg. Në datën 10/04/1999 regjistrohen incidente në kufirin shtetëror, në vijën Padesh Kamenic. Lidershipi politiko-ushtarak serb paralajmëronte Shqipërinë, pas këtyre luftimeve në kufi, se mund të bëhej ajo përgjegjëse për një shtrirje të konfliktit dhe për përhapjen e një lufte ballkanike. Një ditë më vonë u kryhen provokime të rënda në kufi. Prej orës 11.50 e në vazhdim, artileria serbe me mortaja godiste në drejtim të pikave kufitare të Padeshit, Zogajt e Kamenicës si dhe në Tropojën e Vjetër, deri në 15 km në thellësi të kufirit shqiptar. Pas bombardimeve të zonës së Hasit u shkaktuan 4 civilë të vrarë dhe 14 të plagosur.
A pati trupa serbe që kaluan kufirin shqiptar?
Në datën 13/04/1999 mbi 100 ushtarë serb të mbështetur nga mjete të blinduara, pushtuan postën kufitare të Kamenicës dhe më pas atë të Padeshit në Tropojë, rreth 2 km në thellësi të territorit shqiptar. Në këtë periudhë mbi 4000 banorë u shpërngulën në thellësi të vendit. Disa ditë më vonë trupat serbe hapën zjarr kundër fshatit Dobrunë dhe për 15 minuta u bë shkëmbim zjarri midis tyre dhe kufitarëve shqiptarë. Për rreth 20 minuta u goditën më artileri fshatrat Kamenicë, Padesh dhe Zherkë në Tropojë. Po atë ditë, në pikën e kalimit të Morinit një predhë e rëndë mortaje shpërtheu pranë vargut të refugjatëve, duke vrarë një dhe duke plagosur 22 prej tyre. Aventurizmi ushtarak nuk kishte kufij për shtabet ushtarake serbe. Në datën 21/04/1999, rreth orës 10.30 forca të shumta serbe, të mbështetura me artileri sulmuan territorin shqiptar në Has në një vijë disa kilometërshe. Luftimet midis tyre dhe forcave tona vazhduan për 8 orë dhe më pas serbët u tërhoqën. Mos vallë e kishin të domosdoshme serbët ballafaqimin ushtarak me forcat tona? Atëherë nuk besoja se duhet të ishte kështu. Tjetërkund synonin shtabet jugosllave, por ata nuk arritën kurrë të shkëpusin lidhjet shpirtërore midis luftëtarëve të lirisë në të dy anët e kufirit shtetëror. Sipas vrojtimeve të kohës, serbët kryen fortifikime në vijën e kufirit dhe realizuan vendosjen masivisht të fushave të minuara, ndërsa goditja me raketa minë – kasetë të prodhimit serb u bë deri në thellësinë 20 km të territorit shqiptar. Minat e vendosura apo të hedhura nga distanca, ishin mjete të vdekura, të cilat nuk ishin në gjendje të dallonin hapin e një ushtari nga hapi i një fëmije. Në çdo rast, kur mbi to shkelesh, ato lëndonin dhe gjymtonin, merrnin jetë njerëzish. Komandat serbe vazhdonin të zbatonin urdhrat e eprorëve të tyre, edhe kur pasojat binin mbi gratë, fëmijët, të moshuarit, pra mbi njerëz të pafajshëm. Në datën 26/04/1999 rreth orës 22.00, një grup ushtarësh serb hynë në thellësi të territorit shqiptar, me synimin për të minuar zonën e Qafës së Prushit. Për 6 orë u bë shkëmbim zjarri në një vijë prej 3 km. Forcat serbe përdorën artilerinë dhe mortajat. Goditen me artileri tanket e Brigadës së Krumës, të cilët shkuan në përforcim të forcave në vijën e kufirit shtetëror. Raste të tilla ishin të shumta në harkun kohor të dy muajve të fundit të luftës. Ka një evidencim shumë të saktë të masakrës së ushtrisë serbe, të agresivitetit të saj, të dëmeve materiale e njerëzore që kanë shkaktuar në territorin shqiptar, duke e çuar në mbi 20 mijë numrin e përgjithshëm të viktimave të luftës në atë periudhë. Por ata nuk mundën kurrë të izolonin UÇK-në dhe as të frikësonin shtetin dhe ushtrinë shqiptare. Ishte koha kur kundër tyre ishte vënë tëre bota demokratike dhe përfundimi i tyre kapitullues ishte i paracaktuar.
A kishte një bashkëpunim mes ushtrisë shqiptare dhe UÇK-së
Personalisht nuk e vlerësoj veten pjesëtar të UÇK-së, por thjeshtë, pjesëtar në këtë luftë. Duke qenë nën uniformën ushtarake të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, me gradën “kolonel”, të dislokuar në grykën e Morinit në formacion luftarak, kam pasur raste të kontakteve me drejtues të strukturave të UÇK-së, dhe bashkërisht ndiqnim në proces të gjithë lëvizjet e tyre taktike e deri demonstrative, në raport me situatën në kufi, përherë të gatshëm të futeshim në veprim me kapacitetet tona luftarake. Ndërkohë, në Tiranë vazhdonte përgatitja dhe kompletimi gradual i Brigadës së Yzberishtit me forca aktive dhe rezerviste.
Si ishte gjendja morale e popullsisë civile?
Në një ditë të zakonshme, me grupin e rikonicionit po përpiqeshim të gjenin vend dislokim për një grup të artilerisë së rëndë. Ngjiteshim monopatit, duke shfrytëzuar një vijë përroi, nga ku mendonim se diku do të kishte një burim uji të pijshëm. Në distance dalluam një shtëpi të vetmuar, në oborrin e së cilës ishin gati 50 fëmije dhe disa gra. Vërenim me shqetësim pse fëmijët u larguan dhe ishin mbledhur rrotull nënave të tyre duke na parë me frikë. E zonja e shtëpisë, një malësore kuksiane, u afrua dhe na uroi mirëseardhjen. Takimi me të me përzemërsi reflektoi menjëherë tek fëmijët, të cilët kuptuam se ne "ishim njerëz të mirë". Ajo na shpjegoi se, në kohën që ne ishim duke u ngjitur, fëmijët na pikasën si grup njerëzish me uniforma ushtarake dhe të tmerruar dhanë alarmin, duke bërtitur, "shkijet, erdhën shkijet"! Të traumatizuar nga ç’u kishin parë sytë gjatë përzënies që u kishte bërë ushtria serbe nga shtëpitë e tyre, ata përjetonin në çdo rast tmerrin e një persekutimi të skajshëm psikologjik. Kuksiania fisnike u kthye drejt tyre dhe i ftoi të afroheshin. Me droje erdhën pak e nga pak, të nxitur edhe nga nënat e tyre. U ula në gjunjë, i hodha dorën ne qafë një djaloshi fëmijë dhe diçka i thashë ëmbël ne vesh. Më pas më përqafoi. Shpendi, shefi i Propagandës shkrepi aparatin. Një kujtim që më ka mbetur gjatë në vetëdije, duke u lutur që një ditë të mund ta takoj këtë fëmijë, që sot mund te jete 20 apo 21 vjeçar.”.
Cili është reflektimi juaj 15 pas përfundimit të luftës?
Është kjo një kohë e mjaftueshme për reflektim, për gjithçka që u bë mirë dhe që u bë keq në atë periudhë të vështirë. Përfundimi me sukses i misionit të UCK-së dhe të ushtrisë shqiptare, me mbështetjen e fuqive më të mëdha politiko - ushtarake të kohës, veçanërisht të SHBA-ve, mbart në vetvete në këto kohë e në vazhdim, praninë e qëndrimeve subjektive, për të shfrytëzuar vlerësimet kolektive të veprimtarisë luftarake me karakter çlirimtar. Koha e vlerësimeve kolektive ka marrë fund. Këtë e kanë bërë oficerë dhe ish luftëtarë në mënyrën e tyre. Në raportet masë - individ, pjesëmarrje, kontribut, efektivitet operacional, raport forcash, mbështetje reciproke, fuqi zjarri, hapësirë veprimi, kryerje manovre, pra, në të gjithë spektrin e këtyre veprimeve operacionale në terren, nuk mund të pranohen dëshira individësh apo deformime, që tentohen t’i bëhen atij realitetit në kohën e sotme. Kulmi i subjektivizmi, është shtrirë në disa raste, në fetishizimin e rolit të individit. Në kohët moderne, nuk mund të pranohet dhe të realizohet etiketimi i gjeneralëve pa gjeneralizëm, nuk mund të realizohet prodhimi ose fabrikimi i tipit të heroit në kurriz të heroizmit masiv të strukturave të luftëtarëve, të përfshirë në luftë me okupatorin në vijën e parë të zjarrit. Vlerësimi dhe respektimi i atributeve, përparësive, sakrificave të strukturave të UÇK-së, pa minimizuar vlerat e të gjithë strukturave të tjera që pretenduan për pjesëmarrjen në këtë luftë, janë një detyrim moral, profesional dhe historik, për saktësinë në disketën e memories historike të popullit shqiptar. Çdo vlerësim tjetër bie ndesh me atë çfarë ndodhi, me moralin dhe vlerat shumëdimensionale të ushtrisë më te re të kohës. Ajo përfaqësoi shpirtin liridashës, të vendosur dhe fisnik të popullit shqiptar. Analiza dhe historiografia ushtarake shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, sot i është "borxh" veprimtarisë dhe aktivitetit luftarak të Brigadave në luftë, komandantëve, luftëtarëve dhe të gjithë atyre që luftuan dhe derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. Në evidencimin e vlerave reale të kësaj periudhe të vështirë provë për kombin shqiptar, duhet të ekzistojë platforma e studimit ushtarako - shkencor për periudhën e luftës së popullit shqiptar në vitet 1997 – 2001. Marrëzitë politike të segmenteve dhe individëve të papërgjegjshëm, të nxitur nga qarqe antishqiptare, sot tentojnë të ftohin dhe godasin marrëdhëniet brenda gjenezës tonë, të luftojnë dëshirën për ribashkim Kombëtar, duke tentuar të ndajnë popullsinë “në shqiptarë dhe kosovarë”, duke servirur “kombin kosovar”, duke dashur të ngrenë mure të rinj ndarës, të cilët janë produkt i frymës antishqiptare një shekullore. Pas kaq kohësh e në vazhdim, kombi shqiptar do t’i përcjell me nderim dhe respekt veprën madhore të atyre që dhanë jetën në altarin e lirisë”.