2016-09-30

Vepra e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaresë diskutohet në televizionin gjerman ZDF

Treshja që do të diskutojë mbi librat janë Maxim Biller, Christine Westermann dhe Volker Weidermann, ndërsa mysafir nderi është autori austriak Thomas Glavinic.


Tre autorë të huaj do të diskutojnë në televizionin ZDF në Gjermani veprat e disa autorëve.

Bëhet fjalë për ciklin e emisioneve “Literarischen Quartett” që transmetohet në këtë televizion, e ku me datë 14 tetor do të diskutohet edhe një vepër e autorit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë.

Image result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadares

“Muzgu i perëndive të stepës” e autorit shqiptar, do të diskutohet krahas veprave të tre autorëve tjerë: André Kubiczek, Thomas Melle dhe John Burnside.

Treshja që do të diskutojë mbi librat janë Maxim Biller, Christine Westermann dhe Volker Weidermann, ndërsa mysafir nderi është autori austriak Thomas Glavinic.


Image result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadares
Ky roman është përkthyer në anglisht nga David Bellos, dhe bazohet në dy vitet që shkrimtari, në atë kohë student, kaloi në Institutin Gorki të Letërsisë Botërore në Moskë, që prej vitit 1958. Shqipëria ishte një shtet-klient i Bashkimit Sovjetik, por qëndrimi i Ismail Kadaresë në Moskë u ndërpre gjatë periudhës së Nikita  Hrushovit, në një kohë kur Shqipëria u distancua prej aleatit politik të saj; udhëheqësi i Shqipërisë, Enver Hoxha, nuk i aprovoi reformat liberale të  Nikita Hrushovit.

kudu

Libri fokusohet te “budallenjtë e mërzitshëm”, studentët-shkrimtarë që mbushnin hollet e institutit; shkrimtarë, të cilët shkruanin letërsi që i thurte lavde komunizmit, e që, gjithashtu, dukeshin paranojakë dhe të pakënaqur.

Image result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadares

Muzgu i perëndive të stepës, edhe pse është botuar në vitin 1978, në përmbledhjen “Ura me Tri Harqe”: triptik me një intermexo, nga “Naim Frashëri”; në anglisht është përkthyer vonë, dy vite më parë, nga shtëpitë botuese “Canongate Books”, Edinburgh (7 gusht 2014) dhe “Grove Press”, NewYork (4 nëntor 2014).

Ura me tri harqe.jpg

Por në qendër te “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte me e urtë të përqëndrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t`ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur personazhi i vërtetë, ekliziastiku Gjon Buzuku,që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe “Mesharin”. Ismail Kadareja murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i “shqiptarisë”, e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378.

Image result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadares

Emisioni transmetohet prej orës 23:00 në televizionin e famshëm gjerman ZDF, me datë 14 tetor 2016.




Veprat  e Ismail Kadaresë :


Image result for veprat e kadares

• Frymëzime djaloshare (1954)
• Endërrime • Shekulli im (1961)
• Përse mendohen këto male (1964)
• Motive me diell (1968) ('78)
• Shekulli im (1961)
• Koha (1976)
•Princesha Argjiro (2003)
• Ca pika shiu ranë mbi qelq (2005)
• Kristal (2005)
• Pa formë është qielli (2005) •


Image result for veprat e kadares


Ditë kafenesh • Qyteti i Jugut (1967) ('71)
• Emblema e dikurshme (1977) ('81)
• Gjakftohtësia (1980)
• Koha e shkrimeve (1986)
• Tri këngë zie për Kosovën (1998)
• Ikja e shtërgut (1999)
• Vjedhja e gjumit mbretëror (1999)
• Përballë pasqyrës së një gruaje (2001)
• Stinë e mërzitshme në Olymp (dramë)
• Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit (2013)


Image result for veprat e kadares



Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) ('67) ('71) ('73) ('76) ('78) ('80) ('90) ('98)
•Përbindëshi (1965)('90)
• Dasma (1968)
• Kështjella (1970) ('73) ('76) ('78) ('80)
• Kronikë në gur (1971) ('72) ('76) ('78) ('80) ('97) (2000)
• Dimri i vetmisë së madhe (1973) ('77) ('99)
• Nëntori i një Kryeqyteti (1975) ('80)
• Ura me tri harqe (1978) ('80)
• Kush solli Doruntinën (1979)
• Prilli i thyer (1980)
• Pallati i ëndrrave (1981)
• Nata me hënë (1985)



Image result for veprat e kadaresImage result for veprat e kadares



• Koncert në fund të dimrit (1988) ('89) ('90) (?'99)
• Dosja H (1990) •Qorrfermani (1991)
• Piramida (1992) • Viti i mbrapshtë (1990) (2003)
• Spiritus (1996) ('07)
• Breznitë e Hankonatëve (2000)
• Vajza e Agamemnonit (2000)
• Lulet e ftohta të marsit (2000)
• Qyteti pa reklama (2001)

Image result for veprat e kadares


• Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut (2002)
• Pasardhësi (2004) • Shkaba (2004)
• Çështje të marrëzisë (2005)
• Hija(2007)
• Muzgu i perëndive të stepës
• Darka e gabuar (2008)
• E penguara (2009)
• Aksidenti (2010)
• Mjegullat e Tiranës (2014)
• Kukulla (2015)

Image result for veprat e kadares

Autobiografia e popullit në vargje (1971) ('80)
• Linja të largëta (1971)
• Ftesë në studio (1990) (2004)
• Eskili, ky humbës i madh (1990)
• Dialog me Alain Bosquet(1996)
• Kushëriri i engjëjve (1997)
• Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë (1998)
• Ra ky mort e u pamë (2000)
• Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë)(2000)
• Bisedë përmes hekurash (2000)
• Unaza në kthetra (2001)
• Eskili, ky humbës i madh (2001) (2006)
• Poshtërimi në Ballkan (2004)
• Dantja i pashmangshëm(2005)
• Identiteti evropian i shqiptarëve (2006)
• Hamleti, princi i vështirë (2006)
• Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten (2010)
• Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë (2011)
• Çlirimi i Serbisë prej Kosovës (2012)
• Mëngjeset në Kafe Rostand (2014)


Përgatiti;  Flori Bruqi

Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!

  Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak ...