2018-08-29

Frederik Shiroka (1907-1955)

Related image



shkruar nga Prof. Flamur Tartari

Eshte kenaqesi i madhe qe sot ne te kujtojme disa nga intelektualet e shquar te kombit tone, te cilet studiuan, punuan ne Austri dhe u kthyen ne vebdin e tyre ne Shqiperi. Keta njerez te shquar preferuan varferine dhe kushtet e keqija ne pune qe tashme dihen ne vendin e tyre dhe qe moren edukaten familjare e qytetare shqiptsare e kombinuan me ate austriake dhe me kete ata nderuan kombin e tyre dhe vehten e tyre prndaj duhet ti respektojme. Qe te flasesh pr te madhin Shiroka duhet te kuptojme tere ate plejade te shquar te Shkolles Austriake te madhe qe kane dhene nje kontribut te madh ne ecjen perpara te kultures dhe te disa shkencave te ndryshme. Veprat e njerezve te shquar ne dobi te njerezimit jane te pafundme.

Frederik Shiroka (1907-1955)


Ato kane permasa te ndryshme duke filluar qe nga sjellja e hijshme dhe fjala e mencur edukata qytetare e deri ne perkushtimin per ate qe ke punuar tere jeten. Para veprassh te tilla madhore njerezimi perulet me respekt, dashuri dhe mirenjohje. NJereit e shquar te shoqerise njerezore realizojne vepra qe ne te shumten e rasteve nuk i respektojne kufijte e shteteve dhe kontinenteve, por si te tille ato pohojne fuqishem identitetin kombetar te autoreve qe realizojne te tilla vepra. Ketu fillon kultura dhe krenaria e cdo kombi. Veprat dhe vete autoret e tyre kthehen ne simbole te perparimit dhe sherbejne si pike referimi per sejcilin prej nesh qe kerkon te lere dicka me vlere e dobi per shoqerine njerezore. Shqiperia ka qene eshte dhe do te jete gjithmone vendi i vogel i talenteve te medha, sepse asaj nuk i kane munguar asnjehere njerezit e ditur e talente te shumte ne te gjitha fushat e jetes dhe nuk kane per ti munguar kurre, sepse eshte dicka qe aq e ka dhene natyra dhe zoti.


Related image


Ne kete plejade te shquar te intelektualeve tan bejne pjese T. Karagjozi, B. Zyma K. Kristidhi, Jani Basho, Roza Buda Jorgji Jorgoni Frederik Shiroka e shume te tjere te cilet bejne pjese ne ata njerez te shquar te kombit tone qe aplikuan te rejat moderne te shkolles austriake ne vend me sukses dhe rezultate te medha, gjithmone ne dobi te njerezimit. Dr. Frederik Shiroka ben pjese tek keta njerez te shquar te kombit tone qe edhe pas shume vitesh, vepra e tij ne dobi te Shqiperise, udheton gjithmone ne cdo skaj te vendit si mirenjohje njerezore, si eksperience e vyer, si shembelltyre e se mires qe frymezon dhe do te jete e pavdekshme per te gjitha gjeneratat.


Related image


Armata e mjekeve dhe e kirurgeve te sotem shqiptar me aftesi te larte ne profesion, me kulture te gjere e vizion te qarte per te ardhmen, grinden e perleshen cdo dite me vdekjen, per te kursyer sa me shume jete njer3ezish, gje qe u tregua konkretisht keto vite qe po jetojme. Kjo pra eshte trashegimi e madhe dhe e ketyre bijve te kombit qe betimin e Hipokratit qe bene ne universitet – deri ne ditet e sotme dhe kjo i ben ata te jene te pavdeksme.
Frederik Shiroka (1907-1955)
Cili është Frederik Shiroka

Frederik Shiroka (1907-1955) Ai lindi ne qytetin e kultures shqiptare ne Shkoder ne nje familje te njohur per tradita patriotike e cila sidomos ne disa momente historike te rendesishme ka dhene ndihmesen modeste ne te mire te Shqiperise. Kjo fryme atdhetarie u rrenjos thelle ne brezat e familjes dhe ne vecanti tek Frederiku. Vete historia e familjes Shiroka flet qarte per kete dhunti te dhuruar nga natyra dhe zoti per kombin tone. Shume njerez te shquar te familjes see Ndrek Shiroka, Engjell Shiroka (kryearkitekti i Beratit) Filip Shiroka e Vaso Pasha etj., e vertetojne me se miri edhe krenarine e shqiptarit qe ruajti Dr.Shiroka tere jeten e tij. Krenaria e modestia ishin dy parimet e jetes se tij edukate qe e mori nga familja e tij por qe u perforcua ne Austri ku ai kaloi se beri te jgithe jeten e tij shkollore e deri sa u be mjek. Zgjuaresia dhe deshira per te studiuar e bene mesuesin e shkolles fillore ta marri me vehte ne Austri ku aio brenda t re muajve e mesoi gjuhen gjermane gje qe i habiti mesuesit e tij per intelektin dhe mprehtesine qe e karakterizonte.


Image result for DR. FEDERIK SHIROKA


E gjitha kjo ishte nje pikenisje per te percaktuar te ardhmen e tij. Ishin austriaket qe ngulen kembe qe ai te qendronte per studime ne Austri e kete mirenjohje ai edhe me vone nuk e harroi asnjehere, virtut i tij qe kishte per te tjeret dhe qe i respektonte gjithmone. Ishte Dr. Shiroka qe kishte simpati edhe per shoket e tij e ne menyre te vecante per Cabejn Jorgonin Roza Buden dr JAni Bashen kete atdhetar i shquar i kombit tone dhe mjek i zoti themelues i organizimit modern te shendetesise tone sipas shkolles austriake, qe per here te pare hapi ne zemer tte Europes ne Vjene gazeten (fletoren djaleria) e cila u perkrah nga te gjithe studentet shqiptar qe studionin ne Austri. Frederik Shiroka kishte nje simpati te madhe per te madhin artist shqiptar Aleksander Moisiun dhe me kujdes dhe kenaqesi te madhe ruante si gje te cmuar vepren e Shilerit ku kishte nenshkrimin e artistit te madhe i cili i kishte mik te madh e gjithe jeten ruajti nje respekt te madh per te.




Si student i apasionuar pas kirurgjise ne vitet e fundit te m barimit te universitetit te Grazit i ra ne sy dhe pedagogeve te tij e sidomos nje kirurgu te madh qe me vone u be miku me i ngushte i dr.Shirokes Prof. Gerhard Humber, i cili drejtonte kirurgjine ne Graz. Ai pa tek Frederik Shiroka nej njeri kurajoz te mprehte serioz kerkues po ashtu te guzimshem por me nje arsyetim e logjike te forte. Ai ishte nje klinicist i shkelqyeshem, eksperimentator i zoti dhe si asistent i profesorit i cili e mbante se e njihte ne menyre perfekte anatomine normale te njeriut tekst baze per nje kirurg. Ishte ky profesor qe pas mbarimit te kursit te specializimit i propozoi te qendrontee ne Graz por ai e refuzoi si shume te tjere. Dr Shiroka kishte nje respekt te madh per shkollen austriake te kirurgjise e cila ishte ne pararoje te europes ne ate kohe. Ai fliste me admirim te madh per mjeket e shquar austriake si Nitzen qe shpiku cystoskopin, Ritter, Wattmann, J.Grunfeld etj. Ai studioi me seriozitete edhe veprimtarine e Prof. Leopold Dittel, themelues te urologjise austriake dhe shpesh mendonte perse edhe ne Shqiperi perse te mos e veme edhe ne baza shkencore krirugjine e themeluar nga dr. Osman Jonuzi (per te cilin kishte respekt te veçante).

Ne pak kohe qe ai qendroi ne Viene per te pare disa operacione te reja prane Kirurgut-Urolog te shquar Theodor Hryntschak qe isht drejtori i klinikes, ai mesoi shume dhe mbi te gjitha metoden origjinale te mjekimit te semundjes se protestes, te cilen e aplikoi i pari ne Shqiperi me sukses, dhe sot perdoret si rutine ne vendin tone. A eshte edhe kjo nje trashegimine e shkolles austriake te sjelle nga i madhi Shiroka.

Dr. Shiroka ishte nje njeri shpirt gjere dhe i gatshem per te ndihmuar te tjeret, sidomos ato te rinj mjeke qekerkonin te hapnin shtigje te reja ne ecjen para te kirurgjise shqiptare. Shpesh ne biseda te lira ai u thonte: -se kirurgjia eshte shume e veshtire dhe kerkon sakrifica e djerse, por mbi te gjitha kerkon te kesh shpritin human ndaj njeriut.

Dora e kirurgut dhe fjala e embel e tij jane te pandara ne procesin e sherbimit te pacientit. Keto veti asnjehere nuk i munguan Shirokes, e cdo pjese e trupit te njeriut e cdo organ i tij u prek nga bisturia e arte e Shirokes dhe qe ne te shumten e rasteve ajo ishte jetedhenese per qindra mijera shqiptare qe se bashku me kirurge te gjere te shquar si Polena, Laboviti, Mborja, Cani ishin krenaria e vendit dhe e kirurgjise shqiptare.

Dr. F. Shiroka per kohen qe jetoi ishte nje Nene Tereze e dyte per Shqiperine, sepse ai ia kushtoi jeten e tij vetem zhvillimit te Kirurgjise Shqiptare ne dobite popullit te tij. Ai punoi pa u lodhur nate e dite per 20 vjet si kirurg duke kaluar shume te perpjeta e zigzage ne jeten e perditshme me strese jo vetem si kirurg qe jane te perditshme, por dhe ne jeten politike. Ai i perballoi vetem duke punuar, me djerse, duke qendruar nate e dite te koka e te semurit deri sa e shpetonte, pra kjo ishte motoja e jetes se tij. Te gjitha keto u krijoheshin nga vete fakti se kishte mbaruar shkollen ne perendim ne Austri. (te njejtin fat paten edhe shume intelektuale te tjere qe po permenden sot).

Motoja shkence-humanizem-paqe – e bene Shiroken qe edhe ta respektojme shume. Pasioni i tij per te ecur para ne kirrugji eshte vertet nga faktet qe kemi: psh kur ne Angli Prof. Terenc Milin nxori me 1949 nje metode te re per mjekimin kirurgjikal te prostates, 3-4 vjet me vone kirurgu yne i shquar me koleget e tij qe i mesonte e aplikoje i pari ne Ballkan. Edhe sot ne historine e mjekesise shqiptare shume nderhyrje moderne kirugjikale mbajne vulen ose emrin e Frederik Shirokes. Keto nderhyrje u kryen ne tru, zemer, mushkeri, veshka, stomak, ne mjekime tbc etj. Ja pra cili ishte dr. Frederik Shiroka qe studioi dhe u pergatit ne shkollen austriake, por punoi duke shkelqyer dhe duke u vu ne baza shkencore kirurgjine shqiptare. Me ne fund do te citoja nje thenie qe e ben akoma te pavdekshem ate: edhe neqoftese kirurgjia nuk ka atdhe, kirurgu ka… .

EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA”


Nga Fritz RADOVANI:


Image result for DR. FREDERIK SHIROKA


DR. FEDERIK SHIROKA
(1907 – 1955)
 EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA
     M U E J    SHTATOR 2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.
2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr.
25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).
29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste.
3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”.
21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.
16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.
24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni... U rikthye në vitin 1992...
27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Vdekë me 15 Dhjetor 1955.
10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh…  
23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948.
7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe organizator i korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.
30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër). U pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946.
16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, bash i asaj shtëpije që sot po shembet, i shkruen Mikut të vet At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.
2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue 4 Mars 1946.
15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte  projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk bashkpunoi me komunista.
Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.
8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt pabesisht...
9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot... Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.
9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.
Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916.
30 Shtator 1946,  Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946) në sigurimin e Shkodrës.
20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor...
12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës...
5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.
16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.
3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.
10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.
27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.
20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij...
17 Shtator 1976 Arrestohet  Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin e hetuesisë. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.
11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun...
13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI(1903- 1985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).
15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Shugurohet Meshtarë në ShBA.
28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M.,  Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje...
10 Shtator 1988 Vritet Don Lazer SHELDIJA nga sigurimi komunist shqiptar në ShBA.
5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI...
12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 - 1998).
7 Shtator 1991 Rivendosen mardhanjet diplomatike  në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris.
7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë.
3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.
Melbourne, Shtator 2018.

CIKËL POETIK NGA BAJAME HOXHA (ÇELIKU)



NËNA IME...


Do t’ju them një fshehtësi,
gjer tani askush s’e di.
Kemi qenë në vështirësi,
s’kishim bukë në shtëpi.
Kishim kazmë dhe lopatë
dhe at’ çikën bukë thatë.
Dhe punonim ditë e natë,
zbathur, lagur gjer në palcë.
Kur nga lart vetëtinte,
fushave qe nëna ime.
Kur shiu nuk pushonte,
nëna nën të punonte.
Tërhiqte këmbët osh e zvarrë,
se nga puna i qenë çarë.
Dukej qartë s’kishte jetë,
syrgjyn nëpër kamp të shkretë.
Shkonte nëpër diell të nxehtë,
t’na ushqente, hej medet!
S’ishim pak, por ishim pesë,
donim bukë çdo mëngjes.
Dhe kur bosh ishte sofra,
qante nëna, qante motra.
Qanim të gjithë menjëherë,
çfarë të bënte nënë e mjerë?!
I qëndronte pranë loti
dhe besim i madh te zoti.
S’kishim shtëpi as çati,
na i rrënoi regjim i zi.
Në kazerma ishim mbledhur,
mijëra vetë si lecka hedhur.
Binte çanga që pa gdhirë,
të gjithë strukur dhe mërdhirë.
Dikush n’ ethe pa shërim,
tjetri kollej pa pushim.

Qanin të gjithë pa mbarim,
nga një i ashpër trajtim.
Fyerje, sharje, poshtërim,
për çdo ditë e çdo agim.
Ne fëmijë në internim,
s’njihnim lodra as gëzim.
S’ dinim ç’ ish gazi hareja,
aq më tepër ç’ishte feja.
Rriteshim nga pak përditë,
Uria na i errte sytë.
pinim ujë pusesh batak,
ku bënte zhaba kuak.
Epidemia anembanë,
tuberkulozë sa shumë vanë.
Vajti edhe motra ime,
që ish yll në flakërime.
E brishtë ish si zanë mali,
e bukur lule behari.
Në mes dritës errësuar,
sytë e kaltër perënduar.
Sa kish mbushur pesëmbëdhjetë,
kishte bërë shumë përpjetë,
rritur në kampin e shkretë,
rritur, rritur me thërrime,
që i mblidhte nëna ime.
Tani s’ kish as shpresë as jetë,
tuberkulozi po e vret.
Sytë e kaltër të thelluar
nga një lot i turbulluar.
Që s’e mposhte dot regjimi,
kishte karakter prej trimi.
Dhe sëmundja po e merrte,
vajzën trime dhe rebele.
Më në fund shkoi në spital,
ethe, ethja pa ju ndarë.
Edhe thikat mbi të ranë,
mbi të brishtin trup që s’mban,
mjekët bënë provën e parë.
loti rrodhi anembanë,

vajza s’kishte njeri pranë.
Nëna ish e izoluar,
me shpirt e zemër copëtuar,
veçse lotin kapërdinte,
e për vajzën asgjë s`dinte.
Ngrihej herët që pa gdhirë
edhe pse ish errësirë,
lutej para perëndisë,
që t’i kthehej vajza mirë.
Dhe në fund merr një haber,
se mushkëritë ia kishin prerë.
Vonë haberi vjen në terr,
nga një frikë, nga një tmerr.
Ku qe loti asaj nate?!
Britma kuje pas mesnate.
Dhe kazerma seç rënkoi,
nëna lot shpirti lëshoi.
Që pa gdhirë u nis për punë,
ish mallkuar dit’ e shtunë.
Rrugën e lau me lot,
dhe iu lut të madhit zot,
vajzën t’ia kthente në shtëpi,
me faqet trëndafili.
Se e prisnin në kazermë
dhe katër fëmijë të tjerë.
Zot, o zot! O perëndi!
ma kthe vajzën përsëri,
është pa rritur Zot, e di?!
Ka prerë brinjë dhe mushkëri,
dhe s’ka pranë asnjë njeri.
Me krah lajmi fluturoi,
anembanë kampi gjëmoi,
i ri e i vjetër vajtoi,
vallë sykaltra mbaroi?!
Sepse s’kishte kurrë qetësi
nga ai regjim i zi,
që turrej me aq tërbim
mbi foshnjat pa mëshirë.
E bukura motra ime,

Po dergjej nëpër agime.
Humbi në sanatoriume,
Panjohur jet’e gëzime.
Kishte freski mëngjesore
dhe puhinë pranverore.
Kishte syrin lotuar,
bukurinë lulëzuar.
Ishte porsi trëndafil,
mbyste thellë bukurinë.
Sykaltra me të madhen plagë,
askush nuk mori dot shpagë.
Pafundësisht zemra më dridhet
dhe loti në grykë më mblidhet.
Për të shtrenjtën motrën time,
Që tretej n’ sanatoriume.
Xhelatët dukeshin pareshtur,
gjithkënd mbyste ankth i heshtur.
Kur dukeshin me aq nxitim,
egërsinë kishin vështrim.
E shtrenjtë më ish nëna ime,
lau rrugët me lot e dhimbje,
kishte lindur për mundime.
Kish mundim e brengë pa reshtur,
fshihte lotin e pa heshtur.
Kishte hidhërim e plagë,
por fjalën e kish t’ artë.
Të falem sot o nëna ime,
për at’ jetë, për ato dhimbe!
Të falem dhe ty, o motra ime,
parajsa qoftë streha në përjetësime!


ELEGJI

Këngë malli

Kushtuar dashurisë sime “GANO”

Afroj data, afroj dita
Plot një vit që ti më le,
Për çdo ditë në lot u mbyta
Malli nga vendi më ngre!

Larg nga ty unë s’mund të rroj
Larg nga buza që më puthi,
Vitet plagë s’i harroj
Dhimbja për ty më këputi!

Kishim diell në zemrat tona,
Kishim kopshte me blerim
Lule blini plot aroma
Trëndafila pa mbarim!

Vitet tona zjarr në qiell
Ditët tona mbushur flakë!
I kërkoj dhe rrotull sillem
Sepse malli më përflak.

Flas me ty me lot në vargje
Loti s’më lë në harrim,
Zoti ty të mban në paqe
Mallit tim, ç’t’i bëj tani?

Shpirt, ta dish, pa ty në jetë
ditët më kthehen në ferr!
S’e pranoj, s’është e vërtetë
Se ti s’kthehesh dhe një herë!

Shpresa është drit` e pashuar
Ti do t’kthehesh në pranverë!
Bashkë me gjethin lulëzuar
Trëndafil si asnjëherë!

Një vit plot që po robtohem
Nuk po lë gur pa lëvizur,
Derë më derë unë kam trokitur
Nuk e di, tek unë, je nisur?

Po të pres me shpirt e mëndje
Shpresa për një kthim më mbetet,
Të shoh unë buzëqeshjen tënde
Për një kthim shpresa s’më tretet!

Oh, ti thua:- a ke kërkuar
Shpirti im, që unë të kthehem?
-Kam trokitur portë e qiell
Lutjen time kam dërguar.

Lart lutjen e kam dërguar
Lart në qiell, më beso!
Me lotët bashkë shoqëruar
Ia kam lënë Atij në duar.

I jam lutur shumë për ty
Dhe i them: vëj dorë në zemër,
O ma kthe Ganon në gji
O më kthe dhe mua ëndërr!

E madhe plagë s’gjen shërim
As me vargjet, se janë tharë
Dhe s’çoj dot as në harrim
Lotin që peng më ke marrë!

Ti ke thënë që jam poete
Dhe kam mposhtur shumë furtuna,
Ja, s’dal dot unë nga kjo gjendje
Për ty rreh zëmër e mëndje!

Lutje sa shumë kam dërguar!
Shpirti më shkon gjer në re!
Më mbyt ndjenjë e paharruar
Zot pse rroj unë përmbi dhe?

Pres po vjeshta s’ka përgjigje!
Dhjetor i shkuar s’është larg,
Lot e dhimbje për ditëlindje
Tetor i im qe lot e plagë!

Gota më ngriu te dora
Kur më thanë për rreth:gëzuar!
Përmes lotit dy fjalë nxora:
Toke Gano!-thashë-gëzuar!

Unë të pashë ulur pranë meje
Ashtu si një vit më parë,
-Ashtu zemër, gotën ngreje!-
Ti më fole zjarr e mall.

Unë të ndjeja nëpër sy,
Thellë në zemër u drithërova,
Se zëri yt qe po ai,
Po ai që dashurova!

Me forcë zemre dashuria
Si viti që lamë pas,
Në tavolinë aq sa ishim
Vetëm ti ishe plot gaz.

Natën e ditëlindjes sime
Kur unë vonë rashë në shtrat,
Ti në gji sa më shtrëngove
-Jam me ty- the- në çdo hap!

Hapa sytë nata qe pus!
Dorën zgjata të të prek!
-Zemër- the, të kam mbi buzë
Hap pas hapi ty të ndjek!

Më qetësonje mua gjatë
Kur më thoshe: shpirti im!
-Shpirti im, the: ditë e natë
Terrin ti ma bën shkëlqim.

Atë puthjen tënde ndjeva,
Ndjeva shpirtin dallgëshumë,
Eh, o Zot! Sa shumë kujtova
Se me mua qe në gjumë!

Kur vjen ti një dritë më ndez
Thellë në shpirt më bën hyjni!
Më jep forcë e më jep shpresë
Që të ec unë përsëri.

Kam një vit që un` kam heshtur
Dhe pena më është tharë,
S’të vjen keq sa shumë jam tretur
Loti fort që më ka ngarë?!

Po ku është kjo pena ime?
Porsi gjethe fishkur larg,
Oh, ka ngrirë si zemra ime
Shpirt im nuk ka më varg!

Do shkojnë ditë do bëhen vite
Pena ime s’do flasë më!
Aty hesht dhe jeta ime
Sepse gjysëm është pa të!

Mund të shkruajë gjysma ime
Kur gjysma tjetër, s’është më?
Vijnë në mend veç ca kujtime
Gjysma, gjysma dhe asgjë!

Vargjet s’lidhen mungon çelësi
Mungon çelësi dashurisë
Oh, ky çelës, më kish hapur
Gjthë dyert e poezisë.

Asnjë portë s’më kishe mbyllur
Çelësi im i dashurisë!
Asnjë ndjenjë s’më kishe ndrydhur
Ti o dielli lumturisë!

Them: do zgjohet pena ime
Thellë me dhimbje në lëndim,
Që të shpreh unë ndjenjën time
Gjer në lindje-perëndim?

Do të shpreh lotin e zjarrtë
Që pikoi aq fort për ty,
Do t’i shpreh unë plagët qartë
Që më dhembin pa kufi.

E shikoj që vargu s’ecën;
S’di të shkruaj si më parë!
E kuptoj, të gjitha ngecën
Aty te një vit më parë!

Thashë, i more ti me vete
Forcën, muzën, jetën time?
Sa e zbrazur paskam mbetur!
S’shoh asgjë në veten time.

Aty te një vit më parë
Shpirt e zemër m’u copëtua,
Se të desha si e marrë
Ndaj dhe shpirti s’u shërua.

Kur shoh hënën lozonjare,
Në mes yjesh të gjej ty,
Fluturojmë n’qiell e paqe
Të pushtuar gji më gji.

Ti je drita n’qiell me paqe
Ti je zemra larë në flori,
N’ hapësirat lart më lart
Gjejmë fole unë edhe ti!

Dashurinë dhe besën tënde
do ta ruaj si të vetme,
Oh, qe zgjimi i një ëndrre,
Qe zgjimi i treqind netëve!

Nga ky zgjim ndjeva shumë dhimbje
Ku je shpirt buza më thahet,
Të kërkoj në tokë e qiej
Të kërkoj shpresa s’më ndahet!

Dashuri sa shumë të dhashë!
Ndaj s’më hiqesh kurrë nga jeta,
Në sytë e tu jetën pashë
Rruzullit është e vërteta!

Po ku ece dhe ku shkele
Gjurmë të arta ti ke lënë!
Trim mbi trimat, ndër apele
Dot s’të morën nëpërkëmbë!

Vinin vuajtjet dallgë e fortë
Nëpër kampin e mallkuar
Ti qe trim me besë të plotë
Si për shok’ edhe për mua.

Ngushëllonim njëri tjetrin
Dorë për dore në t’ gjera fusha,
Në stuhi kërkonim diellin
Për fjalë të lirë na thahej buza!

Na mungonte pikë e ujit!
Na mungonte buka thatë,
Gjer në shpirt vinte pickimi
Korb i zi bëhej agimi!

Por në shpirt ne mbollëm lule
Rininë tonë e zbukuruam!
Thellë në shpirt na vinte libri
Thellë vargjeve kënduam!

Tmerrin e kthyem në këngë.
Qemë të rinj dhe të pa thyer,
Djem e vajza anë e kënd
Aromë fushe lulëzuar!

Këngët tona kishin flakë e zjarr
Rreze shpërthimi pafund,
Tani ato këngë o shpirt, o mall
I kërkoj po s’i gjej kund!

Mbeti rinia e freskët mes flakëve
Me ngjyrat e trëndafilit rozë,
Do ta qaj dashurinë mes plagëve
Do më dhemb për jetë e mot.

Mbeta tani si statuj’e trishtuar
Gjithçka më ka ngrirë mbi buzë;
Kërkoj zjarrin, është i pashuar;
Kërkoj diellin thellë në furtunë.

E imja zemër, sa varfanjake!
Kërkon gjysmën që s’është më!
Sillet rrotull po s’di ku qahet
Hesht pastaj, e s’ndjehet më.

Mos më qeshni, më përqeshni
Kërkoj gjysmën që më shkoi,
Kërkoj netët që buzëqeshnin
Kërkoj rrezen të më ngrohë!

Eh, moj zemër sa s’pëlcet
Nga një dhimbje e vërtetë,
Nga një shpirt që u bë erë
Ah, shoh dimër, s’ka më verë!

Eh, o miq sa shumë kam mall
Kam një vit e mbyllur rri!
Nuk e di nëse jam gjallë,
Shpirt e zemër plot sfili.

Nëpër qiell, n’ato dallgë
Përmes detesh të kërkoj,
Ti o gjysmë më mban gjallë
Se pa ty unë s’mund të rroj!

T’kërkoj ty si yll mëngjesi!
Gjysmën time porsi hënë,
Kërkoj jetën që na ndezi
vallë ku shkuan, vallë ç’u bënë?

Vjen dhe dimri me dëborë
Gjysma ime vallë ka ftohtë?
Çdo gjeth vjeshte si kurorë
Një nga një bëjnë mburojë!

Loti vallë pse s’bëri punë ?
Që kam derdhur ditë e natë!
Ndoshta ka krijuar lumë
Në kët’ shpirt që ndihet thatë!

Dashuri, sa shumë kujtime
Aromë fushe mbete ti,
Po ç` ti bëj unë zemrës sime
Në këtë dimër plot stuhi?!

Nëpër shtrat akull e ngrirë
Ja, pres gjysmën të më vijë,
I mbyll sytë endem në ëndërr
Vjen ti shpirt dhe shtrati ndri.

Dua ta kthej jetën ëndërr
Aty zemrën kam vullkan,
Aty zemra rreh beng, beng
Aty zemrat puthen mall.

Mbrëmjen e ditëlindjes sime
Ti më erdhe fluturim,
Më dhe gaz e shumë kujtime
Më dhe forcë e përtërim!

Natën e ditëlindjes sime
Pranë më erdhe si gjithmonë,
Më dhe prush e drithërime
Më dhe dashurinë në dorë!

Ç’të vajtoj unë vallë më parë
Ëndrrat që dogjëm të dy?
Apo fushat anembanë
Që punuam unë e ti?!

Grurin kur valëviste era
Ëndrrat tona pa mbarim,
Flladin kur sillte pranvera
N`tonat zemra pa harrim?

Miqt` e mi, lotin po mbledh
Që rrëshqet nëpër fytyrë,
Më ka gërryer eh, sa thellë
Shpirtin, zemrën pa mëshirë!

Që të dy sa shumë kërkuam
Nëpër kopsht të dashurisë;
Gushë më gushë ëndërruam
Një ditë të bukur të lirisë!

Kjo dashuri ishte e madhe
Se thellë në shpirt kishe liri!
Nga trysnitë ti s’pyete fare
O trim më mbylle oh, në zi!

Trim mbi trimat rinia jote
Dhe pse ishim në dënim,
Ah, ta dish, më pushtonte
Hapi yt në internim!

Tundej fusha dhe tundej mali,
Kundërshtonte Gani djali!
Trim Gashjan me fletë prej ari
ti s’ ju trembe kurrë dushmanit.

Vije nga familje prijësish
S’kishte pse të trembej syri
Ti hero me rrënjë lisi
I madh mbete, Gani trimi!

Kushtuar dashurisë sime!


SHTEGTUAR

Si zogu shtegtar po nisem nëpër vise

Prishur ma kanë folenë në atdhe!

Kokë ulur krahë këputur e pendë rënë

Rëndë në zemër një gur të vënë.

Kaloj dhe kontinente shuar shprese

Më kot kërkoj një fole që s’më nxeh,

Me kohë një fole që e pata ndërtuar

Ndërtuar e kisha në timin Atdhe.

Eh, atdheu im, e di që je lodhur

Pranverë dua të bëhem për ty dhe në eter,

Më beso! Me ty në krah për ditë po endem

Me ty në jastëk kryet dua të vë.

Ah, atdhe, atdhe sa madhështore fjalë!

Dhe dheun, dhe gurin sa të ëmbël i ke!

Si toka pranverën në krahë do të mbaj

Që ti të rritesh, të rritesh, i imi atdhe!

Atdhe, pa çka që ma ke prishur folenë,

Dhe pse askund nuk ka një shtrat për mua!

Ta dish! Unë gjithmonë ty do të dua

Si dhe një copë plisi t’më kesh rezervuar!


TRONDITJE

Duke kërkuar Hygoin në raft

Ngriva kur hapa një libër,

Qe shkruar kohë më parë

Një autograf përsipër.


E hapa qe fletore

Dikur hedhur në raft,

Në faqen e parë

Qe mbushur

Me kujtime e mall.


Lexova një, lexova dy

Dhe ngriva mbi një mbishkrim,

E njoha, më gërvishti në sy

Më shtrëngoi në fyt

Më ngau në gji.


U futa thellë fjalëve

Që i lexova dhjetëra herë,

Vallë ke harruar

Që ke lënë një mbishkrim

kaq të thellë?


Dhe lexoj me dhjetëra kujtime

Të rinj e të vjetër,

Mes tyre ah sa shkrime

Por ky s’ngjan me asnjë tjetër!


Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta

Dhe kthej kryet më një anë,

Se s’dua as vetja

T’më shoh lotin e vrarë!


Ti je këtu mes rreshtave

Dhe mes shkrimit më shikon mua,

Ky shkrim po mi thotë të tëra

Ato që s’ke mundur t’mi thuash.

U preka këtë mëngjes pranvere

Më ngeci mendimi në fyt

Dhe lotin gëlltis.


Ti ke mbërritur që dikur

Thjesht në shtëpinë time,

Pse qe fshehur kaq vite

Raftit e s’më dilje?


Ti je këtu me mua

Më flet në fletën e shkruar,

Zërin të dëgjoj tek thua:

Jam këtu ndër librat e tua.


Lexoj e lexoj mes lotit

Shkrimin e njoh, je ti!

Pse ma ke lënë kaq fshehur

E unë e gjeta tani:


“Me shumë dashuri Kur ta hapësh

Do t’kujtosh takimin e parë…

Besoj se jemi të lumtur

Këto çaste që u pamë!”


E lexova dhe ulem e goditur

Ku të të mbaj më thuaj,

Në zemër a në duar?


S’KA SHTRAT PËR MUA N’ATDHEUN TIM

Sa shumë të desha e të dua

Oj e bukura mëmë Shqipëri!

Ti s’më deshe asnjëherë mua

M’trete baltërave n’ internim.

Që fëmijë për ty punova

Fushat t’i mbolla me grurë,

Kanale të thella të hapa

Që ty mos të mbyste ujë!

Myzeqenë ta zbukurova

Oh,ta qëndisa me blerim,

Të tëra shërbimet t’i bëra

Tamam si një bijë e mirë!

Po ti mëmë ç’bëre për bijën?!

Në fund e flake në mërgim,

Dhe dua të vij mikeshë një natë,

S’ka shtrat për mua n’atdheun tim!


MOS U MËRZIT

Mos u mërzit, më the një herë
Dhe po s’erdha do të them,
Pranë teje do të jem
Kur çel gjethi në pranverë.
Dhe kur dimri të trokasë
Pranë teje jam plot gaz,
Kur të vijë moti vjeshtak
Unë shpejtoj e më ke pas,
Dhe kur vitet do të ndërrohen
Unë pranë teje do gëzohem,
Kur të shoh se leu dielli
Do dëgjosh melodi fyelli,
Do të shkosh te burimi
Do lash sytë me ujë floriri,
Pastaj do të shfaqem unë
Plot pasion e si askurrë,
Do jem kthyer nga shtegtimi
Nga sytë do të ikë trishtimi,
Do t’afroj kudo qetësinë
Që ta ndiesh dashurinë,
Do të ngas dhe thellë gjinjtë
Siç dinë veç dashuritë,
Vashëz moj, o varg i lirë
Të bëj be për perëndinë,
Sa herë do gjëmojnë retë
Vetëtimat dhe rrufetë
Do dremisësh qetë, qetë
Se në shtrat do të jem unë vetë,
Në të bukurin kraharor
Do të shkrep si një uror,
Pafundësinë do të shoh
Çdo qelizë ti më trazo
Frymëzimin më përço.
Puthjet ëmbël do të ngas
Plot pasion shend edhe gaz,
Nuk do jetë një gaz i rremë
Por i bukur si ngaherë,
Do na vijë në sy gëzimi
Perlë ty do t’vijë shkëlqimi,
Ndaj o e bukur e shtrenjtë
Ruaj dashurinë e shenjtë.
Në thellësitë e shpirtit tënd
Aromë ndjenjash anekënd.
Kur të vij unë natën vonë
Trokth`i kalit do t’ gjëmojë,
Portën mos e mbyll me lloz
Do të kthehem me doemos,
Do t’vij në këng’e ligjërime;
Në vargun tënd o shpirtja ime!


APO S’BËHEM FLAKË E KUQE

Përmbi mua seç vërshon
Atëherë nata kur pushon,
Ndaj dhe sulem nëpër terr
Që të rri me ty njëherë,
Se po tretem si qiri
Që e ndeze ishe ti.

Apo s’bëhem flakë e kuqe,
Edhe buzët si burbuqe!
Gjoksi ngrihet hidhet vetë,
Diç nga brenda se ç’ bërtet.
Rruzullimi prush e flakë
Thua digjet pak nga pak!
Puthja jote porsi shpuzë
Që nga larg më djeg mbi buzë.
Shpirt o shpirt mos humbim kohë
Është e shtrenjtë ti mendo,
Dashurinë që kemi ne
Mund ta ndërrojmë veç për atdhe,
Thua tjetër ka mbi dhe
Epsh e ndjenja si tek ne?!

Dashuri kaq e munguar
Nuk do ketë të krahasuar!
Pylli thellë i përvëluar
Me ca thëngjij të pashuar
Nga një zjarr i paharruar.
Lër tek unë psherëtimën
Bashkë me trupin e me frymën,
Ti mos shko me tjetër grua
Se ngado shkon më gjen mua,
Trëndafil të lulëzuar,
Si një zanë të zbukuruar,
Sirenë deti përvëluar,
Puthu, puthu pra me mua!
Si shpagim këtë e dua,
Me ditë-net të numëruar
Zemër pus e thelluar
Eja shpirt i dashuruar
Mos më lër gji trishtuar
Jam e ngrohtë s’jam nguruar!

Me sy t’pastër porsi qielli
Që më ndezin për së thelli,
Pa mëri pa shenjë tmerri
Që të dua për fjalë nderi
Që mbulojnë këtë rrafshinë
Tejpërtej përmbi kodrinë!
Si gur zalli dot unë s’rri
Baras natën në qetësi
Nxitoj shpejt e vij tek ty.
Se n’mes gjirit ty të ndjej
Tek të flas e tek më ndjen.
Se s’është joshur dashuria
Osh i merr ndjenjat e mia
Si në dimër dhe në verë
Dhe kur godet e bardha erë
Aromë fushe plot pranverë,
Aromë gushe si një herë
Sepse brenda gjithçka gjen,
Buzë liqenit porsi mjellmë,
Do ta gjesh pranverën zgjuar
Lule shpirti lulëzuar
Lule, lule krejt rrethuar,
Atë zjarr, atë vlerë
O Zot, o Zot!
Nuk jam e mjerë!