Prof.dr.sci.Eshref Ymeri
Në faqen e internetit të zotit Feliks Taho të datës 28 gusht 2013, me titull: “Zbulohet libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari””, jepet ky informacion:
“Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine”.
Fillimisht duhet theksuar se dokumenti i zbuluar prej profesorëve austriakë është shkruar me shkronja ilirike, jo me shkronja latine.
Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur. Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860).
Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”, as filologu Catapano që thotë se ilirishtja është folur mëse 12000 vjet më parë.
Por dokumente të shkruara të periudhës iliriane nuk gjenden, sepse rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote e nisi gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës. Veç kësaj, dokumente të shkruara të periudhës së Ilirisë, fatkeqësisht, nuk gjenden se edhe “kamillafi” grek i ka kërkuar pilë më pilë me pishë në dorë, për t’i zhdukur nga faqja e dheut.
Pikërisht gjuhën shqipe, këtë simbol të kombit shqiptar, kisha shoviniste greke e ka vlerësuar si armikun kryesor të saj.
Prandaj ajo dërgonte në trojet shqiptare një emisar të vetin me emrin Kozma, një bashkëpunëtor i djallit ky, të veshur me petkun e “shenjtorit”, i cili mes shqiptarëve kërkonte të bënte predikime prej armiku të urryer të kombit shqiptar:
“…Perëndia e quante veten të fyer kur dëgjonte lutje me lavde në gjuhën shqipe” (Citohet sipas: Nuri Dragoj. “Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike”. Shtëpia Botuese “Weso”. Tiranë 2009, f.64).
Por, në burime, të cituara prej zotit Dragoj, thuhet se autorë të huaj “japin argumente bindëse për mënyrën se si janë shkatërruar të gjitha arkivat e primatisë ilire dhe të gjitha pjesët përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat ilirët i kishin pasur, deri në atë kohë, me Romën.
Sipas tyre, ka pasur dokumente të çmuara edhe në Manastirin e Shën Naumit, të ndërtuar në shekullin XII, të cilat u shkatërruan me urdhër të patrikut grek në vitin 1850 ose 1851. Në këtë rast, ata citojnë murgun Serafim, autor i këtij akti vandalizmi, i cili, më 1856, i thoshte peshkopit Popov dhe tre shokëve të tij (një dhjaku dhe dy priftërinjve francezë): “…
Sa më ka kushtuar për t’i shkatërruar të gjitha këto! Por patriku më ka urdhëruar tri herë radhazi. Më së fundi, ai më shkroi: “Është hera e fundit që ne të urdhërojmë. Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët’. Vetëm atëherë arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to para manastirit dhe t’i vija flakën. Por sa keq më vinte”” (po aty, f. 49).
Në gjurmët e djall Kozmait po e ndjek rrugën edhe Janullatosi, i cili nga foltorja e “kalasë” ortodokse që ka ngritur mu në qendër të Tiranës, vazhdon të ligjërojë në gjuhën greke dhe ortodoksët shqiptarë që e dëgjojnë dhe i shkojnë pas, si tradhtarë të pështirë të veprës së Fan Nolit dhe të Mbretit Ahmet Zogu, rrinë kokulur para tij si skllevër kurrizdalë. Aspiratat e Janullatosit ata i kanë zhveshur nga çdolloj dinjiteti kombëtar.
Eshref Ymeri
Ksamil, Sarandë
28 gusht 2013
Nga Agjencioni Floripress:
Albanologët austriakë zbulojnë një libër shqip para Buzukut
Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe.
Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine.
Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se "Meshari" i cili daton në mes të shekullit të XVI.
Zbulimi
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV. Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse "Meshari" i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip.
"Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print", që kuptohet. "Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë".
Në gjurmët e Joklit
Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave "Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes" dhe "Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes".
Dokumentet e hershme të shqipes
Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është "Formula e pagëzimit", e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit të Pashkës". Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet "Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. "Meshari" i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme. Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.
Formula e Pagëzimit 1462
Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt" shqip .
Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)
Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.
"Meshari" i Buzukut 1555
Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. "Meshari" përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit(Flori Bruqi)
Ekspertët austriak lënë Shqipërinë gojë hapur
Studiuesit nga Viena kanë shqetësuar shqiptarët tradicional duke hedhur ujë të ftohtë në teorinë e tyre që gjuha shqipe i ka rrënjët në Ilirinë Antike.
Joachim Matzinger dhe Stefan Schumacher | Foto nga : Besar Likmeta |
Në qendër të Universitetit të Vjenës, dy akademikë austriak po hulumtojnë tekstet antike të popujve të lashtë të Ballkanit.
Porsi një çift detektivësh që mundohen të gjejnë gjurmët, Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger po mundohen që të rikonstruktojnë origjinën e shqipes – një gjuhë kjo historia dhe zhvillimi i së cilës ka zënë fare pak vend në vëmendjen studiuesve tjerë joshqiptarë.
“Mënyra sesi evoluojnë gjuhët mund të zbulohet,” pohon i bindur Schumacher.
Ndonëse këta dy studiues po studiojnë vetëm shkrimet e shekullit të 17-të dhe 18-të për të përpiluar një leksikon foljesh, puna e tyre hulumtuese ka ngjallur debat të nxehtë në mesin e gjuhëtarëve shqiptarë.
Thelbi i kundërthënieve qëndron në hipotezën e tyre që gjuha shqipe nuk e ka origjinën nga Ilirët Antik, popullata e cila popullzoi Ballkanin gjatë epokës së Grekëve dhe Romakëve.
Sipas shkrimtarëve klasik, Ilirët ishin një bashkim fisesh që kanë banuar në pjesën më të madhe të territorit të Ballkanit të sotëm Perëndimor, përkatësisht pjesën e ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë së re.
Edhe pse shqiptarët dhe ilirët nuk kanë fare apo ndopak të përbashkët, duke gjykuar nga ato pak fjalë ilire që arkeologët kanë gjetur, kjo lidhje shqiptare është mbahet si e tillë për një kohë të gjatë tani nga nacionalistët Shqiptarë.
Kjo teori akoma u mësohet shqiptarëve kudo, nga shkolla fillore deri në universitet.
Është e popullarizuar sepse sugjeron që Shqiptarët e kanë prejardhjen nga populli antik i cili ka populluar Ballkanin përpara sllavëve, tokat e të cilëve padrejtësisht janë vjedhur nga ardhacakët e rinj.
“Doktrinën për origjinën ilire të shqiptarëve do ta gjeni kudo,” pohon Matzinger “nga literatura e popullarizuar shkencore deri tek librat shkollor. “Dhe për këtë nuk ka diskutim, ky është fakt. Ata thonë , ‘Ne jemi ilirë’ dhe kaq,” – shton ai.
Çfarë ka në këtë emër?
Emrat e shumë shqiptarëve dëshmojnë për këtë zell historik për të dëshmuar lidhjen me Ilirinë.

Pandeli Pani | Foto nga : Idem Institute
|
Por jo edhe Pandeli Pani. Kur u lind ai në Tiranë në vitin 1966, gjatë mesit të diktaturës së Enver Hoxhës, babai i tij i kishte thënë atyre të regjistrit civil që dëshiron që djalin e tij t’a emërtojë sipas emrit të gjyshit.
Pani kujton betejën e babait të tij për të mos ia vënë të birit një emër ilir.
Punonjësit në zyrën e regjistrit civil duket sikur i kanë thënë të të emërtosh profesorin e ardhshëm të gjuhësisë sipas emrit të gjyshit të tij nuk kishte qenë ide e mirë, meqë ai ishte i vdekur. Dhe ata i sugjeruan në emër ilir.
“Por as ilirët nuk jetojnë më,” - kujton Pani babin e tij duke thënë me ironi.
Shumë njerëz të gjeneratës së Panit të lindur gjatë viteve të gjashtëdhjeta nuk kanë patur baballarë të tillë këmbëngulës. Prindërit e tyre me lehtësi iu janë bindur politikat të pushtetit për emërtimin e fëmijëve, emra këto të nxjerra nga varrezat antike.
Në sy të botës ata kanë munduar që të ngulisin dhe të forcojnë lidhjen mes Shqipërisë moderne dhe të kaluarës së tyre të supozuar antike.
“Derisa unë mbaja emrin e gjyshit tim, duke ruajtur traditën familjare, prindërit tjetër kanë emërtuar fëmijët e tyre me emra ilir të cilët s’besoj se ua kanë ditur madje as kuptimin,” –thotë Pani, i cili është mësimdhënës në Universitetin Jena në Gjermani.
“Por sot dyshoj që dikush do të donte të emërtojë fëmijët e tyre me emrin ‘Bledar’ apo ‘Agron,’ të cilët kanë kuptimin ‘i vdekur’ dhe ky i fundit ‘idilik,” – shton ai.
Pani thotë që përkundër përpjekjeve të regjimit për të shtrirë doktrinën e prejardhjes së shqiptarëve nga Ilirët, kjo teori është duke u bërë gjithnjë e më kundërthënëse.
“Presioni politik nën të cilin komuniteti shkencor i Shqipërisë po punonte gjatë periudhës së komunizmit ka qenë shumë i madh për të sfiduar doktrinën e origjinës” – thotë ai.
Por derisa teoria ilire nuk gëzon tashmë një mbështetje universale, akoma nuk i ka humbur mbështetësit e vet në Akademinë e Shqipërisë.
Le të marrim shembull Mimoza Kore, profesoreshë e gjuhësisë nga Universiteti i Tiranës.

Mimoza Kore | Foto nga :
Instituti Albanologjik
|
Derisa po ligjëronte në një konferencës të organizuar në nëntor nga Fondacioni Hanns Seidel, ku Pani kishte prezantuar të gjeturat e Schumacher-it dhe Matzinger-it, ai po mbronte lidhjen mes shqiptarëve dhe ilirëve duke thënë që ajo nuk bazohej vetëm në teorinë linguistike.
“Dijetarët bazojnë këtë hipotezë edhe në arkeologji.” –thotë Kore. Ajo insistonte që edhe studiuesit e rinj ata të cilët ‘nuk ishin verbëruar nga ideologjia e regjimit të Hoxhës’ gjithashtu e mbështesin këtë ide.
Një prej problemeve kryesore gjatë ballafaqimit me pasardhësit linguistik të Ilirëve është mungesa kronike e burimeve.
Ilirët ishin analfabet dhe nuk shkruanin, shumica e informatave mbi gjuhën dhe kulturën e tyre rrjedh nga burime të jashtme, kryesisht nga Grekët dhe Romakët dhe është shumë e fragmentarizuar.
Matzinger thekson që kur disa fragmente të mbijetuara ilire dhe shqiptare krahason ato nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët.
“Ato janë të kundërta dhe nuk përshtaten ,” – pohon ai. “Shqipja nuk është si Ilirishtja në këndvështrimin linguistik.”
Schumacher dhe Matzinger besojnë që shqipja ka ekzistuar e ndarë nga Ilirishtja, dhe ka prejardhje nga trungu i familjes së gjuhëve indo-evropiane gjatë mileniumit të dytë para Krishtit, diku në Ballkanin verior.
Forma e përgjithshme e gjuhës i ngjan asaj greke. Duket sikur është zhvilluar në mënyrë lineare deri në shekullin e 15-të, kur u zbuluar teksti i parë.
“Një gjë që ne dimë me siguri është që një gjuhë që njihet si gjuha shqipe ka ekzistuar tani e 3000 vite më parë së pakut,” thotë Schumacher. “Edhe pse nuk është shkruaj me mijëra vite, shqipja ka ekzistuar si një subjekt i veçantë,” – shton ai.
Gjuhë surrogate:
Linguistët thonë gjuhë të ndryshme që fliten në një sipërfaqe të njëjtë gjeografike tregojnë shumë ngjashmëri mes vete, përkundër mungesës së dëshmisë për origjinë të njëjtë.
Kjo dukuri e “sipërfaqeve” linguistike është evidente edhe në Ballkan, ku gjuhë të ndryshme si shqipja, greqishtja, bullgarishtja dhe Romanishtja kanë fjalë dhe struktura të ngjashme.

Fjalët e para të shkruara në gjuhën shqipe
Shkrimi i parë i gjetur në gjuhën shqipe është formula e pagëzimit 1462 nga Kryepeshkopi i Durres, Pal Engjelli. Libri i parë në gjuhën shqipe, meshari, është shkruar në vitin 1554 nga Gjon Buzuku, prift katolik nga regjioni i Shkodrës.
Pjeter Budi, Kryepeshkop i Sapesë, gjithashtu përktheu dhe adaptoi disa tekste nga italishtja në gjuhën shqipe.
Schumacher dhe Matzinger kanë përqendruar ekspertizën e tyre kryesisht në punimet e Pjeter Bogdanit, Kryepeshkopi të Prizren, i cili ka shkruar gjysmë shekulli më vonë. Ai konsiderohet të jetë shkrimtari më i hershëm më interesant shqiptar si dhe “babai” i prozës shqiptare.
Vepra më e famshme e Bogdanit, Tregimi i Adamit dhe Evës, interpretimi i pjesës së parë të Biblës, është shkruar në gjuhën shqipe dhe Italiane.
Matzinger gjithashtu thotë që kur Bogdani ka botuar librin e tij ai ishte nën presionin e Inkuizicionit. Dhe meqë Inkuizicioni nuk e dinte shqipen, dhe nuk ishin të sigurtë çfarë kishte shkruar, ata e detyruan që ato t’i përkthente në italisht, të cilat janë botuar në kolonën e majtë të librit. “Dhe kjo është shumë e dobishme që tregon se ska ngelur asnjë fjali (nga shqipja) që nuk është mbuluar,” - deklaroi Matzinger.
Edhe pse ka shumë vepra të mbijetuara të Bogdanit, Budit dhe të tjerëve, numri i autorëve kryesisht të klerit katolik është i vogël. “Do të ishte interesante sikur të kishim një numër më të madh të autorëve, ndonëse jemi mirënjohës edhe për këto që jemi, ” – pohon Schumacher.
|
Sipas Schumacher, që nga Mesjeta e tutje, gjuhët në Ballkan janë bërë gjithnjë e më të ngjashme me njëra tjetrën duke treguar kështu për një ‘shkëmbim’ të popullatave të rajonit.
“Shumë persona kanë përdorur disa gjuhë gjatë ditës, dhe kjo është mënyra sesi ato ndikojnë njëra tjetrën,” -thotë Schumacher. “ Por gjëja e vështirë këtu është që kjo është në kundërshtim me teoritë nacionaliste,” - thotë ai.
Duke u bazuar në termilogjinë gjenetike, gjuhëtarët e quajnë procesin e shkëmbimit të gjuhëve ‘bastardizim’.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e 90-ta, dukuria e bastardizimit të gjuhëve ka marrë një kahje tjetër, duke lëvizu në të kundërtën e drejtimit, dhe secili shtet i porsaformuar ka punuar për të formësuar një identitet të ri dhe unik gjuhësor.
Para kolapsit të shtetit të përbashkët, katër nga gjithsej gjashtë republikat përbërëse, Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosna kanë përdorur gjuhën serbokroate.
Por që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991, Kroacia qëllimisht ka theksuar karakterin dallues të gjuhës që sot njihet si ‘kroatishtja’.
Muslimanët e Bosnjës kanë bërë përpjekje të ngjashme në Bosnjë dhe Hercegovinë duke promovuar përdorimin zyrtarë të gjuhës ‘Boshnjake’.
Mali i Zi i cili ngeli në një union të brishtë me Serbinë deri në vitin 2006, nuk pati gjuhë të veçantë, por pas pavarësisë me miratimin e kushtetutës në tetor 2007 emërtojnë gjuhën e tyre, si gjuha malazeze.
Thirrje të ngjashme për të patur gjuhë të veçantë nacionale janë dëgjuar edhe në Kosovë, duke u thirrur në dialektin gegë, ndonëse këto zëra nuk u inkurajuan zyrtarisht.
Nga gjuha – një identitet:
Studimi i gjuhëve Ballkanike u përhap gjatë fundit të shekullit të 19-të kur Perandoria Osmane filloi të shpërbëhet dhe intelektualët kishin për detyrë të krijonin nocione të reja nga ato që kishin mbetur nga gjuhët për të ndihmuar kështu formimin e identiteteve nacionale.
Kopertina e Adami dhe Eva, nga Pjeter Bogdani |
Foto nga : Stefan Schumacher
|
Sipas Schumacher, secili vend në Ballkan ka kultivuar mitin e vet nacional, siç kanë bërë edhe Gjermania dhe SHBA-të në të kaluarën, me pikëpamjen për të krijuar bazat e një identiteti të përbashkët.
“Në fund të shekullit të 19-të, gjuha ishte elementi i vetëm me të cilin njerëzit mund të identifikoheshin,” – thotë Schumacher.
Ai e përshkruan përdorimin e linguistikës në mitologjinë nacionale si diçka që mund të mirëkuptohet duke patur parasysh kontekstin dhe kohën kur këto vende fituan pavarësinë.
“Nuk është e lehtë të krijohet identiteti për Shqiptarët vetëm nëse u themi se kanë zbritur si fise malore për të cilët historianët e antikës nuk kanë shkruar gjë,” – thekson ai.
Fërkimet mes miteve ideologjike dhe realitetit, kur kemi të bëjmë me kultivimin e identitetit nacional, dhe pretendimet mbi territoret , nuk janë unike vetëm për Shqipërinë.
Schumacher thotë që librat e historisë së Rumanisë na mësojnë që Rumunët rrjedhin nga legjionarët Roman që kanë ruajtur provincën Romane të Dacia-së – teori kjo e kontestueshme të cilën jo rumunët nuk e besojnë edhe aq, por kjo i mundëson Rumanisë që të shtrijë pretendimet e veta për Transilvaninë, tokë kjo për të cilën edhe Hungarezët kanë pretendimet e veta.
“Gjuha rumune është zhvilluar në jug të Danubit, por rumunët nuk e pranojnë sepse hungarezët do të mund të thonin që ata ishin aty që më parë,” – vlerëson Schumacher.
“Ska aty më të rinj apo më të vjetër,” pohon Schumacher. “Gjuhët janë si një bakterie e cila ndahet në dysh, pastaj dyshet ndahet prap në dyshe dhe kur i ke 32 baktere ato në fund janë të njëjta,” – shton ai.
Dy linguistët austriak thonë që në akademinë Evropiane, shqipja është një prej gjuhëve më të neglizhuara, gjë që jep një mundësi për të zhvilluar punën pioniere.
Edhe pse shkrimet e para janë njohur herët , “ato nuk janë trajtuar si duhet”, mendon Schumacher. “Ato kryesisht janë lexuar nga studiuesit në gjuhën shqipe për të kuptuar ato që ata parapëlqenin të kuptonin ,” – shton ai.

Lexoni shkrimin e Agjencionit Floripress të dt.:22 prill 2011 me titull:
Dokumentet e hershme të shqipes
Nga Flori Bruqi
Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe.
PEMA E GJUHËVE INDOEVROPIANE ALFABETET E GJUHES SHQIPE
Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine.
Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura.
Joachim Matzinger
Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se "Meshari" i cili daton në mes të shekullit të XVI.
Zbulimi
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo.
Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.
Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse "Meshari"* i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip.
(http://titus.uni-frankfurt.de/texte/etcs/alban/buzuku/buzuk.htm?buzuk001.htm)
http://www.albasoul.com/letersia/Doreshkrime/meshari.htm
http://www.shkoder.net/en/buzuku.htm
"Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print", që kuptohet. "Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë".
Në gjurmët e Norbert Jokl*
Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave "Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes" dhe "Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes".
http://en.wikipedia.org/wiki/Norbert_Jokl
Dokumentet e hershme të shqipes
Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është "Formula e pagëzimit", e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit të Pashkës". Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI.
Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet "Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. "Meshari" i përket vitit 1555.
Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme. Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.
Formula e Pagëzimit 1462*
Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit.
Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt" shqip .
Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)
Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.
"Meshari" i Buzukut 1555
Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. "Meshari" përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit
*Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.
Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit."u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"
Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës,mendohet të ketë qënë nga Kraja.
Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?
Që nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.
Libri mendohet tue jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.
Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot.
Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.
Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.
Historia e shkrimit te vepres
Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.
Studime e botime mbi vepren
"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.
Permbajtja e vepres
Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."
(... Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).
Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.
I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..".
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në "Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:
"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."
Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.
*Norbert Jokli (25 shkurt 1887 - maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë.
Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t'i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi gjuhën shqipe, e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar. Mësoi shqipen duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt më ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë[1]. Në prill të 1933, paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa (Ferenc Nopcsa) vrau sekretaren dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike. Është autor i librave Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes dhe Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes. Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Thuhet se në vitin 1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”. Nën terrorin e Hitlerit, Shqipëria shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës hebraike. Për këtë dihet që intelektualët shqiptarë bënë të pamundurën ta ndihmonin. Në tetor 1941, Ernest Koliqi iu drejtua me një letër konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë ku e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale. Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt Amerikës. Letra drejtuar Jakomonit, e nisur nga Shkodra, është e datës 23 shtator 1939. Shqipëria ishte pushtuar në 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Në 12 prill 1939, Viktor Emanueli III]] u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare nën drejtimin e Shefqet Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Jokl. Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij Vjenë. Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut. Me 29 prill 1982 Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.
Vepra
Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull "Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung" (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu dëshmon për burimsinë e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të shqipes. Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të shqipes, kjo qe lëmia ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.
*Më i hershmi dokument i gjuhës shqipe i gjetur deri më sot, është "Formula e Pagëzimit" e vitit 1462. Ajo është një frazë e shkurtër shqipe, përfshirë në tekstin e një qarkoreje latinisht, që kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, këshilltari i Skënderbeut i dërgonte nga Mati vartësve të tij. Ky dokument i parë i njohur i gjuhës sonë jo vetëm që u lexua apo u formulua në një kishë në Mat, por edhe është formuluar në dialektin vendor, në dialektin që përdoret sot në Mat: "Unë të pagëzoj për emër t`atit e t`birit e t'shpirtit shenjtë".
Gjuhëtari ynë i shquar, Eqerem Çabej, duke analizuar dialektin e origjinalit të kësaj formule siç është paraqitur në vitin 1462, ku fjala "shpirt" është shkruar " shpert" ashtu siç shqiptohet në krahinën tonë, arrin në përfundimin se "Formula e Pagëzimit" është shkruar e lexuar në Mat. Ai jep këtë shpjegim: "Të shpertit, më fort se një shkrim gabim një lapsus kalemi në "shpirtit" do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale, një trajtë e shqiptimit krahinor, sikundër flitet edhe sot në anët e Matit e të Lumës. Atje përdoret fjala "shpert" si në shprehjen "më dulë shperti". Prandaj, do të mendohet që shkruesi i parë i këtij dokumenti ka qenë prifti i atyre anëve.
" I pari dokument, -thuhet në një gazetë të kohës,- i datueshëm i gjuhës shqipe, "Formula e Pagëzimit" e vitit 1462, pra e epokës së Skënderbeut, në pajtim me rrethanat e kohës, rinon një tipar dialektor të dallueshëm "shpertit" për "shpirtit" të ligjërimit të Matit. Fshatarët e zonës së Prellit, Shëlliut, Macukullit e Derjani edhe sot thonë "shpert", tamam si shkruhet në formulë, komplet fjalia është shkruar në formën dialektore të Pullit dhe nga dora e ndonjë prifti lokal po të kësaj zone. Edhe sot, matjanë të zonave të tjera nuk i shkruajnë fjalët me aq korrektesë ashtu siç thuhet gojarisht në zonën e Pullit. E folmja e kësaj krahine ka disa veçori: lidhëzat i merr ngjitur me fjalën pasardhëse pa e theksuar mirë, për shembull: "...këta ishin parot e Sulës e t`Aliut e t`Shabanit e t'Hysenit..."."Formula e pagëzimit" përfshihet në dokumentet e të parit Kuvend Kishtar shqiptar që u mbajt në Mat në vitin 1462. Çabej na thotë se formula që përdoret në pagëzim, ka qenë lashtësisht në përdorim të kishës e në gojë të popullit dhe shkruesi i Kuvendit të Matit nuk bëri gjë tjetër veçse nguliti me shkrim një traditë të trashëguar brez pas brezi, e me një trajtë pothuaj të ndryshuar". Çfarë ishte ky Kuvend i Matit, i pari Kuvend Kishtar mbarëkombëtar? I filloi punimet më 8 nëntor 1462, në një fazë relativisht të qetë të luftërave shqiptaro-turke, me nismën e prelatit Pal Engjëlli.
Përcaktimi: "Në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit, Ecelesia Sancte Trinitatis de Emathia", të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një kishë të njohur të kësaj krahine, dhe pikërisht pranë fshatit Shëlli, ku zakonisht mblidheshin deri vonë edhe kuvendet e malësorëve matjanë.
***
Eqerem Çabej thotë se ky sinod i kishës u mbajt pranë Manastirit të Shëndertaut, në Mat, në një vend të kësaj treve që sot për sot nuk mund të lokalizohet më saktë. Në këtë mbledhje, përveç ipeshkvit Andrea (me seli në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit, në vitin e zotit 1462, indiktin e dhjetë, ditën e hënë, me tetë të muajit nëndor" (Paulus Angelus Miseratiane divina Archiepiscopus Dirrachiensis et Illirica e Regionis... in Eclesia sancte Trinitatis de Emathia Anno Dni M.çce. Lxij, Indictione Decima Die Vero Lune actava mensis novembris.)
Një shumicë klerikësh të Shqipërisë së Mesme e veriore morën pjesë në Kuvend. Gjithashtu morën pjesë edhe paria e vendit dhe një pjesë fshatarësh vendorë. Kuvendi mblidhet në periudhën e vështirë të historisë shqiptare. Jemi në vjetët e fundit të jetës së heroit kombëtar, dhe jemi në pragun e pushtimit të plotë nga ana e osmanëve... Kuvendi i Matit mbahet në një kohë kur sapo kishte nisur të depërtonte ndikimi turk dhe mishëron përpjekjet për t'i bërë ballë sadopak vërshimit të kësaj vale. Këto nuk janë vetëm sinade kishtare. Janë mbledhje fetaro-politike ku krerët e kishës, bashkë me parësinë e vendit, bisedojnë e marrin vendime për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga visari etik "fe` e Atdhe", koncept që për atë kohë përbëjnë një njësi të pandarë. Mbi këto koncepte synonin në thelb edhe shkrimtarët, siç janë: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë, e në një farë mase edhe ato të kolonive, siç është Lekë Matringa i Sicilisë.
Në këto rrethana, nuk është çudi të mendohet që prapa Kuvendit të Matit të ketë qëndruar vetë Skënderbeu, ashtu sikurse për Kuvendin e Mirditës dha shtysë Papa Klementi i XI-të, i cili kishte gjak shqiptarësh në dejet e tij. Dhe pikërisht zgjedhja e Matit, si vend mbledhjeje, një krahinë relativisht e lirë në atë kohë dhe vatra e derës së Kastriotëve, mbase nuk është gjë e rastit në këtë mes: Prandaj cilësohet si "Locum ad celebradum idoncum". Shën Trinitatis de Emanthia, ku mbahet ky kuvend. Natyrisht që kuvendi mori disa vendime që kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes nëpër famullitë e Matit.
***
Dokumentet e Kuvendit u studiuan nga shumë shkencëtarë të Evropës. Njëri prej tyre, Nikolla Jorga, botuesi i shumë vëllimeve me dokumente historike, bashkë me nxjerrjen në dritë të fondeve dhe vendimeve të këtij kuvendi në bibliotekën Laurentina në Firence të Italisë, nxori në dritë dhe "Formulën e Pagëzimit" në shqip, që u gjet në këtë fond.Për Kuvendin Kishtar të Matit jepet data e saktë, madje dhe dita e hënë. Thuhet se u mbajt në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit. Po në cilin vend pikërisht ishte kisha nuk thuhet, se është lënë si e ditur. Mirëpo, në atë kohë në Mat kishte shumë kisha. Prandaj, na mbetet të gjykojmë duke u nisur nga ato të dhëna që kanë arritur të dalin në dritë deri më sot. Në Mesjetë krahina e Matit, nga pikëpamja administrative kishtare organizohej në një dioqezë më vete, në shkallë Peshkopate, me seli në Lis (sot fshat në Mat) dhe varej nga Kryepeshkopata e Durrësit. Nga Kisha e Lisit vareshin të gjitha famullitë e rektorët e manastireve të krahinës. Duke parë edhe sot vendet ku kanë qenë kishat, mund të kuptohet lehtë se për çdo kishë, kishte një ose dy manastire. Kisha e madhe e Lisit ka qenë vendosur pikërisht aty ku sot është Xhamia. Më në veri të Kishës së Lizës ishin edhe dy kisha të mëdha: ajo e Stefanisë, në fshatin Shqefën të sotëm; dhe një kishëmë emadhe në vendin e quajtur sot Qafa e Shën Kollit, në mes të fshatrave Dukagjin, Macukull e Urxallë, ku në vitin 1602 u mbajt Kuvendi i madh i Matit. Përcaktimi në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit (In Ecelesia Sancte Trinitatis de Emathia), të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një kishë të njohur të kësaj krahine, siç ishte Shën Trinia e Shëlliut. Disa studiues vendin e kësaj kishe e caktojnë në mes të fshatrave Shëlli dhe Macukull, në vendin e quajtur Tresat e Ballës, dhe kjo kishë kishte një manastir në vendin e quajtur kisha e Daznjanëve edhe sot shkëmbi i stërzgjatur në fshatin Shëlli, quhet shkëmbi i Shëndërtaut, nga ku ka marrë emrin edhe manastiri me këtë emër. Në dokumentet e kuvendit, në një nga vendimet përcaktohej se si prifti të pagëzojë fëmijën, duke thënë vetëm një herë në latinisht "ego te baptizo, in nomine, patris et filjet spiritus sancti", jo tri herë, si bënim më parë. Në rast... me qëllim që foshnjat të mos vdisnin pa marrë pagëzimin para se t'i binin në kishë, të urdhëroheshin banorët besimtarë që ta thonin në gjuhën popullore në shqip (in vulgari albania). "Unte paghezant premenit Atit, Birit et Shpertit senit". Kjo është formula e famshme e pagëzimit, e cila duhet lexuar "Për emër të Atit, të Birit e të shpirtit të shenjtë"
Të shpertit (të shpirtit) do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale të shqiptimit krahinor, sikundër flitet sot në anët e Matit e të Lurës, ku thonë pikërisht "Shpert" për "Shpirt"; "Më duel shperti", prandaj thotë Çabej, do menduar se i pari i këtij dokumenti ka qenë ndonjë prift i atyre anëve. Formula e Pagëzimit që nepërkujtojmë sot e 545 vjet të shkuara, ka një rëndësi të jashtëzakonshme monumentale. Jo vetëm për arsyen se na tregon se gjuha shqipe ka qenë shkruar që në kohën e Skënderbeut e më parë, por se ajo ka pak ndryshim me gjuhën tonë të sotme. Gjithashtu rëndësi ka se formula është shkruar nga prelati Pal Engjëlli, Kryepeshkop i të gjithave dioqezave arbërore dhe në prezencën e Heroit tonë Kombëtar, bashkëluftëtarit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjon Buzuku |